E enjte, 25.04.2024, 11:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mësuesit tim Zukë Hajdinit

E merkure, 05.03.2014, 08:24 PM


Me rastin e  Festës së Mësuesit :

MËSUESIT TIM  ZUKË HAJDINIT

 

Edhe unë u rita ,

U bëra burrë

Dhe po hapëroj në pleqëri !

Por ndaj Jush , mësuesi  im i  dashur –

Ende po e ndiej vetin si fëmijë !...

 

Edhe sot

Zemra ma thotë se ke qenë mësues i pa shoq ,

Ndaj Jush kam shumë obligime !...

Më bëhet se Ju kam shumë borxh ,

Se me Ju – më lidhin shumë kujtime ...

 

Edhe sot në ditët e vona

Më bëhet se në bankë të shkollës –

Ulur para Jush qëndroj !...

Këshillat dhe mësimet Tuaja –

Kurrë nuk do t’i harroj !

 

Edhe sot

Më kujtohen ato ditë fëmijërie –

Kur fjalët Tuaja të ëmbla prindërore

Më përcillnin kudo

Edhe kur ruaja delet atje në bregore !...

 

Edhe sot ,

Kur ulëm e shkruaj – dridhem !

Këshillat Tuaja i kujtoj –

Se si duhet të shkruaj pastër e bukur

Dhe rrjedhshëm të lexoj !...

 

Edhe sot ,

Kur meditoj dhe evokoj ,

Kur këndoj e luaj me çifteli ,

Këngët e para i kujtoj –

Ato këngë që m’i  mësove Ti !...

 

Shtigjeve gjembore –

Stuhive  rrugëtove ...

Kurrë nuk u gjunjëzove ,

Kurrë nuk u dorëzove !

Por Festën e Mësuesit

Kurrë  nuk  e gëzove !...

Edhe sot i kujtoj kohërat

Kur Ju përhapnit shkronjat

Me mund e me halle ...

Nëpër  malet  tona –

Ujqit hidhnin valle !...

 

Ti ike e shkove

Në rrugë të pa kthim ...

Librin që m’ dhurove –

Më mbeti kujtim !

Është dhuratë e shtrenjtë ,

Është kujtim i shenjtë !...

 

Shpirti Yt  dritëplote

Në amshim pushon ,

Por vepra e Jote –

Rreze drite lëshon !

Hienat u shporrën –

Kosova e lirë lulëzon !

 

Gjilan, më 05 Mars 2014 .     Demir KRASNIQI



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora