E premte, 29.03.2024, 12:30 AM (GMT)

Mendime

Arbana Xharra: Shitni xhipat, shëroni fëmijët

E hene, 03.03.2014, 07:38 PM


Shitni xhipat, shëroni fëmijët

Nga Arbana Xharra

Secilën ditë e më shumë dëgjon thirrjet për ndihmë fëmijëve të sëmurë nga kanceri, të cilëve u duhet shërim jashtë vendit. E në momentin kur për dore mban fëmijët e tu, mosha e të cilëve shpeshherë rastisë të jetë e njëjtë më të atyre që sheh në fotografitë me apelet për ndihmë, të cilët po luftojnë me jetën, bashkëndjen thellë dhembjen me nënat dhe familjarët e tyre. Instinktivisht pozicionohesh në vendin e tyre dhe të mbërthen sikleti i ballafaqimit me një situatë të tillë.

Rebeka (16) dhe Omeri (3), dy fëmijë këta që kanë pasur fat në fatkeqësinë e tyre që aktivistë të shoqërisë civile e vullnetarë të ndryshëm t’u organizojnë aktivitete për të mbledhur ndihma. Për Rebekën dhe Omerin po mbahen koncerte humanitare, klube dhe lokale të ndryshme e shumë individë po mbledhin të holla. Ata janë në mëshirën e njerëzve humanë që do t’u zgjasin dorën për t’iu mundësuar shërimin jashtë Kosovës. Muaj më parë, në moshën 13-vjeçare, u diagnostikua me kancer Argjira Shala, babai i secilës kishte nxjerrë në shitje shtëpinë, i detyruar në pamundësi financiare për ta shëruar vajzën. E pa harruar pamjet e rënda të Rilind Ademaj 9 vjeç, nga Ferizaj, teksa luftonte me jetën nga një sëmundje e rëndë e mushkërive në QKUK, i cili vdiq më pas në Turqi, i dërguar atje me ndihmat e qytetarëve, të cilët ishin prekur rëndë pas pamjeve që u shfaqën në media.

Janë këta vetëm disa prej qindra fëmijëve të sëmurë për të cilët e dimë një adresë se ku mund të kontribuojmë. Por 250 fëmijë të tjerë të cilit janë diagnostikuar me kancer në pesë vitet e fundit?!. Sa prej tyre kanë një mundësi që të shfaqin xhirollogarinë bankare në rrjete sociale apo në media? Sa prej tyre sillen korridoreve të QKUK-së të lënë në mëshirë të askujt?

Sipas të dhënave të fundit, në Klinikë të Pediatrisë, në repartin e hemato-onkologjisë shumë fëmijë po trajtohen nga sëmundjet malinje. Vetëm brenda dy muajve të këtij viti (janar dhe shkurt) tetë fëmijë janë paraqitur si raste të reja të prekura nga sëmundjet malinje, ku prin leukemia akute. Kurse të dhënat tregojnë se brenda vitit 50 fëmijë diagnostikohen me lloje të ndryshme të kancerit. Për shumicën prej tyre nuk ka shërim në Kosovë, kurse buxheti për shërimin e një fëmije, varësisht nga lloji i kancerit sillet nga 150 mijë deri në mbi 300 mijë euro. E gjitha çfarë shteti mund t’u ofrojë disa prej tyre, janë 30 mijë euro.

E gjithë këta fëmijë, jetojnë në një shtet, ku pushteti thotë se nuk ka mundësi për shërimin e tyre. Sepse po aq sa është buxheti i planifikuar për të gjithë të sëmuret jashtë vendit, i njëjti prej 3 milionë euro është ndarë për të blerë vetura luksoze vetëm për vitin 2014. Sepse ato vetura që u kanë kushtuar një “dreq e gjysmë”, me të cilat deri më tash, janë sjellë vërdallë, u kanë dalë nga qejfi. Jetojnë në ambiente të luksit, e kanë harruar erën e skamjes, që shumë prej tyre dikur deri pas luftës e kanë jetuar. Të verbuar me ambiciet e fuqisë që u jep pushteti, nuk po e shohin në sfond mjerimit që ka kapluar Kosovën. Ndoshta edhe nuk kanë kohë të merren me këtë problem, sepse si duket shumë shpejt do t’u duhen paratë për hallet e veta. Avokatët e huaj kushtojnë më shumë sesa shërimi i fëmijëve jashtë vendit!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora