E marte, 19.03.2024, 10:04 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pjella e keqe - GoldAG

E enjte, 27.02.2014, 08:00 PM


Pjella e keqe: GoldAG

Nga Fahri Xharra

“Druaj, vëlla, se sërish do të na bjerë mbi kokë fatkeqësia e kufirit të ndarjes së dy botërave... O zot, mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin ,e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin...” - i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, ne shënimet e tij. “... por kjo ishte koha e murtajës  që “kastile  ishte sjellur nga dora e njeriut në këto anë”.Po edhe unë po kam dro se me të vërtetë jemi edhe sot në kohën e sprovave të mëdha ;po  me problemet

që posaçërisht për ne po na i sjellin .Nuk është murtaja si sëmundje që valavitet në kohë të caktuar dhe në vend të caktuar sipas “strategut”; por janë sëmundje antikomb që pa dashtas nga ne po futen në mesin tonë.

«Atdhetaria është të pohosh historinë e kombit tënd me të gjitha majat dhe dështimet e tij, ta përqafosh kulturën, gjuhën, këngët, të duash rajonet dhe natyrën e vendit, të respektosh njerëzit sipas të arriturave të tyre (Angela Merkel , (Die Welt, 9.11.2004) dhe përveç kësaj të bësh gjithçka edhe për të tjerët në shoqëri me qëllim që Kosova e Shqipëria në sytë e botës të dalin si model i suksesshëm .” Kush po na e humbë këtë porosi ?

Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proçes. Por, në Kosovë, rritja e lëvizjes vahabiste dhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zevendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës, u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë. Por edhe vendi ku, një pjesë e politikës së Kosovës, gjeti strehën e saj. ((Ramiz Lladeovci Një projekt serb për goditjen e tolerancës ndërfetare në Shqipëri e Kosovë?)

Në shtypin e Kosovës citohen  politikanët e ditës, deputetët e parlamentit të Kosovës si njerëzit e mediave pamore dhe të shkruara që janë të lidhur me këto qarqe të shërbimit të fshehtë serb në Kosovë;ata janë bartës i protestave, i vendosjes së shamisë, përçmimit të besimeve të tjera fetare dhe intolerancës. .Ata na dhunojnë

Gold Ag . Kush është kjo pjellë e infektuar ? Kush na e solli në mesin tonë ?

Është pjellë e teorive agresive të hapura që i janë bërë viteve të fundit identitetit shqiptar.Është pjellë e keqe e disa akademikëve tanë , e institucioneve universitare e politikës dhe e mediave tona. . Është pjellë e konspiracionit anti shqiptar e posaçërish atij antiKosovë , i atyre që ju kerkojne shqiptareve me ngulm te heqin dorë nga identiteti kombëtar, në kembim te një identiteti tjetër, te copëtuar e gjysmak.(N.U)

Ta dijmë mirë që Gold Ag është pjellë e ” ......Kurse ditën që ushtritë serbe do ta sulmonin Kosovën,(1913) Gjenerali famëkeq Jankoviq do të drejtonte një proklamatë shqiptarëve me titullin simbolik “T’on fiseve n’ Shqipni - or vllazni”, në të cilët thuhej se “Vijmë në emër të Allahut që t’i jepet fund zullumit të turkut që për 500 vjet bashkërisht ka rëndu dy popujt... për ta çliruar vendin tonë të përbashkët dhe se shqiptarët do të munden me e rujtë fenë dhe zakonet si i kanë pasun...”

Gold Ag është pjellë e :” "Deri në shekullin e 18, osmanët ishin fuqia me e përparuar, më humane dhe më demokratike e kohës... ishin osmanët që e bënë Shqipërinë të ishte një ndër vendet më të përparuara të Europës, ku kulmin e zhvillimit e ka pasur Kosova, të cilën mjerisht e shkatërruan luftërat e Austrisë, Serbisë dhe forcave shqiptare katolike të udhëhequra nga P.Bogdani kundër Perandorisë Osmane".

Gold Ag është pjellë e:” që kërkojnë ndërtimin e shtetit fundamentalist islamik, siç qe shteti i talebanëve në Afganistan, ku femrat janë të mbuluara me ferexhe dhe ku burrat rrinë me mjekra dhe fustane, ku xhamia është vetë shteti dhe ku Ligji Kuranik, Sheriati është Kushtetutë, Kod Penal dhe Kod Civil dhe baza e krejt legjislacionit në përgjithësi.”

Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e mer lumi”thoshte  Hakk? Pa?a, (Ambasador Otoman në Itali(1862–1918))  . E do të delë , deshtën apo s ´deshën hakipashat e sotëm të të gjitha anëvë dhe shërbëtorëve të tyre në tokat tona.!

P.S. ”Deputeti Amir Ahmeti, dikur deputet i Partisë së Drejtësisë, tash i pavarur, i ka daalë në mbrojtje rap-këngëtarit Gold AG.Ai madje, ftesën e Policisë për ta intervistuar nën dyshimin për nxitje të urrjetjës, e quan “gjueti shtrigash”.

“Antiteistet, islamofobet dhe shteti ateist ne aksion "ne gjuajtjen e shtrigave", (ftesa e policise per Gold AG), turp!”, shkruan Ahmeti në facebook.(gazetaexpress27 Shkurt 2014 11:20)  .Kurse i gjithëdijshmi Mustafa Nano në gazeten Dita na shkruan se: ”Fajtorë për radikalizimin fetar të shoqërisë sonë nuk janë … serbët” Mirë e ke Z. Mustafa , fajtorë janë shërbëtorët e tyre.



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora