E premte, 29.03.2024, 03:06 PM (GMT)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Zvicrra dhe Kosova

E merkure, 11.06.2008, 05:20 PM


Xhevat Rexhaj
ZVICRRA  DHE KOSOVA

Nga Xhevat Rexhaj
 
Ne shqiptarët shpesh ngulfatemi në disa të dhëna se jemi të shkapërderdhur në të gjitha anët e botës. Kjo edhe është e vërtet, se dihet që jemi vërtet kudo nepër botë. Të këtill ka edhe nga kombet tjera që janë, vërtet edhe të zhvilluara në shumë aspekte ekonomiko shoqërore etj. Realishtë për neve disi historia ishte ndryshe e orientuar, ose thënë më mire nga dhimbjet që I patëm edhe e fajsuam shpesh historinë. Tani, ta lëmi historinë dhe ti futemi realitetit. Ku jemi ne Shqiptarët si Komb në përgjithësi sot? Asnjëherë në Histori, çka ne dijmë, nuk ishim më mire, kend kemi miq dhe aleatë, më të mirët  dhe më të zhvilluarit ekonomikisht dhe demokratikishtë në botë, realitet.

 Pra tani ne duhet të shikojmë çdonjëri aty ku jeton dhe vepron të ndihmoi zhvillimin dhe perspektiven tone në të gjitha fushat ku është mundësia reale. Pë ata në Kosovë, ne në përendim nuk duhet të themi shumë sepse u mbetet atyre që të jenë në rrjedha të kohës dhe të prosperojnë për vehten e tyre, se edhe ne do ta kemi më mire në vendet ku jetojmë kur do të thuhet ndonjë gjë poszitive për Kosovën.

Pra, mbetemi ne në Perëndim që të bëjmë më shumë për vehten tone dhe imixhin tone si Kosovarë në veqanti, e shqiptarë në përgjithësi. Tani më kemi identitet, kemi Shtetësi të pranuar nga vendet ku ne jetojmë dhe punojmë, andaj nuk ka më mundësi që të lakohen gjërat sepse në të ardhmen për të mire apo për të keq do të shkruhet dhe lexohet, Shtetasit e Republikës së Kosovës…

Konkretishtë jemi në Zvicerr, Shtet I mundësive të mëdha për prosperim për Individë dhe Familje, vend me një Demokraci të pashembulltë në botë, vend me një system të përkryer social dhe shoqëror, vend I punës së madhe, dhei  të folurit  pak, vend ku jetojnë Shtetasit e Republikës së Kosovës shumë mire dhe komodë, bashkë me vendasit dhe shumë nacionalitete tjera nga e mbarë bota. Këtu jetojmë me adetet tona, me rregullim të strukturës autoktone familjare, me liri të të gjitha llojeve të mundshme, flasim lirisht shqip kudo, këndojmë, mësojmë, udhëtojmë lirshëm natën e ditën, thjeshtë jemi të lire në plotkuptimin e fjalës. Shtetit ku jemi i përgjigjemi dhe i paguajmë të gjitha obligimet që janë me ligj si qytetarë, ndersa shteti të ofron çdo mundësi dhe çdo liri, vërtet kënaqësi. Në të gjithë këtë ka edhe gjëra që na rëndojnë dhe preokupojnë si mërgimtarë, por duhet pyetur edhe vehten, çfarë po bëjmë neve për vetvehten?  Jo shumë në realitet.

Më shumë se 20 vite Mërgata u more me “politikë” vërtet është bërë punë e madhe për Kosovën. Familjet ishin shumë të lëna pas dore, fëmijët ishin në tranzicion, të cilin prindërit as që kishin filluar vetë ta bënin, shkolla disi humbte rëndësin sepse prindërit nuk ishin afër dhe me fëmijët për të u rrekur me probleme. Problemet shtoheshin dhe ato sillnin situate të palakmueshme në shumë sfera të jetës. Të rinjët tanë ishin më shumë rrugëve dhe nepër mbrëmje të ndryshme ku ndodhnin gjëra të pahijshme, nga bisedat me Zyrtarë kuptohej se edhe se të provokuar fëmijët shqiptarë nuk shkojnë të padisin ngacmuesit por mundohen të përgjigjen me dhunë etj…  Këtu shifej se ne nuk ishim ende të integruar, bile pakëz për të kuptuar se në demokraci duhet denoncuar e jo sulmuar. Duhet pranuar se edhe vitet pas lufte paten një trend të tillë ku fëmijët, të rinjët tanë disi ishin në qendër të gjërave të pahijshme. Nga statistikat e fundit mund të shifet se disi ka rënë dukuria e problemeve te ne shqiptarët, familjarët shumë më shumë po merren me vetvehten, po kujdesen për fëmijët dhe po e bëjnë një balans real, se jeta e tyre do jetë gjitherë këtu, pra Integrimi I mirëfilltë sjell vetëm pozitivitet për Familje por edhe për Komb.

Në Schaffhausen, konkretishtë kishim një Lagje disi problematike, ku kryesishtë jetojmë Shqiptarë, edhe shumë kombe të tjera si dhe Zvicerranë. Kjo lagje me disa gjëra dhe me disa të bëra radhitej një nder të përmendurat në Zvicerr si problematike. Mirëpo me iniciativa të njerëzve vullnetmirë në bashkëpunim me Shoqatën Mikste Zvicerrano Shqiptare, si dhe me ndihmen e madhe të Qeverisë së qytetit në krye me Zotëriun Th. Feuerer “ Stadrat” u përgatiten Pilot Projekte, programme dhe angazhime konkrete për të ndryshuar imixhin e Lagjes, jo vetëm për Shqiptarët por…

Në Grupet punuese vërtet u futen shqiptarë dhe Zvicerranë, dhe mundë të thuhet lirishtë se në dy vitet e fundit  kjo lagje është shembull në Kanton për aktivitete të ndryshme, ku zërin dhe angazhimin kryesor e kanë vërtet Kosovarët. Realiteti është se tani ka edhe një Udhëheqësi të Lagjës ku aty diskutohen dhe zgjidhen shumë probleme, organizohen shumë aktivitete, dhe punohet shumë për Integrim të vërtet, kjo shifet edhe nga përfitimi i Shtetësisë Zvicerran të shqiptarëve të kësaj lagjeje, që para pak vitesh ishte utop të mendohej diq ne tillë.

Besim Ibishi, bashkëkryetar i Lagjës( Organ Zyrtar i Qytetit) thotë se falë bashkëpunimit të madh me Zyrtarët e Qytetit dhe Kantonit, Kishës reformuese, dhe 4 bashkëpunëtore¨ve, H. Müller, Isa Alia, E. Schellenberg, F. Ibrahimi de sidomos Dr. Jürg Zimmermann ne kemi ardhur aty ku Kosovarët, Shqiptarët e Republikës së Kosovës, janë çdo kund me Zvicerranë, kjo bëri, thotë Besimi të mundshëm edhe vizitën e bërë në tërë Kosovën vitin e kaluar nga shumë Zvicerranë, edhe Zyrtarë komunal. Kjo vizitë ishte e pasqyruar shumë në Schaffhausen.

Pra për të krijuar imixh të mirë nuk duhet të kesh Titull të madh, për imixh dhe për fytyrë të mirë të popullit tëndë duhet të kesh kurajo, guxim dhe vendosmëri që të jesh pjesë vitale e kësaj shoqërie aktive zvicerrane, pra ne Kosovarët duhet kuptuar se ka ardhur koha që jo vetëm të marrim por edhe të japim për këtë Shtet. Ky shtet na ka dhënë shumë, këtij Shteti i falënderohemi nëse jemi vërtet të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, si ndaj vetvehtes ashtu edhe ndaj Shtetit.

Ishte Shteti i parë në Botë ,( kuptohet, pas SHBAsë) që kishte paralajmëruar përkrahjen e Pavarësisë së Kosovës.

Andaj me përparim tonin si komunitet, ma i madhi pas Italianëve, në të gjitha nivelet ia kthejmë borgjin këtij Vendi të mrekullueshëm dhe ia shtojmë nderin Shtetit tonë Republikës së Kosovës .

Të jemi real dhe të jetojmë me realitetin, jemi në Zvicerr, jemi Kosovarë, jemi Shqiptarë I duam të dyjat, pra mos të jemi „ bukëpërmbysët“ thotë populli i urtë i yni.

Xhevat Rexhaj
Schaffhausen

*Shkrimi është botuar edhe në gazetat vendase



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora