E enjte, 25.04.2024, 12:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Natasha Lako: Politka shqiptare, të hedhë sytë nga krijuesit, pasi ata janë vlerë kombëtare

E merkure, 11.06.2008, 06:11 PM


Natasha Lako
Natasha Lako: Babai  im është arrestuar  më 27 maj  të  1950 ku  më la mua 2 vjece e gjysëm

Në momentin e ftesës për NATO ambasadori amerikan citoi disa vargje të miat

Politka shqiptare, të hedhë sytë nga krijuesit, pasi ata janë vlerë kombëtare

Nga Albert Zholi

Natasha Lako një emër tepër i lakuar në letrat shqipe. Një poete rrebele që kur merr në dorë penën, ska mik, shok, bindje, karshillëk. Ajo është vetvetja dhe vargjet e saj janë shëmbëlltyrë e vërtetësisë intelektuale. Energjike dhe gjithmonë kërkuese, jeta e saj përshkon një lumë pengesash të cilat ajo me punë, korrektësi, disiplinë, kurajo qytetare ka mundur ti anashkolojë pa thyer rregullat e etikës, pa cënuar sadopak kodet e saj të punës për të rënë në servilizma apo .  Eshtë ndër ta paktat femra shqipatre që në fillimet e levizjeve demokratike dha ndihmën e saj modeste por që më vonë u la në harresë pëe shkak të karakterit të saj serioz dhe duke qëndryar jashtë grupimeve me interesa meskine. Poezia për të është kryefjala e jetës që i gjallom shpirtin dhe i jep forca në kërkim të së vërtetës, të së bukurës, asaj që i mungon politikës shqiptare në përgjithësi.  Sipasa saj ti heqësh popullit  shqiptar artin,  poezinë, prozën,  do të thotë t’i  heqësh gjuhën  shqipe  dhe  do  të thotë të flasësh vetëm me  gjuhën e shifrave, ku atëherë nuk  do të  kishte më qënie dhe ndërgjegje shqiptare.  Zoti  është i  të gjithëve, edhe dielli është i të gjithëve, edhe gjuha shqipe është  e shqiptarëve.

-Kush ka qënë e papritura më e madhe e jetës tuaj në krijimtari?

-Ishte një kënaqësi shumë e madhe dhe shumë e papritur  për mua, kur në një moment shumë të madh historik të integrimit të Shqipërisë në botën perëndimore, dëgjova    në deklaratën përshëndetëse të ambasadorit amerikan në  Tiranë Withers të dhënë në konferencë shtypi (me këtë rast ftesën e Bukureshtit), të citoheshin tre vargje të një poezie  time.Madje të një poezie  që  edhe unë  në fillim  nuk e përcillja shumë  ndër mend. Ishin vërtetë  momente tepër  emocionuese, sepse  ishte mjaft  domethënës.Unë nëpërmjet  atyre vargjeve kuptova  se ju dha një mesazh gjithë popullit  shqiptar, me ftesën për hyrjen  në NATO. Është paksa  paradoksale që hyrja në NATO të ketë lidhje me poezinë lirike  të një poeteje, por kjo poezi është shkruar  për  agimet.Është një poezi që  është përkthyer  në hollandisht në fillim të vitit 1990, ku e emocionuar një piktore  hollandeze I ka dedikuar një pikturë.Unë jam çuditur  shumë, se me  thënë të vërtetën, në jetën time nuk  e kam përfillur  shumë këtë poezi. Dhe  kur  kam  shkuar në  Hollandë,  jam çuditur  kur  një piktore hollandeze  kishte bërë një  pikturë pikërisht me këtë  motiv të kësajë poezie dhe kjo ishte  çudia  e par  dhe çudia e dyta, pikërisht kur poezi është cituar nga ambasadori amerikan.Tre vargjet ai i citoi nga anglishtja të përkthyera, por unë po them këto tre vargje në shqip:

Kemi  shumë për të hedhur  prapa
Ashtu  siç  kemi  shumë  për  të lindur
Si nga agimet, dhe nata,
Vjen drita papritur

Ky është një mesazh shumë domethënës  për Shqipërinë. Në  vitet  ‘90-‘91 unë kam marrë  pjesë  edhe në lëvizjen e parë demokratike  dhe më bëhet  qejfi   ta them që mesazhi im poetik të përputhet edhe me çka i duhet Shqipërinë Ne vijmë  nga një  kohë që duhet të hedhim shumë gjëra mbrapa, pasi kështu mund të ecim përpara, por kemi shumë për të bërë akoma.Ky ishte një  mesazh  që  ishte kënaqësi ta dëgjoje.

-Kjo poezi a  është botuar në  ndonjë libër?

-Po është botuar  në  librin “E para fjalë  e botës”, pastaj  është përkthyer  në disa  gjuhë të huaja.Tani në vëllimin tim të fundit  unë nuk e kam futur  në libër. Unë falenderoj të gjithë ata që e duan letërsinë shqipe dhe e poezinë shqipe.Është hera e parë që ambasadori amerikan  përmend poetët  shqiptarë dhe poezinë shqiptare. Duhen përmednuar poetët. Ata janë bota e brendshme e njerëzve të thjeshtë. Duhen përmendur  poetë  si është Fatos Arapi i cili mori Kurorën e  Artë  në festivalin e Strugës para një muaji.Dhe të vjen mirë kur në raste të tilla soleme të përmenden poetët, ata që të gëzojnë shpirtin por që duken të shpërfillur  nga politika shqiptare. Por në fakt nuk janë të shpërfillur nga lexuesi i vërtetë, intrelektualët, populli, bota e qytetëruar.

-Në  shumë intervista që kam marrë me shkrimtarë dhe me  poetë  ata kanë thënë që ne jemi të shpërfillur nga vendimarrja, pra politika  na  largon dhe nuk na  afron, ju nuk  jeni  e këtij mendimi?

-Unë pikërisht jam e këtijë mendimi. Por bota e qytetëruar jo. Këtu fillon ai kufiri  midis  botës  së qytetëruar  dhe asaj  të paqytetëruar. Sikur  vetëm këtë mesazh të merrte  politika  shqiptare, përmenjda e vargjeve të një poeteje ditën e ftesës në Nato, e bëri ambasadori amerikan, por nuk i shkon ndër mend ta bëjë asnjë politikan shqiptar. Ato vargje i drejtoheshin politkës shqiptare, të hedhë sytë nga krijuesit, pasi ata janë vlerë kombëtare, janë ndërgjegja e kombit. Politikanët janë shumë të përkohshëm, poetët dhe shkrimtarët janë të përjetsshëm.Ky është një nga  ata mësimet që ne duhet të marrim nga integrimi në Nato dhe BE. Të mësojmë nga vendet perëndimore, respekti që ata kanë për krijuesit.Në  bazament të jetës  shpirtërore, të këtijë populli është letërsia dhe arti. Dhe ky është mesazhi  më i madh që i jepet popullit shqiptar, ose  drejtpërdrejt politikanëve shqiptar.

-Kush është  mendimi juaj  pse  është kjo  shpërfillje e politikës  shqiptare, gjatë një tranzicioni të tejzgjatur ndaj shkrimtarëve dhe të poetëve duke  ditur që poetët dhe shkrimtarët  janë  parapritës  të mendimit njerëzor të të  gjithë  vendeve?

-Sigurisht që janë paraprirës.Ne  tani  u  mësuam nga politika  të  flasim  edhe pak për  veten, dhe unë po them se kjo është një poezi që është shkruar  para viteve’90 por merr një kuptim në çdo moment. Mendoj që këto vite   ashtëquajtura  tranzicion, politika  ka gabuar dhe do të vazhdojë të gabojë  kur  ajo ndan artin nga organizimi I përgjithshëm shoqëror.Arti është pjesë  e ndërgjegjes  kombëtare, është pjesë e koshiencës.Dhe po të jeshë pjesë e koshiencës  është  gjëja më e madhe, më  ekzistenciale.T’I  heqësh popullit  shqiptar artin, poezinë  do të thotë t’I  heqësh gjuhën  shqipe  dhe  do  të thotë të flasësh vetëm me  gjuhën e shifrave, atëherë nuk  do të  kishte më qënie dhe ndërgjegje shqiptare.  Zoti  është i  të gjithëve, edhe dielli është i të gjithëve, edhe gjuha shqipe është  e shqiptarëve.

-Cfarë  ka shkruar për  herë të  parë  Natasha poezi apo prozë?

-Para disa kohësh  takova një mësuese të letërsisë që mbushte 90 vjeç (Unë kam  mbaruar  shkollën pedagogjike  të Korçës)  quhej  Virxhinia Pepo që ishte e  motra  e një  studiuesi dhe historiani  të madh  korçar, dhe për  çudi  më ka përmendur  poezinë  time të parë, që  unë  kisha varur  në shkollën  e mesme. Ajo shkollë nuk ekziston më tani.Ka qenë  një poezi  me titull: “ Mësueset  e klasës së parë”.Ishte  botimi im I parë në shkollë.U çudita  që ajo  mbante mend.Ajo nuk  mbante mend vetëm poezinë time  por  edhe hartime  të nxënësve të tjerë.Me një kujtesë fenomenale një mësuese 90-vjeçare.Bëhet fjalë për  një poezi të viteve 1962 .Unë    e kisha haruar  edhe vetë. Korça ka pasur  mësues të mirë që dilnin nga lice Francez.Unë  kam takuar  mësuesit e fundit  të  liceut frances.Kjo ngrohtësi dhe kjo mirëpritje e tyre  të bënte që të shkruaje.Po  ta konkretizoj edhe më  shumë, unë  poezinë  e parë timen  e kam  botuar  në gazetën DRITA e kam  botuar  në 26 janar të vitit 1964, dhe atëherë  isha 16 vjece.Ka  qenë  mikëpritja  e madhe  tek mësuesit  që unë  vazhdova përsëri të shkruaj.Ismail Kadare dhe Dhimitër  Xhuvani  I  morën poezitë e mia  kur  ende isha në  Korcë.Në  atë kohë nuk ka pasur  televizion në Korçë, dhe gazeta  Drita vinte një herë në javë  në mes të dimrit  dhe  unë shihja  të  botuar  poezitë  e mia dhe pastaj fillonja  të shkruanja, dhe atëherë gjeja  një mbështetje .Këtë e them  për  rininë  e sotëme, për  poetët  e sotëm  që nuk kanë një mbështetje,  dhe janë shumë të fortë  që rezistojnë. Kjo etje  për gjuhën,  këngën  dhe tingëllimin e gjuhës  shqipe ndoshta na bëri  neve  të shkruanim.Tani  mund të ketë talente të reja, poetë të rinj  për të cilët  nuk flet  njeri, nuk gëzohet njeri, dhe nuk mendon  njeri, kjo për  mua është pak  e trishtueshme.

-Kur  është botuar libri juaj i parë mbas kësajë dite kur ju e quajtët  ditëlindje të dytë?

-Ne shpesh  presim  që të  na  vijë  një gjykim  nga bota, të përkthehej  diçka në botë, të bëhej  një sukses dhe të tërheqim vëmendjen.Dhe mua kështu më ka ndodhur.Në fillim mua më janë botuar  këto poezitë e para, më është përkthyer  në bullgari.Ka qenë në vitet 1965. Atëherë në vitet 1971 u përkthye një antologji e poezisë shqipe në frengjisht nga një botues  shumë serioz  Melie.Kishte poezi të Kadaresë, të Dritero Agolli, të Fatos Arapit dhe përsëri çuditërisht  poezi të miat.Pse një poete shqiptare çuditet kur e citojnë gjithnjë. Edhe atëherë edhe unë e mbaj  mend  shumë  mirë  dhe mendova  se meqenëse Ismail Kadareja kish qenë redaktor I librit  tim të parë “Marsi  brenda nesh”, ka dalë në  1971, dhe mendova  se nga ai është influencuar që ka  përkthyer  poezinë time.Ne na ka mësuar shoqëria totalitare që I kthente të gjithë njerëzit në zero dhe na ka mësuar që të mos e  vlerësojmë dhe të mos e çmojmë veten tonë aq sa  duhet  sidomos në pozita e një vajze  të thjeshtë  dhe si një qytet si Korca.Dhe më  dukej  e çuditëshem që unë të përfaqësoja letërsinë shqipe në antologji që u  përkthente në frengjisht.Më tepër  kanë habitur  se më kanë lumturuar.Kjo ka qenë një sëmundje shqiptare që vjen jo nga paaftësia, por  paaftësia në sistemin e vlerave.Cdo popull ka sistemin e tijë të vlerave. Edhe bota shqiptare kulturore ka një klasifikim  vlerash.Kështu mendoj se mungon një kritikë letrare, kjo kritikë   ekziston por  nuk ndjehet.Ka pasur raste kur  unë I kam pyetur  mësues letërsie   dhe i kam provokuar dhe i  kam thënë  se  kush shkrimtar shqiptar ju pëlqen “dhe ato  do të përgjigjen vetëm Kadarenë.Ose po të jetë partia socialist e në  fuqi, ose ai  kryeministër që pëlqen  Dritëroi Agollin  do të përmendin atë.Kjo është e vërteta, por  kjo  është skandaloze  për  një  mësues  letërsie  dhe është një  indiferentizsëm, dh e e krahasoj me at ëmësuesen time  90-vjecare.Unë  mendoj se në  dorën e ,mësuesve të letërsisë varen shumë gjëra .Unë kam lexuar para pak kohësh një antologji me tregimet më të mira botërore në amerik, ku ishte përpiluar  në bazë të anketave të mësuesve të letërsisë.Botuesi  anketonte të gjithë ,mësuesit  e letërsisë  së amerikës  dhe të Anglisë.I thoshte më thoni  juve  të cilët  tregime ju pëlqejnë më shumë  juve  apo nxënësit, dhe nga ky  klasifikim  ai arrinte të nxirrte një libër të vetëm.Edhe këtu tek ne mendoj se mësuesit  e letërsisë  mendoj se duhet të jenë një shtysë mjaft e madhe në fushën e letërsisë.

-Tashmë ju jeni larguar përfundimisht nga politika?

-Nuk largohem  asnjëherë përfundimisht. Fjala përfundimisht  nuk ekziston  sepse  unë kam mbaruar  për gazetari  dhe diploma ime është për gazetari.Më  është  e  hequr e drejta e  ushtrimit të profesionit tim në këtë fushë në vitin 1975-1976.Unë  këtë 13 maj  mbusha 60 vjecc.Babai  im është arrestuar  më 27 maj  të  1950 ku  më la mua 2 vjec e gjysëm.Kjo gjë më bëri, dhe më hoqën  që unë të mos punoja në gazetari, sepse gazetari është gjithmonë më  afër pushtetit  qëndror  në atë kohë.

-E ke vuajtur  në atë kohë  këtë të padrejtë?

-E vuaj më shumë  sot, sepse nuk ia kisha treguar asnjeriut, dhe tani  më duket e pamoralëshme që ta tregoj.

-Mendoni  që  gazetaria e sotëme shqiptare është një  gazetari objektive?

-Apsolutisht.Edhe gazetaria e sotëme është ajo gazetari  që mendonin ato atëherë.Nuk është akoma e pavarur plotësisht.Mendoj  që duhet të merren më shumë  vajzat  në këtë fushë, sepse  shoh veten time me atë  profesionin tim të hequr.

-Pse vajzat, ne meshkujt nuk jemi pranë asaj gazetarie që mendoni ju?

-Vajzat sepse, më duket  sepse  ai profesion i  imi i privuar ia ka  kaluar atyre.

-Ju keni punuar edhe për skenare filmash, keni punuar njëkohësisht në organe të ndryshme shtypi, ku e keni gjetur më mirë veten?

-Unë më mirë veten  e kam gjetur  në krijimtari  sepse, edhe me botën e  imazhit në kinostudio e kam  gjetur  mirë veten, por krijimtaria është vetja ime, ajo që lind, buron dhe më jep krahë.

-Kush ka qenë gjëja me  e bukur në pjesëmarrjen në festivale?

-Ditët e mia më të bukura në festivale janë  kur  unë kam takuar  dhe kam  punuar  me Vaçe  Zelën.Është një këngë me Feim Ibrahimin që është një  kompozitor  shumë I mirë dhe kënga quhet “ Mirmëngjes” dhe një këngë tjetër dhe kjo ka qenë gjëja me  e bukur.

-Po në krijimtari ku e keni ndjerë veten më  keq?

-Më  keq kur  më kanë bllokuar librat.Në  suksesin tim  në filmin “ mësenjtorja”,    dhe më është bllokuar edhe një libër  tjetër………. Më  janë  grisur  katër  faqe  dhe më  kanë thirrur  dhe më  kanë thënë  se duhet  zëvendësuar  me katër  të tjera  dhe unë I zëvendësova me poezi të tjera që nuk ishin si ato të parat.

-Cështë dashuria për  Natasha Lakon?

-Dashuria është gjithshka, është jetë, pa  dashuri nuk ka  lëvizje njeriu.

-Kë  vlerëson dhe kë  kritikon  më  shumë tek një  njeri?

-Më  shumë hipokrizinë e kritikoj dhe sinqeritetin  e vlerësoj shumë.

-Në qoftëse  do të ishe e pushtetshme, çfarë do të bëje?

-Do bëja shumë gjëra.Po më përpara do të bëja  një gjë  të thjeshtë që e kisha menduar që kur  isha deputete  në ’91, që  të vinja  tabela në të gjithë rrugët  e Shqipërisë, për të treguar orientimet, sepse  nuk është vetëm për  orientim  që është e nevojëshme në jetë por  tregon edhe  një nga fazat  e para të organizimit dhe të disiplinës.

-Cfarë i mungon  sot politikës  shqiptare?

-Sinqeriteti  i mungon tërësisht.                                           

-Krijimtaria shqiptare shikohet  që ka një inflancion të prodhimtarisë, ju si do ta citoni këtë?

-Për  mua më mirë që ka inflacion, rëndësi  ka që të ketë  një kritikë  dhe unë  mendoj se gazeta shqiptar e  mund ta tregojnë këtë kritikë por jo në  faqet  e fundit, siç  bëjnë zakonisht.Dhe të bëjë  analiza dhe kjo thjeshtë reflektare  të përkthimeve  të ndonjë autori të  huaj.

-Cfarë ju lidh me Zhuliana Jorganxhi?

-Korca dhe  krijimtaria .

-Si ka mundësi që Korça ka nxjerrë dhe gjithmonë nxjerr poetë dhe shkrimtarë  të mirë?

-E kam vrarë edhe unë mendjen shumë.Por unë them  ngaqë është klima  ku nuk piqen gjërat menjëherë  siç molla  për shembull që do një klimë të ftohtë  dhe të ngadalëshme.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora