E marte, 16.04.2024, 07:29 AM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Rinisje e mrekullueshme

E merkure, 11.06.2008, 06:36 PM


Engjëll Koliqi
Rinisje e mrekullueshme

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Koha e heshtjes së imponuar po zgjatej. Tashmë shumë njerëz kishin filluar kalkulimin e pensionimit tonë, duke mbërritur – çuditërisht, deri në orvatje për zhvlerësime e për fshirje të të gjitha sukseseve të arritura, që nga antika e deri në stinën tonë. Nga ana tjetër, gjithnjë e më të theksuara kanë qenë edhe injorimet e anashkalimet kundër nesh. Në qarqe të caktuara kanë vepruar ditenatë në këtë drejtim, në mënyrë që ne të mbetemi të distancuar dhe vetëm vëzhgues nga larg, të të gjitha veprimtarive që ndodhin në këtë botë. Njerëz të caktuar janë angazhuar në këtë drejtim dhe janë përgatitur komplotet – njëri pas tjetrit, pandërprerë. Gjithçka është bërë që ne të mos jemi aktorë të veprimtarive, as dëshmitarë të ndodhive në botën tonë.

Në kërkim të ndryshimeve

Megjithë bllokadat dhe anashkalimet, ne nuk jemi ndalur asnjë çast. Gjithnjë jemi munduar të kontribuojmë, aq sa na është lejuar dhe aq sa kemi pasur mundësi. Nuk jemi ndalur as atëherë kur nuk na është lejuar veprimi – jemi munduar edhe nga distanca ta japim kontributin tonë. Edhe në çastin kur nuk na është lejuar asnjë veprim, ne jemi orvatur maksimalisht të kontribuojmë diç, dhe kur nuk kemi mundur të ndërhyjmë me veprimtari konkrte, atëherë nga distanca kemi plasuar vërejtjet, sygjerimet dhe këshillat tona, për çështjet dhe problemet e caktuara që kanë qenë në rend dite. Kur kemi parë se asgjë nga vërejtjet, sygjerimet dhe këshillat tona nuk po përfillet, atëherë kemi ngritur zërin e arsyes dhe britmat tona për ndryshime kanë marrë dhenë – gjithkëndej e gjithandej, në botën mbarë.

Megjithë shantazhimet e pandalura kundër nesh – deri në sharje naive, ne nuk jemi ndalur kurrë, por përkundrazi, duke mos njohur në asnjë çast urrejtjen, gjithnjë u kemi ofruar bashkëpunim në lëvizjen tonë për ndërrimin e botës me dashuri – edhe atyre qarqeve që na kanë penguar, që na kanë bllokuar, që na kanë përfolur, që na kanë shantazhuar, që na kanë sharë e që shpirtërisht na kanë vrarë. Nuk jemi ndalur në asnjë çast dhe nuk do ndalojmë kurrë, sepse jemi të bindur që ndryshimet pozitive kësaj bote i vijnë vetëm me dashuri dhe me veprimtari të pandalshme, deri në sakrifikime. Dhe, në kërkim të ndërrimit të botës me dashuri, duam të bashkëpunojmë me të gjithë dhe jemi të gatshëm, madje edhe deri në sakrifikime.

N'atë të bekuarën ditë të mrekullisë

Edhepse në shikim të parë dukej rastësi, unë besoj që me fuqinë dhe me vulën e mrekullisë, u njohëm bashkë, n'atë të bekuarën ditë, që shumë rrallë vjen në këtë botë dhe troket në dyert' e historisë. Që në çastet e para të njohjes sonë, u sheshuan shumë dukuri, veti, tipare e vlera të përbashkëta – në ne e midis nesh. Dhe, pikërisht përbashkësia e vlerave tona, duke filluar nga ajo e bekuara ditë e mrekullisë, po përhap dritën e vërtetë të dashurisë – anekënd botës dhe në mbarë gjithësinë. Që n'atë ditë të bekuar kur u njohëm ne, bota e civilizuar ka parë shembullin tipik të dashurisë njerëzore, me një fuqi të pakrahasueshme të mrekullisë. Që n'atë ditë dashuria jonë e sheshuar filloi të përhap rrezet e arta, me vezullima të mrekullueshme – anekënd botës. Rrezet e dashurisë sonë po ngrohin zemra njerëzore dhe po forcojnë besën e njerëzve vullnetmirë, kudo në këtë botë.
 
Paralajmërimi i fitores së madhe

Ne, që në dy botëra të ndryshme e të largëta, dikur ishim faktorë të ndryshimeve – secili në botën e vet - të injoruar e të anashkalaur, për një kohë të gjatë - tashmë jemi rikthyer bashkë, të gjetur nën rrezet e dashurisë, në të bekuarën ditë të mrekullisë. Tashmë janë shumë fakte e argumente që flasin vetë. Nuk kemi nevojë për proklamime, as konfirmime publike, sepse janë aktet e dashurisë sonë, me rreze mrekullie, që flasin e kudo paralajmërojnë fitoren e madhe në histori – përfundimin e epokës së intereseve e të urrejtjes e fillimin e epokës së mrekullueshme të dashurisë. Dhe kjo është rinisja jonë e përbashkët, në marshin triumfal, që hap kremten e madhe të ndërrimit të botës me dashuri. Kjo është fitore e madhe, jo vetëm për ne, por për njerëzimin mbarë të kësaj bote. Prandaj, lirshëm mund të kremtojmë e të këndojmë. Mund t'i brohorisim e t'i këndojmë lavdi fitores sonë të madhe, që po ndërron historinë e mbarë njerëzimit. Nuk do hakmerremi – nuk do i anashkalojmë, as injorojmë ata që na kanë penguar, që na kanë përfolur, që na kanë shantazhuar, që na kanë sharë e që na kanë vrarë. Përkundrazi, ne do i afrojmë. Do ua japim mundësinë që të marshojnë bashkë me ne dhe të kontribuojnë në historinë e re.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora