E marte, 29.09.2020, 05:45 AM (GMT+1)

Komente

Selim Hasanaj: Shqipëria në korporaten islamike për zhvillim

E merkure, 11.06.2008, 08:00 PM


Sali Berisha
SHQIPËRIA NË KORPORATEN ISLAMIKE PER ZHVILLIM
 
Nga Selim Hasanaj

Gazeta lajm info e Dardanisë diten e djeshme me 10. 06. 2008 publikojë nji shkrim të marr nga BALLKAN ku shkruen per antarsimin e Shqipërisë në Korporaten Islamike per Zhvillimin e sektorit privat që është pjesë e grupit të Bankës Islamike të Zhvillimit. Këtë e bënë të ditur drejtori i pergjithshem i Korporates Khaled Al-Aboodi. Marrveshja është nenshkruar nga pala shqiptare zavendsministri i Financave Sherefedin Shehu dhe presidenti i Bankes Islamike të Zhvillimit Ahmed Muhammad Ali.
Al Aboodi deklaroi se Korporata ofron ndihem per zhvillimin ekonomik të sektorit privat ndaj vendeve antare në perputhje me kerkesat e ligjit islamik - SHERIATIT. Në këtë menyrë Qeveria shqiptare po ndermerr një hap tjeter në drejtim të perdorimit të financave nga bota arabe, kushtet e të cilave në shumicen e rasteve ndryshojnë shumë nga ato të botes prendimore. Këtë vit per herë të parë Ekzekutivi ka nenshkruar nji hua islamike per financimin e segmentit rrugor Kalimash - Rexhepaj , me gjatësi 5.6 KM, që perbën nji nga pjeset më të vështira të rruges Durres - Morinë.

KOMENTI IM

Lajm ogurzi, vertetë nuk po asht lehtë per njeriun e thjeshtë të kuptojë se cka po ndodhë me neve shqiptaret. Personalisht gjithmonë kamë pa tek Kryeministri Dr. Sali Berisha disa gafe që ju thonë andej nga Shqipnia ndersa neve në Podin e Gurit në Dukagjin ju thojmë BUDALLAQE, por megjithate lufta e tij per demokratizimin e Shqipnisë, per largimin nga pushtetit të klyshve të satrapit Enver Stalin Hoxha, perkrahja e parezervë dhe perkrahja e aspiratave të Dardanisë sado që neper të gjitha këto punë të tija ka qenë e pamundun mos të ketë edhe gafe ai gjithmonë pat perkrahjen dhe simpatinë time. Shumë herë e doja dhe kishte simpatinë time vetem per inati të Fatos Nanos, Ilir Metës, Edi Rames, Erion Braqes , djalit të Leonid Brezhnjevit Skender Gjinushit ( e quej kështu sepse ka vetulla dhe pamje po sikur L.Brezhnjevi) e sa e sa tjerë pasardhes të Enver Stalin Hoxhes. Mirpo që Sali Berisha e meriton nji kritikë të ashper dhe serioze pse na lidhi me boten arabe nuk ka asnji dyshim. Unë e pershendes Dr. Sali Berishen dhe e pergëzojë nese ai ndjehet shqiptarë i besimit islam, por asesi nuk e pershendes, por perkundrazi e shaj nese ai ndjehet musliman shqiptarë dhe per bindjet e veta kobzeza e futi kur ishte president Shqipninë në gjiun e arabve islamist tue e ba ate antare të Konferences Islamike. Sali Berisha me bashkpuntorët : Prof. Dr. Bamir Topi, Jozefina Topalli, Lulzim Basha, Ridvan Bode, Astrit Patozi etj etj me sukses e suellen Shqipninë në aleancen Veriatlantike NATO, me sukses e zavendsuen Dr. Ibrahim Rugoven pas vdekjes së tij dhe lobuen neper tanë boten per mvetsinë e Dardanisë dhe hapin tjeter per kulmin e sukseseve të veta Dr. Sali Berisha ishte dasht ta bajë tue e nxjerr dhe c'antarsue Shqipninë nga Konferenca Islamike, e jo të merr ndihma e kredi nga kjo konferencë sipas ligjeve të SHERIATIT. Neve jemi shqiptarë, me mija vjet para daljes së Kuranit kemi pas Kushtetutë dhe Ligje , kemi Kanunin tonë, kemi Kushtetutat e dy shteteve tona shqiptare andaj perderisa Amerika na ka perqafue dhe na perkrah e ndihmon pa rezervë , cka dreqin na duhen neve ligjet e beduinve nomad të shkretinave të Sahares dhe kreditë apo ndihmat e tyne.
O Sali Berisha Tungjatjeta , harroe more burr selamalejkumin sepse je SHQIPTARË PASARDHES I PELLAZGVE , POPULLIT TË KRIJUEM NGA VET DORA E ZOTIT. Mos detyro popullin dhe votuesin tand met nam perjetë të jetve. Rruga Durres - Morinë nuk ka kjen e ndertueme deri sot, nese nuk ka mjete mund presim derisa ato të gjinden , por ma mirë edhe mos të bahet fare ajo rrugë se sa ti mbushim trojet dhe familjet shqiptare me shallvaregjinjë me mjekrra pa mustak.

Pershendetje per Dr. Sali Berishen
Nji shqiptarë i thjeshtë nga Dardania që jeton si mergimtarë në Norvegji.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora