E premte, 29.03.2024, 07:44 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Qeveritarët pa pushtet moral

E premte, 28.02.2014, 07:57 PM


Qeveritarët pa pushtet moral të shëndrruar në uzurpator të pushtetit!

Nga Florim Zeqa

Në çdo vend normal institucionet e shtetit konsiderohen tempuj të shenjtë e të respektuar nga populli, shoqëria civile, dhe nga vet-bartësit e Institucioneve.

Në vendin tonë, në periudhën e pasluftës e sidomos në këto vitet e paspavarësisë qeverinë e vendit e kanë përcjellë skandale të shumta e të shumëllojshme ,...paradokset ngarendin njeri pas tjetrit, pa u harruar njëri vjenë tjetri.

Si pasojë e përseritjes së situatave paradoksale qeveria aktuale e ka humbur legjitimitetin dhe kredibilitetin në raport më qytetarët e vendit!

Janë edhe disa arsye të tjera pse kjo qeveri nuk e gëzon pushtetin moral të shumicës së qeveritarëve të vendit;

-e para), në pushtet erdhën me votat e vjedhura, gjë të cilën e kanë pranuar dhe pohuar disa herë edhe eksponentet më të lartë të partisë në pushtet,

-e dyta), qeveria aktuale është formuar me shumën e pakicave minoritare dhe pakicën e shumicës shqiptare në kuvend,

-e treta), pas fillimit të bisedimeve e deri në ditët e sotme, të tërë energjinë politike dhe financiare e kanë konsumuar duke u marrur më pakicat (kryesisht atë serbe) në dëmë të shumicës shqiptare,

-e katërta), ajo çka është më e dëmshmja nga bisedimet politike me Serbinë e kanë degraduar në masë të madhe pavarësinë dhe shtetësinë e vendit, më legjitimimin e strukturave pushtuese në veri të vendit përmes asocoacionit të komunave serbe, si organe fuqiplote me kompetenca juridike dhe ekzekutive.

Kjo ka berë që qeveritarët e sotëm të shëndrrohen në uzurpator të pushtetit, duke degraduar në masë të madhe institucionet më të larta të vendit siq janë parlamenti, qeveria dhe presidenca.

Mbajtja e zgjedhjeve të fundit lokale në tërë vendin pa logo të Republikës së Kosovës i vërteton të thënat e mësiperme për humbjen e legjitimitetit të kësaj qeverie kundrejt shumicës shqiptare në vend.

Ideal i dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për lirinë e vndit nuk ishte shteti më fusnota (të vëna nga shteti serb), as shteti i kriminalizuar dhe i korruptuar siq është ky i sotmi, por një shtet krejtësisht i lirë dhe i pavarur, demokratik dhe funksional dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj.

Kur kësaj i shtohet rasti i "zgjedhjes" së presidentës në mënyrë jo kushtetuese dhe antidemokratike (përmes zarfit ndërkombëtar).

Atëhere detyrimisht shtohet nevoja për mbajtjën urgjente (të jashtzakonshme) të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, për kthimin e legjitimitetit të institucioneve në vend.

Në të kundërtën degradimi i tyre do të shkoj tutje deri në një gjendje anarkike, si pasojë e mosfunksionimit të hallkave më të rëndësishme të shtetit dhe shoqërisë siq janë: drejtësia, shëndetësia, zhvillimi ekonomik, etj.

Si pasojë e mosfunksionimit të prokurorisë, gjykatave, policisë kemi lulëzim të krimit dhe korrupsionit, fuqizim të dukurive të shumta negative, duke e shëndrruar Kosovën e sotme në poligon të bandave kriminale që mirren me kontrabandimin e llojeve të ndryshme narkotikëve dhe qenjeve njerëzore në drejtim të vendeve evro-përendimore.

Kjo situatë e krijuar ka ndikuar në uljën drastike të imazhit të shtetit të Kosovës karshi miqëve ndërkombëtar, karshi atyre që ndihmuan në çlirimin e vendit, konsolidimin e demokracisë, dhe që janë duke ndihmuar në shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit shtetëror në tërë teritorin e vendit.

Zërat për rrëzimin e qeverisë në fund të mandatit të saj, janë zëra të vonuar dhe shumë të ç'akorduar të opozitës së etshme për pushtet. Rrëzimi i kësaj qeverie ishte dashtë të ndodhë në muajt e parë të mandatit të dytë të saj, më çka do të parandaloheshin shumë pocese të dëmshme për vendin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora