E enjte, 25.04.2024, 12:02 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Çetnikët serbë i bashkohen milicisë pro-ruse në Krime

E marte, 11.03.2014, 08:36 PM


Një grup çetnikësh serbë, veteranë të luftës në ish-Jugosllavi, i janë bashkuar trupave pro-ruse që kanë pushtuar gadishullin e Krimesë në Ukrainë.

Njerëz me unforma ushtarake, të cilët deklarohen si pjesëtarë të grupeve nacionaliste serbe, janë parë duke kontrolluar automjetet në postblloqet e vendosura në Krime.

“Kemi ardhur këtu për të mbështetur referendumin,” deklaron për revistën Vice, komandanti i njësisë çetnike Bratislav Zivkovic. “Qëllimi ynë është të shmangim luftën dhe gjakderdhjen, dhe të japim ndihmesën tonë që kjo zonë të mos bie viktimë e gënjeshtrave të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.”

Çetnikët serbë, janë një grup nacionalistësh paraushtarakë monarkistë, të cilët dolën në skenë në fillim të shekullit të kaluar gjatë luftrave Ballkanike dhe Botërore. Këto grupe u rishfaqën gjatë periudhës së konflikteve të dhunshme ndëretnike në ish-Jugosllavi në vitet 90të. Zivkovic shprehet se ka luftuar në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

“Rusët gjithmonë kanë ardhur vullnetarë për të na ndihmuar në kohë vuajtjesh dhe vështirësish, dhe ne kemi ardhur këtu që t’i ndihmojmë ata” shprehet Zivkovic.

Në një postbllok midis Simferopolit dhe Sevastpolit, një tjetër militant shfaqet me një parullë që paraqet simbolin e nacionalizmit serb “Vetëm Bashkimi i Shpëton Serbët.” “Ne jemi këtu për të ndihmuar vëllezërit ortodoksë rusë. Ne jemi të njëjtë me ta, prandaj është normale që unë të jem këtu” shprehet ai për BBC.

Krimeja është rajoni i vetëm me shumicë ruse në Ukrainë. Tensionet në gadishull janë rritur dukshëm qëkur protestuesit ukrainas përmbysën pushtetin e Viktor Janukovich, presidentin e mbështetur nga Kremlini.

Rajoni është marrë nën kontroll nga trupa të armatosura që mendohen se janë ushtarë rusë. Trupat ruse veprojnë sëbashku me njësitë e vetëmbrojtjes dhe grupe kozakësh duke patrulluar pothuajse gjithë gadishullin e Krimesë.

Parlamenti i Krimesë ka thirrur një referendum që do të përcaktojë shkëputjen e Krimesë nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë. Qeveria e Ukrainës, SHBA dhe BE, e konsiderojnë referendumin të jashtëligjshëm. Ndërkaq, një udhëheqës i tartarëve myslimanë të Krimesë paralajmëroi se forcat pushtuese ruse do të përballen me raprezalje të përgjakshme nëse referendumi përcakton bashkimin me Rusinë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora