E shtune, 20.04.2024, 03:04 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Histori për futbollin e Kosovës

E hene, 03.03.2014, 08:45 PM


EDHE PSE ME FUSNOTË NDESHJA E FUTBOLLIT ME 5 MARS SHËNON HISTORI PËR FUTBOLLIN E KOSOVËS

Nga Xhevat Rexhaj

Të gjithë ne shqiptarët   kudo jemi , pra në të gjitha trojet shqiptare dhe mërgatë e sidomos shtetasit e Kosovës nuk ka ditë që nuk kritikojmë, ankohemi, replikojmë dhe jemi të pakënaqur me rjedhat e shumta negative që Kosova dhe qytetarët e saj përjetojnë nga qeveri hajnash dhe politikaj banditë, por megjithatë ka edhe raste e ngjarje të cilat duhet të shikohen si  diç pozitive në këtë ecjen tonë. Vërtet ne e kemi menudar disi ndryshe shtetësin dhe kapjën demokratike në proçese që pas luftës, e sidomos pas njohjës formale të pavarësisë që ndodhi me 17 shkurt 2008, kemi pas pritje se Kosova dhe politika e saj do jetë në nivel me kohën dhe do ofronte  shumë mundësi zhvillimi , dhe mundësi ecjeje përpara duke u anëtarësuar në shumë organizata të domosdoshme ndërkombëtare. Fatkeqësishtë dolën shumë të paprituar edhe pas njohjës së pavarësisë nga shumë shtete demokratike, ku sot kemi dikund 103 njohje ndërkombëtare, por asesi të lirohemi nga Serbia e cila ende ka fuqi dhe e pengon Kosovën kudo që mundet. Serbia ende sot pra ka rol dhe ndikon në mos fuqizimin e shtetit të Kosovës, Kosova ende është duke provuar e mjerishtë edhe duke gabuar që ka rënë nën ndikimin e Serbisë që të zhvilloi biseda edhe rreth vet sovranitetit dhe integritetit territorial e lërë me rreth qështjeve të tjera që kanë të bëjnë me vet shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Po ta lëm tani këtë qështje ngase real politika ndërkombëtare lejon këso pazaresh kur dihet se në shumë organizm,a ndërkombëtare pranimet dhe anëtarësimet ndodhin me vota apo me të drejte vote, shkurt këtu Serbia e ka mbështetjen e madhe nga Rusia dhe Kina, si dhe nga 5 shtete të BE së që pa kuptueshëm ende nuk e pranojnë pavarësin e Kosovës. Viteve të fundit ka patur disa lëvizje deri dikund pozitive apo gjysëm pozitive sa u perket disa qështjeve për dhe rrethë Kosovës, pra shtetit tonë. Një ndër këto ngjarje që edhe pse me një dozë dhimbjeje na u deshtë të e pranojmë si një lajmë që ka pak karakter historik e ky lajm erdhie 13 janar të vitit 2014  ku FIFA ( duhet të i falenderohemi shumë Z. Sepp Blatter-President i FIFA s nga Zvicrra) pranoi FF të Kosovës që të luaj ndeshje miqësore ndërkombëtare, dhe këtu duhet gjithashtu të falendërohet ylli i futbollit të dikurshëm nga Kosova Z. Fadil Vokkri me bashkëpunetoret e tij. Ky pranim i FIFA s edhe pse me kushte ngase nuk lejohen simbole, as reklama për dhe rrethë shtetësisë, ka karakter zbutës edhe për Kosovën e mjerisht edhe pak për Serbin. Eh kjo FIFA edhe kjo është në realitet një mini organizatë po si  KB ( kombet e bashkuara), por kësaj radhe do të sjelli pakë histori për dhe  rreth vet krijimit të FIFA-së.  Si federatë e parë e futbollit njihet ajo në Angli që ishte themeluar qysh në vitin 1863 , pra aty edhe ku ishte djepi i futbollit. Ishin dashur shumë vite që më në fundë të ishte iniciativa e  disa federatave të asaj kohe të nisnin iniciativën për të formuar një federatë shtetesh, dhe kështu në vitin 1904 në Paris të Francës do të formohet zyrtarisht ajo që sot quhet FIFA, me  pjesëmarrjën e këtyre shteteve: Franca, Spanja, Belgjika, Holanda Suedia, Danimarka dhe Zvicrra. Në vitet në vazhdim kjo Federatë federatash do të plotësohet me shtete të tjera dhe do jetë kulmi i futbollit botëror. Vetëm për kuriozitet do të shkruaj se në këtë federatë përseri para Shqipërije ishte anëtarësuar Serbia, shteti ynë fqinjë apo armiku ynë shekullor që edhe sot e kësaj dite mjerishte ka mundësi të na e nxij jetën ne shqiptarëve….Shqipëria do të anëtarësohej në FIFA në vitin 1930, pra në kohën e Mbretit Zog. Tani më të ndalemi pas kësah historije të shkurtër te data 5 marsi, dita kur për herë të parë në historinë e Kosovës reprezentacioni i ynë do të luaj ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare me reprezentacionin e Haitit. Ka shumë javë që shkruhet shumë për dhe rrethë kësaj ndeshjeje, kush do të luaj, kush nuk do të luaj, pse nuk do të luajnë disa yje të njohura shqiptare-kosovare që janë nepër botë e të tjera. Në gjithë këtë përpëlitje shpesh edhe njeriu dëgjon, lexon apo edhe shikon se si  ndodhin edhe përçudnime e deri te etiketimet për disa futbollistë nga Kosova që luajnë në ekipe të forta ndërkombëtare , apo edhe në reprezentacione të ndryshme të shteteve të ndryshme. Me të vërtet  jam i mendimit se ne të gjithë shtetasit e Kosovës me gëzim dhe kënaqsi do i shifnim edhe ata lojëtar që të shkelnin barin e stadiumit Adem Jashari në Mitrovicë, të gjithë ne do ishim të lumtur që aty të shifnim, A. Januzajn, Xh. Shaqirin, V. Behramin, D. Avdijaj, G. Xhakën, Berishën, Mavrajn e plotë yje të tjera, por a na duhet edhe të jemi pak më realistë, dhe të mundohemi të kuptojmë disa rrethana që ndoshta janë të tilla që nuk e mundësojnë një paraqitje të këtyre yjeve në fanelen e shtetit të Kosovës. Une do  mundohem jo që ti arësyetoi ata, por të e preki përditshmërin që jemi. Të gjithë këta lojëtar janë edhe yje në ekipet e tyre e ato ekipe të ligave ma të forta europiane janë mu në kulmin e kampionatëve të tyre, të gjithë këta yje kosovare-shqiptare janë edhe pjesë e reprezentacioneve të shteteve të caktuara të cilat kanë fitue vizat për kampionatin botëror që do të mbahet në Brazil kësaj vere, e pra ndoshta këto janë pengesa të mëdha që ata yje nuk do jenë pjesë e ndeshjës së parë të reprezentacionit të Kosovës me 5 mars.  Sigurishtë se të gjithë ata lojëtar me dëshire dhe entuziazëm do ishin lojëtar me 5 mars, por kontratat e tyre, obligimet e tyre ndaj ekipeve ku janë ua pamundësojnë  atë kënaqësi që ata do e kishin në zemrat e tyre, se të jemi real ata mburren që janë shqiptarë, ata e theksojne gjithnji identitetin e tyre dhe krenohen me shtetin e tyre Kosovën, dhe është më se e sigurt se shumica e tyre në një të ardhme të afërt kur Kosova të jetë zyrtarishtë e pranuar me të drejta të plota dhe të jetë pjesëmarrëse në gara kualifikuese  nga FIFA dhe UEFA këta do veshin fanelen e shtetit të Dardanisë sonë. Po tash ne nuk duhet edhe vetëm të qajmë dhe vajtojmë se pse këta nuk do jenë pjesë e lojës me 5 mars, ngase besohet se megjitahtë ne kemi një ekip të duhur, kemi një plejadë futbollistësh që me krenari  me 5 mars do të japin gjithë talentin e tyre në ndeshje, ata do tregojnë se Kosova edhe pse ishte e izoluar që prej viteve të 80 te shekullit të kaluar ka kultivuar futbollin dhe ka futbollist që me nder dhe mburrje mbrojnë ngjyrat e shtetit. Dita e merkure 5 mars patjeter se shënon një ngjarje të madhe, ofron entuziazmin dhe mundëson talentin e futbollistëve të Kosovës, 5 marsi është dita që shënon ngjarjën më të madhe të futbollit të Kosovës, prej 5 marsit shqiptarët do të kenë dy ekipe, dy reprezentacione dhe dy shkolla futbolli,  dy shtete dhe dy vllazni në eliten e futbollit të botës. Ka ende disa shqiptarë që me një lloj patriotizmi të mbuluar me jo realitet shkojnë edhe më larg duke kritikuar se pse na duhet ekipi reprezentues i Kosovës, se kinse ne na duhet vetëm një kombëtare ajo e Shqipërisë, une mendoi se këto janë parulla folklorike të tejkaluara. E them këtë duke u nisur nga urtësia dhe kthjelltësi e momentumit, ne duhet të jemi të lumtur që më në fundë kemi dy reprezentacione, po çfarë të keqe ka këtu, vetëm të mira ka se do jemi dy shtete shqiptare në arenën ndërkombëtare. Të tjerat tia lëm kohës, tia lëmë zhvillimeve që do jenë në të ardhmën, dhe nëse ndonjëhere e arrijmë atë bashkim kombëtar , që ne disi ende me çitelija e kërkojmë e jo me zhvillime demokratike-politike e ekonomike, ngase me zhvillime të brendshme shqiptare edhe bashkimi është më i sigurt e jo se si jemi sot kur ende ne shqiptarët në dy shtete dhe në të gjitha trojet etnike merremi me bajraktarizëm dhe me hajni ndaj vet shteteve tona, shkurt me vetëdije jemi ende larg bashkimit në të gjitha fushat jetësore ashtu edhe për futbollin. Me 5 mars Kosova shënon një datë që do shkruhet sikur ato që ceka në fillim të shkrimit, pra me këtë datë edhe daton dalja e futbollit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, shkurt me 5 mars edhe një here e dhashtë Zoti me lojë të mirë të futbollistëve tanë Kosova do jetë në të gjitha mediat botërore, le të jetë kjo ndeshje edhe me fusnotë për ne shtetasit e Kosovës , kjo ndeshje është themeli i  ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës, ashtu si ndodhi themeli i pavarësise së Kosovës me Deklaratën Kushtetuese, me Kushtetutën e Kaqanikut dhe me Referendumin për pavarësi në vitet 1990-91 dhe me votimet e para të lira kur populli i Kosovës ia dha të drejtën  President Ibrahim Rugovës që ta nis rrugën për të ardhur këtu ku jemi sot, për të ardhur e për tu mburrur që me 5 mars Kosova në stadiumin me emrin e Heroit tonë Adem Jasahri të lidhi përfundimisht të gjitha sakrificat e popullit shqiptarë , që edhe ne të gëzohemi për lirin që kemi e që edhe me sport do tregojmë se jemi pjesë e Europës.

Me 5 mars Kosova- Haiti, apo gëzim fytyrash për mijëra sportistë e futbollistë të Kosovës që po futen në tregun e futbollit botëror, gjithnji duke mbrojtur edhe ngjyrat e shtetit të Kosovës, vërtet gëzim i madh për të gjithë ne shqiptarët kudo jemi.

Me emocione : Xhevat Rexhaj



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora