E enjte, 28.03.2024, 01:16 PM (GMT)

Mendime

Abas Fejzullahi : Trepça 1988 - 2014

E hene, 03.03.2014, 06:01 PM


TREPÇA DHE GJENDJA E XEHTARËVE MË 1988 DHE 2014… ?!

Nga Abas Fejzullahi

Në shenjë nderimi dhe rikujtimi të grevave të xehtarëve të Trepçës.

Greva e xhehtarëve(minatorëve) në thellësin e nëntokës të Trepçës , prej 20-28-02-1989 në Zgafellë, ishte mënyra e kundërshtimit kundër Sërbisë, për veprimet e saja kundër shqiptarëve vendor të Kosovës, lajmi për grevën dhe kërkesat e xehtarëve shpërthyen kufjt e Jugosllavisë dhe u përhapen në tërë botën. Kërkesa për pajtimin e gjaqeve, si dëshirë dhe ide burimin e ka nga thellësia e nëntokës dhe shpirtit njerëzor të xehtarit Halit Istrefi që si lajm dhe kërkesë për mjetet e lajmeve(informimit) për publik e paraqiti xehtari (minatori) Sefedin Istrefi, kurse jetësimin në terren anë e këndë Kosovës e filluan një grup student-e si Hava Shala, Myrvete Dreshaj, Binak Dinaj, Musë Berisha etj, ku në ballë të pajtimit të gjaqeve u vu i paharruari Anton çetta, Zekeria Cana, Dom Lush Gjergji, Hoxha,Xhevat Kryeziu, Mark Krasniqi, Idriz Kakrruku etj, të cilët e përmbyllen me sukses detyren e tyre vullnetare në bashkëpunim me familjarët dhe popullin, për pajtimin e gjaqeve dhe bënë bashkimin e popullit si kurrë më parë kundër pushtuesit serbosllav.

Po kush e prishi gjatë dhe pas lufte këtë bashkim dhe pajtim … ?!

Po sa vrasje kanë ndodhur mes shqiptarëve gjat dhe pas lufte, ku për fatin e keq të shqiptarëve vazhdon ende sot e kësaj dite dhe tani ka marrur përmasa  shqetsuese… ?

Po pse ndodhën e vazhdojnë të ndodhin këto… ?

Ken, mund ta fajsojm tash për këtë lëngjyrë të pa shëruar …?

Kërkesat e njohura të xehtarëve të Trepçës, për situatën politike në KSA të Kosovës dhe rrezikimin e qënies bilogjike dhe kombëtare të shqiptarëve nga shovenizmi çetnik i Serbisë në emrin e Federatës Jugosllave, lkundën themelet e Jugosllavisë aso kohe, dhe si pasoj e kërkesave të mirënjohura xehtarët u ndëshkuan nga regjimi serb me masat e dhunshme, pezullimin e autonomisë dhe hudhjen në rrugë të xehtarëve me të vetmin qëllim që të gjunjëzohen për kafshatën e bukës-URINË si luftë speciale, pasi që puna në xeherore ishte i vetmi burim ekzistence.

Në mbrojtjen e mirëqenies së xehtarëve, doli populli i Kosovës në tërsi dhe ne mes tjerash lindi edhe SHH “Familja Ndihmon Familjen“ e cila ndihmoj xehtarët fillimisht dhe pas disa vitesh edhe shtresat tjera të skamnorëve, që jo vetem se nuk lejuan gjunjëzimin e xehtarëve në veçanti dhe skamnorëve tjerë në përgjithësi të gjunjëzohen para pushtuesit serb, për kafshatën e gojës, siç kishte planifikuar serbia përmes elaborateve të ndryshme të ASHAS dhe Kishës Orthodokse Serbe.

Kujtime nga qëllimet dhe gadishmërit e xehtarëve të Trepçës, për Kosovën:

Me që kam pasur rastin të jem në lidhje me kryesin e Sindikatave të xehtarëve të Trepçës në Mitrovicë dhe të bashkëpunojm dhe bashkërendojm veprimet për t`ju kundërvu masave serbe, kundër luftës së pa shpallur botërisht, por të zbatuar praktikisht, LUFTËN E URISË, përmes aksionit gjithë popullor “Familja Ndihmon Familjen“  luftë e cila zbatohej në heshtje, tue i larguar xehtarët dhe punëtorët tjerë nga puna me masat e ndërmarra të dhunës.

Çfarë ishin në gjendje të bënin xehtarët e Trepçës për Kosovën?

Në takimet  që kam pasur me xehtarët e Trepçës gjatë biseave dhe takimeve me rastin e njëvjetorit të grevave, por edhe më vonë, xehtarët në mesin e shumë gatishmërimve, kishin edhe këtë gatishmëri që vlen për ta permendur me këtë rast të këtij shkrimi:

„… Qysh në ditën e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ata qe mbesim gjallë, jemi të gatshem, me punua tri 3 vite pa rroga, vetem t`i kemi të siguruar gjërat elementare për ushqimin e familjes dhe veshmbathje, pa kurrfar luksi tjetër, që ta zhvillojm dhe forcojmë Shtetin e Kosovës dhe zhvillimin ekonomik… punësimin dhe mirëqënien…“.

Po çfarë ndodhi me Pavarësinë e Kosovës me Trepçën dhe xehtarët ?

Ndodhi ajo që s`është dashur të ndodh…!

Nga institucionet përgjegjëse të Kosovës njerëzit përgjegjës të caktuar në Trepçe, as që interesoheshin për gjendjen dhe mirëqënien e tyre fare, edhe më të rëndë se në kohën kur serbia i largoj me dhunë nga puna, por populli ju gjind pranë…!

Pasurit e mbetura të Trepçës, nga njerëzit e caktuar nga qeveria nëpër poste udhëheqëse, jo vetem që s`u kujdesën për ruajtje, mirëmbajtje dhe riaktivizimin  e kapaciteteve  për punë e prodhimtari, por u keqpërdoren, u vjedhen, u dëmtuan edhe më tepër nga vet vendorët si drejtues e përgjegjës të emruar nga pushtetar,  partish në pushtet … !

Ndërsa gjendja e xehtarëve vazhdimisht përkeqsohej dhe ishte dhe ende mbetet e mjeruar, pa përkrahjen dhe përkujdesin institucional qeveritar, që ka qenë dhe vazhdon të jetë e interesuar vetem për ta privatizuar e shitur ate  siç ka bërë deri me tani më gati me të gjitha ndermarrëjet dhe pasurit publike, tue lënë pa punë qindra mijëra punëtorë dhe tue i shëndrruar ata në lypsarë e varfnjak me një gjendje të rëndë ekzistence në skamje e mjerim të skajshëm, ku mjerimi dëshmohet nga pamjet e hershme të mengjesit të skamnorëve që lypin gjëra ushqimore nëpër kontonjerët e mbeturinave …!

Fenomeni i vetvrasjeve  s`ka qenë i njohur, përveq rasteve të sëmura, ndërsa që nga vitet 2000 e këtej këto vazhdimisht kanë shënuar rritje dhe tani më janë shëndrruar gati në dukuri, për shkak të skamjes dhe varfrisë së skajshme nga papunësia mbi 50%..!

Këtë gjendje, se kanë meritur në rradhë të parë xehtarët por edhe të gjithë të punësuarit e më parshëm në ndërmarrjet publike të ndryshme, të cilat u privatizuan apo më mirë me thënë u përvetsuan, keqprivatizuan, u plaçkiten e u vjedhen për ditën me diell…pa dhënë askush kurrëfarë përgjegjësie për gjendjen e krijuar që sot ekziston në Kosovë…!

Si përfundim:

Ne një vend ku s`kanë zbatim Ligjet dhe Drejtësia, kanë zbatim të sukseshëm, keqpërdirimet dhe të gjitha të kqijat në të gjitha drejtimet, e këto në Kosovë tani ma janë dalur lakuriq dhe për fushë siç thot populli për çdo ditë... !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora