E premte, 19.04.2024, 08:33 PM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: ''Zallamahia'' e kurdisur e Albin Kurtit

E enjte, 27.02.2014, 08:58 PM


"ZALLAMAHIA" E KURDISUR E ALBIN KURTIT

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Promovimi i lidërve bëhet në mënyra të ndryshme. Me aq sa kam përcjellur këto promovime, përgjat? gjysmë shekulli, promovimet e ardhura përmes luftës për çlirim, kanë qenë më afatgjata në pushtet, por, që, në shumicën absolute të rasteve kanë shpenë vendin në diktatura të egra. Fidel Kastro në Kubë, Mohamer Kadafi në Libi, janë dy shembuj tipik të lidërve të dalë nga lufta.

Josip Broz Tito, Enver Hoxha janë promovuar liderë, të sjellur nga shtete, për të punuar për interesa të atyre që i kanë ulur në karrike, i pari nga rusët, Stalini dhe i dyti, nga jugosllavët, Tito. Shkëlqimi i aureolës të luftës është tërësisht i rremë. Përrallat e Sutjeskës janë propagandë boshe e komunistëve. Jugosllavia u çlirua nga Ushtria e Kuqe Sovjetike. Prandaj, është e njohur edhe shprehja e ushtarëve rusë, drejtuar femrave serbe: "Mi smo vama osllobodillali, mi çemo vama j..." (Ne ju kemi çliruar, ne do t`ju q..."!)

Në Shqipëri, përgjatë Luftës të Dytë Botërore, nuk janë zhvilluar beteja ballore. Ka pasur aksione guerile, por shumë herët oreksi për pushtet, madje i cytur nga emisarët jugosllavë, me Milladin Popoviçin e Dushan Mugoshën këshillues, filloi lufta civile, e cila ka qenë  sa e përgjakshme, po aq e turpshme.

Si Titua, po ashtu edhe Enveri përgjatë luftës, por edhe pas saj kanë intriguar për eliminimin e kundërshtarërve politikë, për të hequr pengesat për pushtet. Sidomos Enveri ua ka ngrënë kokën të gjithëve. Për pabesi dhe kriminel do t`i bëjmë kërkesë Komisionit për rekorde të "Librit të Genisit", që të zëjë vendin meritor!

Propaganda e zhurmëshme e LPK-së për përvehtësimin e luftës

"Të mbrohet pragu i shtëpisë",- ishte porosia - kushtrim e Presidentit Ibrahim Rugova.

Dhe, filloi organizimi për rezistencë në formën guerile".

Një mënyrë tjetër e promovimit si lidër, e aplikuar me sukses, sidomos viteve të fundit, është propaganda. Shembull tipik janë liderët aktual të Kosovës. Ata krijuan ca organizma hije, shfrytëzuan ndjenjat liridashëse të anëtarësisë të LDK-së, të cilët për një dekadë sfiduan dhunën pushtuese, duke qenë të gatshëm, madje të çdokohëshëm, për sakrifica sublime. "Të mbrohet pragu i shtëpisë", - ishte porosia - kushtrim e Presidentit Ibrahim Rugova. Dhe, filloi organizimi për rezistencë në formën guerile.

Hilexhinjtë majtistë nxituan të emërtojnë dhe emetojnë zhurmshëm se "UÇK-ja është themeluar dhe po zhvillon beteja kudo në Kosovë, e udhëhequr nga komisarë e komandantë "zhapini", "iriqi", "bubërreci", "hardhucëve" e zvarranikë të tjerë, shumë prej të cilëve as që e kishin shkelur Kosovën, ndërsa "komandantët" tjerë ia kishin mbathur me kohë larg Kosovës, në distancë 300 deri në 4.000 kilometra (km.)

Komunistët stalinistë të Kosovës, të organizuar në LPK-e, mjeshtër të propagandës dhe të gënjeshtrës, për ta përvehtësuar luftën e bërë nga populli i Kosovës, i prirë nga LDK-ja e Ibrahim Rugovës, uzurpuan redaksinë e Televizionit të Kosovës, e cila emetonte lajmet nga Radiotelevizioni Shqiptar. Vazhdën e shpifjeve dhe të denigrimeve të kundërshtarëve politikë, stalinistët do ta vazhdonin deri në ditët e sotme.

Denigrimi - si metodë e luftës speciale

Rasti i Urtak Hamitit, diplomat në Kroaci, bujëshmëria e porositur, për goditjen të një apo dy veturave në parking, do ta shumëzonin në dhjetra vetura të karamboluara, sikur ndeshja të ishte bërë në autostradë! Dhe, qëllimi i stalinistëve nuk ishte thjesht sulm ndaj Urtakut, por synohej goditja familjare, madje edhe partiake! Ajo që i ndodhi Urtakut, për gjendjen shqetësuese të krijuar në Kosovë dhe rreth Kosovës, e cila, praktikisht, është vënë në ankand nga kryeministri i vendit dhe grupi fatal e bizar bisedues me Serbinë, gjithësejcilit që ka preokupim fatin e vendit, të Kosovës, mund t`i ndodhë. Aq më parë një diplomati, i cili ka informacion më të plotë se sa qytetarët tjerë. Dhe, kjo ndikon në gjendjen psikike e shpirtërore të njeriut, i cili, për ta tejkaluar dhe për t`u ngushëlluar, zakonisht, i drejtohet gotës dehëse.

Nisma hileqare e promovimit të Albin Kurtit

Promovimi ideologjik stalinist e i të majtës të Kosovës, përfshi edhe Albin Kurtin, u bë nga pinjollët ideologjikë të Enver Hoxhës. Ishin vitet `90-a. E ashtuquajtura Lëvizja Popullore e Kosovës (krahi i LPK-së kundra Jusuf Gërvallës), i futi hundët edhe në Universitetin e Prishtinës, duke zgjedhur një kryesi studentore të dhunëshme, ku shquhej edhe flokëgjati Albin Kurti. Të prirë nga një rektor, i cili refuzoi ta nënshkruante Peticionin e njohur të 215 intelektualëve, në mbrotjtje të amandamenteve kushtetuese të vitit 1974, grupimi i pakët në numër i studentëve, protestonin, herëpashere, andej nga Lagja e Muhaxherërve, ke Parku, por, gjithnj shumë larg Qendrës të Prishtinës. Numri simbolik pjesëmarrës i studentëve në protesta, habiti jo vetëm Prishtinën, por edhe Kosovën. Arsyeja ishte e thjeshtë: "Është kryesi e dhunëshme dhe nuk e njohim dot, nuk e mbështesim, nuk ju shkojmë prapa",- thoshin studentët fort zemruar.

"Dje ju kemi pri ne, sot po na prini ju", - kamuflonte  fajësinë e tij direkte Albin Kurti, për vrasjen e dy djemëve demonstrues: Xheladin Zeqiri dhe Mon Bala. Themi fajësi, sepse ndryshe nga protestimet periferike ndaj Serbisë dikur, tani "trimërisht" sulmonin selitë shtetërore të Kosovës. Dhe, harronin se policia ndërkombëtare nuk është ajo shqiptare, ku edhe me një sulm simbolik pushton çdo objekt shtetëror! Media ka zhurmuar shumë kundër ushtarëve rumunë, por, hiç ndryshe nuk do të vepronin as ushtarët e vendeve tjera mike.

Ahmet Zogu - shtetari më meritor, pas Skënderbeut, në Shqipëri

Injoranca shqiptare akuzon edhe kryeministrin Ahmet Zogu për vrasjen Bajram Currit?! Por, shteti nuk mbahet me përralla e dokrra. Periudhës të katrahurës anarshiste dhe bashibuzuke, pa shtet e pushtet në Shqipëri, nga viti 1912 deri në fundvitin 1924, duhej t´i jipej fund dhe shteti shqiptar, në rrezik faktik për t`u zhbërë, duhej konsoliduar, qoftë edhe me tytën pushkës. Ahmet Zogu nuk bëri, thjesht, konsolidimin e shtetit shqiptar, por, faktikisht, e themeloi Shtetin Shqiptar. Dhe, nëse nuk ka pajtushmëri për ta stenduar fotografinë e presidentëve, të zgjedhur me shumicë kuvendore, atëherë fotografia e Mbretit të Shqiptarëve, Zogu i Parë, do të ishte, absolutisht, shumë domëthënëse e meritore në Shqipëri, ashtu siç do të ishte pa alternativë edhe fotografia e shtetbërësit të Kosovës, Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova në Kosovë.

Grabitja dhe përdhosja e gazetës të Ibrahim Rugovës

Grupi marksist-leninist, i ideologjisë të kuqe të Stalinit dhe të Enverit, i kryesuar nga Albin Kurti, bëri aktin kriminal: Grabiti gazetën studentore të Universitetit të Prishtinës, "Bota re",  gazetën e parë opozitare të Kosovës, gazetën e Ibrahim Rugovës, i cili, së bashku me studentët e zëshëm të kohës: Sabri Hamiti, Rexhep Ismaili, Eqrem Basha, Hajrullah Koliqi me shokë, e bënë gazetë të famëshme, jo vetëm universitare, por edhe në nivel Kosove. Ata, stalinistët e rinj, me Albinin në krye, ia ndërruan emrin gazetës, e zhveshën nga kundërshtia ndaj pushtuesit dhe iu sulën Ibrahim Rugovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të gjithë arsenalin anatemues, njësoj sikur Beogradi pushtues!

Gazeta e Albin Kurtit me shokë, u bë pronë zyrtare e SHIK-ut, e financuar nga SHIK-u, me hapësirë kohe reklamuese në nismë të lajmeve qendrore, gazetë provokuese, shpifëse, denigruese e terrorizuese, tej fashiste, duke tejkaluar propagandën zhurmuese e shurdhuese beogradase e serbo-sllave. Kjo gazetë u bë tribunë i të gjithë llumit komunist e stalinist, madje nga të gjitha trojet shqiptare; tribunëm e SHIK-asëve dhe të UDB-ashëve; tribunë horrash e morracakësh, nostalgjikë të diktaturës enveriste-staliniste, me një urrejtje organike për demokracinë, LDK-në dhe Presidentin Rugova me shokë. Redaksia e Albinit nuk u mjaftua vetëm me shkrime me tituj bombastik, intervista e fejtone seriale, por botoi edhe libra të porositur nga krerët e SHIK-ut, me moton makiaveliste: "Shpif, shpif se diçka mbetet" në kujtesë. Angazhimi i akademikëve të llojit, vazhdon t`i japë melmesë kësaj gazete unike, pa asnjë etikë morale e profesionale.

Bujëshmëria promovuese si lidër e Albin Kurtit

SHIK-asi Albin Kurti nuk mund të rrinte më tej në hije. Ai duhej të promovohej bujëshëm në skenën politike, për të tërhequr vëmendjen, sidomos të brezit të rinj, i cili, ndjehej i anashkaluar nga partitë e tjera. LDK-ja dominohej nga "pleqtë", të korracuar fort në udhëheqje, pa premtuar hapësirë për përtëritje; ndërsa dy partitë tjera, PDK-ja dhe AAK-ja ishin ngulfatur nga kriminelë e injorantë dhe ardhacakët duhet të ishin vetëm anëtarë të nënshtruar, të bindur ndaj shefave prepotentë e xhahilë. Albini, me oratorinë admiruese, të shprehur me fraza strikte, me zgjuarësinë djallëzore, të cilën, po ta përdorte me sinqeritet, do të bënte mrekullira, ndryshe nga fjalimet klishe të liderëve tjerë partiakë, joshi një masë lakmuese të rinisë, pa kuptuar se po hynin në ingranazhet, dhëmbëzorët e SHIK-ut. Albini kurdisi "zallamahinë" e madhe, të sojit, modelit të "aksionit me goditje të përqendruar", të atit të tij shpirtëror Enverit, për të përfituar, më saktë, mashtruar, sa më shumë elektorat e simpaizantë.

Zvetnimi i shkëlqimit të rremë  të Albin Kurtit filloi të shpërfaqej me anashkalimin, heshtjen e veprës madhore të Presidentit Rugova. Dhe, kjo bëhej aq artificialisht dhe idiotisht nga ana e Albinit, sa neveritej e vetëdiskreditohej, pa mundur ta kompensonte me çfarëdo hileje tjetër. Ndjeshmëria për Presidentin Rugova është masive ndër shqiptarët e kudondodhur në botë. Atë e urrejnë vetëm komunistët stalinistë, ekstremistët vehabistë, serbo-sllavia, e cila doli e humbur me ndeshjen me Rugovën dhe llumëhanja tjetër kundrakombëtare. Në këto emërtesa e gjen vetën edhe Albin Kurti me shokë. Dhe, këtu refrenojmë lutjen, tashmë, proverbiale të Krishtit tonë hyjnor: "O Zot, fali, se nuk dijnë se çfarë bëjnë"!!

"Vetëvendosja" e Albin Kurtit në mbrojtje të krimit

Një biçim "mësuesi", i cili pretendonte të bëhej edhe drejtor i një shkolle në Gollak, ekzekutoi në zyrën e tij të punës drejtorin e arsimit të komunës të Prishtinës. Ky "mësues" kriminel kinse paska qenë në UÇK-e dhe për këtë u dashka ta drejtojë shkollën! Mjafton edhe ky fakt që ky profan të mos meritojë të jetë as punëtor arsimi. Dhe, drejtori i arsimit të Prishtinës, kuadër me një përvojë të gjatë e solide në drejtim, ka konstatuar nulitetin e tij profesional. Kjo i ka mjaftuar kriminelit për ta shkrepur revolën në gjoksin drejtorit, martir të arsimit. Çuditërisht, është "Vetëvendosja", i vetmi subjekt politik në Kosovë, që mbështeti kriminelin për krimin e tij makabër. Është logjike se "mësuesi" vrasës duhet të jetë anëtar i SHIK-ut, sepse mbrohet nga Albini i SHIK-ut. Një mbrojtje skandaloze partiake, e bërë për një ekzekutor, jo vetëm të një drejtori të arsimit, por të arsimit në përgjithësi në Kosovë, është paparaprijës në historinë e subjekteve politike, madje kudo që ato veprojnë. Megjithatë, e gjithë kjo është normalitet për "Vetëvendosjen"!!!

Duhet pranuar se "Vetëvendosja" e Albinit ka qenë e vetmja parti stoike opozitare e qeverisjes skandaloze, katastrofale dhe tradhtare të PDK-së të Hashim Thaçit me lakejtë e koalicionit aktual. Por, Albini me shokë e ka heshtur, madje qëllimshëm, krimin e organizuar politik, gjatë dhe pas luftës, që numëron 1.800 viktima, kryesisht, kuadro e veprimtarë të LDK-së dhe ushtarakë institucionalë të Ibrahim Rugovës.

Albini ka kundërshtuar amnistimin e serbëve vrastarë, por e ka heshtur krimin e SHIK-ut në vrasjen e shqiptarëve, duke aprovuar amnistimin e kriminelëve faktik, njësoj si PDK-ja dhe AAK-ja, sepse edhe "Vetëvendosja", sikur edhe dy partitë kriminale të cituara, ka strehuar shumë SHIK-as vrasës. Zenkat e replikimet, deri edhe grushtimet, me Kamishët në Parlament, të Albinit me shokë, nuk kanë prekur dhe as cënuar ujdinë e heshtur për harrimin e krimeve të përbashkëta, në kuadër të organizatës ilegale, kriminale e fashizoide të SHIK-ut.

Albin Kurti i ri në moshë, por anadoll në kokë

E kam thënë edhe në një shkrim tjetër, me nëntitull: "Lea e Zadrimës dhe Albini i Prishtinës", ku flisja për femrat e Kallmetit të Lezhës, të Kallmetit të rilindasit Frang Bardhi, Shqipëri, ku kam qenë mësues 45 vjet më parë. Gratë dhe vajzat kallmetore, zonë e Zadrimës, në rrugë u flasin edhe burrave dhe djemëve të panjohur. Dhe, kjo është në traditën fisnike shqiptare. Kërkesa e Albin Kurtit, për mbulesën, shamitë e vajzave dhe të grave nëna shqiptare, sot, në epokën kozmike dhe të internetit, është skajmërisht paradoksale dhe anakronike. Dhe, në krahasimin e vajzës Lea të Zadrimës, me Albinin e Prishtinës, konkludoja se Albini është, relativisht i ri në moshë, por, anadoll në kokë"!

Heqja e ferexhes, e mbulesës plot 70 vite më parë, pahamendje ishte një arritje, një sukses dhe nismë e mbarë drejt emancipimit të femrës shqiptare. Qysh në shekullin e 19-të, studjuesi, intelektuali i kompletuar, gjuhëtari enciklopedistë i turqishtes të sotme moderne, Sami Frashëri, bënte thirrjen-kushtrim për emancipimin e burrit, sepse pa emancipim të burrit, nuk ka emancipim të femrës. Dhe, pa emancipimin e gruas-nënë, nuk ka edukim të shëndoshë, të mirëfilltë të fëmijëve.

Kosova jonë nuk vuan nga mungesa e shamive, por nga mungesa e emancipimit, e demokracisë të njëmendët, në përgjithësi dhe për femrat në veçanti. Të heqim një paralele të vajzës me ndjenjen e zhvilluar të lirisë, Alma Lama, me skllavet tjera të mbetura nën tutelën e vrazhdët të Albin Kurtit, të "Vetëvendosjes". Mjerisht, larg, shumë larg. Një popull që ka lindur dhe është rritur nën pushtim, me frikë e dajak, është vështirë t´ia çrrenjosësh ndjenjen e robit, të skllavërisë. Kjo vazhdon t`i ndodhë popullit të Kosovës edhe tani, në demokraci. Analizo veprimet e shefave partiakë në Kosovë. Kryesitë janë vetëm dekor dhe për gjithçka vendos kryetari. Partitë janë privatizuar nga kryetarët. Mjerisht, kjo po i ndodhë edhe LDK-së, duke e braktisur sistemin zgjedhor demokratik, me votim të fshehtë.

Albini përtërinë skenarët provokues të Sigurimi të Enverit

Zgjedhjet lokale të nëntorit të vjem dëshmuan fytyrën e vërtetë prej SHIK-istit Albin Kurtit. Ai përdori metodat tipike të Sigurimit të Enver Hoxhës në provokim, survejim, përgjim e deri në fotografim të kundërshtarëve politikë. Në shenjestër ishte vënë Arben Mustafa, djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Qëllimi ishte damkosja e babait, nëpërmjet të birit. Vëllezërit Arben dhe Besnik Mustafa kanë qenë pjesë aktive e Emergjencës të luftës, përgjatë viteve 1998 - 1999, të kyçur në Kryesinë e Shoqatës "Ulpiana", me qendër në Tiranë. Djem të shkolluar, me një edukatë për admirim, kontribuan shumë, duke qenë shumë të disiplinuar në punën e ngarkuar.

Ishin kohë të vështira për veprimtarët institucionalë, qoftë në luftë, qoftë në Emergjencën e saj. Veprimtaria sabotuese e LPK-së, në këshillim me social-komunistët e Tiranës zyrtare, të kryesuar nga presidenti Mejdani me shokë dhe në koordinim me pushtuesin serbo-sllav në Kosovë, si hafije të hershëm të UDB-së, tani të riaktivizuar, përndiqnin, plaçkisnin dhe vrisnin ata që kontribuonin pa hile për luftën. Në rrugëtim e sipër, në furnizimin e Koshares me armë, u ekzekutuan, ngeshëm, nga LPK-ja kryeveprimtarët e Emergjencës: ushtaraku Ilir Konushevci dhe doktori i përkushtuar për lirinë e Kosovës, Hazir Malaj nga Malësia e Gjakovës.

Shefi i rinisë të "Vetëvendosjes" i ofrohet Arben Mustafës, me gadishmërinë për t`u kyçur në LDK-e, madje edhe me shumë të rinj të tjerë, nëse i afrohen favore, pozicione drejtuese. Dhe, ofërta joshëse nuk mungoi nga ana e Arben Mustafës. Dhe, është normale për çdo anëtar të partisë të premtojë diç të tillë, aq më shumë kur bëhet fjalë për djalin e kryetarit të partisë, LDK-së, sepse pushteti fitohet me kokërra, me vota. Arben Mustafa nuk bleu vota, siç veprojnë partitë e krimit dhe të haraçit galopant: AAK-ja dhe PDK-ja, sepse LDK-ja nuk ka aplikua metoda të tilla mafioze as kur ka pasur mundësi ta bëjë këtë. AAK-ja ka një Kryesi Qendrore prej rreth 70 anëtarësh, edhepse askush nuk i pyet për asgjë, meqë ajo është parti private e liderit, të marrur, kryesisht, nga LDK-ja. Dhe, askush nuk e ka bërë për fjalë, siç bënë namin tani në rastin e Arbenit.

 

Për të parë skenarin e kopjimit tipik të Albinit, nga skenarët provokuese të Sigurimit të Enverit, sipas shpjegimit që i bën Engelsi tipizimit, te vepra polemizuese "Anti Dyring", po shembulloj me një provokim të përjetuar në vitet `70-a në Tiranë:

Gjykimi i Selim Prapanikut

Selim Prapaniku, një burrë kaluar të 50 vitet, nga Dibra e Madhe, shofër maune, kamion mallrash, kishte ardhur me një ngarkesë nga Maqedonia. Nga komunikimi që kishte pasur me familjen e xhaxhait në Tiranë, kishte mësuar dëshirat e tyre për ndoca rroba. Dhe, Selimi kishte sjellur një plastmas, qese najloni, me rroba, duke i vendosur pranë sedilës. ulses të shoferit. Selimi parkon kamionin dhe me qesën e rrobave në dorë niset për vizitë ke shtëpia e xhaxhait të tij, i ardhur dhe i vendosur herët në Shqipëri, Tiranë. Ky do të ishte takimi i parë me familjen e xhaxhait, pasi lojërat e ndyra të qeverisë shqiptare dhe asaj jugosllave, me njenjat njerëzore ishin proverbiale në historinë e njerëzimit. Shefat sadistë të qeverive shaheshin në dritë dhe putheshin në hije, errësirë. Si rëndom, sigurimsat në përgjim, e ndalojnë, e kontrollojnë dhe e arrestojnë Selimin. Akuza e gatshme: "Kontrabandë me rroba, dëmtim i ekonomisë shtetërore"!

Në hollin e Gjykatës të Tiranës ishte vënë lista me grafikun e gjyqeve javore. Në mes tyre edhe gjykimi i Selim Prapanikut, "jugosllav"! Dhe, ishte pikërisht përkatësia "jugosllave", që na joshi të jemi prezentë në seancën gjyqësore. Në sallën e gjyqit kishte më shumë dëgjues se zakonisht. Kryetarja e gjyqit dhe dy ndihmëset e saj ishin femra, por, edhe prokurorja, sekretarja dhe avokatja ishin femra. Epilogu ishte tronditës për të pranishmit: Tre (3) vjet burg, me punë të detyrueshme, për Selim Prapanikun, për ato pak dhurata, për familjen e xhaxhait, të cilat ishin të parat nga nipi "jugosllav"!

Megjithëse avokatura ka munguar në kohën e monizmit, për shtetas të huaj lejohej, por "mbrojtja" e klientit ishte e rafinuar dhe më shumë rëndonte se sa lehtësonte. Edhepse Selimi tha se nuk e dija që dy fustane, tri bluza dhe dy palë sandale përbëjnë thyerje ligji, kontrabandë, "avokatja" tha se "kërkoj lehtësi për të pandehurin, i cili tregoi sinqeritet para trupit gjykues, duke e pranuar në tërësi akuzën e kontrabandës me rroba"!? Ndërsa shoferi Prapaniku, në fjalën e tij të fundit, përmes lotëve, kërkoi mëshirë, sepse nga një martesë e vonuar, kishte pesë fëmijë të vegjël dhe ishte i vetmi krah pune për rritjen e tyre. Megjithatë, vendimi nuk ndryshoi dhe të pranishmit, edhepse të mësuar me dënime drastike e jashtë çdo logjike, lëshuan sallën të trishtuar.

Përgjimi dhe provokimi me qëllim të ndëshkimit, burgimit

Me shokun tim Bajramin u ulëm nga fundi i sallës. Në krahun tim të majtë zuri vend një vajzë bukuroshe, yll. Në preher kisha një çantë librash, kujtim nga Shkupi, të vitit 1966, kur kisha shkuar për ta takuar poetin dhe kryeredaktorin Mehmedali Hoxha, për të pajtuar nxënësit e Shkollës "Rilindja" të Keçekollës në revistat "Gëzimi" dhe "Fatosi". Vajza vuri dorën e djathtë sipër çantës time dhe po e lëvizte mbi lëkurën e saj dy ngjyrëshe. Pastaj me gishtin e madh dhe atë tregues qarkoi orën time "Darwill", të mbërthyer në dorën e majtë. Unë "u ndjeva i gjallë", duke e shikuar ngultas vajzën, me një buzëqeshje dashamirëse.

-"A ka mundësi ta vë orën në dorën time", - pyeti vajza butësisht dhe ëmbël?

- Po,- u gjegja unë, gjithë gadishmëri.

- "Kam një hall të madh",- më tha vajza, duke anuar kokën pranë veshit tim, për të mos dëgjuar të tjerët dhe filloi rrëfimin e saj:

- "Para dy muajve më mashtroi për martesë një djalë nga Elbasani. Ishte bukurosh, m`i mori mendët, pranova, duke e ndërprerë edhe gjimnazin. Më keqtrajtonte, nuk durova, ika nga ai, por familja ime nuk më pranoi në shtëpi. Kam një javë që jam strehuar ke tezja, por, po më vjen keq nga burri i saj, sepse vetëm tezja e dinë hallin tim. Prandaj, a ke mundësi me më struhuar për një apo dy javë, deri sa të bëj një zgjidhje", - tha vajza gadi përvajshëm.

- Unë jam student dhe nuk lejohet, pa leje të kujdestarit të konviktit, të hyjnë femrat brenda, - u gjegja unë.

- "Po ti mund ta rregullosh këtë punë me kujdestarin dhe shokët tuaj", -  ma ktheu ajo.

Shoku im djathtas, në dukje i përqendruar në trupin gjykues dhe viktimën Selim Prapaniku, "me bisht të syrit" dhe "veshin pipëz", kishte hetuar intrigën e bukuroshes, andaj më bërryloi keqas, duke më thënë:

- "Hajvan, hiqu saj. Qysh po të vjen "si hutit në zgurë" kjo bukuroshe", - më tha shoku qortuershëm.

- Edhe unë jam koxha djalë. Ti je i martuar, kurse unë jam beqar dhe më lejohet të bëj pak dashuri, - i them unë gjithë seriozitet, edhepse unë e nuhata hilenë e vajzës, ngaqë unë kuptova se ajo e dinte se unë jam i vetëm në një dhomë të vogël qoshake të konviktit numër 18, kryesisht - konvikt i të huajve, përfshi edhe disa nga studentët kosovarë.

Me premtimin se do të kthehem sërishmi në sallën e gjyqit, u largova rrufeshëm, së bashku me shokun tim student, i bindur për të mos u kthyer më.

Disa djemëve, studentë, nga Kosova, u tregova për bukuroshën, bisedën dhe kërkesën e saj. Isa nga Juniku, Hasani nga Drenica ishin të një mendjeje se vajza duhej strehuar. Bilëz, Hasani, i cili na kënaqte me të qeshurën e tij gjithë muzikalitet, tha se "gjithë ditën e kishim mbajtë në dollap, e gjithë natën në krevat"! Qëllimi i Sigurimit ishte "kapja me pelë për dore" dhe dënimi im, me dëshminë e sajuar të vajzës bukuroshe.

Gjyqet e kurdisura për burrat dhe djemtë e Kosovës në Shqipëri

Hasani ishte temperament. E doja shumë, sepse dimrin ta bënte behar. Asnjëherë nuk mjaftohej me dhënie dore, por të hidhej në qafë dhe të pushtonte me përqafime, njëkohësisht edhe me të qeshura të zëshme. "Me janë zbardhur vetullat, duke ngrënë patate, në mungesë të bukes", - thoshte ai, duke shpërthyer në qeshje dhe lot, njëherësh, për përjetimet e hidhura, diku në baltërat e Myzeqesë, zonë klasike e ndëshkimit, internimit. Zbardhjen e vetullave ia përmendën Hasanit edhe në gjyqin dhe dënimin politik, duke e shpenë në zgafellë të Spaçit, me punë të detyrueshme. Në demokraci, ballistët e Durrësit ia besuan Hasanit, ish të burgosurit politik, drejtimin e partisë "Balli Kombëtar". Ndërsa Isa i shpëtoi ndëshkimit me burg, por jo edhe babai i tij, të cilit burgu ia shkurtoi jetën.

Dy vjet më vonë, e njëjta vajzë, zuri "gjahun" e saj. Viktimë ishte një shoku ynë rugovas. Ai kishte një termin në Tiranë dhe udhëtoi me leje policore nga provinca. "Rastësisht" takoi bukuroshen. Ishte kohë dreke dhe ajo i propozoi shokut tonë një drekë në Restorasnt "Drini", jo larg Ministrisë të Brendshme. Në ecje e sipër, një aparat fotografik i fikson. Pas drekimit, vajza e shikon orën dhe në largim i jep një datë takimi të zgjatur, dhe një të puthur. Edhe në tavolinë ishin fotografuar nga "dikush" fshehtas.

Shoku ynë arrestohet. Në gjyq bukuroshja, me një serë akuzash, krejt jashtë bisedës të asaj dite fatale në Tiranë. Në mes tjerash, edhe propozimin për arratisje, të bërë nga "partneri", akuzë që kapte kuotën e 15 viteve burg të rëndë politik! Kur vajza dëshmitare e tepron me sajesa jashtë çdo logjike, madje brenda një ndeje një orëshe, ndihmës-gjyqtari, për të zbutur irritimin e dëgjuesëve në sallë, nga akuzat shpifëse e pa mbulesë faktike, i bën  pyetjen bllokuese dëshmitarës: "Si ka mundësi që një djalë me fakultet, duke i njohur ligjet e shtetit tonë, të flasë aq hapur me ju në takimin e parë?! Vajza, edhepse e përgaditur nga shefi i saj, bëlbëzon dhe akuza e "bisedës për arratisje" bie, por mbetet "bindëse" akuza e "agjitacionit dhe e propagandës, në kuotën 10 vjet burg politik, kundra partisë dhe pushtetit popullor"! Dhe, kjo akuzë, edhepse tërësisht e shpifur, e sajuar, i dha dënimin e mjaftueshëm rugovasit tonë!

Vajza bukuroshe - dashnore e sigurimsit të shtetit

Kur dikush të survejon, të përcjellë, të përgjon, madje në vijimësi, në çdo hap të hedhur, rrjedhimisht, detyrohesh të hetosh, të mësosh se kush është ai dikushi. Dhe, në kundërveprimin tim, gjithnjë në rolin mbrojtës, të i viktimës, hetova dhe verifikova se vajza bukuroshe, vërtet, gjimnaziste, ishte dashnore e një sigurimsi të shtetit, rreth të 50-ve, me shumë peshë në Ministrinë e Brendshme të Shqipërisë. Ishte bukurosh, i zgjuar dhe shumë armiqësor karshi emigracionit të Kosovës në Shqipëri, sepse kishte një viktimë familjare, gjatë luftës civile, të viteve `40-a, të vrarë nga ballistët. Dhe, për shefin e shumëpushtetshëm të Ministrisë, kosovarët ishin të gjithë ballistë, reaksionarë. Në shkrimin e tij "Nata e natës", publicisti Avdyl Gërvalla flet për privilegjet e UDB-ashëve në Kosovë. Privilegjet e agjentëve të Sigurimit në Shqipëri kanë qenë edhe dhjetëfish më të mëdha.

Bëra një paralelizëm të huazimit të metodave të SHIK-ut nga Sigurimi famëkeq i monizmit shqiptar. Në shpirtin e Albinit gëlon ndjenja moniste e staliniste. Në rrethana të favorshme, të mundshme për atë, do të bëhej i dhunshëm, diktstor, njësoj si ëtërit e tij shpirtëror: Enveri dhe Stalini me shokë. Piuni i tij rinor e provokator i Arben Mustafës, duke e favorizua kjo moshë, mund të shërbejë si dylber, dashnor e mashtrues i pleqëve qejflinj të të pasmeve, duke ua marrë hakun me bërjen e pazarit, për t`i lënë me pantollona të zbërthyer, nëpërkëmbë. Pislleqe të tilla provokuese, janë pronë e përjetshme e atyre që, për të ardhur në pushtet, nuk i zgjedhin mjetet.

Shpend Ahmeti, "kuadër" me mendësi komunisto - bullgare

Shumë zhurmë e bujë është bërë për fitoren e komunës të Prishtinës nga "Vetëvendosja", përkatësisht, Shpend Ahmeti. I reklamuar e proklamuar si student i Harvardit, por, lexo e beso se është student e kuadër i bullgarit, sepse atje ka studjuar dhe këtë e dëshmoi në javën e parë të qeverisjes komunale, duke hequr nga stenda portretin e meritorit të pa konkurrencë, shtetbërësin e Kosovës, Presidentin e përjetshëm të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën. Me veprimin ideologjik, të marrëzishëm e, pse jo, edhe rrugaçëror, të provokimit masiv të popullit shqiptar, dëshmoi për nulitetin, xerrësinë e hiçsinë e tij. Vet përcaktimi majtas i "Vetëvendosjes", flet mjaft për mungesë vizioni, prosperiteti, përparimi të kësaj Lëvizjeje. Është anakronike që rinia të bëjë hapa prapa, t`i kthehet monizmit, komunizmit,  ndërkohë që duhet t`u prijë proceseve demokratike dhe ta orientojë popullin e vet drejt të një të ardhme perspektive.

Është thënë e shkruar se fitoi Shpendi dhe jo "Vetëvendosja". Por, është thënë edhe se Isa Mustafa është i padëshirueshëm nga miqtë tanë dhe ndihmuan fitorën e Shpendit. Sodoqoftë, LDK-ja të mos merret me përrallat e 99%, në mbrojtje e nominime të Isa Mustafës, por të bëjë analizën pse humbi Isa dhe pse fitoi Shpendi. Dhe, nëse rezulton se Shpendi ishte zgjedhje e miqëve tanë ndërkombëtarë, ndërkohë që as 10 Shpendër nuk mund ta arrijnë Isa Mustafën, duhet parë nëse duhet ngulmuar ke individi apo të kalohet në një alternativë tjetër, të interesit kolektiv, për kryesimin e parisë. LDK-ja i ka vuajtur dhe vazhdon t`i vuajë rrjedhojat e karrierizmit, të kryeneçsisë të individëve, andaj nuk duhet të përsërisë gabimet, fajet, tashmë, të bëra në të shkuarën jo të largët. Mbështetja e Shpend Ahmetit nga ndërkombëtarët, mund të konsiderohet edhe si anashkalim të Albin Kurtit, i cili flet " si e ëma Zeços në maje të thanës", siç thonë vëllezërit tanë jugorë, kur dikush hapërohet për temat jashtë kohës dhe hapësirës.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora