E merkure, 19.06.2019, 02:03 AM (GMT+1)

Reportazh

Këze (Kozeta) Zylo: Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit

E merkure, 11.06.2008, 08:30 PM


K. Zylo, A. Mehmeti , M. Velaj
Promovimi i krijimtarisë së poetit Adnan Mehmetit me aromën e luleve të Majit

 

Nga Këze (Kozeta) Zylo

 

Promovimi i krijimtarisë së shkrimtarit të mirënjohur Adnan Mehmeti dhe veçanërisht me dy librat e tij të fundit, “Deti në mes” dhe “Gjekë Marinaj më shumë se poet”në një ditë të bukur Maji, harlisi ndijimet, muzën e krijuesve dhe rizgjoi ndoshta më shumë tulatje shpirtrash, nga smogu i dyndjeve të manisë së shkrimeve marramendëse…

Autori i disa librave A.Mehmeti njëkohësisht dhe anëtar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë së bashku me bashkëshorten e tij simpatike, znj.Vilma Mehmeti dhe fëmijët si yje, ju uronin mirëseardhjen të githë miqve të librit, që jo vetëm kishin ardhur nga qyteti i Samfordit, por dhe nga lagjet e New Yorkut, Cikagos, Hartfordit, Kosova…

Organizatori kryesor i kësaj dite të bukur festive letrare ishte z.Mëhill Velaj, njëkohësisht dhe n/kryetar i shoqatës së shkrimtarëve.  Ai kishte hapur bujarisht zemrën dhe me një mirësi e kulturë, po na drejtonte në mjediset e pafundme, te bibliotekës së vetme të qytetit, ku duke prekur dhe parë shumë libra, u përpiva e tëra brenda atmosferës që vezullonte si yjet e zjarrtë dhe që ishte krijuar enkas për këtë promovim.

Në sfond ishin shkruajtur SHSHSHA dhe punime të ilustruara me vargjet e autorit nga skenografi i Kinostudios z.Astrit Tota.  Në to mbizotëronin ngjyrat e ngrohta, vishnja, e kuqja, ngjyra e petaleve të rozta, ku shquheshin dhe për butësine e formës, ose kombinime thyerjesh pak tëashpra kubiste.

Në qendër të këtyre tablove ndodhej poezia për Vilmën, ku me emocion bashkëshorti poet i thur vargje për thelbin e zemrës së saj, që janë në harmoni me ritualet e shpirtit.

Aty ndjeva magjepsje marramendëse, një sfidë skamjes artistike, krejtësisht në kontrast nga turma e artit.

Në këto tablo m’u duk sikur pashë tablonë brilante të qytetërimit antik grek:

“The Dance”, ku mjeshtërisht jepen parimet bazë të demokracisëdhe të civilizimit, dhe qe njerezit hedhin vallen me ritmin e barabartë rreth sallës.

Ajo që më la më shumë mbresa ishte eleganca e kësaj mbrëmje, ku miqtë e librit diskutonin me një intuitë artistike, me një bashkëbisedim shpirtëror, por dhe respekt e dashuri për njeri-tjetrin.

 

D. Luzaj, kryetari i shoqates duke mbajtur kumtesen
Veprat letrare te autorit

 

Shkrimtari Adnan Mehmeti është fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare në letërsi

 

Veprat:

 

Bota e mendimeve, aforizma, Tiranë, 1996

Diellin e kam futur në xhep, poezi, Tiranë, 2001

Ikje nga vetmia, poema, Dallas, 2004

Leave dhe door open, poezi në anglisht, Dallas, 2005

Gjekë Marinaj më shumë se poet, publicistikë, NY, 2007

Deti në mes, poezi, NY, 2008

 

Shkrimtarit i janë bërë vlerësime nga kritika, si nga Gjekë Marinaj, Dalan Luzaj, Ramiz Gjini, Ramiz Kelmendi, Adriatik Kallulli, Kastriot Ahmati, Shefqet Dibrani, Albana Mëlyshi etj.

 

Përshëndetjet

 

Shkrimtarit prej Kosove i kishin ardhur një sërë përshëndetjesh në ditën e promovimit të krijimtarisë së tij, çka flet për një respekt dhe dashuri nga lexuesit e tij.

Kështu z.Velaj lexoi përshëndetjen e presidentit të shoqatës, Gjekë Marinaj, i cili ndër të tjera shkruante:  Kam pasur fatin e madh të njoh Adnan Mehmetin si njeri më parë, se si poet e shkrimtar.  Për ju që nuk e njihni sa unë, në opinionin tim, Mehmeti është një ndër njerëzit dashamirës, më të ndershëm, më të çiltër e më inteligjentë që kam njohur në jetën time.  Adnani është një poet i dashurisë, në të gjitha kuptimet e fjalës.  Të gjitha poezitë e dashurisë, dhe të dashurisë njerëzore, ose i kushtohen bashkëshortes së tij, ose janë të frymëzuara po prej grave të rralla siç është ajo!

Nga Profesor Peter Prifti, mik i Fan Nolit dhe sekretar i Vatrës, do të lexohej përshëndetja e tij, ku me një admirim dhe respekt të madh flet për figurën e tij. 

Ai thotë se unë ndër të tjera dua t’ju shkruaj për kujtimin që ruaj për Adnanin, kur u njoha me të disa vjet të shkuara.  Ai më bëri përshtypje shumë të mirë si njeri, si burrë i urtë e fisnik, i buzëqeshur dhe i dashur.  Prandaj ndihem i privielegjuar që e njoh jo vetëm si shkrimtar, por edhe si njeri e si mik, madje edhe si atdhetar nga më të mirët.

Nga Shkrimtari Vlash Fili, sekretar i shoqatës “Bijtë e shqipes” erdhën urimet më të mira, duke i shkruajtur shoqatës se duhet të ndihet krenare që ka në gjirin e saj shkrimtarë të suksesshëm dhe që e nderojnë atë si zoti Adnan Mehmeti.

Nga redaksia “Persepektiva” Bujanoc, vendlindja e tij, i uronin suksese të mëtejshme në fushën e krijimtarisë, përmes së cilës keni afirmuar vlerat e kulturës shpirtërore dhe materiale të Luginës së Preshevës, kësaj dege të ndezur të Arbërit.

Skenografi Astrit Tota dhe Seit Tafaj, i kujtonin promovimin e parë të librit para pesë vjetësh në Tiranë, kurse sot ata i uronin nje sukses dhe më të madh!

 

Dr. Villani, Jesica dhe autori
Rreth krijimtarisë së tij në ditën e promovimit

 

Z.Mëhill Velaj, hapi këtë ditë festive duke përshëndetur pjesëmarrësit dhe shkrimtarin Adnan Mehmetin për suksese të mëtejshme në fushën e letërsisë.

Ai e vlerësoi mjaft poetin A.Mehmeti këtë shkrimtar prej Kosove që po ngjit shkallët e elitës së shkrimtarëve me shpejtësi.  Poezitë e tij, janë tejet mbresëlënëse dhe kanë një figuracion të përzgjedhur, prandaj dhe disa kritikë i kanë kushtuar shkrime të tëra krijimtarisë së tij artistike.  Njëkohësisht ai foli dhe për Adnanin njeri, familjar, pedagog, si një shembull i shkëlqyer i shoqatës, komunitetit dhe Kosovës. 

Do të duheshin faqe të tëra të flisje për portretin e tij, por kohën e kemi të kufizuar, prandaj do të respektoj miqtë e shumtë të tij që kane ardhur sot këtu.

Z.Pal Ndrecaj me një analizë të thellë profesionale mbajti kumtesën:

POEZIA DHE KATARZA

Ajo që mbetet në mendje në formë mbrese, kujtimi më të gjatë apo si një cytës intrigues për meditim pas leximit të librit të Adnan Mehmetit me titull “Deti në mes” është niveli i shkallëshkallshën i reagimit emocional, të cilin reagim lexuesi e përjeton në disa forma:

1.      Si vetëdije  për elementet qenësore të domosdoshme për funksionimin e një sistemi vlerash në kushtet dhe rrethanat e tendencave të dehumanzimit të jetës dhe

2.      Si rezistim përballë këtyre tendencave, i cili rezistim mundohet që lexuesit t`i ofrojë edhe alternativën tjetër.

Këto dy karakteristika që shënojnë poezinë e Adnanit, kanë qenë karaktersistika të gjithë krijimtarisë poetike që është krijuar në Kosovë që nga Esat Mekuli e deri tek brezi i tashëm më i ri. Këto janë karakteristika të një arti të angazhuar, cfarë krijohej aso kohë në Kosovë, në kushtet e trysnive më brutale të asaj kohe. Me një fjalë e gjithë kjo, lexuesin e vëmendshëm e bën që poezinë e Adnanit ta shohë si pjesë përbërese të një sistemi poetik që tashmë ka formësuar rrugën e vet me të gjitha karakteristikat dhe vulat që i lë koha një arti, sic thashë, të angazhuar…

Ndërsa Jesika, një vajzë amerikane, recitonte disa nga poezitë e autorit në anglisht, të cilat e mbushnin sallën dhe me më shumë efekte emocionale.

Pas interpretimit të poezive fjala iu dha poetit disident, kryetarit të shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikane z.Dalan Luzaj, i cili u prit me duartrokitje te nxehta nga pjesemarrësit e më së shumti nga shkrimtarët e shoqatës. 

Z.Dalan Luzaj kishte udhëtuar që nga Cikagoja për të marrë pjesë në promovimin e krijimtarisë së Adnan Mehmetit.  Me fjalë të përzgjedhura dhe të kursyera, çka dhe pasqyron fisnikërinë e tij, përshkroi gjithcka për shpirtin poetik të A.Mehmetit dhe e çmoi shume krijimtarine e tij duke thënë se është një poet që premton shumë për letërsinë. Ai tha se, falënderoj poetin Adnan  Mehmetin për  ftesën miqësore dhe jam  i gëzuar  ashtu si dhe ju , në këtë takim me librat e tij më të rinj.

Krijuesit janë të privilegjuarit  e kombit me jetëgjatësi dhe  fatoshet që përcjellin kohërat.

Ata ngelen të tillë nga vlerat që kanë dhe po nga këto vlera hyjnë në thesaret e kulturës së Kombit.

Adnan Mehmeti  hodhi njëra pas tjetrës dy libra, në intervale kohe, që janë me një peshë specifike.  Sot vështrimi im panoramik do rrëshqas te proza e këtij autori me librin:

“Gjekë Marinaj më tepër se poet”.

Midis miqve te librit
Libri në pamje  ka dy autorë , ndaj unë duke folur do mbështetem mbi supet  e të dy krijuesve.

Adnan Mehmeti me një stil konciz me artin e fjalës së bukur gërshetuar me mendimin filozofik me dëshirën e zjarrtë dhe të sinqeritetit human, ka arritur të bëjë një përcaktim rreth Gjekë Marinaj që kushdo do ja kishte zilinë. Shumë gjëra janë para syve tanë, veç jo të gjithë kanë aftësi zhbiruese.  Këto lloj vështrimesh i kanë krijuesit e vërtetë.  Syri dhe veshi i poetit duhet të vështrojë pas malit dhe të ndjejë gurgullimën nën këmbët e tij.  Eshtë meritë e vecantë që ky autor duke udhëtuar mes shqetësimeve që na jep jeta zbuloi nëpër faqet e shkëmbinjve rrezatimin e një metali të rrallë. Këtu tha Adnani duhet ndalur dhe piketoi minierën më të re të kulturës sonë.  Pra Gjekë Marinaj ky vigan i ri i kulturës shqiptare, që për fatin e mirë po na largohet në art, por po na afrohet me zemër, përbën një thesar të ri të kulturës shqiptare.

Ky është gëzim i gjithë miqve dhe shokëve të tij, por sidomos i Adnanit që me sistemin e tij të ndjeshmërisë regjistroi valët shpërthyese të këtij vullkani.  Me librin e tij më të fundit Gjekë Marinaj radhitet me poetët sipërorë botërorë, pa e tepruar duke thënë një të vërtetë. Libri “Lutje në ditën e tetë të javës”, është bibla e poezisë moderne. Ligështohem për një gjë se tek Gjekë Marinaj pjesa e mikut po na pakësohet, duke u bërë një emër i përveçëm.

Në skenë do të interpretoheshin mjeshtërisht poezitë e tij nga aktori, djali prej Kosove Shpend Gjocaj.  Interpretimi i tij do të ndërpritej disa herë nga duartrokitjet.

Pastaj para publikut u paraqit dhe Dr.Christine Villani, profesore në Departamentin e Edukimit në New Haven University, CT.

Me një gjuhë të rrjedhshme dhe tepër elekuente, ajo i bëri një analizë të hollë krijimtarisë së autorit e cila e njihte dhe i kishte lexuar të gjithë krijimtarinë.

Me krenari pohoi se ishte e lumtur që lexonte krijimtarinë e Adnan Mehmetit, dhe kishte ngelur e magjepsur nga gjetjet artistike që bënte autori në poezitë e tij.  Nuk ka më kënaqësi kur pas nje lodhje të gjatë, ulesh dhe lexon dhe pastaj natyrshem shijon poezitë, që të prekin shpirtin dhe të

Nje foto me shkrimtaret
japin kurajo e frymëzim për ditët e mëvonshme.

Fjala ju dha më vonë K.Z. e cila u ndal në kapitullin “Trillet e dashurise”. 

Në këtë kapitull pohon ajo ndjeva gjatë leximit se poetët ngelen princer të dashurisë. 

Ky trill i dashurisë është një musht poetik i shpirtit të autorit.  Veçanërisht u magjepsa me poezinë “Gruaja përballë meje” ku autori i përshkruan sytë e gruas si shpellë.  Sytë e gruas me lot të virgjër, poetin e kanë përpirë të tërë brenda, në thellësinë dhe misteret e saj...Autori dridhet para një puthjeje, para një puthje të sinqertë, aq shumë dridhet, sa qytetit i vuri emrin e vajzës bionde.

Kurse Ramiz Gjini, një prozator i shkëlqyer, ish kryetar i shoqatës së shkrimtarëve pohoi se krijimtaria e Adnan Mehmetit është në udhë të mbarë.  Jo kushdo mund të bëhet poet, pohon shkrimtari, por librat e tij janë bërë mjaft tërheqëse, sepse i këndojnë Atdheut, Kosovës, bukurisë, dashurisë, natyrës, e nëpërmjet forcës artistike të fjalës, ai ja ka arritur qëllimit.  Shoqata jonë ndihet krenare që në gjirin e saj ka poetë të tillë, poetë që lexohen me ëndje nga lexues të shumtë, çka e tregon më së miri miqtë e shumtë të librit që kemi këtu. Janë shkrimtarët ata që duan të zbulojnë misteret e jetës, ose u vihen pengesa per t’I zbuluar ato përfundoi z.Gjini duke cituar disa vargje nga intelektuali i shquar i Kombit, prof.Isuf Luzaj si:

S’më trembi furtuna,

S’më trembi tërmeti,

Por më trembi...që dot nuk i gjeta jetës kuptim!

Z.Tomë Mrijaj një shkrimtar dhe humanist tjetër i mirënjohur i shoqatës dhe Komunitetit lexoi kumtesën me titullin “Poezi plot hymne dashurie”.  Ndërmjet të tjerash ai e vlerësoi poetin se përdor

Shkrimtari Tome Mrijaj
mjeshtërisht fjalë të kursyera, por me një intensitet ndjenjash të ngjeshura, i cili zë një vend të merituar në mbretërinë e këtij arti, duke na shpalosur botën e tij shpirtërore.

Duhet thënë se ndjenja e dashurisë, është më e virtytshme dhe më  madhështorja nga çdo ndjenjë tjetër, sepse ajo, është ndjellësja e paqes dhe harmonisë në mes të njerëzve:  Dashuria dhe virtyti, janë si dy anët e së njëjtës medalje. Në zemrat e shqipeve ishte mbajtur përherë e bleruar dashuria për Atdheun e lirë, e cila, nuk njeh çmim.  Dhe në fund autori, vargëzon:

“Në gjelbërimin e këtyre trojeve,

Ylberi zbret për të pushuar,

Në gardhet e prishura.”

Shpesh kumtesat shoqëroheshin me interpretime të poezive nga Gjergj Fishta.  Kështu herë pas here do të kumbonte në sallë zëri i Leke Celaj.

Nga gazetari Qazim Doda u lexua kumtesa se poezia e Adnan Mehmetit është e lidhur ngushtë me ndjenjat e zjarrta për Atdheun.  Deti në mes tregon mallin e tij për Atdheun.

Në poezinë 36 shkronjat, poeti shpreh revoltën e tij për përdhosjen e historisë që e bëjnë sllavo maqedonasit në qytetin e shkronjave Manastir të cilin e thërrasin Bitolj.  Me një varg të kësaj poezie autori argumenton se historia shkruhet me 36 shkronja, ndërsa përtej lumit alfabeti cirilik numëron i turpëruar, kjo na lë të kuptojmë se asimilimi dhe genocidi kulturor ndaj shqiptarëve ka arritur aq lart sa që Manastirin janë duke u munduar ta mbulojnë hijet e zeza të alfabetit të turperuar sllavo-maqedonas.

Midis të tjerash ai u ndal dhe në poezinë për vdekjen e komandant Lleshit, që na prek të gjithëve ne që e njohëm, dhe fishekët e tij që ia kishte dhënë vëllaut tim qëndrojnë si njëshkëndi që i japin dritë odës sime në Kosovë.

Edhe poetja Ilirjana Sulkuqi, po ashtu anëtare e shoqatës e përshëndeti autorin me konsideratën më të lartë dhe i uroi atij suksese të mëtejshme. Ajo i dhuroi autorit një stilolaps me shqiponjë dhe librin e shkrimtarit Bilal Xhaferit.  Ajo me emocion pershkroi krijimtarinë e autorit, promovimin e librit dhe se është bukur kur shkrimtarët mblidhen në këto ditë të vecanta, në promovime librash.

Shkrimtari Luigj Çekaj tha, se kam mendimet më të mira dhe më të bukura për poezinë e Adnan Mehmetit, ato unë i lexoj me ëndje vazhdimisht.

Ramiz Gjini duke pershendetur
Dr.Selaudin Velaj, intelektual dhe veprimatar në Diasporë, antëar i shoqatës, e uroi autorin për suksese të mëtejshme në krijimtari.  Ai tha se duhet të kemi më shumë klasa në shkollë, më pak qeli burgu dhe sa më shumë libra me vlerë.  Ai gjithashtu përcolli dhe përshëndetjen e shkrimtarit Pierre Pandeli Simsia për poetin Adnan Mehmetin.

Rajmonda Moisiu kishte udhëtuar nga larg për të marrë pjesë në këtë ditë festive për komunitetin shqiptar në Samford.  Ajo përshëndeti të pranishmit dhe shprehu se ishte tepër e gëzuar që merrte pjesë në ceremonira të tilla, dhe që u takua me njerëz të penës, por që më përpara vetëm i kishte lexuar në forume, ose në gazeta të ndryshme.  Njëkohësisht ajo lexoi përshëndetjen e Merita Bajraktarit, anëtare e shoqatës së shkrimtarëve, e cila i uronte përzemërsisht autorit për suksese të mëtejshme.

Ajo do ta uronte si njeriun e edukuar, dhe si një shkrimtar aktiv i shoqatës së shkrimtarëve. 

Shkrimtari Tomë Paloka e vlerësoi mjaft lart stilin me të cilin shkruan autori, e përgëzoi atë për një punë kolosale dhe pse është një shkrimtar relativisht i ri në moshë.

Kur lexon poezitëe Adnanit do të thoshte midis të tjerash z.Paloka, të duket vetja sikur je në Prishtinë, në aeroportin e tij, e shetit në të gjithëKosovën martire.

Nga krijimtaria e poetit Adnan Mehmeti ke se c’të mësosh dhe brezat do të ndihen krenare që në Diasporë ka shkrimtarë që ju dhurojnë atyre vepra me kaq vlera patriotike dhe letrare.

Z.Gjeto Turmalaj e vlerësoi poezinë e Adnan Mehmetit si një metaforë të gjallë, si një poet me talent, e cilësi të rralla, gjë që e lexojmë në praninë e vargut ku me aq finesë na e paraqet.  Adnani është kurajoz, është shembull i mirë i ngjitjes së shkallëve të vështira të letërsisë, ku me sharmin e tij të bën për vehte si optimist dhe i vendosur në udhën e krijimtarisë, si shkrimtar e si poet.

Edmond Ismailati edhe pse nuk e kishte lexuar librin e autorit, u shpreh se e kishte kënaqësi që kishte ardhur nga Brooklyni për të marr pjesë dhe për ta përshëndetur autorin. Ai ngriti një dolli për autorin duke bërë zakonin e Jugut, meqënse dhe vetë ka origjinën andej. 

Kjo ditë festive u mbyll me fjalën e autorit i cili tha:

Në shpirtin Tuaj fisnik jeton dashuria dhe respekti për fjalën e bukur shqipe.

Prezenca juaj në këtë tubim më gëzon shumë.

Shkrimtari Adnan Mehmeti duke falenderuar
Në ditën e sotme unë përkulem para Jush. Ju jeni ata që më gëzuat dhe më nderuat me prezencën tuaj: këtu shoh shumë krijues dhe miq që keni bërë udhë të gjatë, që jeni shkëputur nga obligimet e shumta për të kaluar këtë ditë të bukur ne fund Maji.

Unë lutem, për shëndetin Tuaj, për sukseset Tuaja, për mbarësinë Tuaj.

Kur flas për veten time, flas edhe për veprat e mia, librat e mia. Ju si lexues jeni gjykuesit më të mirë.  S’kam se si mos të ndaj mes jush një sekret: vetëm diçka është më e mirë dhe më e bukur në jetë: e kjo është poezia.

Pas fjalës së mbylljes pjesëmarrësit u shpërndanë nëpër vatrat e tyre familjare, e sigurtë se sipas Bernard Shout, ata kishin prekur nëpërmjet librave, të vërtetën burrërore, racën njerëzore, dashurinë dhe bukurinë, që sipas tij këto i gjen vetëm në libra me mesazhe të ngrohta dhe mbresëlënëse për lexuesit.

 

Samford, CT

31 Maj, 2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Delegacioni i Institutit Brakos në vlugun e takimeve zyrtare në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT