E enjte, 28.03.2024, 01:10 PM (GMT)

Mendime

Erida Perlala: Emigrantët shqiptarë dhe Shqipëria!

E premte, 28.02.2014, 07:58 PM


Emigrantët shqiptarë dhe Shqipëria!

Nga Erida Cela Perlala

Një nga çështjet e rëndësishme për emigrantet shqiptare për tu trajtuar sot mbas 23 vjetësh emigracion ka qene dhe ngelet problemi i pensioneve.. Nga informacioni i deri tanishëm dimë  se nuk ka një marrëveshje bilaterale, Itali –Shqipëri , për njohjen e periudhave te  kontributeve te punës ne Shqipëri dhe Itali dhe për totalizimin  e tyre ne një.. Kështu ligjet do te veprojnë ne mënyre te veçante e te pavarur si  ne Shqipëri dhe Itali, duke mos marre parasysh totalen e viteve te punës qe emigrantet Shqiptare kane përmbushur për te pasur një pension pleqërie... Kështu ne Itali duhet te mbushin moshën e vjetërsinë ne pune.. Behet fjale për pension pleqërie për gra nga mosha 62-66 vjeç dhe për burra mesatarisht 66-70 vjeç...Kështu po te bëni llogari  n.q.s viteve e punës ne Shqipëri , nuk i shtohen vitet e punës me kontribute ne Itali , emigrantet shqiptare qe kane filluar te jetojnë mbas moshës 50 vjeç edhe po te  kenë kontribuar 30 vjet pune ne Shqipëri, nuk do te përfitojnë dot pension...

Duhen minimumi 20 vjet pune, qe  mbas moshës 66 vjeç qe një person te mund te përfitoje pension ne Itali. Ne vështirësi te madhe do te ndodhen edhe ata qe kane nisur jetën e tyre ne Itali mbas moshës 40 vjeç.. A do ti kenë plotësuar min 20 vjet pune me kontribute ne Itali deri ne moshën për te dale ne pension?? Ne shumicën e rasteve ata janë përshtatur kushteve duke u përshtatur edhe ne pune pa rregulla ( te zeze) dhe vështire qe ti kenë plotësuar 20 vite kontribute pune për te përfituar pension ne moshën 66 -70 vjeç...

Për gratë gjendja është edhe me e keqe, sepse ne përgjithësi kane bere pune pa rregulla ne familjet Italiane.. dhe për rrjedhoje ne moshe pensioni pleqërie nuk do t’i kenë plotësuar   20  vite pune me kontribute, si kusht i domosdoshmen qe ne moshe pensioni  te përfitojnë  pension pleqërie..,  Për pensionet e Shqipërisë, çfare te themi?? Një minimum, qe si del njeriut për te jetuar ne Shqipëri dhe aq me pak ne Itali!!!!!!!!!!

Deri me sot pensionistet ne Shqipëri kane jetuar edhe nga ndihma e madhe e  emigranteve ..

Po brezat e ardhshëm  te pensionisteve me cfare do te jetojnë n.q.s nuk do te përfitojnë pension pleqërie??

Emigrantet qe janë vendosur ne Itali ne moshe te rritur, n.q.s nuk ka mundësi sociale për t’u ndihmuar me pensione sociale. ne një shtet  (Itali)  ne krize si do te jetojnë.??  Vjetërsi pune nuk do t’i njihet , sepse mungon marrëveshja, qe do te zgjidhte ketë problem.. për te llogaritur ne total vitet e kontributeve ne dy vendet.. Gratë janë ne një pozite edhe me te keqe.. Gjendja e emigranteve është e pasigurt dhe për sa i përket mbrojtjes se tyre nga ana ekonomike, janë ata qe humbin qe dëmtohen te paret ne raste krizash, për mungese te një baze ekonomike te akumuluar  ne vite..  Një pjese e mire tyre kane për te paguar kredi  dhe te tjerët qira shtëpie.. Atëherë shtetit shqiptar  cfare i duhet te beje??   Do ta konsideroje  ketë brez qe arriti ne moshën 40 vjeç ne Itali qe t’i japë mundësi jetese ne te ardhmen??  Kjo është gjendja e e emigranteve për një te ardhme, qe nuk  po e mendon asnjë seriozisht , sepse edhe e tashmja është e vështire.. Papunësia ne emigrante është edhe me e larte se ne banoret  vendas dhe rritet çdo vit me shume!

Cfare ka bere Shteti Shqiptar për emigrantet shqiptare..

Këtu ne Itali ne si emigrante jemi ndjere si pa shtet shqiptar.. Te vetmet raste te pakta qe kemi dëgjuar kane qene vizita dhe pak takime me Emigrante, para zgjedhjeve..

Ne si Shqiptar  qe erdhëm para  mesatarisht 20 viteve ne Itali u ndodhem ne një shtet komplet ndryshe nga mënyra e administrimit dhe e jetesës. Shume informacione mungonin, gjë qe  solli një integrim te ngadalshëm , me shume mundime ne një shtet qe funksiononte krejt ndryshe , nga shteti  qe erdhëm.. Ne  u ndodhem si një mase e papare dhe injorante , ne një shtet Evropian, qe nuk na njihte dhe pak dinte për vendin tone te izoluar për një periudhe te gjate .. Shteti Shqiptar ne këto 23 vjet është përpëlitur ne luftën e tij me objektiv kryesor mbajtjen e pushtetit , po kështu edhe shoqëria shqiptare vendase , qe ne një mënyre ka shikuar emigrantet vetëm si një burim ekonomik , për te mbijetuar  dhe aspak me shume…

Kane kaluar  20 vjet qe ne jetojmë ne emigrim ..

Cfare masash janë marre nga shteti ynë?? Intelektualet shqiptare ne vend , artistet, gazetaret dhe media ne përgjithësi sa here janë preokupuar te flasin për emigrantet Shqiptare ne vendet Evropiane dhe ne Kontinente te tjera ku kane emigruar?? A ka shifra precize te emigracionit Shqiptar te paktën këto 20 vitet e fundit?? ?? Sa ndodhen ne shtete te ndryshme jashtë vendit??  Kane një stabilitet ekonomik??.. Si ndjehen  emigrantet shqiptare ne vende te ndryshme te huaja ku kane emigruar?? Cfare kane thëne  mediat e këtyre vendeve për ta ??  Shume pikëpyetje qe duhej t’u kishte dhëne përgjigje.. Po a janë shtruar përpara këto pikëpyetje nga inteligjenca me vendbanim ne Shqipëri, nga shteti Shqiptare, përfshire te gjitha institucionet përkatëse?? Por mesa kemi vene re ne emigrantet shqiptare, interesimi për ne ka qene  pothuajse hiç.. Cfare mund te pretendojmë ne si emigrante shqiptare n.q.s nuk janë bere analiza te tilla nga shteti Shqiptar, n.q.s nuk janë shtruar problemet e emigranteve nga intelektuale shqiptare, n.q.s drejtuesit e TV- shqiptare e rrahin pak temën e emigrimit??

Sigurisht qe nuk gënjehemi  kur shohim interesim vetëm para zgjedhjeve , siç  pame heren e fundit qe u fry vetëm një “flluske sapuni” … Ne kërkuam te votojmë dhe te kemi te drejtën e zgjedhjes.. Cfare institucionesh Shtetërore sot ne Shqipëri i përgjigjen nevojave te emigranteve  shqiptare?? Ka te tilla…??

Fëmijët Shqiptar te lindur ne vende te huaja ne shumicën e rasteve  nuk flasin shqip, ose flasin pak dhe keq.. Cfare ka menduar shteti shqiptar ne lidhje me ketë brez?? Do ta humbi ketë brez te ri qe do te ishte me siguri  një mundësi zhvillimi  për Shqipërinë ne te ardhmen..?? Mungesa e gjuhës dhe e interesimit te shtetit shqiptar si për prindërit ashtu edhe për fëmijët nuk mund te ketë rezultat tjetër.. Një gjenerate, qe kujton vetëm prejardhjen , por qe shkëput çdo lidhje nga Shqipëria!

Ka mbijetuar ekonomia Shqiptare ne vitet e para te tranzicionit për shume arsye, ku  e një rëndësie te veçante ka qene dhe prurja e mjeteve ekonomike nga emigrantet  për te ndihmuar ne  mbijetesën  e  familjeve te tyre ne Shqipëri  dhe zhvillim ne fusha te ndryshme.. Por këto prurje emigrantesh  ne Shqipëri,  siç e dimë ne vitet e fundit kane ardhur duke u pakësuar . …

.. Ne lidhje me aksidentet ne Shqipëri .. Kam lexuar para tre vitesh  një artikull gazete “ Erdhën emigrantet , rritet numri i aksidenteve rrugore” Me tituj te tille mendoni se ndihmojnë gazetaret shqiptare për te forcuar lidhjet Shqipëri – emigrante??? I dimë rruget qe janë ndërtuar ne Shqipëri!!!!!!!!!!!

Per siguracionin e automjeteve..

Kish paguar kunati im 2 muaj me pare , 36 euro për 15 dite ne Shqipëri, kur gjithë siguracioni vjetor është pak a shume 100 euro. Ne siguracionin qe paguajmë ne Itali , Shqipëria është nder te paktat vende qe nuk mbulohet ne siguracionin vjetor automobilistik te paguar ne Itali..... Si shpjegohet ?? Edhe këtu jemi ne Emigrantet qe vilemi dopjo nga te dy krahët??

Cili ka qene reagimi i emigranteve ne këto vite ndaj Shqipërisë??

Protesta ne Itali , nëpërmjet votës se bardhe “Unë Votoj”

Proteste, e lidhur kjo me shpërfilljen, qe politika shqiptare i beri  emigranteve me 23 qershor 2013.. Edhe një here tjetër mbas 22 vjetësh ne emigracion, politika shqiptare i la jashtë te drejtës se tyre për te votuar dhe zgjedhur!  Një numër i madh shoqatash shqiptare ne Itali organizuan ketë “votim” pranë shoqatave te tyre!

Deri tani emigrantet nuk janë thyer dhe kane vazhduar te kontribojnë ne forma te ndryshme, si ne ekonomi, ashtu edhe ne kulture, por njëkohësisht një fenomen jo pak i përhapur është edhe indiferentizmi  i një mase te konsiderueshme emigrantesh,  qe kane shkëputur  lidhjet kulturore dhe shpirtërore me Shqipërinë.. Ky indiferentizëm manifestohet shpesh ne forma te ndryshme dhe sidomos ne mungesën e dëshirës  për t’u mësuar fëmijëve te tyre gjuhen shqipe…

Kështu, po te vazhdohet si deri tani , do te vije një dite qe emigrantet do te shkëputen ne mënyre përfundimtare nga vendi i tyre ne te cilin kane filluar te ndjehen te huaj!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora