E marte, 19.03.2024, 07:36 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Antika dhe vjedhja e saj nga serbët!

E diele, 02.03.2014, 06:30 PM


Antika e jonë dhe vjedhja e saj nga serbët!

Nga Fahri Xharra

Luis Benlou,  Studiues Francez,  “La Grece avant les Grecs (Greqia para Grekëve) 1877. “Shumë emra vendesh,  malesh,  lumenjsh e figurash legjendare,  të cilat nuk mund të shpjegohen nga etimologjia e fjalëve greke mund të shpjegohen fare mirë përmes një gjuhe jogreke. Deri më sot vetëm një gjuhë është e aftë të hedhë dritë mbi këto emra ajo është gjuhë shqipe. Shqiptarët e sotëm janë pasardhës të popullsisë,  e cila jetonte para ardhjes së grekëve në trevat. “Përgjatë Adriatikut deri në Halis”. (Halis quhej një lum në lindje të Azisë së Vogël).

A. Vasiliev,  Autor i vëllimeve të shumta për Perandorinë Bizantine,  “E vërteta është se edhe sot e kësaj dite shumica e ishullit ARQIPELAG dhe gati e gjithë ATIKA deri në ATHINË janë SHQIPTARE”.

Padashtas , më vjen një pyetje:  Pse ky ndryshim në mes  të serbeve dhe nesh ? Deri  sa ata mundohen me rrenat e tyre të certifikohen  edhe në historinë e vjetër , deri sa ata nuk lënë guri pa lëvizur që të gjejnë Ë të kalarën “ e tyre (!), , deri sa ata nuk lënë histori  pa u futur në te dhe si për përfundim e duan certifikatën e falsifikuar të lindjes shumë e shumë shekuj para se të kishin lindur ; ne shqiptarët, edhe pse më të herëshmit në këto toka, me ndihmën e disa historianëve të huaj dhe me ndihmën e mohuesve tanë e kërkojmë certifikatën tonë të lindjes  dhe mundohemi të bindim edhe botën se kemi lindur, jo ma herët se ardhja e osmalive në këto anë.  A nuk është ky një tentim zhburrërimi i një të kaluare aq të pasur e të vrullshme sa edhe t`a quajme vehten kaotikë të historisë.? Kush po na mëson dhe dirigjon, që ta bëjmë vetën më të rinj se sa ata që erdhën këndej pari e  mësuan nga ato për të cilat po mësojmë ne sot nga ata.

Gënjeshtrën nuk e kemi hak e as që na nevojitet,  se ne  i kemi faktet  dhe provat të cilat e trondisin botën e sinqertë. shkrimi nuk mëton të jetë studim historik ; por vetëm një kënd tjetër i vështrimit të pafytyrësise  serbe në vjedhjen e historisë sonë.

“Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne jetojmë,  nuk është aq i panjohur për evropianët e perëndimit për sa i përket prejardhjes,  historisë dhe gjuhës,  sa shqiptarët. “”. (Johan Tunman,  1774,  Leipzig).

E pse ishim të pannjohur ;edhe pse jemi populli kryesor,  i lashtë, i rëndësishëm dhe se çdo historian ( jo serb,  jo grek  jo turk)  na njifte dhe me historinë tonë e plotësonte zbrazëtin e madhe në historinë e vjetër të Europës.?

Ne ishim të nënshtruar,  ne ishim  fatkeq  ne ishim të pa fuqishëm, dhe historianët ( serbët, grekët dhe dashamirët e tyre; dashamirët e falsifikimit të qëëllimshëm)) shpesh ishin aq të  padrejtë,  sa  terësia e jonë historike  u copëtua në copëza të pa përfillëshme. Po sot, ku jemi sot? A i bindemi fakteve historike për ne, apo prap i nënshtrohemi diktatit të të tjerëve  për shkruerjen e historisë sonë ?

Një shkrim në një gazetë zvicërane (2008) paska pas shkruar se Libri i Oliver Shmitit per  Skënderbeun paska pas ngjallur zemërim tek shqiptarët . Jo nuk ka ngjallur zemërim, por ka ngjallur kundërshti ndaj shkrimeve të asaj historijeje të porositur, që nuk i jep lavd asnjë shkencëtari të shkencave historike. Edhe ne shqiptarët, i kemi historianët tonë  edhe ne  dijmë  kur të “ zemrohemi.”

Për  përshkrimin e ndërgjegjëshëm të pandërgjegjshërisë serbe në trillimet e saja në historinë e saj i morra për analizë (zbërthim) tri libra të cilat të japin një ide të vërtetë se  deri ku shkon imagjinata e tyre për gjetjen e vetvetës ( sllavizmit- serbizmit) në të kaluarën historike në këto toka:  “Homer's Blind Audience,  An Essay on the Geographical Prerequisites for the Site of Ilios. San Antonio:  Scylax,  1984 të  Roberto Salinas Price-it;  “O trojansko-slovenskoj Misteriji “2003 ( Misteri trojano –sllav) të Branko Vukosiqit (Ish ambasador i Serbise në Meksikë ) dhe “„Montenegro– Cradle of Homer” (Mali i Zi, djepi i Homerit)«Troyan language is Slavic) ‘Gjuha trojane është Sllave) të Novak Andesili? -it.

 Është për t`u vajtuar guximi i pafytyrë i historiogarfisë  serbe në këmbëngulësinë e saj në një përvetësim

të një historije të gjatë mijëra vjeqare; e vaji duhet të jetë edhe më i madh që historiografia shqiptare heshtë dhe nuk gjen mjete as materiale e as morale  që me fakte e dhe dokumnete t‘i kundërvihet asaj. Bota i beson vetëm librit ; e ne atë nuk e kemi se jemi zhytur në thellësinë e një vetngulfatjeje  nga e cila po e kemi vështirë të dalim.

“Disa autorë e cekin sa Shqiptarët ( Albanci) kane ardhur  nga krahina me te njejtin emër (Albania, pra) e Dagestanit të sotëm në shek.11-12-të ps.k. si mercenarë të pushtuesve Normano -Sicilian, me qëllim pushtimin e bregdetit lindor të Adriatikut . Pas rënjës së Normanëve, Shqiptarët mbetën në teritorin e  e sotëm të  Shqipërisë së Jugut. Dhe në kët mënyrë ata e vazhduan jetën në fqinjësi me Sllavët,  duke e ruajtur identitetin e tyre. Së bashku me sllavët, ranë nën pushtimin turk, bile edhe luftërat kundër turqëve i kanë bër së bashku me serbët( Skenderbeu). Me ndryshim nga sllavët, shqiptarët kryesisht janë islamizuar. Në kohën më të re duke përdorur teorina të ndryshme ; shqiptarët po dalin me tezën se janë pasardhësit direct të Ilirëve.Përndryshe prejardhja e shqiptarëve mbetet e hapur.” ( Branko Vukosiq, Mbi misterin Trojano-sllav,  2003, f.189) Para do kohe ne vet dualëm  me teorinë që Albania e jonë, qenka me prejardhje me Albaninë e Azerbaigjanit . Pak large njëra me tjetrën ( Dagestani dhe Azerbaigjani), por kryesisht nga Azia.(?!?!)

Autori i lartëpërmnedur e mbronë qëndrimin se Troja dhe dhe tokat e Trojës janë në Ballkan ( qendrimi i Jusuf Buxhovit, gjithashtu) por se Troja është në lidhje me civilizimin sllav, duke e potencuar mendimin e meksikanit Robert Salinas Prajs,  i cili gjithashtu thot se Troja është në Luginën e Neretvës, vendi i quajtur Gabela, por  duke shkuar edhe më largë:  Iliada dhe Odiseja u përkthyen nga sllavishtja në greqishten e vjetër(?).  Lokaliteti i Trojës përmendet edhe në vitin 1872, kur historiani serb Milosh S.Milojeviq në faqën 173 të librit të tij “Fragmente nga jeta e serbeve”(1872) “thot se trojanët ishin serb”. E bukur kjo,  apo jo ?

A nuk është një guxim i madh i serbëve  që vetën ta quajnë trojan;kurse ne,  vetës ia mohojmë të kaluarën tonë. ?

Novak Andesiliq në librin e tij:  “ Mali i Zi, djepi i Homerit,  Gjuha trojane  është sllave”  shkruan:  “ Autori Straboni ne librin e tij “Gjeografia” shkruan se Ilirët,  Eporotët dhe Maqedonasit e flasin të njejtën gjuhë.duke qenë se Frigasit jetonin në mes të këtij trekëndëshi,  e logjikshme është se eddhe gjuha e tyre ishte ilire, ne të të njejtën kohë maqedone dje epirote. Historiani i shek XIX-të,  Xhon Kembel shkruan: ” Në perëndim të Maqedonisë jetonin Dardanëet dhe Ilirët,  dy emra që e shënojnë të njejtin popull- popullin serb” .

Duke parë që historia po flet ndryshe, dhe bota shkencore po flet ndryshe,  serbet po mundohen që faktet për ilirët  të cilat  më nuk po mund t`i mëshefin,  atëherë  po kërkojnë lashtësi  të stërlashtë për vehte. Ky është me të vërtetë një qëndrim tejet arrogant ndak historisë, me të vërtetë një vjedhje e pafytyrë në pikë të ditës. .. Kurse ne e humbim kohën duke u marr me vetvehten dhe i tregojmë botë papjekurinë tonë kombëtare duke e mohuar çdo gjë shqiptre, dardane, ilire dhe pellazge.

Profesori i Sorbonës në pension, linguisti i njohur Milan Ristanoviqi,   e ka  botuar një studim pas 4o vjete pune në te dhe me të cilën  dokumenton që bredhja e Odiseut ka ndodhur në Adriatikun Jugor, prj Korfuzit e deri në Split, dhe që Posejdoni ishte Perëndi Ilire. Ai thirret në studimin e spikatur të historianit amerikan Mozes Finli,  i cili në veprën e tij “ Bota e Odisesë” vërteton që mënyra e jetës se Iliadës dhe Odisesë me të vërtetë ka qenë.

Serbët  gjithmonë të joshur dhe favorizuar nga bota, mendojnë qe ende iu hecin “pallavrat” dhe, lexoni se çka shkruajnë:  “ Shkodra- Troja Serbe,   dhe vazhdon  autori Novak Andeseliqi,  ilirët janë Serb,  a serbët janë sllav,  kjo tregon se Trojanët janë bartës të civilizimit serbo-sllav të antikës, sepse Troja- shkodra është kryeqyteti antic Sllav. “  Bukur, hë! serbët në këto anë që 25 shekuj?

Gjuhëtari sllavo -maqedonas Odisej Belqevski, paska pas gjetur që në Iliadë dhe Odisenë e Homerit, fjalë të njejta që po u përdokan n gjuhen e sotme sllavo-maqedone dhe në atë të sotme serbe.  Mrekulli që serbishtja i paska ruajtur ato fjalë.

 “ Vepra më e vjetër helene-ilire Iliada dhe Odiseja,  janë të skruara me t`ashtuquajturin heksmetër,  të cilat paskan shumë ngjajshmëri me këngët epiko-lirike serbe. Me qenëse është përdorur gjuha jonike me ate eolike,  e gjithë kjo trego se Homeri ishre Ilir,  dhe këto gjuhë Ilire. Në shkrim është përdorur alfabeti iliro -helen” . “ Fanula  Papazoglu, mendon që Frigija ishte krahinë kufitare me Ilirinë, dhe ësht krejt e kuptueshme që ky ishte  shteti i Trojës. ilirët e kanë marr emrin  nga kryeqyteti i tyre, që në at kohë ishte Sarda,  sepse Ilirët ishin Sardë, gjegjësisht Sardanë( Dardanë), pra serb.”

Shikoni se sa të vjetër qenkan serbët:  Serbia antike, në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania,  sipas Dardanit, gjegjësisht Sardanit,  Sarbonit që nga shekulli i XiV para krishtit,  dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë . Zbulim epokal i serbëve.?

Autori serb vazhdon: ” Profesori Radivoje Peshiqi,  bindshëm flet për përkatësinë serbo-sllave të Trojës:  Me analizën komparativelinguiste të veprës së Homerit,  me një saktësi të madhe e nxjerrë analogjinë ( ngjashmërinë) e gjuhëve parahelene,  latine dhe sllave,  dhe me saktësi të drejton në komponentën e fuqishme sllave te  Pellazgishtja,  dhe me këte e lëvizë rrethin pellazg në lindje,  perëndim dhe veri ku ata (pellazgët, pra) do të na lënë një ndikim të madh edhe sot në gjuhën tonë ( pra, serbe) “



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora