E enjte, 25.04.2024, 08:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Çudira që nuk më çudisin

E merkure, 05.03.2014, 07:17 PM


Çudira që nuk më çudisin

(esse)

Nga Përparim Hysi

"Dollibashi" i kësaj esseje, në mund ta pagëzoj kështu, është Faslli Haliti. U takuam si në këmbë ( për të qenë i drejtërdrejtë: ai më ofroi me bujari tavolinën ku qe ulur me të shoqen e kunatën), dhe Faslliu si Faslliu. Nuk lë rast pa mos treguar shpirtgjerësinë e tij si njeri, së  pari, dhe, ca më tepër, si krijues disaplanesh. Faslli Haliti është edhe piktor (profesion i  i parë i tij), edhe poet ( si poet ka një staturë që pak i afrohen), edhe prozator, edhe publicist, edhe përkthyes, edhe... po mos vallë janë pak vlerat e këtij Njeriu të madh dhe aq të thjeshtë e njerëzor. Kur shkrova në krye se është"dollibashi" i kësaj skice të thjeshtë, mos kujtoni  se po i jap një atribut që nuk e meriton. Kalimthi u pamë dhe, kur pa që i refuzova ftesën aq bujare për të pirë një kafe me të, më tha: - Shiko, ke qëlluar drejt në atë ndajshtim që i ke vënë Fatmir Terziut. Tha, kështu, dhe, si për ta bërë sa më të qartë emërtimin tim për  Terziun, shpjegoi:- E ka quajtur "vidë pafund!"(u tregonte të shqes dhe kunatës). Dhe ashtu është. A e pe gjithë ato shkrime që dolën dje  në anglisht tek "fjalaelirë"?. - I pashë, por tanimë janë çudira që nuk më çudisin. Dhe e vërteta kështu është: Fatmir Terziu të jep përshtypjen e një krijuesi që vërtet të çuditë. Atë nuk e ndjek dot. Sikur e ndjek dikush me shkop dhe ik të ikim. Ik të ikim, është veç një shprehja ime e varfër që nuk ia gjej dot vegën ku ta varë. Se, sa u ndava me Fasllinë, hyra tek "Fjala elirë" dhe "vidapafund", sakaq i kish nxjerë në mejdan edhe dy poezi të reja: njëra për  gurët e Elbasanit dhe tjetra... epo kot që të lodhem. Sa pa dalë në dritë kjo skica ime, Terziu jo vetëm ka bërë "dizenjon" e  një "rrobe të re", por ka prerë e qepur gjithë "kostumin". Se i tillë është: poezi, prozë deri romane, tregime për fëmijë,gazetar, përkthime, kineast, kritik i dorës së parë, mësimdhënës deri akademik dhe hajde e ndiqe po qe i zoti. Kur them janë çudira  që nuk më çudisin, vlerësoj se janë çudira të bukura. Çudira që të kënaqin, po se po, por të zgjerojnë horizontin. Të tillë "vrapim të bukur", në mund ta quaj kështu, e kam vënë re tek Profesor Murat Gecaj, tek Vullnet Mato,tek profesor Vangjushi, tek... e ku më vijnë në mënd të gjithë?!

*    *   *

Kur flas për "Çudira që nuk më çuditin" (këtu fut gjithë çudirat e bukura  të krijuesëve që njoh), dua që me skicën time të shkoj dhe pak më tej. Në kaleideskopin e këtyre çudirave ( se aq të shumta janë këto çudira) dua të fut një sërë krijuesish që janë kthyer në vlera të vërteta  të letërsisë mbarë  shqiptare. Unë nuk ka ditë që mos lexoj dhe, po kështu, nuk ka ditë që mos inspirohem nga dhjetra krijues që pasurojnë fondin e Letrave Shqip. Ajo që më shtyti për këtë skicë është dhe diçka tjetër: shoh një rinim në fushën e letrave, sidomos, nga mosha e tretë. Kjo moshë ( vet jam i kësaj moshe) po e bën ferk. Kur shoh Profesor Vangjush Zikon (nga më të moshuarit) që shkruan si djalosh, më bëhet zëmra mal. Profesor Vangjushi ka mbi 5 dekada që shkruan dhe, sikur dikush mos e njoh nga  afër, po të gjykojë nga ç'shkruan, me siguri do të thotë  që ky është një riosh. Dhe mos kujtoni se del si hëna për bajram. Përkundrazi. Është i pranishëm dhe vital si askush. I tillë është dhe Faslli Haliti. Është e pamundur që mos ia bëj "bam": o me poezi, o me përkthime, o në prozë. Herë- herë Faslliu shfaqet dhe si publicist dhe polemist therës. Di mirë t'i vëjë pikat mbi i. Natyrisht, unë nuk kam si fut në këtë "kaleidoskop" gjithë krijuesit që njoh. Në merrem me moshën e tretë, se me këtë moshë më "piqen" urat. Befasohem me esseistë si, Piro Loli (unë Piro Lolin e kam quajtur Piro Esseja). Po kështu esse me vlerë shkruan  Roland Gjoza. Dhe ky, Rolandi, ka një sërë dhuntish: prozator,poet, esseist,skenarist filmash. Bumi i shkrimeve në prozë e poezi ëhtë i madh. Sidomos, nga diaspora. Nga Kanadaja vërshon  Kristaq Turtulli (e kam quajtur Kristaq Romani), që, veç prozës, shkruan dhe poezi. Ka një poet të moshës së tretë që quhet Janaq Pani që,veç poezive të bukura, shquhet dhe si fabulist.

*    *    *

Kur zbret nga Kanadja në Amerikë, hasë në një tufë krijuesish që nuk di kë të lakosh më parë. Dalan Luzaj,Agim Bacelli, Kostaq Duka,Eshref Ymeri, Thani Naqo, Laun Kalana,Pandeli Simsia,Shpëtim Kastrati, Fation Mehmeti,Fiqri Shahinllari, Fuat Memeli e plot e plot të tjerë. Padyshim, s'ke si mos befasohesh nga Raimonda Moisiu, Ilriana Sulkuqi, Kozeta Zylo,Julia Gjika, Eleonora Gjoka, Rozi Theohari, Albana Mylyshi, Elisabeta Kondi etë tjera. Në grupi e krijuesve,s'kam se si mo lakoj emrin  e Meri Lalajt:kjo është disaplanesh: prozë,poezi,përkthime  dhe,sidomos, me monogrfitë me vlera të pakompensueshme.

Por ajo që dua të vë në dukje, në këtë vërshim të moshës së tretë, po bëjnë bum në fushën e letërsisë artistike, njerëz që para viteve ' 90 të, nuk kanë shkruar apo botuar as edhe një shkrim. Kjo  gjë ka ndodhur për arsye subjektive. Tani ata kanë pse hyjnë në atë që unë e quaj "kaleidoskopi im". Kur flas për të tillë (të më falin në nuk  qëndroj tek të tjerë), nuk kam se si mos veçoj dy nga më përfaqësuesit: Luan Çipin dhe Petraq Pali. Luan Çipi që sapo plotëson tetëdhjetë vjeç, jo vetëm e ka filluar vonë të shkruarit (pra, ka hyrë në këtë valle vonë), po ka botuar disa libra në prozë e poezi dhe, pothuaj, si një riosh, nuk ka javë qoft dhe ditë,që mos botoj diçka. Ka një lehtësi në  krijmin e vargjeve, sa të duket se më lehtë e ka të shprehet me vargje,se sa të flasë. Bum me shkrime, në prozë e poezi ( edhe ky nuk ka botuar asgjë pra viteve '90-të),ka dhe 70- vjeçari Petraq Pali. Në prozë lëvron si tregimin, novelën,por dhe  romanin. E veçanta e këtij është se trajton tema të tilla me agjentë e spiuna,sa e meriton atë emër që i kam vënë: Zhorzh Simenoni i letërsisë shqipe.

*    *   *

Nuk mund të rri pa përmëndur dhe dy shkrimtarë të moshuar me të ciltë rri pothuaj përditë: Irfan Bregun dhe Duro Mustafai. I njoh mirë se jo vetëm kanë shkruar dhe botuar (sado që kanë nga tetë dekada), por di  që po u hanë duarët për të nxjerë qoft dhe dy libra këtë vit. Duarët u hanë, po xhepat s'kanë. Koloneli në lirim, një "ujk i vjetër deti", mbi tetëdhjetë vjeç,Fatosh Voshtina,autor i disa librave ku evokon gjithë "maratonën" e bazës detare në Vlorë dhe marinës shqiptare. Gudar Toto (edhe ky vetran) sado që me profesion është ingjinier minierash,është autor i dy librave voluminozë me proverba. Po doli një fjalë e urtë nga goja e akcilit, i urti Gudar Toto, nuk e lë të bjerë në tokë. Siç duket, përgatitet për librin e tretë. Është mbi 75 vjeç.Sidoqoftë, duke kërkuar ndjesë për ndonjërin që nuk e kam përmëndur, u them: është krejt shurdhim kujtese. Në fund të fundit, në këtë skicë unë dua të falnderoj të gjithë ata "rioshë" të moshës së tretë që me shkrimet e tyre me vlerë, në këtë kohë,kur interneti ka "shpejtësinë e dritës", pasurojnë fondin e Letrave Shqip.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora