Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rekrutimet për Siri, 7 në pranga në xhami

| E marte, 11.03.2014, 08:40 PM |


Rekrutimet për Siri, 7 në pranga në xhami. KMSH: S'janë pjesëtarë të komunitetit

Rekrutimet për Siri, 7 në pranga në xhami. KMSH: STIRANË-Policia ka vënë në pranga disa persona, mes të cilëve edhe 2 imam xhamie, të dyshuar si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri. Personave iu janë gjetur armë zjarri që dyshohet se do përdoreshin për luftën në Siri.

Arrestimet janë kryer në një xhami tek Unaza e Re e Tiranës.

Të arrestuar janë shtetasit, Genc Balla, imam në xhaminë e Unazës së re, Bujar Hysa, imam në xhaminë e Mzezit, Edmond Balla, Verdi Morava, Fadil Myslimani, Zeqir Imeri dhe Almir Daçi.

Mësohet se hetimi për arrestimin e këtyre personave ka zgjatur rreth 9 muaj dhe se është kryer nga SHISH. Aksioni përveç Tiranës është zgjeruar dhe në qytete të tjera, si Pogradec, Librazhd e Elbasan.

Burimet zyrtare kanë thënë se personat akuzohen për terrorizëm, ndërsa dyshohet se dërgonin në Siri persona që më pas bëheshin pjesë e formacioneve luftuese atje.

Prokurori i Krimeve të Renda ben te ditur detaje nga operacioni

Prokurori i Krimeve të Renda, Eugen Beci bëri me dije gjatë një konference për shtyp detajet e operacionit më të fundit, finalizuar me arrestimin e shtatë personave, dy imamë xhamie dhe 5 besimtareve, pas një operacioni të FNSH-së dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, shtrire ne disa qytete te vendit. Në një deklaratë për media ai njoftoi emrat e personave të arrestuar dhe gjithçka që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë operacionit të finalizuar mëngjesin e sotëm.

Deklarata e plote e Prokurorise

Në kuadër të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, me mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, gjatë ditës së sotme janë arrestuar shtatë persona, të dyshuar si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri. Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë për personat e mëposhtëm:

1.Genci Sami BALLA, i datëlindjes 1979, lindur e banues në Librazhd, me arsim të lartë, i vetëshpallur Imam i Xhamise te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.(Organizator)

2.Bujar Asllan Hysa, i datëlindjes 1971, lindur ne fshatin Bastar, Tiranë e banues ne Mëzez, Tiranë, me arsim te mesem, i vëtëshpallur Imam i Xhamise se Mezezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.(Organizator).

Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

-Dy aparate telefoni celular,

-Disa karta memorie telefoni celular dhe aparat fotografik,

- kartë identiteti në gjuhën arabe si dhe një sërë kontrata depozitash bankare në emër të shtetasit Bujar Hysa dhe në emër të disa shtetasve të tjerë

-Disa libra fetarë, mes të cilëve Libri "Asgjësimi i teorisë së përzierjes së fesë Islame me fetë e tjera.

Në objektin ku ushtron veprimtarinë fetare, u gjetën

-Tre Njësi komjuteri

-Çantë ushtarake kamoflazhi,

-Dy telefona celularë

-15 fishekë të kalibrave të ndryshëm

3.Edmond Shaban Balla, i datëlindjes 1989, lindur e banues ne Elbasan, Lagja “Skenderbej”, me arsim 8 vjecar. (Organizator)

4.Zeqir Isuf Imeri, i datëlindjes.1980, lindur ne Diber e banues ne Rruga “Xhaferri”, Yrshek, Tirane, me arsim 8 vjecar. (Organizator,pjesemarres).

Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës

materiale:

8 telefona celularë

2 karta telefoni

Nje granade ofensive e pa montuar.

Nje arme automatike e tipit kallashnikov

Kater krehera autoamtiku.

320 (treqind e njezete) fisheke te kalibrit 7.62

Nje thike me doreze kallcuku te zeze

Dy radio dhënëse-marrëse.

Nje xhup kamuflazhi.

Nje cante sportive ku mbaheshin fisheket

5.Verdi Dielli Morava, i datelindjes 1966, lindur e banues ne Rr. “Hoxha Tasim”, Tirane, me arsim te mesem. (Financues).

6.Fadil Adem Muslimani (Dervishi), i datëlindjes 1961, lindur e banues ne Elbasan, Lagja “5 Maji”, me arsim 8 vjecar. (Ndihmes)

7.Astrit Hajdar Tola, i datëlindjen 1972, lindur ne Diber e banues ne Mezez – Tirane, me arsim 8 vjecar. (Ndihmes). Në banesën e tij u gjet Një cifte 12 fishekë, 11CD, broshura fetare, fletore me shenime në gjuhën arabe, Një sasi kartash SIM dhe disa numra celularë, një unfiformë ushtarake.

Të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve” të parashikuar nga neni 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal Shqiptar.

Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët ushtrojnë aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar në zonën e Unazës së Re dhe në fshatin Mëzez, Tiranë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Shtetasit Edmond Balla dhe Vervi Morava dyshohet se kanë kryer veprime konkrete për dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri.

Ndërsa shtetasit Fadil Musulmani, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të ndihmuar organizatorët në rekrutimin dhe më pas dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri.

Gjithashtu, nga forcat e Policisë së Shtetit, në bazë të autorizimit të gjykatës, u ushtrua kontroll në disa ambjente në Tiranë dhe Pogradec, ku ushtronin veprimtarinë e tyre këta persona.

Ndërkohë, në kuadër të këtij hetimi, janë caktuar masat e sigurimit edhe për gjashtë persona të tjerë, të përfshirë në të njëjtën veprimtari kriminale, si edhe po vijojnë hetimet nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe oficerët e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.

REAGIMI I KMSH: S'JANE PJESETARE TE KOMUNITETIT

Pas arrestimeve për terrorizëm ka reaguar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Sipas KMSH të arrestuarit nuk janë punonjës të komunitetit. “Nisur nga lajmet e sotme për arrestimin e disa personave të akuzuar për terrorizëm dhe përfshirjen në konfliktin e Sirisë, Komuniteti Mysliman bën me dije se personat në fjalë nuk janë punonjës të Komunitetit Mysliman.

Komuniteti Mysliman e ka bërë të ditur edhe më parë qëndrimin e tij për mos përfshirjen e besimtarëve shqiptarë në konfliktin sirian.”- thuhet në njoftimin e KMSH-së.

KMSH bën me dije se Pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame.

“Gjithsesi Komuniteti Mysliman inkurajon një proces të drejtë ligjor. Pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është promotor i vlerave më të bukura islame dhe predikimit të bukurive të besimit, të harmonisë dhe tolerancës në vendin tonë.”- thuhet më tej në njoftimin e KMSH.

(d.b/a.n/BalkanWeb)