Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Kostantin Arianiti - Kominata - Komneni (1)

| E diele, 09.03.2014, 09:21 PM |


KOSTANTIN ARIANITI – KOMINATA – KOMNENI – (1)

-...  Pas pushtimit turk, në shekujt XIV – XVII, trojet tona u tronditen nga eksode masive, që çuan në largimin nga vendlindja të më shumë se 300 000 albanezëve, të cilet kryesisht u vendosen në Itali. Fisniket dhe një pjesë e popullit, që i kundershtoj pushtuesit osmane, u detyruan të emigrojne per t’i shpetuar persekutimeve e masakrave barbare të turqëve dhe per të ruajtur besimin e krishterë-

...!

- Ky Sulltani qan me lot.

Kam dhe nje Skender ne Sopot

Flakë ne mal dhe flakë ne breg

Gjorg Golemi thote jam mbret... -

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Historia e jone nuk kufizohet vetem ne trojet ballkanike te banuara nga albanezo-shqiptaret, por eshte e pranishme dhe aktive neper bote, ne shume vende te tjera fqinje e te largeta, çka deshmohet me historite e popujve, qe kane bujt bashkatdhetaret tane.

Ne periudhen e mesjetës, si gjate invazionit sllav dhe pushtimit turk, shume albanezo – shqiptare emigruan ne vendet fqinje, ku u sistemuan, mbijetuan, u organizuan duke ruajtur identitetin, kulturen, gjuhen dhe traditat e vendit te origjines, madje nuk kane reshtur te mbrojne çeshtjen tone kombetare e njekohesisht, kane qene protagonista ne historine e vendeve bujtese.

Albanezo – shqiptaret e emigruar kane dhene kontribute historike ne Angli, Argjentine, Australi Austri, Bullgari, Egjypt, France, Greqi, Itali, Irak, Jemen, Jordani, Liban, Libi, Kanada, Tunizi, Siri, Spanje, Turqi, Ukraine, USA, etj, etj.

Pas pushtimit turk, ne shekujt XIV – XVII, trojet tona u tronditen nga eksode masive, qe çuan ne largimin nga vendlindja te me shume se 300 000 albanezeve, te cilet kryesisht u vendosen ne Itali. Fisniket dhe nje pjese e popullit, qe i kundershtoj pushtuesit osmane, u detyruan te emigrojne per t’i shpetuar persekutimeve e masakrave barbare te turqeve dhe per te ruajtur besimin e krishtere.

Komuniteti arberesh i Italise, i ka ruajtur traditat, kulturen dhe gjuhen e bukur albaneze, qe me te drejte Prof Françesko Altimari e quan dialekti arberisht, pasi eshte gjuha mesjetare qe flisnin albanezet dhe arbereshet e Italise, pra ka ekzistuar krahas dy dialekteve gegenisht dhe toskenisht.

Arbereshet kane nxjerrë figura te shquara, me kontribute ne historine e Italise dhe ndermjet tyre shquhet Kostantin Arianiti – Kominata – Komneni, pinjoll i familjes fisnike te Arianiteve.

Kush janë Arianitët?

Arianitet, permenden per here te pare ne kronikat bizantine te shekullit IX, si fise malesore, qe jetonin ne lindje te Themes se Durresit. Ne shekullin XI, Arianitet rezultojne zotet e trevave ne rrjedhen e siperme te Shkumbinit, ne te dy anet e rruges Egnacia, pra te Çermenikes, Polisit dhe Shpatit, por ne shekujt XII - XV u zgjeruan dhe perfshine Tomadhean, Dibren, Librazhdin, Mokren (Mochino), Manastirin, Follorinen e me pas Mallakastren, Vloren dhe Kaninen.

Per sa i perket etimiologjise te emerit Arianiti, nje pjese historianesh mendojne se e ka origjinen ne fjalen indoeuropiane “arya - fisnik”, te tjere thone se rrjedh nga fjala albaneze “ara”, por me bindes eshte mendimi se lidhet me emerin e tribuve ilire Arinstae (Arinste), qe ne periudhen helene dhe romane, banonin ne trojet e shtrira ne te dy anet e segmentit qendrore te rruges antike Egnacia.

Ne shekullin e XIV, familja Arianiti filloj te perdori dhe mbiemerin Komneni, si homonim i familjes perandorake bizantine te Komneneve, por kane perdorur dhe mbiemerin Shpata, si shprehje e te drejtes si zoterinj te treves se Shpatit.

Disa pjestare te familjes Arianiti, ne shkullin e XIII perdornin mbiemerin Golemi, si rezultojne ne dokumentat e kohes fisniket Arianit Golemi de Albania dhe Arianites Thopia Golemus e me pas Miosi Golemi i biri i Muzak Arianitit. Nje pjese e medievalistave mendojne se mbiemeri Golem eshte me origjine greke Golemis, por pa spjeguar lidhjen, disa thone eshte sllav, qe do te thote “i madh”, te tjere e spjegojne me origjine nga ebraishtja Golem – gjigand, por shumica insistojne se eshte deformim popullor i emerit Gulielm, mendim bindes ky, pasi Gulem Arianiti dokumentohet ne shekullin XIII zot i Arbanon dhe nga kjo kohe, pasardhesit e tij, majne dhe kete  mbiemer. Dihet se populli yne e ka ne tradite, qe emeri i babait te behet mbiemer i djemeve.

Eksponenti i pare i kesaj familje i dokumentuar ne shekullin e XI eshte David Arianiti, i cili ne vitet 1001 dhe 1018, ishte strategu i Thema te Selanikut (Maqedonise), ne sherbim te Perandorit bizantin Bazili II, i cili me pas e transferoj strateg te Shkupit, ku organizoj rezistencen kunder sulmeve te barbareve bullgare.

Ne vitet 1049 - 1050 ne sherbim te Perandorit te Bizantit, rezulton dhe Kostantin Arianiti, ndofta i biri, ose kusheri i Davidit. Kostantini u shqua ne luften kunder Pecenegheve, nje tribu nomade turke, qe ne shekullin e XI, zbriten nga stepat dhe sulmuan trojet lindore te Pernadorise Bizantine.

Ne vitet 1190 - 1255, Arianitet u bashkuan me Shtetin e Albanise te dinasitise Progoni. Ne ket kohe, sipas ipeshkevit dhe historianit William of Tyre (1130 – 1189), nga familja e Arianiteve permendet fisniku Iohannes Carianica, pra me mbiemer, qe me pas u shndërrua ne Çermenika.

Ne vitin 1253, ne kronikat bizantine permendet Gulem Arianiti, zoti i Albanon, i cili ishte i martuar me fisniken Irena - kusherira e gruas te perandorit te Bizantit e pikerisht mendohet se ky eshte dhe motivi, pse kjo familje perdori dhe mbiemerin perandorak Komeneni.

Rreth vitit 1300, princi Budares Komneni (Comneni Budaresci princeps), u martua me nje vajze te familjes Golemi te Krujes dhe ne vitet e me pasem, familja Arianiti perdori dy mbiemerat, Komneni dhe Golemi, qe do ta ndeshim shpesh ne shume kronika dhe dokumenta te shekullit XV.

Ne vitin 1452, ne nje dokument te nxjerre nga kancelaria e Mbretiti Alfonsi V Aragona, shkruhet Aranit Golem de Albania, ndersa Marin Barleci permend fisnikun  Arianites Thopia Golemus.

Ne dokumenta te ndryshe, familja Arianiti perdor disa mbiemera: Komneni, Golemi, Topia, Shpata dhe Çermenika (Carianica), te shoqeruar me titujt e fisnikerise, sidomos titullin princ.

Ne vitin 1267, Arianitet jane ndermjet 16 familjeve fisnike arberore, qe bashkepunuan me Karlin I, per themelimin e Mbreterise te Albanise (1267 – 1373). Ne vitin 1274, ne marreveshjen e Karlit I, me fisniket albaneze, nder firmetaret e aleances rezulton dhe Aleks Arianiti, me titullin sebast.

Ne dy dokumenta te viti 1304, te Princit Filipi Anzhù i Tarantos - Dominus Regum Albaniae (1294-1331) dhe Karli II Anzhù, Arianitet jane ne listen e 16 fiseve kryesore arberore, te cileve u njiheshin privilegjet dhe e drejta e veteqeverisjes ne trojet e tyre: “Filippi, princi i Tarantos ....... i garanton privilegjet fiseve albaneze: Albët, Kotarukët, Shpatët, Buzezijët, Aranitët, Markezët, Turbacejt, Lecenët, Skurajt, Zenevisët, Logoreskët, Matesët ... etj”.

Ne vitin 1319, Papa Gjoni XXII, i dergon nje leter fisnikeve albaneze, ndermjet tyre dhe protolegatit Gulielm Arianiti, ku i bene thirrje te bashkohen per organizimin e kryqezates antiserbe. Kjo leter e Papes, dergur Gulielmit, deshmon pozicionin e larte politik, shoqeror dhe fetar te Arianiteve.

Ne 1373, emeri i nje pjestari te familjes Arianiti, gjendet i qendisur ne epitafin e Gllavenica. Ky epitaf eshte njeri nder tre punimet e ketij lloji te njohura deri sot ne bote.

Në qendër te epitafit eshte i qendisur trupi i Krishtit të vdekur, i shtrirë mbi një çarçaf, i rrethuar nga shenjtorë, serafinë dhe ëngjëj. Ky epitaf ka mbetur mister për studiuesit, te cilet po perpiqen të zbulojnë diçka më shumë rreth historisë së krijimit të tij, por edhe të teknikes te realizimit. Epitafi i Gllavenicës është objekt me vlera i kultures mesjetare shqiptare, asht një margaritar i krishterimit, i historise, i artit dhe i artizanatit albanez. Epitafi është i konceptuar si pikturë, andaj mjeshtri i ka përdorur të gjitha elementët e piktures, si larmine e ngjyrave, dritë-hijet, madje dhe një pikë imagjinare drite, e cila ndriçon gjithë epitafin duke i dhene vezullim qiellor.

Ne buzet e epitafit eshte shkruar: "U plotësua (u qëndis) ky areas (epitaf) i gjithë nderuari dhe i hyjshëm i së mbishenjtës Hyjëlindëse të patundur, me shpenzimin dhe mundimin e episkopit të gjithëhirshëmit Kalisi i Glavenicës dhe i Beratit, në muajin mars 22, viti 6881 (1373). Ti që zotëron jetën, ah! si je trup i vdekur pa frymë. Në kohën e zotërimit të zotëve të shumëlartë të Serbisë, Rumanisë dhe gjithë Albanit dhe të vëllezërve Gjergjit dhe Ballshës. Dora e Gjergj Arianitit dhe arëqëndisësit". Si kuptohet, nje nder mjeshterit e punimit te epitafit eshte murgu Gjergj Arianiti, i cili na e la te qendisur emerin dhe njekohesisht deshmon perkatesine nga familja Arianiti.

Aktiviteti politik i familjes te Arianiteve, eshte i mire dokumentuar ne shekullin e XV, kur u shquan ne organizimin e rezistences antiturke, e kurorezuar me çlirimin e trojeve arberore nga pushtuesit osmanë. Figura qendrore e me rol ne keto vite te veshtira eshte Princi Gjergj Araniti (1376 – 1462).

Sipas Marin Barleci dhe Gjon Muzaka, i ati i Gjergjit ishte Komnen Arianiti dhe nena ishte e bija e Nikolla Zakaria, zoti i qytetit-port Budua. Ne disa burime historike bizantine, thuhet se i ati mbante dhe mbiemerin Spata (Arianit Spatensis)

Gjergji kishte dy vellezer Muzaken dhe Vlladanin, si dhe nje moter, e martuar me Pal Dukagjinin.

Gjergji u martua me konteshen Maria Muzaka, e bija e Andrea III Muzaka, dhespoti i Epirit, Zoti i Devollit, Muzakise dhe i Himares. Nga kjo martese, Gjergji mori pajë trojet nga Mallakastra deri në det, perfshi Vlorën dhe Kaninën. Principata e gjere e Arianiteve kishte dy kryeqendra, njera me e vjetra ishte Sopoti i Polisit dhe tjetra, ishte Kanina.

Nga martesa e Gjergj Arianitit me Maria Muzaka, linden 8 vajza, nder te cilet Andronika Arianiti u martua me Gjergj Kastriotin, Vojsava me princin Crnojevi? te Malit te Zi, Kirana u martua me Nikolla Dukagjinin, Helena me Gjergj Dukagjini, Angjelina me car Stefan Brankoviçin e Serbise, madje Angjelina eshte shenjteruar nga kisha ortodokse dhe nderohet si Shen Nena Angjelina.

Ne 4 dekadat e para te shekullit XV, Principata e Arianitëve, me ne krye Gjergj Arianitin u bë epiqendra e luftës antiosmane. Ne vitet 1430-1436 Princi Gjergj Arianiti organizoj kryengritjen antiturke, qe u kurorezua me çlirimin e trojeve arberore nga spahinjt dhe timarlinjt osmane.

Per shtypjen e kesaj kryengritje erdhi vete Sulltan Muratin II, i cili organizoj disa ekspedita.

Ne vitin 1430, ne betejen e pare ne Byshek te Elbasanit, ushtria turke e komanduar nga Ali Beu, ish sanxhakbeu i Arberise, u shpartallua nga luftëtarët e Gjergj Arianitit. Kjo ishte fitorja e parë e alba-nezëve kundër ushtrise së fuqishme osmane, per te cilen kronisti bizantin Halkokondili, shkruan: “Kjo fitore i solli lavdi të shkëlqyer organizatorit të saj, Gjergj Arianiti, që u bë figura qendrore e jetës politike shqiptare të viteve ‘30”.

Kryengritjet e Gjergj Arianitit, nxiten dhe princat e tjere te ngrihen kunder pushtuesit turk. Në veri, luftëtarët e Nikollë Dukagjinit moren kështjellën e Dèjës, ne qender Andrea Topia nuk mundi ta çliroj Krujën, kurse ne jug Depë Zenebishi, zoti i Gjirokastres, pësoj disfatë dhe komandanti i tyre ra rob dhe u var prej turqve.

Gjate vitit 1434, Gjergj Arianiti korri fitore te tjera, kesisoj ne shkurt shpartalloj forcat e Sinan Pashës, bejlerbeut të Rumelisë dhe në dhjetor ushtrine e Isak Beut, sanxhakbeut të Shkupit, ndersa ne 20 prill 1435 korri një fitore të re, pas së cilës sulltan Murati II i ndërpreu ekspeditat kundër tij.

Fitoret e Gjergj Arianitit, e rritën besimin dhe vendosmërinë e albanezëve për të mbrojtur lirinë e per te luftuar kunder pushtuesit te fuqishëm otoman. Keto fitore kunder turqeve, patën jehonë të gjerë në Europë dhe sidomos ne Vatikan. Mbreti i Hungarisë, Sigismundi, beri marreveshje me Gjergj Arianitin dhe me Andrea Topia, per te luftuar kunder pushtuesve osmane, por përpjekjet e tyre për organizimin e një kryengritje të përgjithshme antiosmane, nuk patën jehonë në vendet e tjera të Ballkanit.

Ne 2 mars 1444, Gjergj Arianiti mori pjese ne Beselidhjen e Arberit ne Lezhe, ku mbeshteti fuqishem Gjergj Kastriotin ne alencen me princat albaneze dhe luftoj krahe tij, ne te gjitha betejat kunder pushtuesve osmane.

Ne vitin 1449, vdiq gruaja Maria Muzaka dhe me pas Princi Gjergj Arianiti u martua me fisniken italiane Petrina Frankone, e bija e Oliviero Frankone, baron i Taurisano - Pulja dhe mekembes i Mbretit te Napolit ne Pulja. E ema e Petrines ishte arbereshe, e bija e Zakaria - princi i Mores.

Nga martesa me Petrinen (disa e quajne dhe Despotina), linden kater femije, tre djem: Tommasi, Kostantini, Arianiti dhe nje vajze Maria Arianiti.

Ne keto vite, Gjergj Arianiti dhe pse i moshuar, vazhdoj te komandoj malesoret ne luftimet kunder sulmeve turke, si shprehet raspodi ne kengen e Gjorg Arianitit, e cila kendohet prej 550 vite nga banoret e Sopotit, te Librazhdit, te Shpatit, te Çermenikes e me gjere, duke evokuar heroizmin e Princ Arianitit dhe te malesoreve.

Ky Sulltani qan me lot.

Kam dhe nje Skender ne Sopot

Flakë ne mal dhe flakë ne breg

Gjorg Golemi thote jam mbret...

Historiani J. De Lavardin ne vepren “Histoire de Scanderbeg” - 1621 shkruan: “Gjergj Arianiti ishte nje burre i mençur, me rrenje te lashta fisnikerie, me autoritet te madh, i afte dhe me sens praktik ne artin ushtarak. Ai kishte trup te forte dhe bukuri te fytyres, qe çmoheshin shume nga populli. Gjergj Arianiti  quhej me i madhi ndermjet albanezeve dhe maqedonasve”.

Principata e Arianiteve nuk u pushtua, por ishte objekt i sulmeve te vazhdueshme te Perandorise Osmane. Ne ato vite, nje nga ekspeditat turke kunder Principates te Arianiteve, u thye rende ne Shales te Elbasanit. Per te festuar kete fitore, Princ Gjergji dhe luftetaret e tij, shkuan ne kishen e Shen Maria ne Galigat te Shpatit, ku me 8 shtator organizohej panairi i te premtes te Shen Maria, si tregohet ne sagen e Gjorgj Arianiti:

Gjorgj Golemi trim me flete

N’Galigat shkon dy net,

N’Galigat, per Shen Meri

Do te shkoj me gjithe ushtri.

Komandanti i ushtrise turke, i informuar nga nja tradhetar albanez per largimin e luftetareve, u kthye nga rruga e ikjes dhe e sulmoj Sopotin e pambrojtur, duke e djegur, plaçkitur dhe masakruar te gjithe banoret. Grate dhe vajzat e Sopotit, per te mos rene ne duart e turqeve u vetesakrifikuan, duke u hedhur nga shkembi ne humnere.

Kete ngjarje tragjike, populli e ka misheruar ne kengen heroike, e njohur si saga e Gjorgj Golemit. Historiani Oreste Parisi (2013) ne nje studim rreth kesaj sage shkruan: “... kjo kenge nuk eshte vajtim per tragjedine e madhe qe goditi popullin e Sopotit, por eshte nje kenge krenarie, gati nje sfide, eshte guximi i malesoreve... dhe nga ana tjeter perçmimi per pushtuesit ....”.

Ne kete kenge epike me 55 vargje, jane nderthurur faktet historike me rrefenjat popullore, qe se bashku na ofrojne te dhena interesante rreth familjes fisnike te Arianiteve. Pasi evokon meritat e Gjergj Arianitit ne luften kunder turqeve dhe paqen e miresine, qe mbreteronin ne Sopot, rapsodi flet per ngjarjen tragjike, qe goditi Sopotin dhe kete e tregon nepermjet fjaleve te Maria Arianiti, vajzes te vogel te Gjergjit.

Zot, Maria ka nje fjalë,

Mu te mani paska dalë,

Ti o princ, mos hyp ne kal,

Do vij turku me na marre.

 ........

Ndal o At, ku po shkon,

Do vij turku, na pushton,

N’Molle te Kuqe ai na çon.

Pashe nje enderr ket natë,

Sopoti na mori flake,

Ti o At degjome kete here,

Se vjen turku e na ther.

Ne kete kenge, rapsodi ka perdorur elementet Homeriane te Iliades, pikerisht profecine ndjella -keqase te Andromakes. Maria ashtu si Andromaka, parathote tragjedine, qe do te godasi rende malesoret e pambrojtur te Sopotit. Gjitheçka ndodhi ate dite te shtune. Masakren makabre te barbareve turq, poeti popullor na e tregon thjesht, por dhimbshem nepermjet thirrjes deshperuese te princeshes Maria Arianiti, drejtuar te Atit dhe ne vazhdim kuptohen pasojat.

Ne kontrast me tragjedine, poeti popullor shpreh dhe guximin e malesoreve, burrave dhe grave sopotare, qe luftuan me heroizem kunder turqeve, madje e tregon me krenari si nje sfide te rralle.

Mark Milloshi ne Liqe,

Luan shpaten posi dre,

Luan shpaten si dragoji,

Dhe turqit i coptoj.

..........

Sopotare moj te ngrata,

Rrokni thika, rrokni shpata.

....

Ne kete fund tragjik, Maria Arianiti, duke i u drejtuar te Atit, shpreh dhimbjen dhe mallin per te vellane, i cili nuk ishte ne Sopot e pas kesaj ngjarje nuk do te takohen kurre, pasi ai ishte ne Itali, ndersa Maria u mor robine nga turqit.

Gjel Çelikun, foshnje te ri

Na e çove ne Itali....

Tragjedia e Sopotit, kujtohet me dhimbje te thelle dhe si mallkim nga sopotaret qe emigruan ne Itali, si tregon Antonio Bellusci, duke komentuar nje kenge popullore te kenduar nga arbereshet, qe banojne ne komunen e Santa Sofia di Epiro, ku nder te tjera thuhet: “Gjithe t’u shtunat ardhsin, ma vet e shtunia e Shales maj mos ardht”.

Pas masakres te turqeve ne Sopot, emeri i Maria Arianitit nuk permendet, por nga kenga kuptohet se ajo ishte robinë kur thote: “N’Moll te kuqe ai na çon”, pra ne kuptimin se do ta dergojne prapa diellit (Molla e Kuqe ne traditen popullore eshte dielli). Komandanti turk e dorezoj Marien ne oborrin e Sulltan Mehmetit II, madje thuhet se u be Sulltanesh dhe lindi nje djale, i cili me pas u be Sulltan Bajaziti II, pra rezulton se duhet te ishte i nipi i princit Gjergj Arianiti.

Si theksova me siper, Princi Gjergj Arianit kishte tre djeme, i dyti quhej Kostantin, por nga kjo sage kuptohet se quhej dhe Gjel, qe eshte forma e shkurter dhe perkedhelese e emerit Gjergj.

Ekzistenca e dy emerave eshte dukuri e zakoneshme ne popullaten e krishtere albaneze, pasi njeri ishte emeri i pare pas lindjes, qe zakonisht ishte emeri i njerit prej pararendesve me te shquar te familjes dhe i dyti ishte emeri i pagezimit ne kishë. Kjo praktike aplikohet rregullisht dhe ne ditet e sotme si ne Polis dhe ne Shpat.

Kostantin Arianiti – Kominata – Komneni

Pas vitit 1456, Princi Gjergj Arianiti, bashkeshortja Petrina dhe tre femijet u vendosen ne Durres, qe si dihet ishte nen zoterimin e venedikasve. Ne Durres, ne vitin 1456  lindi Kostantini djali i dyte i Gjergj Arianitit me Petrina Frankoni, ku mori mesimet e para e me pas e derguan ne Itali.

Tomasi nuk u martua, ishte shendetlig dhe vdiq ne vitin 1484, ndersa Arianiti, pasi jetoj disa vite ne Itali se bashku me te emen, preferoj te rikthehet ne Albania, ku u konvertua ne myslyman, duke u shperblyer nga Porta e Larte, me detyra te larta ushtarake, por pati perfundim tragjik, pasi mbeti i vrare nga bashkatdhetaret, gjate nje ekspedite ushtarake kunder malesoreve albaneze.

Rrefenjat popullore thone se Gjergj Arianiti i kaloj vitet e fundit te jetes ne malet e Principates, duke luftuar kunder turqeve, ndersa ne realitet ai u vendos ne Durresin e Venecianeve, si rezulton nga burimet arkiviale veneciane (ASVe, Senato Mar, vol. VII: c. 23). Ne nje dokument te kesaj kohe rezulton se Dozha i Venecies, e kishte dhene urdher te posaçem Paolo Kuirini (Quirini), Bailò dhe Kapidani i Durresit, te perkujdesej me prioritet per familjen e Arianiteve.

Princi Gjergj Arianiti vdiq ne vitin 1462 ne Durres dhe u varros ne katedralen e Shen Maria te ipeshkevise  se Durresit. Baronesha Petrina Frankone Arianiti Komnena e mbetur e vè, se bashku me te tre djemt, ne vitin 1463 u kthye ne Itali, fillimisht ne trojet e prinderve e me pas ne Venecia. Pra Kostantini jetoj ne Itali, ku beri emer te mire, si permendet dhe ne historine e Italise.

Ne  Dizionario Biografico degli Italiani, volume 4 - Roma, i botuar nga Istituto della Enciclopedia Italiana 1962 (f. 141 – 143), Franz Babinger dhe Giorgio Fiori, trajtojne historine e familjes te Arianiteve, e ne veçanti trajton figuren e Kostantin Arianiti Komneni, qe ka jetuar ne oborrin e Monferrato Conca (Rimini). (Rivista di storia, arte, archeologia per le Province di Alessandria e Asti, CVIII:1999, pp. 67 – 82).

Zonja Petrina shkoj ne Venecia dhe me 3 shtator 1463, u prezantua perpara Senatit te Vendikut, ku u kerkoj senatoreve mbrojtje dhe mbeshtetje per djemt Tomasin, Kostantinin dhe Arianitin.

Ne 13 maj 1464, Senati i Venecias i njohu te tre djemeve te Gjergjit titullin patric venecian, madje familja e Arianiteve prezantohej publikihst me stemen e vet heraldike, me nje pamje karakteristike, nje mburoje rruzullake si e Akilit, me ne qender dy shqiponja, njera shqiponje e madhe dy krenare, qe mban ne kthetra skeptrin dhe sferen mbretrore, ndersa ne qender eshte nje shqyt, me shqiponje me nje koke, e rrethuar ne mbrojtje te dy arinjeve dhe tre luaneve, ne pozicion horizontal ne ecje si luani i Kunavise. Shqiponja dy krenare e Arianiteve gjendet e vizatuar ne shekullin e XIV, ne nje ikone ne shpellen e Letmit ne Çermenikes, qe njihet si treve ne zoterimin e Arianiteve.

Pasi Senati Venecian i njohu te drejtat e fisnikerise te djemeve, Zonja Petrina, deshironte te rikthehej ne Salento, ne pronat e prinderve ne Leçe, por vdekja e Tommasit dhe vrasja e Arianitet e tronditen dhe e detyruan te ndryshoj mendim.

Ne vitet 1484 – 1486 baronesha Petrina preferoj te transferohet ne Rome, e ftuar nga Kuria e Selise se Shenjte, qe i akordoj nje mbeshtetje financiare asaj dhe te Kostantinit.

Ne Rome, Kostantin Arianiti hyri ne sherbimin e Papa Sisto IV, ku per aftesi dhe merita i dhane detyren e protonotario apostolik edhe pse nuk ishte klerik, jo vetem kaq, por nuk kishte prirje dhe deshire per t’i u dedikuar fese.

Ne te njejtin vit, Senati i Venecies i rikonfirmoj titullin e patric venecian (ASVe, Misti del Consiglio dei X, vol. XXI, c. 117v, vol. XXXI, c. 228v, vol. XXXII, c. 229).

Me 11 korrik 1489 Perandori Federiku III, ne nje leter derguar Papa Inoçenci III, i konfirmon mbeshtetjen ne favor te Zonjes Petrina, si dhe te Kostantin Arianitit, i cili pas vdekjes te Papa Sisto IV (1484), i kishte lene detyrat ne Kuria e Vatikanit.

-----------------

-Ky Cikël vazhdon edhe në disa numëra të ardhshëm të ZemraShqiptare-

(Nga Italia, e dielë, 9 Mars 2014)