E enjte, 28.03.2024, 01:41 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Rikthimi i Virgjërisë rikthen lumturinë në botën konservatore

E merkure, 11.06.2008, 07:37 PM


Dr. Marc Abecassias bën çdo javë shumë operacione për të rikthyer virgjërinë te femrat.

Shekulli Online

Dr. Marc Abecassias bën çdo javë shumë operacione për të rikthyer virgjërinë te femrat.

Por për një studente 23 vjeçare nga Maroku, riparimi i hymenit është një jetë e re për të. Operacioni 30 minutësh është çelësi i kësaj jete të lumtur: është iluzioni i virgjërisë.

Si shumë gra të tjera myslimane në Europë, ajo kishte humbur membranën vaginale, që normalisht prishet në interkurësn e parë  seksuale.

“Sipas kulturës time të mos jesh e virgjër do të thotë të mos jesh e ndershme” – tha studentja, e cila priste të futej në operacion me Dr. Marc Abecassias. “Për momentin, virgjëria është më e rëndësishme për mua se sa jeta”.

Popullsia evropiane myslimane është në rritje. Shumë gra të reja myslimane janë midis dy zjarreve, lirisë që ofron shoqëria evropiane dhe traditave të rrënjosura prej shekujsh nga prindërit dhe gjyshërit e tyre.

Gjinekologët thonë se në vitet e kaluara, kishte më shumë gra myslimane që kërkonin certifikatën e virgjërisë në mënyrë që të dukeshin të ndershme natën e parë të martesës, ndërkohë që tani këto raste janë ulur. Operacioni nuk është se rikthen membranën por gjakderdhja që krijohet atë natë të krijon iluzionin e virgjërisë.

“Nëse jeni një grua myslimane që rriteni në europë nuk është e nevojshme ta privoni veten nga kënaqësitë e seksit” – tha Dr. Hicham Mouallem, i cili bën operacione në Londër. “Nëse në fund do të martoheni me një mysliman dhe nuk doni të keni probleme, ju mund ta riktheni lehtësisht virgjërinë”.

Deri tani nuk jepen statistika të sakta lidhur me këto operacione, pasi ato bëhen kryesisht në klinika private.

Për riparimin e membranën te vajzat është folur aq shumë sa është bërë edhe subjekt i një filmi komedik që do të paraqitet në Itali këtë jave. “Zemra e një gruaje” është titulli i filmit në Anglisht, i cili tregon historinë e një vajze marokene  e cila jeton në Itali dhe shkon në Casablanca për operacion.

“Gratë mund të jetojnë në Itali, të adoptojnë mentalitetin e të veshurit xhinse dhe të bëjnë seks për kënaqësinë e tyre me djalin që duan. Por në një moment ato nuk kanë fuqinë të dalin totalisht jashtë kulturës së tyre” – tha drejtori i filmit Davide Soradella.

Çështja e rëndësisë së virgjërisë së femrave ka qenë aktuale edhe në Francë 40 vjet më parë. Por kjo gjë është përmbysur me të ashtuquajturin ‘revolucion seksual’.

Por megjithë këtë, dy të rinj myslymanë prishën martesën vetëm një muaj më parë pasi nusja nuk ishte e virgjër ashtu siç e do zakoni.

Është një dramë për Francën kjo gjë. Dhëndëri, një inxhinier rreth 30 vjeç, la shtratin martesor dhe doli tu tregonte gjithë të ftuarve në dasmë se gruaja e tij e kishte gënjyer. Ajo nuk ishte e virgjër. Nusja u dorëzua te prindërit që atë natë.

Ditën tjetër ai i drejtohet gjykatës për anulimin e martesës. Nusja, një studente 20 vjeçare, pranoi faktin dhe anulimin e martesës.

Në Francën me një qeveri pa besime fetare, ky rast prek në një subjekt mjaft delikat; ndërhyrjen e fesë në jetën e përditshme; bazë për prishjen e martesave; dhe pabarazinë midis sekseve.

Pas këtij fakti, shumë deputetë të parlamentit Francez kërkuan dorëheqjen e ministres së drejtësisë, Rachida Dati, e cila e përkrahu këtë prishje martese si të drejtë. Zonja Dati e cila është një myslimane, tha se kjo është normale dhe “gruaja natën e parë të martesës duhet të jetë patjetër e virgjër”. Por ajo nuk tha të njëjtën gjë edhe për burrat duke u treguar e padrejtë në barazinë midis sekseve.

Virgjëria meqenëse është e rëndësishme sipas traditës, pse të mos e rikrijojmë?. Elisabeth Badinter, mbrojtëse e të drejtave të grave i bëri thirrje vajzave të rikrijojnë virgjërinë e tyre para se të shkojnë në shtratin martesor. “Një operacion i lehtë thyen çdo tabu” – tha ajo, “pse të mos bëhet?”.

Përveç kësaj hymeni i vajzave nuk prishet vetëm me interkursë por edhe gjatë një ushtrimi fizik. Një vajzë nga Montpellier u detyrua të futej në operacion pasi hymeni i saj ishte prishur që në moshën 10 vjeçare kur ajo tentonte të hypte në kalë. “Nuk kam bërë asnjëherë interkurës” këmbëngulte ajo. “Unë u çudita kur doktori me tha se nuk isha e virgjër, atë ditë që shkova të marr certifikatën e virgjërisë, të cilën ma kërkonte i fejuari dhe familja e tij” – tha ajo.

“Trauma se nuk mundja të provoja virgjërinë time ishte shumë e fortë dhe mora lekë borxh vetëm për ta rikthyer atë”- tha vajza.

“Meqënse virgjëria është e rëndësishme për familjen e të fejuarit tim mendova pse të mos e rikthej? Përndryshe do të  bëhesha objekt i kronikave televizive të cilët flasin çdo ditë për prishjen e martesës midis atyre dy të rinjve” – tha ajo.

“Kush jam unë që duhet të gjykohem?” – tha Dr. Marc Abecassis, i cili bëri operacionin e vajzës nga Montpellier. “Pacientet e mia nuk kanë zgjidhje tjetër, nëse duan të gjejnë lumturinë ... dhe burrin”.

Dr. Abecassis bën rreth 2-4 riparime membranash në javë duke ju kthyer lumturinë 2-4 vajzave në javë.

“Ne bëmë një revolucion në Francë për të fituar barazi; kishim një revolucion seksual në vitin 1968. Kjo që po ndodh është regresion, dhe pabarazi gjinore”.

Një vajzë myslimane nga Maqedonia bëri operacion pasi kishte frikë nga i ati, i cili kërkonte ta çonte në spital për të provuar virgjërinë e saj. Ajo kishte një lidhje 8-vjeçare me të dashurin e saj.

“Kisha frikë se mos babai im më çonte te doktori dhe provonte virgjërinë time” tha gruaja 32 vjeçare, e cila drejton një biznes të vogël në Frankfurt. “Ai më tha. ‘Do të fal çdo gjë por nuk mund të të fal nëse ke hedhur baltë mbi nderin tim”. Nuk kisha frikë se do të më vriste por isha e sigurtë se do të më rrihte sa të më nxinte mishin për atë që kisha bërë.
Gruaja sëbashku me të dashurin e saj vendosën të bëjnë operacionin.

Po ashtu një vajzë 26 vjeçare marokene kishte humbur virgjërinë 4 vjet më parë me djalin që ajo po martohej. Por ajo duhej të provonte virgjërinë për familjen e tij. Para martese ajo duhej të merrte certifikatën e virgjërisë pasi të vërtetohej kjo gjë nga një doktor dhe i afërm i djalit . Kështu ajo dhe i fejuari i saj vendosën të paguanin operacionin prej 3 400 dollarësh në Paris për të qenë në rregull me fisin e tyre konservator.

“Për të fejuarin tim nuk është problem nëse unë nuk jam e virgjër – por nuk është e njëjta gjë për familjen e tij” – tha ajo. “Ata duhet të shohin gjak në çarçafë natën e parë të martesës, kështu unë duhet të jem në rregull”.

“Burri është shkaktari i gjithë këtyre budallallëqeve” – tha Abdelkibir Errami, zv/president i Shoqatës për Mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe barazinë mes gjinive. “Edhe nëse gruaja nuk është e virgjër, nuk është e drejtë që ajo ta tregojë këtë para fisit. Kjo nuk është ajo që na mëson Islami. Ai na tregon se ne mund të falim dhe të jemi të barabartë, si burri dhe gruaja të kenë të njëjtat të drejta në jetë”. “Përderisa burri nuk e tregon virgjërinë e tij pse duhet ta bëjë këtë gjë gruaja!?”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora