E marte, 19.03.2024, 02:22 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Iliriku i serbëve!

E marte, 04.03.2014, 07:54 PM


Iliriku i sërbëve në burimin e të pavërtetave serbe!

Nga Fahri Xharra

” Sërbët e sotëm (srpski narod ) - nga prejardhja, kultura dhe mentaliteti dhe identiteti i tyre nuk janë pasardhës dhe nuk ka asnjë ngjajshmëri me popullin serb (sreb) të shekullit të Mesëm. Nga sllavët e morrëm gjuhën, por na nuk jemi sllav . Shkatërrimi i Sllavëve në Ilirik (Balkani perëndimor) në fund të shekullit të Mesëm është neu kyq për kuptimin e lindjës ëe kombeve- nacioneve në këto toka.Turqit me ardhjen e tyre në Mesjetë e krijuan një kaos të madh në Ilirik dhe etnitikisht e trazuan atë. Këte e kuptojnë vetëm disa shkencëtar si prsh. Mom?ilo Spremi? ,i cili thot se serbët (srebët)  janë zhdukur në gjysmën e parë të shek.të 15-të.”- shkruan Miroslav ?OSOVI? në Si u krijua Ballkani etnikisht -Kako je etni?ki preoblikovan Balkan )

( Në lexim e këtij shkrimi duhet të keni kujdes në emërtimet sërbët dhe serbët(srebët) , dhe pse ky ndryshim do të kuptojmë më vonë në tekst. Kurse emërtimi Ilirik ,për Ballkanin është origjinal ashtu i cekur në librin  e Mom?ilo Spremi?-it ”Despoti Gjuragj -Brankoviç--Banovina e Maçvës )

Padashtas  ,më vjen një pyetje : Pse ky ndryshim në mes  të serbeve dhe nesh ? Deri  sa ata mundohen me rrenat e tyre të certifikohen  edhe në historinë e vjetër  ,deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë të kalarën “ e tyre (!),,deri sa ata nuk lënë histori  pa u futur në te dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur ; ne shqiptarët ,edhe pse më të herëshmit në këto toka ,me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes  dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur ,jo ma herët se ardhja e osmanlive në këto anë.  A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a quajme vehten kaotikë të historisë.? Kush po na mëson dhe dirigjon ,që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën këndej pari e  mësuan nga ato për të cilat po mësojmë ne sot nga ata.

Por të vazhdojmë më temën që po trajtojmë  e mu për  këtë dua të shënoj një kënd tjetër të vështrimit të pafytyrësise  serbe në vjedhjen e historisë .

”Gjërat janë në të vërtetë shumë të thjeshta dhe logjike shkruan akademiku Momqilo Spremiç. Kur në Ilirik  ( Ballkani fxh) osmanlinjët e shkatërruan fisnikërinë e krishter,dhe fshatarësia vendore mbeti në mëshirën dhe  urrejtjën e Osmanlinjëve .Sistemi feudal i shteteve krishtere në Ilirik nuk ishte i aftë t´i bënte ballë turqëve -osman kështu që solli pamundësinë totale  të Sllavit-Serbit(Sebrit) të zakonshëm për vetorganizim. ”. Pra këtu flet që gjëja se në Ilirik kishte vetëm të krishter sllavë- serbë. Ku ishin shqiptarëT?

Por, për të qenë ironia edhe më e madhe ai thot që bile edhe Kodiku i Dushanit , në nenin 69 rreptësisht e kishte ndaluar tubimin  e serbëve(srebëve) , dhe nëse gjendet ndonjë organizator ai të denohet me prerjen e veshëve. Nemanjiqët shumë më herët se osmanlinjët iu kishin ndaluar të drejtën e organizimit politik, dhe këmbimin e mëndimeve politike.Dhe , vazhdon  autori me rënjën e zotërinjëve feudal , ranë e dhe serbët  (srblji, sebri)

Por këtu autori  bie në një kurthë ndaj vetvetës (teorisë së tij) sepse duke dashur ta paraqet popullin sllav ( të krishter) si viktimë të pushtimit osman , ai i harron shumë gjëra.: që Kodi i Dushanit e mbronte ortodoksinë ,pa marrë parasyshë gjuhën e besimtarëve, dhe se viktima më e madhe e atij kodi ishin shqiptarët (arbanasit ilirik) e besimit katolik. Tani , vetvetiu të imponohet pyetja se kë e mendonte të krishterë , kush ishin sebrët apo serbët . Ose thonë ndryshe , me qenë se flet drejt për së drejti për Ilirik , ateherë kush ishin Ilirët , të parët e kujt? Sipas kësaj logjike të akademikut Spremiç , e meqenëse nuk i përmend askund shqiptarët ateherë na del  sebrët ishin vazhdimësi e Ilirëve.

”Në kohën e kaosit  të madh që  e sollën osmanlinjët në Ilirik në fundin e shekullit të 14 dhe fillimin e shek. të 15  ,u paraqit edhe tregtia me njerëz , dhe se të tillët që bënin tregëti me robër quheshin”robci” dhe se në arkivat e Dubrovnikut gjenden shumë dokumente për këtë kohë (i njejti libër)

Spremiçi i cili i kishte kaluar decenjet nëpër arkiva  me bindje thot që në atë kohë kishte humbur populli i vërtetë  serb, dhe se SANU po i mësheh gjërat.Me fjalë të tjera sërbët e sotëm nuk janë trashëgimtarët e serbëve(srebëve) të mesjetës ,dhe sipas Dr. Spremiçit ata ishin  ”zhdukur” që gjysmën e parë të shek. 15-të

Në kë libër mëshifen të vërtetat e kohës për të cilën flitet.

”Dokumetat e kohës dëshmojnë që turqit merrnin shumë të zënë rob dhe ata barteshin nga Serbia nëpër Shkup dhe Edrene. Vlerësimet i jepni shifrate dy qind mijëve dhe thjeshtë ” të pa numrueshëm” Aq shumë kishte robër sa që në Shkup djaloshi 4 vjeqar shitej për  20 aspra , e që çmimi i robërve zakonisht ishte 200 aspra. ( i njejti libër)

Por Sllavët - Serbët jo vetëm se  shiteshin si robër por edhe iknin nga Serbia . Serbët (srebët) e kohës  nga dhuna e kalonin edhe Danubin dhe Lumin Sava dhe shkonin në Hungari. . Kurse Serbët e Jugut , nga despotia e jugut iknin me anije nëpër Adriatik , dhe me atë rast gjenin strhim në Ankona , Abrucio , Apulia etj.( i njejti libër ) . E shifni edhe Arbëreshët e Italisë i paraqet si të ikur srebë.

Dëshira e autorit është që të humbë gjurmët e një populli që ishte ( dhe është)  par mesjetës ,në mesjetë këndej pari ( Arbanasit  ilirik) dhe me këtë të shkarkon ( ta liron Ballkanin , sipas tij Ilirikun ) nga shqiptarët. Thellë e zeza!

E jona ku qëndron? të mbrojmë teoritë turke  për historinë tonë? apo të bimdemi që jemi rishtas  të ardhur?

Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët: “ Serbia antike ,në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit,gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.?

Autori serb vazhdon:” Profesori Radivoje Peshiqi , bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës: Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit , me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene, latine dhe sllave, dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te  Pellazgishtja, dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje, perëndim dhe veri ku ata (pellazgët,pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra,serbe) “.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora