E enjte, 25.04.2024, 03:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Mësuesi atdhetar Ibrahim Selimi

E premte, 07.03.2014, 06:50 PM


Rilindja  e mësuesit atdhetar Ibrahim Selimi

Nga Albert ZHOLI

Në fillim të shekullit 20, nën frymën e Rilindjes Kombëtare dhe përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin kombëtar   nga zgjedha e turqisë edhe  krahina e Tepelenës nxjerr krye me kontributin e saj  në lëvizjen kombëtare. Ishte koha kur shqiptarët nisën zgjimin e tyre kombëtare  për krijimin e shtetit të tyre të pavarur  dhe gjallinën  e ndarjeve të tyre kombëtare.

Në këtë sfond historia edhe treva e Krahësit përfshihet gjallërisht në kryengritjet  antiturke 1908-1912, si dhe çeljen e shkollave shqipe. Një rol të veçantë  në Krahës të Tepelenës ka luajtur dhe mësuesi atdhetare Ibrahim Selim Zyka, i cili në librin e ri monografik shfaqet si një personalitet i lëvizjes kombëtare dhe arsimit kombëtare.

Mbi supet e mësuesit atdhetare Brahim Selimi qysh pas vdekjes së tij në vitin 1935  mjegullat e kohës hodhën një heshtje të rëndë.

Po kush ishte Ibrahim Selimi?! Sipas  librit  monografik të autorit Bardhosh Gaçe, të parët  e tij Selim Zyka dhe Zykë Velika kanë marrë pjesë si luftëtarë  të shquar popullorë në luftrat dhe kryengritjet kundra pushtuesve turq 1834 dhe 1847  në krahë të kapedanëve të labërisë Tafil Buzi, Veiz Vasjari, Zenel Gjoleka e Rapo Hekali,  për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Plavë  e në Mal të Zi. Mësuesi atdhetarë Ibrahim Selimi qysh në rinin e tijë u ushqye me ndjenjat kombëtare duke mësuar gjuhën shqipe të Sheh Ademi në Berat sëbashku me kunatin e tij Dervish Medini dhe Krahsiot të tjerë. Në fillim të shekullit të 20 Ibrahim Selimi  ishte zëvendës I komandantit  të shquar Ismail Lesko Progonati në xhandarmërin e Janinës, i cili tregoj trimëri të rrallë në bandat e andardëve Grekë  që vrisnin e digjnin fshatarët e digjnin fshatrat shqiptarë e vllehë në Meçov e Paramithi.

Në Janin Ibrahim Selimi gjeti mjaft miq e shokë të lëvizjes kombëtare me të cilët bashkëpunoj ngushtë në vitet 1905-1908  nën këshillat e atdhetarëve  Isuf Bushi Halil Gjirokastra Theim Ezhgorani dhe Kadri Gjata, së bashku me Shaqo Buzin e Shuko Dalipin  shpërndanin librat e gazetat shqipe në Përmet,Tepelenë e Mallakastër.

Siç shkruan në letërkëmbimin e tij atdhetari Aristidh Ruci, “Puna e çmuar  për hapjen e librave shqip në Tepelenë kishte rënë në sy dhe të xhandarmërisë”.

Ibrahim Selimi pati besim të madh te lëvizja Xhon-Turke 1908 dhe shpallja e Kushtetutës nga Turqit e rinj për përfitimin e autonomis së vendit dhe lirisë së popujve të robëruar.

Ai mori pjesë në demostratat  e Janinës  por edhe në shpërndarjen e armëve në Çamëri e Himarë për nxitjen e kryengritjes Shqiptare për shkëputjen nga Turqia.

Në vjeshtën e vitit 1908 Ibrahim Selimi sëbashku me baba Ahmet Resulin e Qamil Rustemin sipas këshillave të klubit Shqiptarë të Manastirit  u përfshi në çeljen e shkollave shqipe në Tepelenë fillimisht  u çel shkolla shqipe e Koshtanit  e cila ashtu si shkollat  e tjera shqipe  në Matohasanaj, Progonat, Tepelenë e Labovë  u bë një vatër e zjarrt për hapjen e diturisë. Ishte kjo koha që baba Ahmet Resuli dhe Ibrahim Selimi patën marrdhënie dhe takime të ngushta e Petro Nini Luarasi, Çerçiz Topullin, Klubin Bashkimi te Janinës me Kadri Gjatën, Klubin Dritat e Gjirokastrës me Petro Pogën të cilët dhanë një gjallim të veçantë  lëvizjes kombëtare në jugë të shqipërisë.Në vitet 1911-1912 krahës çeljes së shkollës Shqipe të Krahësit  mësuesin Rilindas Ibrahim Selimi e gjejmë edhe në rradhë të kryengritësve në Tepelenë Kurvelesh e Mallakstër ku bashkëpunuan me mjaft figura të tjera të shquara  si Namik Delvina, Riza Runa, Ismail Kasua Kanan Mazja ,Selam Musai, për mbështetjen e  morandiumit të Gërçes në veri  dhe autonomin e shqipërisë. Jeta dhe veprimtaria atdhetare  e Ibrahim Selimit në fillim të shekullit  XX u dallua edhe  nga përkrahja e flakët e pavarsis kombëtare dhe qeveris së Ismail Qemalit. Në gusht të vitit 1912 emri I tij shënohet krahës krerve të tjerë  kryengritës  të kuvendit të Fierit  në takimin me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin si dhe përfaqsuesve të tjerë  të trevave të jugut.

Edhe në shpalljen e pavarsis Ibrahim Selimi dhe atdhetarë  të tjerë  Krahsiot morën pjesë në luftën  kundër andardeve Grekë që dogjën e shkatrruan viset jugore të vendit. Nga Tepelena Ibrahim Selimi sëbashku me baba Ahmet Turanin, Feim Ezhgoranin, Ismail Kason Arshi Shehun,She Beqirin I dërgojnë letër Ismail Qemalit dhe qeveris së  vlorës  për masakrat e  ushtarëve Grekë në jugë. Një kontribut të çmuar  mësuesi Ibrahim Selimi ka dhënë  edhe në  vitet 1919-1920   në protestat  dhe memorandumet  e dërguar Koferencës    Paqes në Paris . U takuan në Tepelenë  me të dërguarin  e Presidentit  Wilson të SH.B.A në Tepelenë  Gjirokastër  Përmet konsullin Josuf Havan për mbrojtjen e të drejtave  kombëtare shqiptare.  Në vitin 1920  emri  I  Ibrahim Selimit  gjendet  si  anttarë  I  komitetit    mbrojtjes  kombëtare   në Tepelenë   me    krye  baba Ahmet Duranin si dhe   në takimet  e trevave    Tepelenës  për  organizimin  e luftës    Vlorës  kundër  pushtuesve Italianë. Ai  ishte i pranishëm  në takimin  e Kurveleshit me  Riza Runën  Halim Xhelon  dhe Kanan  Mazen, Gani Alikon, Ismail Kason në takimet e Teqesë së  Turanit  si dhe  armatosjen  e luftëtarve  për  në betejat  e luftës    Vlorës, së bashku  me  baba Ahmet Turanin  Riza  Runën e Selam Musain ai mori pjesë    kuvendin në  Beunit ku  u  takua  me miqtë  e  tij Osman Haxhiu  dhe  Ahmet  Lepenica   krismat  e armëve të  luftëtarit të shquar  popullore Ibrahim Selimi oshëtinin  krahës  Kanan Mazes  e Selam Musait  e luftëtarëve të tjerë Tepelenas, oshëtinin  dhe në Kotë, Dreshovic, Bestrov, Risili ,Qishbardh  Qafën e Koçiut  dhe  Ullishtet mbi  Vlorë. Në  kujtimet  e  Çerçiz Sihatit thuhet: Atje    Bestrov  u  sulën  si  luan  mbi trim çelën  e armikut Riza  Runa, Ismail Kaso  e Ibrahim Selimi  e Tepelenas  të tjerë  dhe garnizoni ndaj të gdhirë u dorzua.  Edhe  pas luftës së Vlorës  si  kryeplak I fshatit Krahës  Ibrahim Selimi  dhe  parësia e Krahësit si Baro Mersini, Kalo Brahimi, Tafil Zeqo, Muhamet Ramadani, Zano Ysenji, Dervish Medini, Sulo Selmani në bashkpunim  me  Osman  Haxhiun,  Halim Xhelon    Vlorë dhe Asaf Cipin  e Thoma Papapanon në Gjirokastër u riçel shkolla Shqipe  në Krahës me Zyber Abedin  Leskaj . Në vitin  1921-1924 Ibrahim Selimi mori pjesë gjallërisht  në lëvizjen Demokratike të kohës  duke  bashkëpunuar ngusht  dhe Arshi Shehun, Halim Xhelon, Avni Rustemin e Veli Harshovën të cilët dëshironin  një fytyrë të re të Shqipërisë  sipas qytetërimit Europian. Mjaft kujtime  e dorshkrime të bashkëkohësve   të bën përshtypje qëndrimi I  Ibrahim Selimi e fshatarëve të tjerë të Krahësit në përkraheje të deputetëve  Petro Harito e Sulejman Delvina të krahut demokratik si dhe debatëve të ashpra  të Myfyt Bej Libohovo  e  partin e  asllanistëve.  Duke  u përfshirë    lëvizjen  demokratike të kohës  Ibrahim  Selimi mori pjesë    revolucionin  e  qershorit  1924 dhe përkrah Fan S Nolit  qeveria  e  Nolit e  caktoi  dhe  oficerë    Lushnjë , Peqin  e  Laprakë. Ai  ndjeu  zhgënjim të thellë  nga mefshtesia  e  qeverisë  dhe  administratë  shtetërore  por dhe  mjaft probleme sociale   e shoqërore  që nuk merrnin zgjidhje, takimet  me Naum Priftin në Lushnjë dhe Qazim Koçulin dhe Spiro J Kolekën në Tiranë për mjerimin dhe varfërin  e fshatarëve  dhe moszgjidhjen  e  tyre  nga ana  e qeverisë e brengosën  shumë atë.

Më 28 nëntorë 1924  Ibrahim Selimi mori  pjesë  në Kuvendin zakonorë të Labërisë  që u  zhvillua    Kuç të  Kurveleshit, si përfaqsues I trevës    Krahësit. Ishte  kjo  një  ngjarje  e  rëndësishme  në jetën  e banorëve të labërisë që ndikojë  thellë  në emancipimin e jetës dhe  eliminimin e  gjakmarrjes  dhe zakoneve të egra. Ai mori vetë pjesë  në disa pajtime  grindjesh  sherresh e gjaqesh në  Lopës , Mallakastër dhe Kudhës  si përfaqsues  I pleqësis    labërisë. Jeta  dhe  veprimtaria  e  Ibrahim Selimit  këtij atdhetari të flakt    Krahësit si  mësues  dhe  patriote  ka lënë  gjurmë të  thella  në trevën  e  Krahësit  e  Tepelenës  si  një  Rilindas I vonë  që nuk  kurseu  asgjë  për çështjen  kombëtare  dhe të  atdheut.

Ai  vdiq    vitin  1935 duke  lën  si amanet    koka  e  varrit    ishte    drejtim të shkollës  shqipe    Koshtanit, kështu  qysh atëherë  e  deri më  sot  ai mbeti  I  harruar  atje te  Bregu  I Shahut  mes  lisave  I harruar  nga koha .Nëpërmjet  monografis mësuesi atdhetarë  Ibrahim Selimi  figura dhe portreti I tij  ndriçohen për shërbimet  e mëdha që  ai  I  ka bërë Atdheut.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora