| E shtune, 08.03.2014, 06:45 PM |
Keze Kozeta Zylo
Me qerpikët e Diellit
Një degë mimoze qiellit ja nisa,
për nënëmirën time që aq shumë i donte,
me qerpikët e Diellit lotin rrokullisi,
magjia e saj dhimbshëm më pushtonte.
Mbi ballin e rrudhur mjegulla e bardhë,
i mbulonte flokët, thinjur, në të argjendta,
herë shfaqej si Diell, herë kthehej në Hënë,
s'di në ishje Ti, apo unë u çmenda?
8 Mars, 2014