E shtune, 20.04.2024, 11:38 AM (GMT+1)

Kulturë

"You‘re beautiful" në "Qemal Stafa"

E merkure, 11.06.2008, 08:45 PM


Mundësuar nga "Top Channel" dhe "Top Albania Radio", më 17 qershor, ish-oficeri britanik i forcave të NATO-s në Kosovë, James Blunt, këndon "live" në Tiranë

Më 17 qershor, në stadiumin "Qemal Stafa" do të interpretojë James Blunt, një nga këngëtarët më të njohur britanikë të viteve të fundit i afirmuar në shkallë botërore. James Blunt njihet si autori i hiteve të famshme si "You‘re beautiful" e "Goodbye my lover", të cilat janë shndërruar në më të pëlqyerat e fansave shqiptarë e atyre në mbarë botën. James Blunt do të shkelë në Tiranë për të debutuar "live" përpara adhuruesve të tij shqiptarë. Artisti me famë botërore do të ndalojë në vendin tonë si pjesë e turneut të tij të dytë botëror, gjatë të cilit po promovon albumin më të ri "All the lost souls". Koncerti i tij në kryeqytet do të ketë mbështetjen mediatike të "Top Channel" dhe "Top Albania Radio".

James Blunt gëzon një popullaritet në të gjithë botën, e pa diskutim edhe në Shqipëri. E kjo jo vetëm për këngët apo albumet e suksesshme që ka publikuar deri më tani, por edhe për impenjimet e tij humane si ushtarak. Si i tillë, Blunt ka shkelur edhe më parë në tokën shqiptare. Më saktë në Prishtinë, si komandant i forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë gjatë trazirave të vitit 1999. Ai ishte oficeri i parë britanik që hyri në kryeqytetin e Kosovës. Gjatë shërbimit në këtë vend shkroi këngën "No bravery". Edhe më vonë, artisti është shprehur në shumë raste gjatë shfaqjeve të tij publike pro pavarësisë së Kosovës, gjë që e bën figurën e tij edhe më të dashur për publikun shqiptar.

Edhe pse vokali i tij origjinal spikati që në fëmijëri, James ndërmori seriozisht një karrierë muzikore vetëm pas shkëputjes nga ushtria. Albumin e tij të parë, "Back to Badlem", që menjëherë tërhoqi vëmendjen e kritikëve muzikorë që e vlerësuan maksimalisht, e hodhi në treg në vitin 2005. Kënga e tretë e CD-së, "You‘re beautiful" u kthye në një hit të momentit, duke u klasifikuar që në fillim në majat e klasifikimeve britanike. Vetëm gjashtë javë pas debutimit, ajo u rendit e para, duke bërë që albumi "Back to Badlem" të klasifikohej si më i shituri. Pas suksesit në Britaninë e Madhe, kënga pushtoi kontinentin evropian, duke fituar statusin si hiti absolut i verës së 2005-s. James Blunt u bë artisti i parë që kryesoi për javë të tëra klasifikimet amerikane. Britaniku i fundit që kishte bërë një gjë të tillë ishte Elton John.

Artisti ka marrë dhjetëra kandidime për çmime prestigjioze, mes të cilave edhe "Grammy", dhe është vlerësuar në 2006-n si artisti më i mirë britanik dhe artisti më i mirë i muzikës pop në ceremoninë "Brit Awards". Albumi i tij i fundit "All the lost souls", promovimi i të cilit u bë synim i turneut mbarëbotëror dhe ndalesës në Shqipëri, u hodh në treg më 17 shtator të vitit 2007. Pjesa më e madhe e këngëve janë shkruar prej tij në shtëpinë që ka në Ibiza. Vetëm gjatë dy javëve të para, albumi është shitur në 650 mijë kopje. Pritet që perfomanca e tij prej dy orësh në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë, të sjellë këngë të reja dhe hite të vjetra të këngëtarit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora