E enjte, 18.04.2024, 07:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Ramiz Lushaj

E enjte, 06.03.2014, 08:08 PM


Ramiz  LUSHAJ

 

DHE VJEN NJË DITË

 

Mikut tim, Haki Zllami, poet, publicist

 

Dhe vjen një ditë

që as Sahati i Madh i Tiranës

nuk punon si Orët Diellore të Vendlindjes.

 

Dhe vjen një ditë

Kur i thinjur i rikthehesh Vendlindjes

Në aromën e tokës, flladin e bjeshkëve,

në udhët, ëndrrat, malet,

Ku të njohin  njerëzit, lulet, piedestalet,

Ku njeriu rritet e rritet,

Rinohet e rinohet,

Bashkë me vitet.

 

Tirana i ka të gjitha nga pak e nga pak

E bëhet e madhe,

`               E madhe,

Kap edhe lartësi epokale.

Tropoja i ka të gjitha me shumë, e shumë,

Endrrat, malet, lapidarët,

Lumenjtë, gështenjat, arrat, hallet,

kangët, vallet, Orët, Zanat, bukuritë,

E nuk mbetesh i vogël

Në asnjë ditë, në asnjë vit.

 

Dhe vjen një ditë

Kur Tropojës i rikthehen bijtë...


PLAVË - GUCI
 
Plavë-Guci:
Sofër e Diellit.
Kupë e Qiellit.
Gjelbrim i Prilllit.
 
Plavë- Guci:
Sy i  kaltër i Valbonës.
Lot i sotëm i Limit.
Plis i bardhë i Alpeve.
Palcë e asht i kombit
Në njëmijë faqe.
 
Plavë-Guci:
Arbani e Vogël.
Ballkon i Alpeve.
Fortesë e Pejës.
Derë e Shkodrës.
Kojshi  eparë i Malësisë së Gjakovës.

Plavë-Guci:
Luftë me shtatë krajli.
Djepe në gjashtë kontinente.
Lavdi  sa për tetë planete.
 
Plavë-Guci:
Zana e Pavarësisë,
I dhe gji Historisë,
Dritë bujarisë...
 
Plavë-Guci:
Shkambi i Vujkut
Kufindarësi yt  në tri shtete:
Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi.
Pjesë e shtyllës vertebrore të kombit mbete,
Në  Përjetësi.
 
Plavë-Guci:
Me fiset e tua: Kelmend, Hot, Berishë,  Kuç, Triesh...
Në tre bajrakë: Vuthaj,  Martinaj, Arzhanicë.
Në gurë të varreve me mbetë
Ringrihen martirët  e lirisë si në legjenda
E ndezin  vendin flakë...
Ringjallesh prapë.
 
Plavë-Guci:
E nderuara e Kombit.
E bekuara e Zotit.
Bukuri e Qiellit dhe e Tokës.
Mrekullia e Tetë e Botës.
 
Vuthaj, 2 gusht 2012
Shkrue tek shtëpia e Avdyl Dedushaj



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora