E enjte, 25.04.2024, 07:11 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Mentaliteti kosovar në peshojë

E marte, 04.03.2014, 07:30 PM


Mentaliteti kosovar  në peshojë  të drejtësisë!

Nga Asllan Dibrani

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve  ndarje , ka kuptime të ndryshme,   po në të shumtën e rasteve   kjo     fjalë përfundon në  demin e njërës palë;

-Si për shembull ndarja e festave ka kuptimin ,   në festat  nacionale   të krijuara  gjatë historisë . Ndarja e çmimeve (e librave, e dhuratave  bëhet në bazë të    vlerave  si krijues,   veprimtarë  etj ). Ndarja administrativo-tokësore, ndarja e të ardhurave. Ndarja shoqërore e punës në familje  në kolektive, po edhe në  shoqëri . Ndarja e fjalëve në fund,  në të përditshmen e   të folurit  në vlerësim debat, apo në     ndonjë   takim   kulturor  me fjalë të ëmbla  e afron   dikë, po edhe  e    hidhëron! Ndarja e punëve midis pjesëtarëve të familjes, gruaja (nga burri). Ndarja e tregjeve (te botës) nga superfuqitë. Vija e ndarjes kufitare   krahinore  apo rajonale  gjithherë dikush është i dëmtuar marrim shembull  rrudhjen e trojeve tona     që kemi pësuar një   ndarje   kufijsh të pa drejtë   në dëmin  e kombit tonë. Ndarja e shoqërisë në klasa është një temë që do ta rrahim sot e cila     në kohët e fundit ka lëshuar rrënjë  si fenomen     i ndarjes     familjes   vëlla nga vëlla  pa drejtësisht , me rrena  intriga  ,   mashtrim  deri ne një  degradim të shoqërisë sonë duke e cenuar    moralin në sheqerinë  karakterin dhe   faktorin njeri.

Ky fenomen  është në kundërshtim me të vërtetën e të tashmes, por as në të kaluarën  nuk eshët përballur shoqëria  kosovare me aq një  nivel    të ultë  ne etiken njerëzore , morale  të kulturës dhe të drejtësisë. Sot   njeriu  i   sëmurë , njeriu   i moshuar , i plagosuri ,  i   varfëri

ish luftëtarët  , ish të burgosurit politik  nga regjimi  serb,   janë të ndarë në  klasa bile

në klasën  ma të  fundit    si pjesë  e  shoqërisë kosovare. Fenomenet e tilla nuk janë   në përputhje me të drejtën, me rregullat a me ligjet e shoqërisë se  zhvilluar, po  kjo plagë    në Kosove  është   shumë e  shprehur.  Aty ku duhet te shprehet  realiteti     solidariteti dhe    humaniteti , pikërisht, aty shkelet, aty nuk mbrohet   drejtësia duke filluar nga   organet    shtetërore deri të     anëtaret e familjes së ngushtë!.

-Mendim i padrejtë epet     në vazhdimësi    për këtë kategori njerëzish ndoshta  si ma krah thamë nga vet ndërgjegjja e tyre  duke e ruajture  etiken   njerëzore , bien viktimë  e   atyre  grackave   dhe manipulimeve të tjetrit qe ne shpirt e kane  paranë.

Në mënyrë të padrejtë, me padrejtësi rreshtohen ca  kategori njerëzish  ne polin  tjetër ; jo siç është e vërteta dhe e drejta, duke i mbajtur anën dikujt dhe duke e shkelur   të drejtën e tjetrit    hasim në   të përditshme e  shoqërisë kosovare. Këto fenomene  ne   segmentet shoqërore   prapë  gjykohen  shpesh përmes    shtypit, apo  nga gazetarë të ndryshëm ,   po edhe     të pajisur   me etiken e    qytetarit   ngrehin zërin e tyre .Ky fenomen        i së keqes      gjykohet edhe përmes  humorit , që shpesh   gjërat nga humori  janë realitet  dhe   shpesh ndikon  që humori të ndërhyj    këto   veprime negative  dhe ta  realizoj     synimin   kritik ndaj të keqes qe reflektohet     parametrat shoqërore. Po , në ketë rang    të krijimtarisë letrare  hynë  edhe   krijimtaria  satirike   siç është një fjalë popullore  "Qesh e ngjesh ".Shkrimet  satirike janë që fshikullojnë me anë të ironisë së hidhur e therëse dhe të sarkazmit  i lufton  të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve dhe  të shoqërisë. Edhe karikaturat janë  shpesh të shoqëruara me tekste  dhe dialogjet e personazheve zakonisht të shkruara më lart, ose më poshtë të imazhit.

Paraqitje e   një karikature  të realizuar nga vet autori i shkrimit Asllan Dibrani ku pasqyron   kryekasapin Sllobodan Milloshoiviqin   në një karikaturë   si synim të  rrënimit    të globit botëror  nga   nxitja e një  lufte    të pa drejtë  kundër shqiptarëve!

Përmbajtja e karikaturave është shumë e gjerë – thjeshtë bazuar në trajtimin komik të politikës të ditës të shprehura  në vizatime, në humor ironik si  citate nga kultura etj.

-Karikatura  u zhvillua edhe të populli shqiptar  sidomos pas luftës se dyte botërore sidomos  në revista të  ndryshme të botuara në gazetat ditore dhe javore. Arti gjerman  në karikaturë ishte më i dominuari në Evropë .Disa nga këto karikatura janë për t’u konsideruar si propagandë e pastër nga perspektiva e sotme edhe me pasoja të gjëra në shoqërinë tonë.  Në këtë kontekst tematik, po ju sjellim edhe një  humor   nga   aktorët tanë  nga e cila  përmes humorit     sjellin    edhe  gjysmë të vërteta, apo edhe   si të vërteta  nga e cila  pasqyron   ndarjen e  një  familje. Përmes  asaj skene  humoristike pasqyron drejtësinë në peshojë ne realitetin  kosovar  , për shkaqe  te interesave  të ngushta  sa qe   protagonistet kryesor janë  tre vëllezër  nga i cili       prizmin    moral përpiqen të dalin   ma trima  , ma të besës .ma  heronj ata  qe kishin ikur      nga  lufta   se sa ai që kishte qëndruar me armë në dorë    duke  e mbrojtur   atdheun!!!???...

>>>>>> Kliko mbi videon poshtë <<<<<<<<<

http://www.youtube.com/watch?v=g19tHbtVptg



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora