E premte, 19.04.2024, 12:48 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Politikanët e përjetshëm?!

E shtune, 01.03.2014, 08:55 PM


Politikanët  e përjetshëm?!

Pushteti është ilaci në të cilin politikanët kapen si në grep.Ata e blejnë atë nga votuesit,duke i përdorur paratë-e votuesve.(Richard. H. Nidhem)

Nga Zejdush Kastrati

Politika është art, punë e mision për procese, e jo për biznes dhe përfitime përsonale.Në politikë, duhet të japësh e jo të marrësh.Por fatkeqësisht,  pothuaj, në tërë rajonin, e në veqanti, në Kosovë, apo thënë  shkurt e shqip, në gjitha trojet shqiptare, aty ky elementi shqiptarë, ka pushtet e  ka krijuar hapsirë veprimi  për tu marrë me politikë,me përjashtime shumë të rralla,pothuaj,gjithë politikajtë tanë, përmes politikëbërjes, që ska lidhje me politikën që bëhët në perendim apo aty ku sundon rendi e ligji,po mbijetojnë dhe po sundojnë e po sillen si zot!

Këta politikajë, kanë arritur, në radhë të parë, të përfitojnë vet,pastaj të afërmit dhe miqtë e jaranat, e  në anën tjetër,në kontinuitet, me  fjalor e deklarata  bombastike,të shumtën e rasteve, me përmbajtje të një diskursi  patriotik ,kanë arritur, të mashtrojnë popullatën e  elektoratin, jo vetëm gjatë fushatës zgjedhore, dhe kështu, me vite  të tëra,të mbesin  ne skenën politike, duke mos hezituar, që të bëjnë veprime, që nuk përkojnë me asnjë element te nje lideri të ndershëm apo të ndërgjegjshëm, e të mos themi ,atëdhedashës.

Skena politike në Kosovë, identifikohet e njihet, jo vetëm  me liderë,  që janë gjatë në politikë,por edhe me profile të kalibrit më të ultë, si deputet e ministra, disa edhe me përvojë nga koha e monizmit, ,të cilët, profesionin e politikanit(më mirë me thënë të rrencit e hajnit) e kanë primar, edhe përkundër dështimeve , humbjeve, vjedhjeve, hetimeve…  dhe kurrësesi e me kurrfarë cmimi, nuk heqin dorë, nga ky profesion i mallkuar sipas tyre, dhe nga ky biznes shumë fitimprurës.

Pothuaj, të gjithë politikanët kosovarë, që qëndruan gjatë në skenën politike, e që shumica janë akoma, por, edhe gjatë këtyre ditëve, po trumbetojnë e po promovohen, për  tu akomoduar, edhe në të ardhmen ,  mund të themi  se nuk reflektuan  simpati,admirim  e performancë, për të respektuar punën e tyre, por,  u  identifikuan edhe   për uzurpime,imponime,vjedhje e keqëperdorime, pastaj,mbajtje të pushtetit me cdo kusht, dhe ne disa, raste edhe për servilizëm të tepruar, karshi liderit e faktorit të jashtëm, me të vetmin qëllim e dëshirë, për të mbetur  sa më gjatë, në pushtet.

Dëshira e paskrupullt, që domosdo, dhe me cdo kusht, për të qenë në politikë, edhe në Kosovë ,shikuar nga këndi i servilizmit  të tepruar,  dhe përkuljes nën cdo nivel,  karshi cdo norme e kriteri,  dhe pa parashtruar bile  kriterin bazë, për të mos devalvuar  nën nivelin e pozicioneve, që ka mbajtur më herët ,mund të ilustrohet edhe me raste kur një ish Kryeministër, apo z kryministër, pranon të bëhët edhe ministër,  e cfardo lloj  pozite tjetër qeverisëse, vetëm e vetëm, të jetë ne politikë.Edhe rasti i  një ish Presidenti,  i cili u shkarkua nga kushtetuesja,  edhe pse   me vite  po shfrytzon benefite presidenciale, sikur te mos ishte shkarkuar,  ka kohë, që nuk po len “gur  pa lëkundur” për tu kthyer ne poste të larta politike, por ka edhe raste tjera  të shumta, që  ka përjetuar skena e qoroditur, politike, kosovare.

Kur, kësaj, ia shtojmë dhe ilustrojmë, edhe shumë raste, kur, mjaftë përsonalitete të këtij soji e karakteri, që për momentin, janë, pjesë, e këti koloriti politik në Kosovë,   kanë ndërruar parti të shumta politike  e iniciativa, dhe ate, edhe nga ato që deklarativisht, e quajnë vehten, herë të djathta , e herë të majta, herë krahu i luftës, e herë krahu i paqës, herë me orientim programor për bashkim kombëtarë e herë pro europian, por me të vetmin qëllim  e pikësynim,që të “notojnë” dhe të  mbesin  në profesionin e tyre të shumëpëlqyer,  që e ka emrin për ta figurativisht- politikë.

Edhe pse nuk ka në mënyrë decidive me ligj limit,apo përkufizim të  disa mandateve , nëpër disa poste,përkufizimi moral, më shumë se dy mandate  është formula më e mirë dhe më respektative, për të lejuar që gjenarata e re, e cila domosdo do ta kete barrën e zhvillimeve,  të jetë, pjesë e procesve dhe e sfidave, nëpër të cilat, po kalon  dhe duhet të shkoj Kosova.

Eshtë veshtirë tu besohet deklaratave dhe prononcimeve që dolën nga goja e disa liderëve partiak e institucional,ditëve të fundit, kur mund të themi se   klima elektorale, vetëm është prezente, jo vetëm nëpër takime formale dhe joformale partiake,e nëpër media,  ku u përmendën edhe kërkesa  e  iniciativa për  pastrim të listave,  nga ata, që janë nën hetime, nga  ata që dështuan në zgjedhjet e fundit lokale, pastaj, lista me “duar të pastra”,e disa  kërkesa  tjera,që nuk janë risi, vetëm për zgjedhjet e  përgjithëshme që priten të mbahen së shpejti ,por me një insistim dhe vetëdijësim, nuk është e pamundur, që, disa, nga këto kerkesa, edhe mund të realizohen dhe jetësohen.

Jemi dëshmitar,se votuesi kosovar, në zgjedhjet e fundit lokale, ishte vërtet sovrani, dhe pothuaj,  në krahasim, me të gjitha zgjedhjet, të mbajtura, qofshin ato nacionale apo lokale, deri më tash, në Kosovën e pasluftës, ky votues ,kësaj radhe,  me votën e dhënë, në mënyrë plebicitare,e gjeti vendin e vet,dhe dëshmoi qartë, se kur don,dinë edhe  të penalizoj, ata, që nuk mbajnë premtimin, dhe nuk respektojnë votën, e obligimin, që kanë, ndaj popullatës.

Po ky elektoratë, që u vlersua me  notë mjaftë të lartë në zgjedhjet lokale,padyshim, është indikatori dhe faktori kyq, që edhe në zgjedhjet e përgjithshme nacioanle, që po priten të mbahen së shpejti, të veproj me menquri e dinjitet, dhe të votoj, vetëm për ata ,që në përsonalitetin  e tyre, ngërthejnë vërtyte  qytetarie dhe dinjiteti,vlera morale e njerzore,qendrime parimore karshi popullit  të tyre por edhe faktorit të jashtëm, me cka vetëvetiu, në mënyrë shumë civilizuese dhe demokratike , do të eleminoheshin, pjesa dërmuese, e kastës aktuale e politikajve, dhe e atyre, të cilët, gjatë këtyre viteve ,me popullin  që i zgjodhi, (apo me vota të vjedhura ), u sollën, si pashai me skllavët, kurse me bugjetin e pronën e pasurin shtetrore, sikur  ajo të  ishte, prone e  ndonjë vendi armik, e jo e Kosovës, si  vend  dhe shtet i vetëm që kemi.

Me siguri ditëve dhe mujave në vazhdim, do të ballafaqohemi  me fushatën e cila,   e orkestruar nga akterët e këtyre karvaneve me politikajë senior dhe të përjetshëm,   që do tia mësyjnë shumicës së   vendbanimeve të Kosovës , dhe do të na premtojnë një të ardhme “alla kaliforniane”,për vendin dhe popullin,por nese bazohemi vetëm në sukseset e deritashme në aspektin  e përgjithshëm shtetror, dhe në përfitimin përsonal të këtyre  politikajve të përjetshëm, atëherë, edhe në këto zgjedhje, votuesi kosovarë, duhet ta dënoj rrencin, hajnin, mashtruesin, servilin,… e ta shpërblej  një gjeneratë tjetër politikajshë, që (edhe mund) të shpresojmë se do të punojne dhe sillen ndryshe .

Pra, mos tu besojmë deklaratave dhe premtimeve të liderëve e atyre që me vite të tëra, nuk bën as minimumin e atyre që premtuan, por tu japim rastin   disa të tjerëve, e të tillë ka dhe gjinden,por duhet mbështetur, e dhënë rastin për tu treguar e dëshmuar.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora