E marte, 23.04.2024, 10:57 AM (GMT+1)

Mendime

Bardhyl Metaj: Shqiptarë dhe Kosovarë - Think Global and deal Lokal!

E marte, 10.06.2008, 10:37 PM


Bardhyl Metaj
“Rewriting the Soul”

 

Shqiptarë dhe Kosovarë - Think Global and deal Lokal!

 

Me rastin e përvjetorit të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit (1878-2008)

 

Shkruan: Bardhyl Metaj, Zürich

 

Praeludium:

Historikisht: Kombet formojnë Shtetin, por dhe Shteti formon Kombet!

Procesi historik Shtet dhe Kombformues i shqiptarëve fillon, kur mbaron (kurorëzohet) procesi i njëjtë tek gjermanët.

Tek shqiptarët ngjizet me Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit.

 

Laudatio:

Histori e procesit politik për një shtet Shqiptar për Shqiptarët, prodhoi dy shtete (dy shtetësi) dhe dy identitete e entitete politike - po aq shqiptare - Shqiptarë dhe Kosovarë*!

Më 28 Nëntor 1912 - Shqipërinë e cunguar, më 17 Shkurt 2008 - Kosovën e cunguar!

 

Dy shtetet, sado jo optimale për nga shtrirja territoriale, por me taban shqiptar, mund t’i bëjnë dëm vetëm: jo dashamirëve të shqiptarëve...

 

Zeitgeist-i ynë dhe ai global:

Historia na ndau!

Po tani: të vajtojmë apo të festojmë?

Jo! Të punojmë me ritëm të përshpejtuar për integrim në BE, për mirëqenie kombëtare, politike e ekonomike të shqiptarëve gjithandej.

 

Procesi historik evolutiv i mendësisë së përbotshme, kulmuar me Zetigeist-in global kontemporan, e që përmblidhet shumë shkurt në slloganin, “Think Global and deal Lokal”, reflektoi pozitivisht edhe në historinë e shqiptarëve.

Ndau në këtë frymë përgjegjësitë administrative për shtetet dhe regjionet, kombeve përkatëse - Shqiptarëve dhe Kosovarëve!

Së këndejmi, përpjekjet eventuale për Bashkim Kombëtar - janë kundërhistorike!

Retrograde, humbje kohe dhe energjie!

 

E ardhmja:

Forcimi i dy shteteve, Ky është misioni patriotik! I Qytetarit/ve dhe Lidershipit!

Sot lypset kanalizimi i energjive, kreativitetit individual e kolektiv, për zhvillim e mirëqenie ekonomike të shteteve tona përkatëse dhe çdo qytetari, shtetasi e bashkëkombësi që jeton jashtë dy shteteve tona Kombëtare!

 

Business plan (2008-2013):

Aktualisht: Shtetet dhe Lidershipet tona kombëtare, s’kanë për mision primarë të korrigjojnë padrejtësitë ngjarë ndaj shqiptarëve deri dje, por përgjegjësi e obligim patriotik, detyrë dhe mision human e politik kanë që të jenë mbrojtës nga padrejtësitë e ngjara sot...dhe nesër, nga (në) vetë shtetet tona, por dhe jashtë tyre.

Normën (Business plan) Lidershipet Kombtare e arrijnë - vetëm me integrime të përshpejtuara në BE!

BE në gjeografinë tonë kombëtare, ky është imperativi!

 

*Kombi Kosovar: Kombet nuk formësohen me dekrete politike, pra, nuk janë prodhime konferencash, thotë një shpjegim për kombëformimet.  Ato njihen dhe formësohen si “Willens-Nation”, ne procese të gjata historike. Minoritarët serbë dhe tjerë në Kosovë, nëse kanë vullnet (“Wille“ gjerm.), mund të “evoluojnë në Kosovarë” për aq sa shtetësia Kosovare për ata, do të evoluojë në Komb, proces ky që si vullnet është rrumbullakuar te shqiptarët.  Atëherë mund të ngjanë ajo që e thamë në krye të shkrimit, që shteti të formojë Kombin mbi-nacional (si fazë e dytë)! Në Shqipëri, shqiptar është edhe një minoritar grek, ta zamë i Himarës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora