E merkure, 24.04.2024, 03:16 AM (GMT+1)

Mendime

Rexhep Dedushaj: Më në fund reagoi mërgata

E marte, 04.03.2014, 06:50 PM


ME NE FUND REAGOI MERGATA  SHQIPTARE

Nga Rexhep DEDUSHAJ

Si duket ne Shqiptaret pa rene ne shkallen  me te fundit te rrezikshmerise per zhdukje nuk dijme te bashkohemi apo si thot populli :Pa t'ardhe thika te ashti!!

Kjo u pa edhe keto dite te Shqiptaret ne trojete e veta shekullore ,nen Malin e Zi.Pasiqe gati ia dhane Ulqinin ,aqe te deshiruar prej tij,Gjukanoviqit,u bashkuane partite e tyre atje ( fatkeqesisht jo te gjitha!?)dhe i thane ati te rrinte ne Ceti,sikurse dikur kur ia pati mesyr Shkodres!!

I doli gjumi edhe mergates tone dhe se bashku te gjitha shoqatate humanitare e atdhetare - sic e quajne ato vehten ,dualen me nje komunikate te perbashket ,qe ishte pak sa idhnake...(Shih:"Illyria"21-27 shkurt 2014)

Se vertete na ka dalur gjumi dhe kemi filluar te mendojme per vetvehten me ne fund ,trgon edhe ky koment pas nje shkrimit tim rreth ndalimit te Flamurit Shqiptar ne ate fare shteti sllav: " Me dhembje e lexova kete shkrim te z.Rexhep Dedushajt rreth Flamurit dhe te drejtave  shqiptare ne Mal te Zi.Shqiptareve ne Mal te Zi u kanoset asimilimi njelloj si vellezerve te Camerise,fajtor per kete politike  antishqiptare jane partite politike shqiptare ne Mal te Zi te cilate duke u shtyre me brryla  njera me tjetren  e humben ( gati) edhe Ulqinin duke ia dorzuar Gjukanoviqit.Se dyti fajtor jane edhe Tirana dhe Prishtina qe e konsiderojne Malin e Zi si shtet demokrat ku defakto eshte shtet racist njelloj si Serbia dhe Greqia kunder Shqiptareve.Perse Hashim Thaci nuk hap gojen per Shqiptaret ne Mal te Zikur Malazezet cdo dite ngrehin zerin per te drejtate e pakices malazeze ne Kosove.Cfar lideresh jane keta qe e mbyllin gojen ndaj Ceshtjes Shqiptare ne Mal te Zi,ku per nje ngritje flamuri denohesh 1000 euro...Perse Tirana heshte ,kerkohet mobilizim i i Diaspores Shqiptare ne SHBA e Europe,qe tu dalin zot vellezerve Shqiptar te Plaves dhe Gucise 'Lidershipi shqiptar ne Tirane dhe Prishtine te mos rri ne gjume kunder asimilimit te Shqiptareve qe ju behet nga pushteti antishqiptar i shovenizmit Malazez.

( Mergimtari nga SHBA .botuar ne portalin "Illyria News Agjency ( INA) me 15.02.2014.)

A eshte mjaft kjo? JO !Ato shoqata se pari duhet ti afrojne rreth vehtes intelektualet e tipit te ketij burrit qe e ep komentin e shenuar me larte.te till qe mendojne si ai kemi mjaft ketu,ne SHBA ,qe nuk ndihen fare apo ndihen me  nga nje gjysem zeri ,sepse kane frike nga Dinoshet ( lexo:Mugoshet...)

Nje grup intelektualesh te mirefillte ,te pa dashuruar ne udheheqesit tone ne Atdhe ,ta zeme 3 veta,duhet te udhtojne per ne Prishtine ,Tirane e Podgorice e te bisedijne me kryetaret e shtetit ,qeverise e parlamentit t'atyre shteteve,duke ua dorzuar edhe listen e kerkesave ne emer te Diaspores Shqiptare  me origjine nga trojet e veta nen Mal te Zi.Ne ato kerkesa duhet te kerkojne as me pak as me shum te drejta per Shqiptaret atje,sec kane Gjermanet ne Republiken e Cekise,bjen gjala...

Te njejtat kerkesa me shkrim tu lihen edhe ambasadoreve te SHBA e te Bashkimit Europian ne ato kryeqytete.

Gjukanoviqit duhet me ia bere me dije se ne e dijme se kush eshte ai?Njeri prej treshes malazeze :Millosheviq ( me origjine nga Vasoviqi )Bullatoviq ,Gjukanoviq ,qe e pregatiten kasaphanen e Ballkanit ne vitet e 80-ta te shek.qe lam pas.Cdokuj i kujtohet fytyra e njome e cunakut Gjukanovoq gjate " jogurt revolucionit "me rastin e rrezimit te Qeverise komuniste malazeze atebote,ne te atehere quajturin Titograd.Qe me vone u shkeput nga treshja kriminale dhe e vuri masken e demokratit .Dhe tani ne riemrimin ne Podgorice te qytetit ku sundon ,po e heq ate maske e po i trgon dhembet e ngjitur nga ortaku i tij Millosheviqi!!

Por ,ai s'duhet harruar se nuk ka pune vetem me 10.000Shqiptar -sic thot ai se i kane mbetur ne Mal te Zi sot,por me 10.000 000 .Shqiptar  te tille qe jetojne ne Ballkan ( pa udheheqesit e Tiranes e te Prishtine- se siduket i ka blee apo i ka njollosur me trafiqe te ndyra??)

Hapi i dyte,nese shtetet tona e Mali i Zi nuk i perfillin kerkesat tona ,duhet t'organizohen demonstrata te Shqiptareve ne New York,Washington e Bruksel (nga shoqatat tona ne Evrope).Dhe pastaj te shohim.Si do te merr moti???

Edhe Shqiptaret qe jetojne brenda Mali te Zi sot,duhet ti lene ngatrresate partiake e bajraktarelleqet e te bashkohen rreth Keshillit Kombetar te tyre.te dergojne delegacione ne Prishtine e Tirane me te njejtate kerkesa si diaspora...

Normalisht se duhet kerkuar edhe mbeshtetjen e ish shqiptareve qe tani po e quajne vehten "Boshnjak"ne ate shtet se edhe ata i kane punet ne fund te pusit sikurse edhe ne.Percka tregoi largimi i deputeteve te tyre nga Parlamenti se bashku me deoutetet Shqiptar keto dite ne Podgorice.Ate gje duhet ta shfrytezojne Shqiptaret e jo te vazhdojne ti fajsojne ata si popull duke u bazuar ne te berate e ndonjerit prej tyre ,sic eshte rasti me Sharkinoviqin e Plaves...

Keshtu pra te organizuar ,te bashkuar e te udhehequr nga intelektualet tone te shumte mund t'ia dalim ti sigurojme te drejtat tona ne atefare shtetit xhuxhimaxhuxh ,te drejta,po perserisim:aqe sa kane Gjermanet ne shtetin tjeter sllav-Republiken e Cekise,nese Mali i Zi pretendon Unionin Evropian??



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora