E marte, 16.04.2024, 06:32 PM (GMT+1)

Mendime

Marjan Sebaj-Sopi: E mira e përbashkët...

E diele, 02.03.2014, 07:28 PM


E MIRA E PËRBASHKËT APO AJO INDIVIDUALE?!

Nga Marjan Sebaj-Sopi

Sepse, njeriu si krijesë më e përsosur, i mveshur me dinjitet e madhëri, asesi nuk guxon të lëndohet, të anashkalohet, të nënçmohet e të lëndohet, por të pranohet si vëlla e motër pamvarësisht përkatësisë së tij, bindjeve të tija. Të pranohet si i afërmi i yt, pjesë e jote.

Kemi përshtypjen se në shoqërinë tonë Shqiptare sot apo kudo në botë, e mira individuale apo përsonale është trend apo primare, duket sikur që secili njeri mendon vetëm për vete, për të mirën e tij. Ndoshta jo se vetëm është kjo përshtypje por edhe një dilemë e përhershme dhe e madhe në pyetjen se kush duhet të jetë pikësynim; shoqëria apo individi.

Si qenie shoqërore me të drejtë edhe shtrojmë pyetjen; të luftojmë e mundohemi për të mirën e përbashkët apo atë individuale? Në shiqim të parë dhe po e pyetëm këdo, thuajse secili e ka të kjartë dhe do përgjigjej se e mira e përbashkët është më e rëdësishme sesa e mira individuale. Mirëpo, këtu puna është më komplekse sesa duket. Shembull, a duhet që e mira e individit të flijohet apo sakrifikohet për të mirën e përbashkët apo anasjelltas? Gjithësesi këtu nuk duhet të harrojmë por të kemi parasysh personalitetin njerëzorë dhe dinjitetin e tij. Njeriu, përsonaliteti i tij duhet patjetër të jetë në qendër të çdo lloj veprimi!

Që të jemi më të kjartë rreth këtij ta quajmë problemi, të analizojmë së pari termin e mira e përbashkët. Para të gjithave mund të themi se do të ishte gabim nëse mendojmë se e mira e përbashkët apo e përgjithëshme, është thjesht një përmbledhje e të gjitha të mirave individuale. Pokështu e mira e përbashkët asesi nuk duhet të përmblidhet në rendin publik të rregulluar sipas legjistlativit të një bashkësie, apo vetëm në të mira materiale. Pra, çka është e mira e përbashkët? Lidhje me këtë pyetje komplekse, Konçili i Dytë i Vatikanit në konstitucionin mbi Kishën në botën bashkohore, të mirën e përbashkët e definon kështu; „Përmbledhje e të gjitha atyre kushteve të jetës shoqërore e të cilat grupimeve (bashkësive) dhe individëve ia mundësojnë që në plotësi dhe më lehtë të arrijnë deri tek përsosmëria përsonale“.

Nga kjo e shënuar më lartë në të njëjtën kohë shohim se e mira e përbashkët edhe nuk është objektiv, qëllim i njeriut dhe njerëzimit. Por që në rend të parë objektivi dhe qëllimi është zhvillimi dhe përsosmëria e personalitetit njerëzor, e njeriut si përson dhe me këtë zhvillimi dhe përsosmëria e çdo njeriu. E mira e përbashkët më tepër është kusht përmes së cilës njeriu mund të realizoj qëllimin e tij; ajo i ndihmon që si njeri të arrijë plotësimin. Mirëpo, shtrohet pyetja çka është atëherë kjo; „të gjitha kushtet të jetës shoqërore“? Në këtë hyjnë dhe janë prezente të mirat materiale dhe shpirtërore. Gjithësesi këtu bëjnë pjesë paqa shoqërore, liria, moraliteti, drejtësia, të drejtat dhe dëtyrat e çdo individi, kultura, higjiena, ushqimi, banimi, kushtet jetësore të njeriut, e drejta në punë si dhe mundësia e punësimit etj.

Pra, kur flasim për të mirën e përbashkët, atëherë gjithësesi duhet cekë se këtu mendojmë në atë, pra në shkallë globale: ajo është e mira e gjithë botës. Sot bota është ashtu e lidhur saqë çdo njeri ndihet si qytetar i botës (apo së paku kështu do duhej të ndihej). Kështuqë me këtë asnjë kontinent apo shtet asesi nuk duhet të kufizohet apo ti jep vetës monopol mbi të mirën e përbashkët. E mira e përbashkët është pikërisht ajo e mirë e cila duhet të shtrihet në çdo njeri dhe se nga kjo askush nuk guxon të jetë i përjashtuar, apo të mos ketë çasje në te. Sepse, çdo njeri e ka obligim dhe të drejtën që të zhvilloj personalitetin e tij, kështuqë për të arritë këtë, atij duhet mundësuar çasjen në të mirën e përbashkët. Mirëpo, njëkohësisht sado që tek të gjithë njerëzit egzistojnë të drejtat që të shfrytëzohet me atë që quhet e mira e përbashkët, këtu duhet thekësuar edhe dëtyrën se të mirën e përbashkët duhet ta ket çdo njeri, kështëqë asnjë grup apo bashkësi familjiare të mos jetë e priviligjuar apo fuqizuar, autorizuar, që vetëm ajo të shërbehet përmes të mirës së përbashkët apo që të tjerëve pamarrëparasysh se në emër të ndokujt këtë të drejtë guxon t’ia mohoj. Një sjellje e tillë, pra e mohimit të së mirës së përbashkët, gjithësesi se do ofendonte rënd dinjitetin e njeriut, dhe patjetër se do ishte edhe kundër qëllimit të vet Krijuesit, ( meqë të gjithë njerëzit këtë botë e kanë si të mirë të përbashkët), dhe jo njerëzore.

Kur është fjala mbi dëtyrën kështuqë çdo njeriu t’i mundësohet çasja në të mirë të përbashkët, atëherë shtrojmë pyetje; kush ka obligim të kujdesët për te? Me një fjalë: të gjithë! Secili njeri duhet të kujdeset për të mirën e përbashkët në vendin dhe thirrjen, dëtyrën, e tij. Kuptohet se përgjegjësinë e bartin ata cilët udhëheqin shtete e popujt, pikërisht ata që në masë të madhe mund të ndikojnë në ngjarje botërore. Këta janë politikajt, shefat e shteteve, me një fjalë të gjithë ata që qëndrojnë në ballë të grupeve të mëdha njerëzish, mirëpo obligim e dëtyrë për të arritë dhe avancuar të mirën e përbashkët ka çdo individ, çdo njeri në vendin e vet, aty ku jeton dhe vepron. Kriter themelorë  për ndërtimin e bazës sociale duhet të jetë pikërisht ky: angazhimi dhe promomovimi i të mirës së përbashkët, pa përjashtime. Nëse këtu rrijmë anash duke pritur që të tjerët, apo dikush tjetër të angazhohet rreth kësaj – është lëshim apo gabim i madh.

Të hapur ndaj të ardhmës!

Kujdesi për promovimin e të mirës së përbashkët fillon pikërisht nga marrëdhënia më e thjeshtë njerëzore, marrëdhënia e njeriut me njeriun në shitore (dyqan), marrëdhëniet tona ndaj atyre cilët në fardo mënyre janë të mvarrur nga ne, e deri tek ata njerëz të mëdhenj, cilët ndërmarrin vendime të mëdha e që për këto gjëra janë të ftuar si shembull udhëheqësit e bashkësive të mëdha, apo që janë prezent në bashkësinë e popujve siç janë OKB.

E mira e përbashkët nuk është vlerë statistikore. Përvojat na tregojnë dhe dëshmojnë se me angazhimin e njerëzëve, përparimin e teknologjisë dhe civilizimit për çdo ditë e më shumë rritët e mira e përbashkët. Thuajse për çdo ditë kjo e mirë e përbashkët gjithë e më shumë përsosët, dhe gjersa në botë gjithnjë e më tepër rritët komunikimi dhe mvarësia mes njëri-tjetrit, ajo bëhet gjithë e më përfshirëse dhe kuptohet me këtë edhe në disponim çdo njeriu. Mirëpo, shpesh herë egoizmi i njeriut, egoizmi i grupeve, blloqeve politike është shkak që e mira e përbashkët të mos jetë në disponim çdo njeriu.

Njëra ndër elementet kryesore të së mirës së përbashkët dhe mund të themi njëra ndër karakteristikat themelore të saj është se ajo gjithmonë duhet të bartë në vete perspektivën e të ardhmës. Kjo do të thot se gjenerata e tashme ka për obligim që trashëgiminë e të mirës së përbashkët të cilën e ka pranuar nga gjenerata e mëparshme, të rris dhe përgadis për ata që do vijnë. Kështuqë asnjë gjeneratë nuk ka të drejtë të thot: „Pas meje deti kos!“, por që të mirën e përbashkët me të cilën shërbehet duhet përgaditë dhe dorëzuar atyre që vijnë. Në këtë kuptim themi se e mira e përbashkët autentike duhet të ket perspektivën e ardhmërisë. Njerëzimi ka për dëtyrë të jetoj dhe punoj, veproj, kështuqë atyre që vijnë pas t’iu mundësoj ardhmërinë.

Sipas rëndësisë dhe kuptimit të saj, e mira e përgjithëshme, përbashkët, është tërësisht autonome nga të mirat individuale të kombeve apo shteteve të ndryshme, ajo e tejkalon këtë. Është e mirë e të gjithëve pa dallime, lindë dhe kultivohet,  zhvillohet, kushtimisht është për të mirë të të gjithëve, gjithmonë bartë apo ka karakter të përgjithëshem dhe të përbashkët, tejkalon kufijtë e shteteve dhe në atë kanë të drejtë të gjithë njerëzit. Kështuqë kjo edhe duhet të jetë, pra e - mira e përbashkët -   qëllim dhe synim i çdo politikani, të gjithë politikajve, i të gjithë atyre që udhëheqin popuj dhe kujdesën për të mirën e tyre. Në kuptimin ndërkombëtar e mira e përbashkët duhet të jetë kriter i cili rregullon çdo lloj marrëdhënie ndërkombëtare.

Në qendër - njeriu!

Me rritjen e të mirës së përbashkët, njëkohësisht gjithë e më tepër rritët edhe vetdija e pozitës unike si dhe dinjiteti i personalitetit njerëzor. Siç kemi cek që në fillim të këtij shkrimi, personaliteti njerëzor duhet të jetë në qendër të çdo tentative rreth të mirës së përbashkët. Kjo tejkalon të gjitha  dhe të drejtat dhe obligimet e saj janë universale dhe të pacenueshme. Këtë shumë bukur në një shembull e thot në Bibël edhe Jezusi kur flet se, nuk është njeriu për shkak të shtunës (që është ditë pushimi për hebrenj edhe sot), por e shtuna për shkak të njeriut (krhs. Mk 2, 23-28). Dhe pikërisht për këtë personaliteti i njeriut asesi dhe në asnjë mënyrë nuk do të duhej të flijohet, sakrifikohet për qëllime vetjake, egoiste, sepse me këtë do të bëhej mohimi i vet qëllimit të së mirës së përbashkët e kjo është realizimi i personalitetit njerëzor në plotësinë e tij. Në këtë nderim të përsonnalitetit në rend të parë hynë ajo se njeriut do të duhej t’i mundësohej vërtetë një jetë e denjë njerëzore dhe të gjitha gjërat që e bëjnë një jetë të tillë, siç janë; ushqimi, veshmbathja, liria në përzgjedhjen e profesionit, e drejta në themelimin e familjes, e drejta në edukim, punë, nderim, e drejta në informim, e drejta të punoj sipas normës së drejtët ë ndrëgjegjës së vet, liria, liria e besimit dhe bindjes etj. Kështuqë çdo rend shoqërorë gjithnjë e gjithmonë duhet të ket si qëllim të mirën e personit, sepse rendi i gjërave duhet të jetë në varësi të personalitetit të njeriut, e jo anasjelltas. Ky është princip themelor i cili kushtëzon rritjen dhe zhvillimin e rregullt të çdo shoqërie.

Kush është i afërmi im?!

Ndokush mund të thot mos ka këtu ndoshta „sociologji“ të tepëruar. Asesi jo, sepse të gjithë duhet të kemi të kjartë se njeriu në vetvete është NJË dhe i PANDARË. Dhe çkado të bëjë ai, gjithmonë në veti bartë vulën e „integritetit“. Është e mundur që personi të flijohet, sakrifikohet, për ndonjë ideologji, sistem shoqërorë, bindje religjioze etj. Është e mundur që grupet e caktuara të njerëzve të përfitojnë për vete atë që do të duhej të ishte e mira e përbashkët dhe për të gjithë. Është e mundur dhe këtë ndoshta e hasim në jetën e përditshme ku zhvillohet aso politike sociale e ekonomike, ku njerëzit i sjellin të tjerët të kanë një jetë jo të denjë njerëzore, apo janë flije e intereseve egoiste të grupeve të caktuara. Mirëpo, duhet të mbajmë përgjegjësi se nëse nuk kemi njeriun në qendër, për të mirën e tij, atëherë mesiguri se herdokur edhe do të japim përgjegjësi për këtë. Duhej të japim përgjegjësi si besimtarë para vet Krijuesit, po edhe para vet shoqërisë. Sepse, njeriu si krijesë më e përsosur, i mveshur me dinjitet e madhëri, asesi nuk guxon të lëndohet, të anashkalohet, të nënçmohet e të lëndohet, por të pranohet si vëlla e motër pamvarësisht përkatësisë së tij, bindjeve të tija. Të pranohet si i afërmi i yt, pjesë e jote. Shpeshherë jemi në dilemë dhe pyesim kush është i afërmi im?! Përgjegjen në këtë më së miri e gjejmë në Shkrimin Shenjtë, në Bibël. Ungjilli na flet mbi njeriun si “të afërmin” dhe pikërisht në këtë mënyrë edhe duhet ta pranojmë atë. Dhe kjo gjithësesi që vlen për çdo njeri, pa përjashtim. Ungjilli na thrret më tepër se vetëm thjesht në pranim, tolerance, apo bashkëjetesë. Ajo na thrret në dashuri frytëdhënëse, dashuri të vërtetë dhe efektive ndaj çdo njeriu!  Kjo dashuri si qëllim primar ka jetën dhe gjësendet që janë të nevojshme për një jetë vërtetë të denjë njerëzore dhe jetë me të afërmin. Jemi të ftuar që t’i jemi të afërt çdo njeriu. Pra, kush është i afërmi im? I afërmi im është pikërisht çdo njeri pamvarësisht përkatësisë së tij nacionale, fetare apo kategorie.

Kështuqë për të patur jetën më të mirë, në harmoni e dashuri, gjithësesi duhet të kundërshtojmë gjithçka është;

1. kundër jetës së njeriut dhe personalitetit njerëzorë (vrasjet, vetvrasjet, gjenocidi, aborti (dështimi), eutanazia…)

2. kundër çdo gjëje që lëndon integritetin e personalitetit njerëzorë (lëndimi trupor, mundimet e vuatjet trupore e shpirtërore, shtypjet apo shtërngimet psikologjike…)

3. kundër çdo gjëje që lëndon dinjitetin njerëzorë (kushtet ç’njerëzore të jetës, burgosjet e padrejta, dëbimet, robëria, prostitucioni, kushtet e pavolitshme të punës…)

Pra të gjitha këto sjellje që cekëm janë thellë në kundërshtim me qëllimin e Krijuesit, e lëndojnë atë, janë të turpshme vetvetiu, lëndojnë dinjitetin e njeriut dhe zhytin vet ata që bëjnë gjëra të tilla, të kqija. Në asnjërën nga ato nuk mund të ndërtohet shoqëria e shëndosh, as të garantoj rritjen e personalitetit njerëzorë.

Të gjithë pa dallime, jemi të ftuar të kontribuojmë për një botë të shëndosh, për një botë të mirë dhe të qetë, për një botë të luumtur, ku mbretëron harmonia dhe dashuria, për një botë në të cilën do të mund t’i ndajmë dhe gëzojmë të mirat e përbashkëta. Jemi të ftuar të krijojmë paqe, rahati shpirtërore, dhe me këtë edhe jetë të mirë dhe të denjë, jetë për të gjithë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora