E premte, 19.04.2024, 05:27 AM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Letër kryeministrit Hashim Thaçi

E premte, 14.03.2014, 08:13 PM


Letër informative kryeministrit Hashim Thaçi

Zyrtarët tuaj po shpifin akuza të ndyta

Katër orë me mbajtën policët tuaj hetues në bisedë informative, “nën dyshimin e hajdutit ordinerë për krime të rënda!” Keni dëgjuar ju t’i kurdisin shkrimtarit të 12 veprave të botuara, e drejtorit të institucionit prestigjioz të kulturës akuza për vjedhje kamere?!!

Nga Gani MEHMETAJ

Kohë më parë u shkrova me shpresën se do të merreshit seriozisht me Kosovafilmin për ta penguar shuarjen e këtij institucioni. Por zyrtarët e Ministrisë së Kulturës si për inatin tuaj, nxorën një zëdhënëse të lodhur e të padijshme, e cili tha se Kosovafilmi nuk po shuhet, por po bëhet arkiv, sikur të thuhej kështjella nuk po rrënohet, por po bëhet kasolle!

Në letrën e kaluar po ashtu u bëra thirrje: mi ndalni zyrtarët e ndërsyer që po me turren pa ia nda. Nuk e di a s’ më morët vesh, apo zyrtarët u kanë dal dorësh e po ua pinë duhanin tinëz, por ata i kanë intensifikuar shpifjet. Në një “dosje” paçavure të dërguar në hetuesi, nuk kishin lënë gjë pa shpifur kundër drejtorit të Kosovafilmit. Në atë fashikull, që më dukej si letër e ndotur tualeti, të përpiluar nga auditori i brendshëm B. Gashi dhe i porositur nga sekretari primitiv e i paarsimuar V. Firzi, kishte një mal falsifikimesh e  shpifjesh që s’ta kap mendja, por edhe fshehje dokumentesh zyrtare, saqë hetuesia e prokuroria do të duhej t’i arrestonin, sikur të funksiononte shteti.

E dini cila ishte njëra ndër shpifjet? Me akuzojnë se e kam vjedhur kamerën e Kosovafilmit!!! Ka ndotësi më të madhe? U dukem hajdutë unë? Do ti toleroni edhe më këta shpifës të pafytyrë?

Sistemet totalitare i akuzonin kundërshtarët politik- intelektualët e shkrimtarët si armiq të partisë apo të socializmit, ndërsa zyrtarët tuaj po më akuzojnë për krime të rënda! Me zellin e tyre shpifës po ua kalojnë edhe shkive të Beogradit.

Pse i lejoni këta maskarenj të sillen kaq ulët ndaj meje? Gjithë kohën po thirrën në emrin tuaj. Ku e ka burimin urrejtja e tyre e sëmurë ndaj ekspertëve të kulturës? A do të guxonin të silleshin kaq poshtërsisht ndaj cilitdo ish komandanti të Muçivercës?

Denoncimi - paçavure pa asnjë fakt

Prej zyrtarëve të MKRS-së mund të pritën pisllëqe edhe më të mëdha. Ata janë të paskrupullt, si t’i kishin kryer shkollat e gënjeshtrave në Beograd. Në padinë që do ta bëjë në gjyq për këto falsifikime do të kërkojë të dënohen për falsifikime, fshehje e zhdukje të dokumenteve zyrtare.

Nuk me habisnin shpifjet, ata me kundërshtarë politik kështu i qerojnë hesapet, sa më bënte nervoz hetuesi, i cili ketë paçavure të ndotur ma nxirrte para fytyrës, duke me thënë ja keqpërdorimet. Nga katër orë pyetje-përgjigje, më shumë se një orë ai më tregonte çka është dashur të bëjë e çka jo, mua profesorit në fakultet, ndërsa ai nuk e di a ka arritur ende të shkallët e fakultetit. Ku e mori guximin të më mbante ligjërata hetuesi me revole në brez? Orën tjetër e humbëm në përpjekje t’i tregoj se nuk është puna e tij të me shes përralla (“ asni ministër s’koka i mirë për ty”, ma vinte si akuzë hetuesi mençurak, derisa përpiqesha t’ia tregoja gjenezën e konfliktit. Hetuesin e kam denoncuar dy javë më herët të Zyra Disiplinore e Prokurorisë së bashku me prokuroren M. Llugiqi për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe instrumentalizim nga instanca më të larta). Hetuesi jepte cilësime ofenduese për karakterin tim eksploziv me guximin e njeriut që e mbante revolen në brez.

Megjithatë përpiqesha ta mbaja gjakftohtësinë duke e dhunuar natyrën time. Doja të dilja sa më parë nga kjo hale. Prandaj i thash:  Pse nuk e pyet Auditorin e përgjithshëm, i cili çdo vjet e ka vlerësuar punën e Kosovafilmit. Hetuesi nuk i kishte konsultuar as zyrtarët e Shërbimit të Financave në MKRS-së, ndërsa ishin pesë zyrtarë-ekspertë te të cilët Kosovafilmi i kishte bërë raportimet financiare. Me ke paska biseduar pra? Me rojtarë objekti e pastruese?

Por do t’ua çjerr maskat e gënjeshtrave në gjyq.

Gjatë pyetje-përgjigjeve, hetuesit dhe kolegut të tij, u thash se po veproni si në regjimin e Stalinit: me akuzoni, ndërsa me thoni dëshmoje se nuk je fajtor. Në fund e nënshkrova çdo gjë që e kishte përpiluar hetuesi me leximin e vetëm dy pasuseve (kurrë nuk kam lexuar raport zyrtar më aq shumë dhunime të gjuhës shqipe nga një shqipfolës. Për tmerr!), sepse doja të dilja sa më parë nga ai vend që ma zinte frymën. Por po ashtu dola i sigurt se s’mund të më bëjnë asgjë, pos që po ma humbin kohën time të çmuar, sikurse duan të më fyejnë dhe po mi cingërisin nervat me terror psikologjik të tipit stalinist.

Ajo ndërtesë ku po jepja deklaratë katër orë, sikur të kisha bërë përbetim kundër shtetit, ma kujtonte vitin 1998, kur me pati ftuar në bisedë informative polici arrogant serb si të ishte vëllai i sekretarit Firzi. Polici i Serbisë më akuzonte për armë, polici i Kosovës me akuzonte për krime të rënda!!!

Mi shkyçni aparatet e përgjimit

Në Zyrën e KPMSHCK është dosja ku dëshmohet se hetuesi është i kurdisur kundër meje. (Disa ditë para se të më pezullonin nga puna, hetuesi B.A. nisi kinse ca hetime sa për t’u dhënë shkas të më pezullonin. Herën e dytë, shtatë muaj më vonë, përkatësisht dy ditë pasi Këshilli i Pavarur urdhëroi Ministrinë e Kulturës të më kthente në punë, prapë i njëjti hetues bëri ca hetime, për të pasur pretekst  MKR të shkruante se kundër meje po bëhen hetime).

Pas gjithë këtyre peripecive u thuaj zyrtarëve tuaj të mi shkyçin aparatet e përgjimit, sepse mund t’i padis për përgjim të paligjshëm në Prokurorinë e EULEX-it. Asnjë  përbetim nuk po e bëjë kundër shtetit, lë ta heqin nga praktika përgjimin e intelektualëve- kundërshtarë politik, lë të shkëputën më në fund nga reminishencat e Veshit të Madh.



(Vota: 15 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora