E enjte, 18.04.2024, 03:57 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Flamuri-Nacionalizmi-Evropa e Bashkuar

E merkure, 11.06.2008, 06:56 PM


Xhevat Rexhaj
FLAMURI-NACIONALIZMI-EVROPA E BASHKUAR

Nga Xhevat Rexhaj

Që në fillim më duhet të pranoi se është një kënaqësi e veqantë , që të qelësh faqen e, Zemrës Shqiptare, në Kompjuter. Aty konfrontohesh me tema dhe shkrime të atilla, që vërtet të bëjnë mendjen plot frymëzime për të shkruar edhe vetë diq. E them këtë, se kjo faqe, pra faqet e Zemrës janë një begati dhe një mundësi për të gjithë që në mënyrë të barabartë të jenë karshi një Teme, shumë temave, të kenë mendim të njejtë dhe të kenë mendime të kundërta, më duhet të them lëvdata për administrimin e kësaj Faqeje Interneti.

Sot, shumë njerëz kanë nevoi të lexojnë shkrime, komente, analiza, replika, ploemika dhe gjëra të tjera të përditshmërisë sonë të begatë, andaj edhe këtu personalishtë po gjëjë shumqka, për shijen time, lexuese.

Pra po shifet se ne Shqiptarët vërtet po krijojmë kulturë shkrimi, dhe komunikimi bashkëkohor, me respektim të rregullave demokratike dhe kulturore të të shprehurit.

Do të mundohem të trajtoi një qështje, që më ka preokupuar qyshë me mbajtjen e Kampionatit botëror në fuboll, para dy vitesh në Gjermani, dhe me Kampionatin aktual Evropian që po zhvillohet në dy shtete të forta ekonomike dhe demokratike, Zvicerr dhe Austri. Në dukje të parë pra ka të bëje me sport, me garim, me lojë në të cilën përballë gjinden gjithherë dy garues, në këtë rast dy shtete, të cilat luajnë për të fituar, pra për ta mundur kundërshtarin me lojë fer. Kuptohët që garat e tilla zgjojnë edhe kërsherin e adhuruesve të futbollit në këtë rast konkret, pra kampionati ngrit edhe ndjenjat nacionale , ( mos me than patriotike, se jemi rras me fjalën tonë Patriotë etj), ngrit eufori dhe mobilizon edhe masën, sepse luajnë Shtetet me Shtete, luajnë kombet me kombe, luan një popull kundër një populli tjetër edhe pse, vetëm futboll, në këtë rast.

Vërtet para shumë vitesh, futbolli ka qenë vërtet lojë, mjeshtëri, teknikë, taktikë, mrekulli etj, edhe përpara ka patur në raste të tilla eufori dhe ngritje ndjenjash për shtetin, por disi tani gjërat po ndryshojnë shpejtë.

Sporti në përgjithësi ,mundë të thuhet se sot është më shumë politikë, aty reklamohet, aty ngritet lartë jo vetëm individi, ekipi, por po ngritet thjeshtë tërë Kombi pra Shteti të cilit po i përket individi apo ekipi. Disi, disa shtet, si Serbia me zhurmë të madhe po trumpetojnë për disa garues të tyre, në lami të ndryshme, po i quajnë edhe heronjë, po ju bëjnë pritje madheshtore, po i politizojnë dhe besa thënë të drejten edhe me ta po na luftojnë ne Shqiptarëve. Ka vende të ndryshme nepër Firma në Zvicerr, nepër Automobila, Kamionë e ku jo tjetër që i vendosin Fotot e sportistave të tyre, sidomos atë notuesin dhe disa teniser, nepër kerre i kan flamujtë e tyre, pra ata tërë ditën dhe natën luftojnë për vehten e vetë edhepse kanë një hipotekë të tmerrshme për krimet që i kanë bërë popujve të ndryshëm të Ish Jugosllavisë së tyre, pra edhe neve shqiptarëve, por ata disi nuk ngurrohen për asgjë. Andaj ku! jdesë ku janë Ministritë tona sportive në Shqipëri dhe Kosovë, për sportistët tanë?!.

Por, dukuri të tilla shifen tani sidomos edhe këto ditë, edhe përpara, në rastin e kampionatit Evropian në futboll. Është evidente se ndër fituesit më të mëdhenj, edhe sipas njoftimeve të këtushme në shtypin vendas, janë firmat që kanë bërë prodhimin dhe shitjen e flamujve të të gjithë shteteve që marrin pjesë në kampionat. Thuaja se nuk ka automjet që së paku nuk e ka një flamur të shtetit të vetë, apo edhe dy, atë të shtetit të vetë dhe atë të shtetit mikpritës. Zvicrra, këto ditë është një kompozim i ngjyrave, është një ndjenjë se ata që nuk janë prezent në kampionat nuk kanë flamuj, mirëpo nuk është krejtë vetëm te flamuri, me këtë po shifet se dita ditës po rritet Nacionalizmi i fshehur nën klimën kinse Europianiste për një Evropë të bashkuar, këtu sytë e mi ende se kanë vërejtur një Flamur të BE-së, por vetëm flamujë të shteteve antare të BE së. Shifet qartë se simpatizuesit e shteteve veq e veq nuk kanë vetëm ndjenjën e të fituarit me rezultat sportiv, por edhe të të gjunjëzuarit të shtetit-kombit tjetër, duke thenë edhe fjalë fyese për kundërshtarin(dëgjohen këso llafesh).

Ndoshta krejtë kjo, mua si qytetar i Republikës së Kosovës ( edhe Zvicrres) më ngacmon se ende nuk e përjetuam që tek e fundit Shqipëria të merrte pjesë njëherë në evenimente të tilla, mirëpo edhe po më ngacmon se mu Evropa e bashkuar po kërkon nga ne Qytetarët dhe Shteti i Kosovës që kinse mos ta duam vehten, të harrojmë të kaluarën dhe ta shofim endërr Evropën, sepse ende qartë nuk po thonë se Kosova bashkë me Shtetet tjera Ballkanike do të pranohet në BE. Po kërkon Evropa nga ne, që vërtet të humbim jo vetëm pak nga identiteti dhe krenaria e jonë por shumë, të harrojmë se ne u sakatuam nga armiku dhe okupatori serb i cili jo vetëm që është ende Nacionalistë por është edhe me shumë kundër demokratik, dhe kundër Evropeistë, dhe Evropa don ta fusë para shqiptarëve në BE, që ajo të na shantazhoi në ecjen tonë përpara. Këto pra janë gjërat që po më mundojnë sot, në tërë Zvicrren dhe Austrin, në të gjitha shtet! et që janë pjesmarrse në kAMPIONAT, ngritet nacionalizmi kombëtar, e neve duhet tua bëjmë qejfin, serbëve që na vranë dhe masakruan, për të bërë edhe Himnin pa tekst, për të mos guxuar të themi se jemi shqiptarë. Pra atë qka Evropa ia lejon vehtes na e mohon neve, sidomos Shqiptarëve në përgjithësi, andaj, Institucionet tona duhert të jenë më të forta dhe më këmbëngulëse, në marrjen e vendimeve dhe detyrimeve para qytetarëve të Kosovës, tani më jemi të pranuar nga vetë Zoti, në krye me Amerikën, ti valavisim Flamujtë tanë edhe nepër shtëpija, të krijojmë vetëdije se edhe ne Kosovarët do të jemi në të ardhmen aty ku luhet jo vetëm sporti. Andaj une kisha kujtuar se shqiptarët në Austri dhe Zvicër do duhej të valvitnin flamujtë e Kosovës dhe vendeve mikste, pse jo?.

Pra Flamuri ka rëndësi të madhe për të u identifikuar, Nacionalizmi pozitiv ruan qënjen tonë kombëtare, nëEvropën e Bashkuar, forcohemi ekonomikisht dhe politikishtë, athere se bashku me Shqipërin, luajmë tandem jo vetëm në sport, pra jemi më të fortë.

Xhevat Rexhaj
Zvicërr



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora