E shtune, 20.04.2024, 08:45 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Alma Lama: Dhuna në shkolla

E premte, 28.02.2014, 08:15 PM


Dhuna në shkolla

Fjalimi i djeshëm në Kuvendin e Kosovës

Nga Alma Lama

Së pari dua të them se e  shoh shumë me vend mbajtjen e këtij debati, i cili trajton një cështje mjaft të rëndësishme, sigurinë në shkolla. Nje vit më pare ne zhvilluam një debat në lidhje me sigurinë në shkolla, rreziqet nga shitja e narkotikëve, lojërat e fatit përreth tyre etj. Ky parlament ka miratuar edhe rekomandime që do të duhej të ishin marrë parasysh nga ministria e arsimit dhe komunat përkatëse, por si duket kanë rënë në vesh të shurdhër.

Rastet e fundit, të cilat kanë përfunduar deri edhe në tragjedi, na tregojnë se cështja e sigurisë në shkolla është alarmante.

Institucionet jo vetëm që po dështojnë në nivelin e arsimit të nxënësve, jo vetëm që nuk po arrijnë të nxjerrin nga bankat e shkollës nxënës me dije të konsoliduara, por s'po arrijnë edhe të garantojnë sigurinë e tyre fizike.

Të futen në ambjentet e shkollës nxënës që në vënd të librave mbajnë thika, flet për një dështim të plotë në edukimin e tyre, dështim për edukuesit e tyre dhe dështim për institucionet.

Mos të harrojmë asnjë cast se bëhet fjalë për fëmijë, adoleshentë, të papjekur, të pamaturur, të cilët jetojnë në një ambjent ku gjithnjë e me shumë po zë vend gjuha e urrejtjes, ku janë të ekspozuar ndaj teknologjisë së informacionit, e cila përvec të mirave, mund të shndërrohet edhe një mundësi për promovimin e dhunës.

Ne duhet të jemi shumë të kujdeshëm në lidhje me diskursin tonë publik, sepse jemi modeli që i ofrohet fëmijëve. Një pakujdesi e madhe tregohet edhe nga mediat, sidomos ato televizive. Këshilli i pavaruar i Mediave ka dështuar plotësisht në marrjen e masave ndaj transmetuesve të cilët nxisin urrejtje, promovojnë dhunë apo diskurs të papranueshëm që ndikon negativisht tek fëmijët.

Unë jam shumë e pakënaqur me punën e organeve të drejtësisë, të cilët janë mjaft pasivë përsa i përket këtij diskursi dhe nuk reagojnë kur shkelet kushtetuta e Kosovës, kur abuzohet me lirinë e shprehjes. Kjo shkakton konfuzion të plotë tek fëmijët dhe të rinjtë, dhe ata nuk dinë më cfarë është normë e pranueshme e sjelljes. Ata nuk e dinë se cfarë është e mirë dhe cfarë e keqe. E si pasojë kemi pasur edhe sjellje jo sociale.

Janë këto faktorë të rinj që duhet të ishin marrë parasysh në cfarë do strategjie e përgatitur nga ministria e arsimit, që përfshijnë kurikulat, e që duhet të jenë në përputhje me nevojat e kohës.

Po e jap vetëm një shembull, në edukatën qytetare të klasës së shtatë mësohet për sistemin parlamentar, për qeverinë, për rezolutat e OKB-së, për demokraciën etj, tekste mjaft të kompolikuara edhe për të rriturit, por nuk mësohen disa norma të thjeshta të sjelljes sociale.

I pashe para ca ditëve ca policë që shkuan në një klasë dhe kontrollonin cantat e fëmijëve në një klasë. Nuk ishin fort pamje të këndshme dhe nuk  duket se siguria mund të garantohet në këtë mënyrë. Mendoj se kontrollet në hyrje të shkollave duhet të jenë të përditshme, fëmijët duhet të dinë se veprimet e tyre janë nën vazhgimin e kujdestarëve të tyre, që policët të jenë aty edhe pa prezencën e tyre fizike.

Patrullat e policisë duhet të duken më shpesh në afërsi të ambjenteve shkollore, jo të shkojnë aty vetëm kur dikush i therret se u bë një therje, një rrahje apo konflikt. Pra qëllim duhet të jetë parandalimi.

Një mënyrë e ruajtjes së sigurisë është pajisja dhe monitorimi i kamerave, por edhe vetëdijësimi i fëmijëve për këto kamera. Po kështu prezenca e përhershme e psikologëve në shkolla është domosdoshmëri. Fëmijët në moshën e pubertetit dhe të adoleshencës janë në fazë shumë delickte dhe kanë nevojë për këshillat e tyre.

Përfundimisht për të mos dashur të përsëris shumë problem që i ngritën edhe kolegët e tjerë deputetë, desha të shpreh përkrahjen time për rekomandimet si dhe t'i bëj thirrje ministrit dhe kryetarëve të komunave që ta lënë mënjanë demagogjinë por të na garantojnë siguri për fëmijët tanë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora