E shtune, 20.04.2024, 04:18 AM (GMT+1)

Mendime

Bejtullah Sadiku: Drafti i Unitetit - Actus Purus

E enjte, 27.02.2014, 08:57 PM


DRAFTI I UNITETIT - ACTUS PURUS (veprim i pastër dhe fillim i të gjitha ndryshimeve)

Nga Prof. Bejtullah Sadiku

Drafti i Unitetit si domosdoshmëri koherente që një ditë duhet të ndodhi në kohën dhe hapsirën shqiptare, në veçanëti e theks të posaçëm të shqiptarëve të Maqedonisë, është veprim i pastër dhe fillim i të gjitha ndryshimeve, që duhet të jenë e bëhen në të mirë të popullit.

Themi dhe potencojmë kështu, ngase kushtëzimet e përgjithshme shtetërore e të pushtetit aktual, ndaj pozitës e opozitës shqiptare, kushtëzon me apo pa dashje, të njejtin qëndrim, të njejtin avaz edhe te shqiptarët që veten e ndiejnë pozitë, dhe sjelljet e tyre të pa kordinuara e të pa harmonizuara si duhet e sa duhet ndaj partive shqiptare si motra e në opozitë, duke i lënë anash, duke i shikanizuar apo tutorizuar si fajtor për çdo gjë e mossukses, ku formë e arsyetimit të gabimeve e mossukseseve të tyre personale, si në rafshin politik, qeverisës e kombëtar ka qenë dhe mbetet mbulesë e gabimeve, gjuetija e gabimeve në të tjerë.

Kështu është vepruar dekadat e fundit, ku përsëriten e ripërsëriten lëshimet e gabimet, dhe ate aq herë, sa herë që ka ndodhur e ndodh që, " të dytët të bëhen të parë, e të parët të dytë"!

Në këte formë rotacioni të të mirëve ndaj të të këqinjëve, dhe të këqinjve ndaj të të mirëve, u provuan e promovuan shumë herë, dhe ate: "fito e humb dhe humb e fito, mer e lësho poste, mer e lësho apo ndërro dikastere të ndryshme" e kështu në vazhdim, duke zavendësuar me të tjera, por me rezultate jo të mira e të palakmueshme, me mbetje rezultati përsëri baras me zero. Kështu e në formë të këtillë të udhëheqjes e qeverisjes, në vend që të zvogëloi grindjet dhe antagonizmat, ato u thelluan tejmase, sa që fajtori edhepse dihej e dihet, mbeti jetim, i pa pranuar dhe kërkohej e kërkohet përherë në anën tjetër dhe vetëm te dikush tjetër!!!

Këto anomali, dhe koston e këtyre çdo herë e ka paguar populli, si dje e sot, dhe ate shumë shtrenjtë, me humbje, me pasoja, me shkatrrime,, me frigë, me luftë e gjakderdhje, që e kanë tejkaluar limitin e asaj që thuhet se "çka është mjaft, duhet të jetë mjaft"!

Duke patur parasysh këto lëshime e shumë té tjera të ngjajshme, me plot arsyeshmëri duhet të arsyetohet dhe përshëndetet iniciativa e grupit të bashkëkombasëve tanë të "Draftit Unitetit", që duke patur e marrur parasysh gjithë anomalitë e ndodhura dhe me tndencë që të vazhdojnë akoma më tutje të ndodhin, për tu thënë STOP, u kuvenduan, këshilluan dhe artikuluan zërin e unitetit nga shumeë anë e vende, si nga Amerika, shtete të ndryshme evropjane, vendi e diaspora shqiptare në përgjithësi, përpiluan, nënshkruan dhe kërkuan urgjentisht nga ca parti shqiptare e në veçanëti të atyreve nga Maqedonia, që sa më shpejtë të afrohen, bashkohen e bashkëbisedojnë për punët e tyre në të mirë të shqiptarëve të atjeshëm, ngase çka është e tepërt vërtet është e tepërt kjo sjellje kaq tolerante e në dam të vetit, ku përherë humbës dhe viktimë e kësaj politike ishim dhe me tendencë që akoma të mbetemi vetëm ne shqiptarët.

Këtijë viktimizimi indirekt apo direkt i ndimoi dhe ndoshta akoma i ndimon edhe vetë politika e brishtë e jo konstruktive e vetë shqiptarëve në suazat brënda për brënda shqiptare, ngase :

- nuk kanë qëndrime unike;

- nuk kanë programe afatgjate;

- nuk kanë qëndrime të harmonizuara ndaj çështjeve ma madhore;

- mungon kordinimi i punëve pozitive në raport parti-parti, parti shtet;

- mungon eksperienca dhe profesionaliteti i duhur për të udhëheq e realizuar projekte, që duhet të jenë bazë dhe themel afatgjatë i intresave kombëtare; etj. etj.

...

Këto e shumë pyetje tjera të parashtruara, veq i ka parashtruar Drafti i Unitetit, ku në mënyrë të përgjithshme veç ju ka dërguar, duke pritur reagimin pozitiv nga ata që u është edhe adresuar ky draft, e që në të ardhmen me siguri se edhe do tu detalizohet për marrjen e hapave konkret e pozitiv, në realizimin e asaj çka thuhet e kërkohet.

Në të kundërtën, mendoi se si që u është thënë se, të shtirurit e moskuptueshmërisë së kërkesës, me siguri se do të detyron ekipin e këtijë drafti, që të ndërmari hapa akoma më konkret dhe shumë më të zbatueshëm, të cilat me siguri se assesi nuk do të jenë në interes të shefave partijak, por me siguri hap përpara do të jetë vetëm interesi i përgjithshëm kombëtar e shqiptar, si aty ku janë evidente e më gjërë.

Personalisht mbështes Draftin e Unitetit si diçka madhore dhe me kërkesa fundamentale, ngase nuk mund më ne shqiptarët gjithmonë të ngelim indiferent e kaq të heshtur në krejtë ate që na takon dhe që e kërkojmë ta kemi si gjithë të tjerët. Mjaft u hesht dhe majft u tolerua?!

Propozoi që Drafti i Unitetit dhe i gjithë ekipi me ata që përfaqësohet dhe që akoma do ta përfaqësojnë, që:

- askush dhe nga askend nuk ka tëdrejtë të toleroi e mohoi gjuhën tonë shqipe, në llogari dhe forcim të një gjuhës tjetër;

- është absurd tolerimi që bëhet e lejohet në reduktimin e institucioneve tona arsimore, kulturore e shkencore, në rritje, shtim e zmadhim të interesit të palës tjetër;

- pa konsultimet dhe marrëveshjet brenda këtijë ekipi, nuk duhet të lejohet loja e heqjes dhe emrimeve të kuadrave të larta shoqërore e shtetërore në bazë të shijeve vetëm të liderit apo udhëheqsit partijak;

- do të ishte akombëtare dhe tradhëtare toleranca e nëpërkëmbjes së flamurit tonë kombëtar shqiptar, që gjer më tani, si deshtën e kur deshtën e hoqën dhe e vënduan. Drafti nuk do lejon kështu ligje të çoroditura, të prurë edhe me aminin e ca shqiptarࡗëve;

- Drafti i Unitetit, mendoi se nuk duhet të toleron këthim procesesh prapa,ja si rasti i flamurit shqiptar, që është veç i zgjidhur të valon edhe qysh para 40 (dyzet vjetësh, që nga 1968, e sot të bëhen këto biseda, është mbi turp i gjithë atyreve që mundësuan kështu diskutime;

- tëmos lejohen përdorimet e egra e të dhunshmë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, me dyshime se janë përfshirë në ndonjë punë jo të mirë;

- të kërkohet barabarësi kualifikimesh, ndaj ngarjeve, protestave e reagimeve të natyrave të ndryshme, pa tolerancën e kualifikimit se edhe kur janë të shqiptarëve të qeta, mos lejojmë të na i bëjnë të dhunshme apo edhe teroriste, kurse të atyreve që kanë elemente edhe të dhunës e vandalizmit e shkatrimit, të kualifikohen si të qeta, edhepse djegin gjithëçka gjejnë para vetit;

- të mos lejohen më gjëra të pa ndershme, anjerëzore, apartijake dhe akombëtare, që janë në dam të vetëvetes e në llogari të partnerit tjetër të koalicioneve të ndryshme;

- besoi se kurri nuk do të pajtohemi me ate që bëhet sot, prish e zhduk simbolet tona kombëtare, ndreq e zavendëso me ato slavo-ortodoxe;

- elementi dhe simboli shqiptar, në çfarë do forme që gjindet, mbi tokë e nën tokë, duhet të mbrohet në të gjitha format dhe ligjet;

- shqiptari kurri nuk do të prish kisha që të ndërton xhamia, por duhet ti nderoi si dy monumete të kulturës dhe përkatësisë fetare etj. etj.

Drafti i Unitetit, i ka parasysh këto e shumë shembuj tjerë, andaj edhe mori iniciativën e këtillë të veprimit, me kërkesë, që të funkcionojmë si duhet e sa duhet, që një ditë o do funkcionoi me të gjitha kodet e normat e veprimit, që do ti ketë me ma shumë përputhshmëri, në raport me ate, çka është kombëtare, çka është atdhetare dhe çka mund e duhet të jetë multi-etnike e internacionale?!...

Po nuk e bërën këte ata që luten ta bëjnë, do ta bëjnë njerëzit e ekipit të Draftit Unitetit, ngase besojmë se janë personalitete që posedojnë dhe kanë të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e mundëshme V I R T U O Z E!!!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora