E marte, 16.04.2024, 04:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Deputeti islamik Amir Ahmeti

E diele, 09.03.2014, 08:18 PM


Reagim

Në lidhje me njollosjen e personalitetit të Skënderbeut dhe Nënës Terezë nga deputeti islamik Amir Ahmeti,  intervista e datës 8 Mars 2014 në Gazetën Express

Nga Gjon Keka

Gjithnjë kur kam shkruar nuk kam menduar për asgjë tjetër ...,  pos për të sjell në dritë të vërtetën historike te vendin tim dhe paraardhësit te kombit tim.Poashtu edhe për të identifikuar smundjet dhe të keqen e tij të madhe që i është mbetur si xhemb në kurriz.Sa më shumë që unë shkruaj dhe hulumtoj për këtë mendoj se e keqja e tij e madhe,  ajo që gjithmonë qe burimi i të gjitha të këqijave të tij ishte pushtimi barbar osman,  edhe më pas sic edhe po shihet fryti i mbetjeve të saj me negacionet duke e minuar dhe shkatërruar lirinë,  dinjitetin, identitetin dhe lumturinë e ketij kombi, prandaj pikërisht janë këto të keqija të cilat i kam luftuar me të gjitha mjetet demokratike dhe aftësit e imja,  pra me lapsin dhe mendjen time dhe do t'i luftoj gjerë në ditën e fundit si një shqiptar që e mbron dhe e don atdheun e tij në dritë dhe jo në thellësinë e mjerimit dhe në lartësinë e injorancës.

Nëse emërimi i islamikëve të tillë si ju, apo mbetje osmane në pozita dhe institucione shtetërore apo deputetë do të ketë efektë negative dhe rrënim nga brenda si duke sulmuar, njollosur personalitete kombëtare ashtu edhe duke u munduar ta shtrembërojn realitetin historik të ndërtuar mbi fakte,  këtë me siguri se e ardhmja do të tregojë se sa dëm të madh do t'i bëjnë këta individ dhe mbetje osmane kombit tonë. Por duhet ditur se janë disa pushtetarë në krye të shtetit të cilët kanë lidh vëllazëri me turq që i kanë bërë të mundur(nëpermjet koalicioneve) që këta individ të futen në këto institucione dhe i kanë dhënë mundësi që ata të dalin të njollosin dhe sulmojn shtyllat e kombit tonë shqiptar europian.

Eshtë e vërtetë e madhe se Gjergj Kastrioti ka vrarë armiq turq si në betej e luftëra të ndryshme, ashtu edhe tradhëtar apo mbetje osmane dhe këtë e ka bërë për kombin të cilin e deshi gjerë në fund të jetës së tij duke e mbrojtur me tërë qenjen nga barbarët turq.

Eshtë absurde të thuash se Gjergj Kastrioti ka vrar shqiptarë mysliman, kur dihet se shqiptarët ende nuk ishin islamizuar me dhunë nga turq në masë të madhe,  por kishte aty këtu tradhëtar apo mbetje osmane që kishin pru Sulltanët nga azia.Sic dihet,  madje faktet flasin se shqiptarët u dëbuan dhe disa u islamizuan me dhunë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, dhe më pas edhe pas rënies së Shkodrës në duar të armiqëve barbar turq pas gjakëderdhjeve dhe gjenocidi që bëri Sulltani barbar.

Eshtë fakt historik se ne kohen e pushtimit barbar osman,  kushdo qe nuk ishte turk, ishte egersisht i urryer dhe i perbuzur.Edhe sot individ si ju dhe mbetje osmane po e instalojn një të menduarit të tillë të errësirës ideologjike islamike të urrejtjes në mënyrë të egër dhe përbuzjes e njollosjes së të gjithë atyre që nuk janë islamik të verbër si ju.

Ndërkaq po të ishte Gjergji i tille sic e shihni ju dhe klani juaj ideologjik islamik,  të ketë vrar shqiptar,  ai do t'i vrante edhe Amzën dhe Moisin që i shërbenin Sulltanit,  por ai nuk e bëri një gjë të tillë madje ai thoshte kështu për këtë “une ju kam edukuar dhe dashur si birin tim, i thoshte Gjergj Kastrioti me ze te ulet Moisiut dhe Amzes; une nuk do te ju denoj dhe asnje pike gjaku i juaj nuk do te humb,  sepse une nuk dua qe t'iu marre jeten dhe lirine per se dyti,  vetem nese ju pendoheni sinqerisht dhe shfaqni dashuri ndaj atdheut tuaj duke i sherbyer atij, por nese ju do te me tradhetoni edhe nje here, ateher mos u ktheni serish tek une por qendroni me turqit dhe do ta provoni edhe ate se Skenderbeu nuk ka frike nga nje armik me shume."

Ndërsa sa i përketë Kuvendit të Lezhës (2 Mars 1444), ai jo vetëm se është Kuvend kombëtar, por edhe kuvend ndërkombëtar europian, për këtë duhet me lexu ma shumë dhe mu mbështet në fakte dhe dokumente dhe jo në iluzione dhe helme ideologjike gjarpërore. Sepse sic dihet dhe ky është fakt se Gjergj Kastrioti ka gezuar nje besim te madh ne gjithe Arbenin, po te mos ishte keshtu nuk do te mblidheshin te gjithe fisnoret dhe kryefisnoret ne Lezhe(2 mars 1444) per t'i dhene atij besimin e plote te udheheqjes se vendit dhe luftes kunder pushtuesit barbar osman.Nisur nga kjo nuk besoj se do te kete lider qe do te mund te gezonte nje besim te tille te plote nga populli i tij si ai.

Por shihet qartë se se jeni ju qe sot keni ngrite koken si gjarperi per ta helmuar popullin tone me ideologjine islamike që e la me dhunë turku në këto troje, pra pikërisht këta individ dhe mbetje osmane që nuk dinë gjë tjetër pos të predikimit te skllaverise,  te fatalitetit, te primitivizmit dhe injorances. Kosova dhe tere Kombi shqiptar nuk ka nevoj per predikues te erresires ideologjike islamike, por per drite, edukim, zhvillim dhe ecje drejt te ardhmes.

Por nje gje duhet ditur dhe klani juaj se edhe nga kjo e keqe do te shpetoj kombi yne dhe do te ecen ne rrugen e natyrshme te tij.Ndërsa kjo gjë dhe këto dukuri që po dalin nga gojët dhe mendjet e juaja islamike po na bindin cdo dite se nëse nese shteti bie ne duar te armiqeve te demokracise, ateher populli behet kurrizi neper te cilen kalojn pushtetaret, deputetet dhe individ të tillë, ndersa pasuria e vendit ushqim i barkut te tyre.Ndërsa sa i përket Nënës Terezë ajo është nëna jonë, shqiptarja më e madhe që bota ka njohur dhe parë me syt e saj,  ajo nuk kishte mision tjetër pos dashurisë dhe kështu e shkriu veten duke u bërë shërbëtore e të varfërve dhe e njerëzve që më së tepërmi kishin nevoj.Ju ofendoni besimin e saj,  sepse ajo u mbështetë në dashurin dhe besimin e saj,  i cili dha fryte dashurie e shërbimi te ajo dhe jo fryte urrejtje, përbuzje dhe ofendimi ndaj besimeve tjera sic po bëni ju ideologët islamik.Por do ta rikujtoj një thënie të Bill Klinton i cili fal tij dhe Nënës Terëz je gjallë dhe flet marrëzira në mënyrë demoniake,  kjo është ajo që thotë Bill Klinton për të“Nëna Tereze,  ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë. “

Mua si një shqiptar gjithnje me ka habitur kjo,  se si Gjergji Kastrioti ka arrit ta ruaj zemren e tij dhe shpirtin arbnor ne vetevete nga ndikimet ideologjike te sulltanit.Ndërsa tani ka ardh koha që edhe shqiptarët e mirë ta ruajn zemrën dhe mendjen nga helmi juaj ideologjik islamik në myrë që kombi të mos dëmtohet dhe prishet nga brenda.

Dhe për fund ju mund të mbylleni në errësirën tuaj,  sepse njeriu mund të errësojë dritaret e tij me perde,  ai mund t'i dëbojnë nga dhoma e tij,  rrezet e dritës,  por kështu vetëm sa i gënjeni të tjerët dhe veten, sepse jashtë dhomave tuaja të errëta rrezet e dritës së kombit tonë si Gjergj Kastrioti dhe Nënë Tereza ndricojn kombin tonë dhe tërë botën e civilizuar dhe demokratik.





(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora