E marte, 19.03.2024, 04:57 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Dardania serbe!(?)

E premte, 07.03.2014, 07:55 PM


Dardania serbe!(?)

Nga Fahri Xharra

Serbia antike, në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania,  sipas Dardanit, gjegjësisht Sardanit,  Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit,  dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë” . Zbulim epokal i serbëve.? ( në burimet e tyre).

Ky qëndrim irritues me Dardanët,  Ilirët,  Maqedonasit,  Epirotët dhe të tjerët si eksponentë të parë dhe kryesor të faktorit pellazg jashtë dukjes “si barbarë “,  që do t´ua përcaktojnë atyre ardhësit Grekë,  sipas të gjitha gjasave diku nga fillimet e shek.VIII-të para Kr.,  Dardanët dhe Dardaninë e më këte edhe Kosovën e tanishme si pjesë e pandashme e historisë dhe historisë shqiptare,  e kthen në epiqendër të njerit nga zhvillimet kyqe të  historisë së antikuitetit,  dhe se,  me këte,  ajo që është parë si vazhdimësi ilire-shqiptare,  jo vetëm që nuk vihet në dyshim,  por me një koherencë mbi katër mijë vjeçare,  fuqizohet dhe kështu një pikëpamje shpesh e diskutueshme fiton themelet e së përherëshmes.(Jusuf Buxhovi “ Kosova” )

Dikur ishin grekët që e mohonin të kaluarën tonë,  pastaj Roma,  pastaj Bizanti,  pastaj Turku Osman,  pastaj Serbi  dhe prap Serbia.

Për serbët dhe grekët,  shqiptarët dhe hapësira e tyre duhej të copëtohej me arsyetimin se se ata  me pranimin e islamit ( thuaja se të gjithë ?) ishin kthyer në instrument të Parandorisë Osmane dhe që paraqitnin rrezik për krishterimin europian. ( vitet kur na detyruan te largohemi nga ajo pjesë e Dardanisë )

Jo shumë largë nga qyteti i Nishit,  gjëndet Mediana,   një paralagje e qytetit të lashtë Nissus.(Nisi). Zbulimet arkeologjike dëshmojnë për madhësinë dhe madhështinë e kësaj rezidenceje  të Perandorit Ilir, Konstantinit të Madh e  ndërtuar në fillim të shekullit të katërt pas Kr. Ishte një vend takim i të mëdhenjëve  të Imperatorisë së Romës. Vendi i Medianës ishte zgjedhur posaçërisht në mes të Lumit të Nisit dhe banjove termale .

E keqja dhe fatkeqësia e jonë është se ajo sot i takon  Serbisë se neve me ndihmën e turkut na përzunë nga ato toka rreth viteve 1860 -1878 . Por edhe edhe më vonë u bartëm si muhaxher  dhe mbetëm pa plang  e pa shtëpi.

Një përshkrim i vogël i vilës verore të Konstantinit :  e zbukuruar me mozaiqe dyshemeje në një sipërfaqe prej 6 000 metrash katrorë,  me bonjo të shumta,  ndërtesa nëndheshme,  me du vila rustike,  hambarin e madh të drithit,  rezervoarin e  madh të ujit, qendrën zejtare.. Dhe në një vend mbi vilën ( e tërë ajo që e përshkruam paska qenë jo thellë nën dhe) është ngritur muzeu Mediana.

Në muzeun arkeologjik të Nishit (Naissussit) gjëndet një numër i madh i skulpturave -portretet e parëndive romake(edhe Romake,  pse jo?),  bizhuve të kohës dhe monedhave,  puntoria për prodhimin e armëve të argjendëta  etj.

Në shekullin a parë(psK) Dardania ra nën Romën,  por dardanët aty mbetën dhe e forcuan Romën. Dardanët aty ishin deri në vitet e fundit të shekullit të 19-të . Aty ishin, por na përzunë ! Fatkeqësi !

Ai regjion per skaj të Nisit ishte e njohur me emrin Via Militaris e cila e lidhëta Singidunumin ( Beogradin e sotëm),  Sedikën (Sofia) dhe Konstatinopolisin  (Stambollin e sotëm). Rruga Naissuss -Lissus (Lezhë,  Les) i lidhëte qendrate e rëndësishme të Ilirikut( Ballkani sot)- lidjen e Daradanisë së Moezisë së Epërme me limanet e Adriatikut (Dyrrachion,  Apollonia) si dhe më tutje ne Adriatik me  Perandorinë Romake.

Po lidhja Scupi dhe Naissus ? Po.Sigurisht që po,  dhe shumë e rëndësishme.

Deshta kësaj rradhe vetëm të përshkruaj skulpturën e Medianës ( burimi,  mediat serbe) e cila është simbol i perëndive të Dardanisë :Një perëndeshë Dardane,  me të gjitha atributet e një perëndesheje të cilën serbët e quajnë Krenaria e Nishit .

Sipas vlerave të saja estetike na viejnë shumë pyetje nga kureshtja se çka paraqet ajo shtatore dhe cilës kohë i përket: Aty është demi ,  simboli i pjellshmërisë dhe kamjes; simbole këto të universales njerzore. Labrisi,  sopata me dy anë, instrument i shenjtë në kultin dardan . Me dy tehat e saj thuhet që e materializojnë idenë e skajshmërive të cilat i e bashkojnë  dualizmin. Derri i egër,  zakonisht është shenjë e kafshës së sacrifices . Derri i egër paraqitet në kultin e Dianës,  Herakliut dhe Kalorësit Thrakas.

Demi  në dorën e perëndeshës e simbolizon blegtprinë e cila ka qenë shumë e zhvilluar në Dardani,  si dhe djathi i njohur dardan.Dardania  ishte  e njohur edhe për  nxjerrjen prodhimin e arit dhe i njohur nga literature romake aurum Dardanium . Pra cdo gjë e skalitur në Perëndeshën Dardane (DEA DARDANICA) e simbolizon  pasurinë dhe begatinë dardane.

Po pse Dardania serbe ? sepse ata asgjë ilire nuk përmendin në të gjithë begatinë që e zbulon nëntoka dardane,  e që sot fatkeqsisht është nën Serbi ..... se neve me ndihmën e turkut na përzunë nga ato toka rreth viteve 1860 -1878 . Por edhe edhe më vonë u bartëm si muhaxher  dhe mbetëm pa plang  e pa shtëpi.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora