E merkure, 24.04.2024, 12:33 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Leter e hapun imamit të Ostfoldit efendi Ardian Halitit

E marte, 10.06.2008, 06:29 PM


Selim Hasanaj
LETER E HAPUN IMAMIT TË ØSTFOLDIT EFENDI ARDIAN HALITIT
 
Nga Selim Hasanaj

HOXHË EFENDI
E dij se tye të kënaqin këta tituj araboaziatik andaj edhe fillova letren time me ta.
Nuk e kisha ndermend të mirrem direkt me asnji nga antaret e të ashtuquajtunes ALBANSK TROSAMFUND i Østfold dhe as me tye si imam, por janë ceremonia e KRYESHENDOSHJES të shtunden dhe të dielen e kalueme në lokalet që juve e queni xhami, per rastin e vdekjes së babait të shqiptarit shumë të urtë, të ndershem dhe njeriut me moral e karakter të hatashem mikut tim Sabit Islami dhe nasihati yt aty që më nxiten ta shkruej këtë leter kështu të hapun dhe publike. Në radhë të parë deshta të thamë mendimin tim per mënyren e mbajtjes së vet ceremonisë së ngushllimeve, mënyrë kjo e cila gjithmonë ka pas dhe duhet të ketë karakterin human sepse me shkuemjen në ngushllime , familjaret që kanë hap deren per ngushllime sepse kanë humb antarin e familjes, disi lirohen nga preokupimi me vetë veten dhe rastin. Ata shofin se nuk janë të vetmuem dhe se me ta dhimbjen e ndajnë edhe të tjeret . Kështu ka kjen me shekuj kjo traditë neper trojet tona Pellazgo-Ilire. Por ky rit gjithmonë ashtu si cdo rit tjeter i ka pas rregullat e veta , rregulla këto të cilat kanë dijt edhe ti japin hijeshi dhe ta arsyetojnë qellimin e tij. Kjo fatkeqësishtë ka kjen dikur , por si duket ka vdek së bashku me baballaret tanë. Neve brezi i tanishem vetem se po e neperkambim dhe po e bajmë paqaver ritin në fjalë me mbajtjen e kryeshnoshjes kur ate nuk po dijm dhe nuk po dojm ta mbajmë sipas tradites dhe rregullave tradicionale kombëtare por edhe fetare. Per mue asht i pakuptimt rroli i imamit në nji ceremoni kryeshnoshjeje ku ai rrin si cung i ulun dhe vetem percjell hingrizmat, piskamat, qeshjet dhe zgerdhimet e mases bajate, banale , injorante, analfabete, masë që haptas deshmon se i asht gëzue rastit sepse aty per dy ditë rresht shkon dhe humb kohen dhe i shet mendje e qallma dikujt. I reklamon me tarafe se ka veturën e re, ka shtepinë e re etj, etj. Pave vet imam efendi ardhjen time me Dr. Muhamet Rexhaj dhe vëllaznit e tij si dhe mikun e tyne Ibrahim Ramosaj dhe atmosferen e krijueme si dhe pritjen që perjetuem. U dasht të ngritemi edhepse neve kishim deshirë të rrim paksa ma shumë jo per hirë të juve të pranishmive por per respektin që kemi per Sabit Islamin si shqiptarë i mirë dhe i urtë. Andaj unë mendojë se ose të mesohemi ti mbajmë këto ceremoni ose ti harrojmë fare. Ma së pari askush nuk po din as të pres ata që vijnë, as të pershendetet dhe pranojë ngushllimet e atyne që vijë të ngushllojnë dhe besa as që po dijmë të shprehim ngushllime. Llapjanet dhe rrethi tjeter i tyne ulen dhe me doren në zemer masi pershendeten me selamalejkum dhe merrhaba thojnë ALLAHU NXHENET, Unë nuk e kuptova kurr qellimin e kësaj fjale. Allahu nxhenet e past que të vdekunin po , por mue që kamë humb të afermin cka po më thue?! Asgja. Kësaj i thonë traditë?!
Dikush thot po sikur në humoret e Lecit e Cimes, a ka vdek, a ka vdek dhe asgja tjeter. Dikush hyn dhe del e nuk verehet fare se ishte. Ma merr mendja se per rite dhe tradita shqiptare ,shqiptaret e Dardanisë duhet të mësojnë nga ato të DUKAGJINIT. Tradita arkaike Pellazgo-Ilire asht ruejt dhe praktikohet vetem në Dukagjin dhe deri diku në Drenicë, ato të viseve dhe krahinave tjera janë të bastardueme me tradita turke, kurde, cerkeze, armene , arabe e cka jo tjeter. Dhe ti efendi Ardian masi po e quen veten edhe imam edhe patriot shqiptarë ishte dasht të nderhysh dhe tu mësosh mases se si mbahet KRYESHNOSHJA e jo të lejosh njerzit ta shendrrojnë ritin e vdekjes në pazar shtazesh. Pa të keq dhe pa qellim nencmues as ofendues po ta shkruej këtë leter. Ke obligim të rregullosh masen dhe xhematin tand, ti mësosh ata nese nuk din fort per komb së paku per fe din. Dhe edhe normat dhe rregullat fetare derisa nuk bien ndesh me ato kombëtare janë të mira , sidomos per injorantet dhe analfabetet që fatkeqësishtë këtu në këtë rreth janë të shumtë.
Tani po të pergjigjem kështu sepse aty as që kishim shansë të komunikojmë,per shkak të zhurmes së të pranishmive, në lidhje me at meselen që e tregove per rastin e gjyshit tand dhe atij puntorit në Zvicerr i cili nuk ka mund të punsohet se ka thanë se asht ATEIST. Vendim shumë me vend i pundhansit. As unë kurr nuk kisha me e pranue nji ateist në punë ose pranë vetes time sepse ateisti asht komunist e komunisti asht pansllavist. Ama efendi Ardian Haliti ti disi si me rromuze këtë far meselje pate qellimin të ma hudhish mue. Kuptova se ti ke bindjen se Selim Mustafë Hasanaj ashtë ateist. E ke shumë gabim. Unë dij se ateist quhet njeriu që nuk beson në ZOT. Unë si pasardhës i Pellazgo-Iliro-Dardanve , popull ky i krijuem nga vetë Krijuesi dhe Mëshiruesi ZOTI me tanë qenjen time besojë se ZOTI egziston dhe asht gjithmonë pranë nesh dhe me neve. Dhe këtë doktrinë , (po i jap vetes të drejtë ta quej ashtu ) unë e bazojë në faktet e vertetueme shkencërisht se nder shtatë mrekullitë e para të krijueme nga ZOTI ishte edhe njeriu i parë PELLAZGU të cilit Zoti pasi e krijojë edhe i mësojë gjuhen e vetë Pellazgjishten që sot spjegohet dhe kuptohet vetem permes gjuhes shqipe të cielen e flasim unë edhe ti, por ti shpesh e perzin me ula halat tua arabe ndersa unë mundohem ta flasë ashtu qysh ma ka mësue ZOTI. Ti e perzien se ta ka mësue Allahu. Pra mjafton ky fakt se neve i kishim të paret tanë Pellazget dhe se jemi që nga krijimi i këtij planeti të palevizshem me rranjë thellë thellë në trojet Pellazgo-Iliro-Dardane që mue dhe fatmirësisht jo vetem mue por shumë shqiptarë tjerë mendje ndritun i detyron ta besojnë Krijuesin ZOT dhe ti nuk ke të drejtë të më mendosh si ateist. Në raport dhe krahasim me tye, të tjeret e sojit tand dhe xhematin tand unë edhe mund të dukem si ateist. Po, po sepse unë dij dhe besojë se Bibla, Kurani dhe të gjitha librat tjera të ashtuquajtuna të shejta nuk janë asgja tjeter pos UDHËRREFYES per të paudhet, që kanë pas per qellim ta frenojnë cmendunin, krimin dhe punet tjera të pamira si dhe ti denojnë vandalet dhe kriminelet. Shumë e dobishme kjo per kohen e para 2008 viteve ose para 1386 viteve. Ama efendi Ardian sado që ti dhe ata me tru të shperlam si ti pelqeni të thoni se shkenca asht zhvillue nga Kurani dhe librat tjera të shejta unë po jua perkujtojë se shumë mijvjeqar para Krishtit dhe para Muhametit në trojet tona të sotshme ku kanë jetue të paret tanë Pellazget ka pas KUSHTETUTË dhe ligje sipas të cilave asht rregullue jeta me normat e saj etike dhe morale të cilat pa dyshim do ti ken sherbye ma vonë edhe atyne apostujve që shkruen Dhjaten e Vjeter dhe at të Renë ma von , por pse jo edhe Muhametit per ta shkrue Kuranin. Disa argumente per këtë bindje timen: "Në historinë nderkombëtare të së drejtes kushtetuese permendet me nderim , si njani nga themeluesit e kësaj disipline shkencore, Pellazgo -Maqedonasi ARISTOTELI ( 384-322)mendimtari ma i madhë i lashtësisë".( K. Marks).
Sipas TUKIDIDIT , Biri i Stagjires- ku flitej pellazgjishtja , ka meriten e rrallë se e pat pa të domosdoshme të vinte në qarkullim shkencor " KUSHTETUTEN E SHTETIT TË MOLOSVE", krahas asaj të Dyrrahut, Itakes etj , tue e shoqnue me studime krahasuese dhe komente prej juristi të perkryem. Mjerisht nga gjithë kjo veper me vlera të pallogaritshme juridike por edhe historike e ma tej, rrebeshet e shekujve nuk kanë lanë vecse therrime. I pavdekshem do të mbetet sidoqoftë vlersimi i shquem i këtij filozofi erudit per formacionin politik, 24 shekuj ma parë të stergjyshve tanë, me percaktimin kuptimplotë: SHTETI I EPIROTVE. ( Material ky që e mora nga vepra madhore e dijatarit të madhë Pellazgologut ma të mirë Prof. Dr. Dhimitri Pilika " PELLAZGET ORIGJINA E JONË E MOHUAR"
Pra efendi Ardian Haliti unë nuk jamë ateist sepse unë e besojë ZOTIN e Due dhe i falem ATIJ. Dallimi në mes meje e teje asht se unë besojë me logjiken time , dhe se ZOTI që unë e besojë ka lind shumë mijra vjetë para Allahut tand dhe para Pejgamerit tand. Unë eci krahas me kohen, respektojë ligjet dhe Kushtetutat e shtetit nga jamë , ku jamë dhe edhe ku do të shkojë ndoshta neser. Kuptojë se sot njerzimi ecë perpara dhe zhvillohet me punë, ligje e Kushtetuta e jo si ti që mue direkt mu pergjigje se e mendon dhe e perkrah zhvillimin dhe ecjen perkrah kohes, ndersa e ke të pamundun të flasesh gjuhen e vet ZOTI - shqipen e bukur pa e perzi me ala, ballat arabe, jeton me nji bashkshorte që sado që mund të jetë e e urtë, e ndershme dhe e perkryeme dhe e mirë per tye ajo së bashku me bashkshorten e nji ashkaliut poashtu i moshes tande, dhe si duket edhe komshi i yti në Grålum apo Greåkerdalen janë të vetmet gra shqipfolse që i shef neper ambientet e Sarpsborg-ut të pshtjelluna me kulturë arabe. Per mue këto janë turpi i asaj që e ka krijue ZOTI si SHQIPTARË. Nuk i shkrova këto fjalë nga ndonji inati as mllefi. Thjesht i shkrova si këshillë per tye dhe ata të mendimit me ty. Ti këshillat i quen NASIHAT.

Pershendetje
Selim Hasanaj



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora