E merkure, 24.04.2024, 07:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Hazis Ndreu, një shumëplanësh i kulturës sonë

E marte, 10.06.2008, 08:10 PM


Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së artistit të shquar dibran

Nga Flori Slatina

Sa herë që flasim për mjeshtër popullorë, mes emrave të nderuar që bënë epokë në kohën e tyre ishte, pa dyshim, edhe artisti dibran Hazis Ndreu. Janë të rrallë ato personalitete që kanë një kontribut aq të gjithanshëm e të suksesshëm. Janë me dhjetëra, për të mos thënë me qindra ata artistë, njerëz të shquar, por edhe emra që nuk u bënë kurrë artistë, për një shkak apo një tjetër, por që kanë ndierë nga afër kontributin dhe vlerat e këtij artisti të madh, janë emra të shquar të skenës që u rritën dhe u bënë personalitete në sajë të ndihmës së pakursyer të Hazis Ndreut, artisti që i vjen rrallë Dibrës e vendit tonë.

Pak biografi

Hazis Ndreu u lind më 1 shkurt 1928 në Zall Dardhë të rrethit Dibër, një trevë me tradita të mëdha kulturore e muzikore në veçanti. Pikërisht në këtë trevë ai mori elementet e para artistike, fitoi nga përvoja e këngëtarëve dhe kërcimtarëve popullore të cilët ushqyen tek ai pasionin dhe dëshirën për t’u marrë me art. Ndonëse i ri në moshë, mori pjesë në Luftë, ku edhe u plagos. Si i tillë mbante “Urdhrin e Trimërisë” dhe “Urdhrin e Çlirimit të Atdheut”. Pas çlirimit kreu studimet në liceun artistik “Jordan Misja” të Tiranës, dega aktor.
Deri më 1957 ka punuar në detyra të ndryshme administrative-shtetërore dhe këtë vit emërohet drejtor i Shtëpisë së Kulturës Peshkopi. Nga viti 1957 e deri sa doli në pension në 1985, Hazis Ndreu punoi pranë këtij institucioni dhe Estradës Profesioniste të qytetit të Peshkopisë si aktor, këngëtar, e së fundi si koreograf. Por edhe pse doli në pension, ai nuk hoqi dorë nga pasioni për artin e muzikën, përkundrazi aktiviteti i tij është edhe më i madh e i suksesshëm, sidomos në vitet e demokracisë, të cilat ai i përjetoi thellësisht. U nga jeta në 12 qershor 2000, duke u përcjellë me respekt e nderime të mëdha, si një personalitet që i bëri nder jo vetëm vendlindjes, Dibrës por mbarë Shqipërisë.
Hazis Ndreu, për kontributin e tij të shquar ndër vite, është nderuar me tituj, çmime, urdhra e diploma në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare.

Vepra dinjitoze e “Mjeshtrit të Madh”

Hazis Ndreu është pjesëmarrës në të gjitha festivalet folklorike zonale e kombëtare në Shqipëri, ku pothuajse në asnjë rast nuk ka mbetur pa u nderuar me çmim. Është kjo arsyeja që mban të gjitha urdhrat e Medaljes “Naim Frashëri”. Është krijues dhe interpretues i dhjetëra këngëve e valleve folklorike të përpunuara. Këngët e krijuara e interpretuara prej tij si “Elez Isufi arusha e malit”, “Bini or trima bini”, “Gurët e sokakut”, “Këngë për Hajredin Pashën, “Vijnë pamporet për rrethe detit”, “Këngë për Suf Murrën”, “Këngë për Lam Dacin”, “Këngë për Gjok Docin” e shumë të tjera edhe sot e kësaj dite mirëpriten kudo që këndohen. Përpunimi i disa motiveve folklorike dhe ngritja a e tyre ne art është një fushe tjetër e lëvruar prej tij, ku me dinjitoze mbetet përpunimi i këngës gjer ne krijim “Fusha Korabit”, interpretuar me mjeshtëri nga “Artistja e merituar” Liri Rasha. Krijimet dhe punimet koreografike janë një moment tjetër në punën e tij krijuese, të cilat janë botuar në periodikun “Koreografia”. “Mjeshtri i Madh” Hazis Ndreu ka zbuluar, evidentuar e nxjerrë në pah mbi 20 variante të kostumeve popullore dibrane. Si bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Gjuhësisë është hulumtues dhe mbledhës i mbi 2000 fjalëve të urta popullore e shprehjeve leksikologjike të krahinës së Dibrës.

Mes këngës dhe penës

Përveç aktivitet të larmishëm e të suksesshëm në muzikë, Hazis Ndreu është shquar edhe si botues është autor i 5 vëllimeve me poema e poezi. Ka botuar “Tregime Alegorike dibrane” (1983) dhe “Alegori Dibrane (1999). “Kastriotët dhe Skënderbeu në trojet arbnore”, botuar më 1997 pas një pune hulumtuese 30-vjeçare është një ndër librat më dinjitozë të tij me fakte, dokumente dhe toponime historike me vlera të mëdha shkencore”. Hazis Ndreu është autor i dhjetëra radiodramatizimeve. Pas vdekjes u botua libri i tij “Dibra në udhën e historisë”, ndërkohë janë në dorëshkrim për t’u botuar librat “Nëntë Malet e Dibrës”, romani historik “Lufta e Dohoshishtiot”, “Dibra në rrjedhën e shekujve” dhe drama “Dasëm pa nuse”. “Mjeshtri i Madh” Hazis Ndreu, ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca kombëtare e ndërkombëtare për folklorin, historiografinë e kulturën popullore si në Tiranë, Shkodër, Dibër të Madhe, Tetovë, Nju Jork etj., ku ka referuar e mbajtur kumtesa e trajtesa të veçanta.

Mes valles, këngës dhe etnografisë

Krijimet dhe punimet e tij koreografike janë një moment tjetër ne punën krijuese te tije. Permendim vallet “Valle e Korabit”, “Vallja e thikave”, “Valle Festive Dibrane”, “Valle me motive te Koxhaxhikut”, përpunimi i valles se Zall- Dardhës, “Valles se thuprës”, “Valles se Kuvendit” si dhe studimet e tij për koreografinë “Tiparet dhe veçoritë e interpretuese te valles se shpejte dibrane”, “Disa tipare karakteristike dhe mënyra e interpretimit te valles se rende Dibër”, etj ..te cilat janë botuar ne periodikun “KOREOGRAFIA “. Ka zbuluar evidentuar e nxjerre ne pah mbi 20 variante te kostumeve popullore Dibrane, ku për t’u përmendur mbetet kostumi i Grykës se Vogël i cili u paraqit ne skene për here te pare ne festivalin folklorik te Gjirokastrës ne vitin 1978. Si bashkëpunëtor i jashtëm i Institucionit te Gjuhësisë është hulumtues dhe mbledhës i mbi 2 mije fjalëve te urta popullore e shprehjeve leksikologjike te krahinës se Dibrës.

Fitues i shumë çmimeve

Siç e theksuam më sipër, Hazis Ndreu, për kontributin e tij të shquar ndër vite, është nderuar me tituj, çmime, urdhra e diploma në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare.
Prej vitit 1963 ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Në harkun kohor të dhjetë viteve (1975-1986) ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, dega Dibër. Ishte “Anëtar nderi” i lobit shqiptaro-amerikan me qendër në Nju Jork. Ai ishte gjithashtu kryetar Nderi i Shoqatës patriotike-kulturore “Elez Isufi”. Në festivalin ndërkombëtar të rinisë botërore, zhvilluar me 20 gusht 1957 ne Moske ku ne mes te 100 grupeve pjesëmarrëse u nderua si individ me çmimin e trete te këtij festivali. Po ashtu në festivalin folklorik ndërkombëtar te Bukureshtit ne gusht 1962 nderohet me diplomën e festivalit se bashku me partnerin e tij “Mjeshtrin e madh”, Besim Zekthi, në “Valle dyshe dibrane”. Është pjesëmarrës ne te gjitha festivalet folklorike zonale e kombëtare te zhvilluara ne Shqipëri ku pothuajse ne asnjë rast nuk ka mbetur pa u nderuar me çmim. Është kjo arsyeja qe mban te gjitha urdhrat e medaljes “Naim Frashëri”. Ne takimin e pare Kombëtar te recituesve ne vitin 1962 nderohet me diplomën e këtij festivali. Është fitues i çmimit te pare ne festivalin e dyte kombëtar te fjalës artistike zhvilluar ne qershor 1964.
Është laureat i festivalit kombëtar te estradave profesioniste zhvilluar ne nëntor 1968 ne Tirane. Në konkurset kombëtare te organizuara nga Revista”Hosteni” është fituesi çmimit te dyte dy here radhazi për poezitë e tije satirike e humoristike si “Makadale, or kapidan” ne vitin 1969 dhe “Tre Takimet” Dhjetor 1981.
Kuvendi Popullor i Shqipërisë, me dekretin Nr.5883 datë 04.05.1979 i ka akorduar Hazis Ndreut titullin “ARTIST I MERITUAR”, me motivacionin: “Për punë të shquar në zhvillimin e mëtejshëm të folklorit, duke forcuar përmbajtjen e duke rritur gjithnjë e më shumë nivelin artistik në kuadrin e festivaleve folklorike kombëtare”.
Presidenti i Republikës, me Dekretin Nr.3074, datë 30.07. 2001. (pas vdekjes) i ka akorduar Hazis Ndreut Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin “Për kontribut të veçantë si mbledhës dhe studiues në fushën e historisë, së folklorit e të etnografisë, interpretues virtuoz i këngës popullore”. Po ashtu këshilli komunal Zall Dardhë më 25 gusht 2002 i jep titullin “Nderi i Dardhës” (pas vdekjes), ndërsa Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, në maj 2006 i jep Hazis Ndreut Titullin e Mirënjohjes si “interpretues i shquar i valëzimit popullor shqiptar” dhe në 2007 në takimin e Rapsodëve të Lezhës u nderua me medaljen “Rapsod i shquar”. Pak ditë më parë në 2008, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar e nderoi atë me titullin “Krenari e Unionit”. Për të gjitha këto ai mbete një thesar i çmuar në analet e historisë tonë kombëtare.

Show për “Mjeshtrit të Madh” Hazis Ndreu

Në kuadër të vitit të Hazis Ndreut, personalitete të shquara të skenës dhe ekranit, nderuan në 80-vjetorin e lindjes si dhe 8-vjetorit të ndarjes nga jeta “Mjeshtrin e Madh”, Hazis Ndreu. Një aktivitet “SHOW” i ideuar me mjeshëtri nga prof. Bujar Kapexhiu “Mjeshtër i Madh”, u organizua në Qendrën Kulturore të Ushtrisë në Tiranë. Programi artistik, i një niveli të lartë, u organizua nga shoqata “Bashkësia Dibrane”, Unioni Artistik i Kombit Shqiptar dhe Shoqata Kulturore “Valë e Drinit” mblodhi artistët e popullit, Skënder Sallaku, Luftar Paja e Reshat Arbana, aktorin e mirënjohur Dervish Biba, Llesh Nikolla si dhe humoristët e shquar Behar Mera e Veli Rada, të cilët interpretuan me mjeshtri pjesë nga krijimtaria letraro-artistike e Hazis Ndreut ndër vite. Interpretuesit e këngës popullore dibrane, Liri Rasha, Hajredin Gjeta, Caje Poleshi, Qerim Sula, Vera Laçi e Ingrit Jushi, nderuan kështu veprën e “Mjeshtrit të Madh”, që lëvroi në rapsodi, koreografi, histori, etnografi etj. Secili nga interpretuesit, këngëtarë, humoristë, rapsodë, përveç interpretimit të pjesës së caktuar sollën në memorie përjetimet në skena e festivale me artistin e madh Hazis Ndreu, tek i cili arti gërshetohet në mënyrën më brilante. Kjo për faktin se ai ka shkruar në të gjitha gjinitë e tij dhe ka lënë gjurmë. Ky aktivitet, sipas organizatorit Kapexhiu, do të jepet edhe në Peshkopi e Dibër të Madhe, në kuadër të vitit të Hazis Ndreut. Gjithashtu me interes ishin edhe referimet e Prof. Dr. Ramazan Bogdanit, Prof. Dr. Arian Kadiut, Prof. Dr. Afërdita Onuzi, Prof. Dr. Agron Xhagollit dhe Prof. Dr. Moikom Zeqos.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora