E merkure, 24.04.2024, 09:33 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Pse po merresh me Fadil Hoxhën

E enjte, 27.02.2014, 09:00 PM


PSE PO MERRESH ME FADIL HOXHEN

(Replikë me Kimete Berishën)

Nga Selim M. Nengurra

Kur pata lexue shkrimet e para të Kimete Berishës pata mendue se na lindi edhe nji gazetare e mirfilltë dhe më pat gëzue fakti se guximin qytetar e kishte nji femen shqiptare.

Mirpo me kohë , shkrim pas shkrimi që kjo botonte unë fillova të kuptojë se kjo nuk asht gazetare , nuk ka të baj njeriu me nji intelektuale, por asht nji servile, nji sherbëtore e pushtetit dhe pushtetarve të Kosovës. Kuptova se Kimete Berisha asht tipi gazetar femen si Milaim Zeka i " famshëm".

Kuptova se shkrimet e Kimete Berishës sado senzacionale, me nji permbajtje të hatashme nga e cila lexuesit i dridhen kambët, megjithate nuk janë asgja tjetër pos shkrime me porosi të pushteti dhe personave të caktuem nga kasta e mafisë pushtetare të Kosovës të cilat shkrime Kimete Berisha i ban me porosinë e vet pushtetarve me të vetmin qellim që të matet pulsi i kundershtarve politik, i opinionit dhe i popullit. Milaim Zeka dhe Kimete Berisha per këso shkrime janë mjeshter pa konkurencë.

Shkrimet e para të Kimete Berishës i kam lexue në portalet e internetit dhe ato ishin kritika të rrepta kunder pushtetit, kunder vet kryeministrit, por per qudi po ky pushtet në vend se ta sulmon perkundrazi e emnon Kimete Berishën Drejtoreshë e KOSOVAFILMIT tue shkarkue pa asnji kriter ligjor dhe pa asnji arsye Drejtorin e deriatëhershem z. Gani Mehmetaj. Dhe sado që edhe Gjykata e punës e ka hudh poshtë vendimin e largimit nga posti të z. Gani Mehmetaj, "gazetarja" e "famshme" Kimete Berisha nuk ja lëshon se nuk ja leshon vendin e punës Drejtorit legjitim z. Gani Mehmetaj.

E ceka këtë vetem si fakt se kjo zonjë asht në sherbime të grupeve politike të partive të Kosovës konkretisht në sherbim të vet kastes mafioze të PDK-së.

Para disa ditve zonja Kimete Berisha kishte ba nji shkrim dhe kishte sulmue ashper Kryetaren e Gjakovës zonjen Mimoza Kusari e cila paska urdhnue ti ndertohet nji shtatore në Gjakovë Heroit të Popullit të Kosovës nga Lufta e Dytë Botnore, tashma të ndjerit Fadil Hoxha.

E lexova shkrimin dhe pash se asht edhe ky shkrim si zakonishtë nji paqavure e Kimete Berishës dhe as që më bani pershtypje fare, mirpo pasi po shof se shkrimi i saj nxiti debate të opinionit dhe ato debate janë aq të ndryshme sa njeriu do mendojë se i kan shkrue kundershtarët per vdekje nga dy komunitete krejtësishtë të ndryshme vendosa ti them disa fjalë edhe unë. Per Kimete Berishen thash atë qe unë mendojë se ajo asht dhe e meriton që në fillim të shkrimit ndersa tash do flas per Fadil Hoxhen.

Nuk mundem pa e cek faktin se në brigadat që i kan dergue per në Tivar mes tjerve ka qenë edhe baba im Mustafë Hajdin Hasanaj dhe bashkëfshatari i jonë Sadri Isuf Januzaj.

Këta të dy nga kolona e Brigadës me mjeshtri i nxjerr z. Haxhi Verbiqi i cili kishte qen oficer në cilsi komanduese me ato brigada dhe baba im Mustafë Hajdin Hasanaj si dhe Sadri Isuf Januzaj me ndihmen e shqiptarit Haxhi Verbiqi arrijnë të shmangen nga radhet dhe ikin e shpetojnë. Se cili ka qen rroli i Fadil Hoxhes per këte rast tragjik të kombit tonë unë tashma nuk di shumë, por di nji gja që e kam ndëgjue me qindra në mos me mija here nga baba im dhe edhe nga Probatimi i ti Sadri Isuf Januzaj se Fadil Hoxha me mjeshtri dhe me sakrifica të jashtzakonshme me mund të hatashem e angazhim ka arrit me shpetue nga zhdukja shqiptarët e Kosovës dhe ata kurr nuk kan thanë as nji ma të voglen fjalë të keqe per Fadil Hoxhen. Nese dikush do mendojë se mos vallë paskam pas jetë të begat në kohen e Fadil Hoxhes familja ime po e ceku se në fshatin Lubozhdë kemi qen familja ma e varfen shqiptare. Pa asnji pronë , me vetem 3 ari e 57 metra katror truell ku kemi pas nji shtëpi guri të mbulueme me kasht thekne deri në vitet 1976 kur unë pasi u pata punsue në Lublanë të Sllovenisë bleva tjegulla dhe mbulova shtëpinë. Veq kësaj baba im asht perndjek dhe burgos disa here gjatë viteve 1946 - 1953 pasta në vitet 1965.-1968. Pra nuk kam jetue si i pergdhelun i pushtetit të Fadil Hoxhes, por unë këtu do shkruej të vertetën per hirë të shenjtrisë që e ka e verteta.

Per Fadil Hoxhen do ju shkruej edhe këtu edhe per rastin që ka pas me Fadilin Hoxhën,   Patrioti me nam , luftëtari antikomunist dhe strategu luftarak Aziz Krasniqi i njoftun si Aziz Zhilivoda.

Me shpresen se emni i Aziz Zhilivodës asht i njoftun per opinionin shqiptarë të të gjitha trojeve tona nuk po shkruej se kush ishte Ai. Do shkruej se si Aziz Zhilivoda me muej kishte pas ruejt  momentin per ta vra Fadil Hoxhen. Ja rrefimi që i ka folë vet Aziz Zhilivoda djalit të ti z. Shaip Aziz Zhilivoda kur ky shkon në Shqipni ta takojë baben e vet pas pothuej 50 vjetve pa u pa mes vete. Po pershkruej ato fjalë të Aziz Zhilivodës:

" .... kuptova se duhet me ik në Shqipni sa ma parë sepse skisha tjeter rrugdalje, por u betova se nuk iku nga Kosova pa e vra Fadil Hoxhen. Nga observimet e mia dhe lajmet që merrsha nga njerzit tan që ishin në pushtet mesova se Fadili do shkon nga Vushtrrihu per në Mitrovicë dhe se do ket me veti si zakonisht shoferin dhe nji ose dy truproje. Naten hulumtova terenin se ku e kam ma së lehti me i zan priten dhe me e vra. Në njifar vendi pash se ka nji urë e ngusht dhe perskaj sajë buzë rruge nji dardhë e egër me nji kunor të dendur me degë. Hypa aty dhe prita tanë naten deri në mengjes. Diku rreth ores 09-10 të mengjesit shof se si larg ngritet nji re pluhuni, ma mori mendja se po vie ndonji automjet. Automjete atë kohë kishin vetem njerzit e pushtetit dhe isha i sigurt se viktima ime ma në fund po më vi drejtë e te tyta e mauzerrit. Dhe aspak nuk gabova , drejt ures vinte nji e ashtuqujtun GAZIKË gjip , ashtu si isha naltë në dardhë dallova se asht vet Fadili me shoferin dhe dy njerëz tjer të veshun me uniforma ushtarake. Mora frymë thellë dhe bana gadi pushken me gju e me vra Fadilin  së pari e pastaj do i vrisja edhe të tjerët, por ato qaste ndëgjoj pothuej nen kunoren e dardhës ku unë isha disa shamje, dhe piskama, shikoj poshtë dhe shof se si dy serb të uniformuem me petka ushtari kishin lidh me telë me xhemba nji fshatar shqiptarë dhe sa mujshin e goditshin dhe e terhiqnin zavar. Tirqit e ti të bardhë ishin ba të kuq nga gjaku. Rash në dilemë, çka të baj, ta vras Fadilin e le të bahet çka të dojë apo ti vras ata dy katila dhe ta shpetojë shqiptarziun e pafajshem. Duhej vendos shpejt se si të veproj por koha nuk priti. Gazika me Fadilin tashma u ndal dhe Fadili zbriti shpejt nga ajo e ju drejtue ushtarve më këto fjalë; ....." shta je ovo? Shto bijete qoveka? On je balista. Ja këthyen ushtarët. Dobro ali shto ga muqite, to ne smete da uradite, vodite ga u zatvor i neka ga sud sudi a ne vi. Ma kakav sud za shiftare ! I krekosen ushtaret dhe njeni i ra perseri me kondak pushke robit të lidhun. Kur papritmas Fadili nxjerr revolen dhe si vetëtimë i vret të dy tue ju piskat se ai asht Fadil Hoxha Komandanti Suprem i Ushtrisë së Kosovës.Menjihere këthehet nga truprojet apo percjellsit e vet dhe i urdhnon me e zgjidh shqiptarin i thotë ati, ik burr ka të shohin syt dhe mos gabo me folë kund per këte që pave, pastaj ju tha percjellsve ti largojnë edhe kufomat nga rruga. Unë veshtroja si i mahnitun me ngjarjen dhe pasi percjellsit i larguen kufomat tue i hudh në nji hendek, Fadili këthej kryet majtas e djathtas dhe me nji shpejtësi të hatashme i vrau edhe të tre percjellsit e vet, shoferin dhe dy truprojet. Kur shkoj drejt Gazikes unë kerceva nga dardha ashtu me mauzerren në dorë dhe i thash; nal njihere o Fadil Hoxha , por mos u frigo nga unë dhe ula pushken pasi u sigurova se ai nuk u frigue por mi leshojë syt pa i rreh asnji qerpik. Unë jam Aziz Zhilivoda, ja atje në dardhë isha i mshefun tanë naten dhe prita me të vra, por kjo që më pan syt ma ndrroj mendjen dhe po shof se koke burr i burrave dhe trim i trimave andaj më lejo të të tham aferim dhe u pafshim në rrethana tjera don Zoti se unë sot do iku per Shqipni.....

( po perkthej fjalet nga serbishtaj që ka folë Fadili me ushtaret katila.... çka asht kjo? Pse e rrafni njeriun? Ky asht ballist. Mirë, ama pse e mundoni? Këtë nuk guxoni ta bani, dergone në burg dhe le ta gjykoj gjyqi e jo ju. Po çar gjyqi per shiftar ( shqiptarë ) ...

Këte tregim që i ndjeri dhe i madhi Aziz Zhilivoda ja ka tregue të birit Shaipit , mu ma ka tregue vet Shaipi kur pata shkue ta ngushëlloj per Kolonel Ahmet Krasniqin Ministrin e Mbrojtës së Ushtrisë se Republikës së Kosovës që e paten vra bandat e LPK-së në Tiranë.

Fatkeqësishtë neve shqiptarët mirë i thomë vetem mendjes ton, vetem vetvetes dhe vetem njerzve të mendësisë si neve.

Lajmi per nderitmin e lapidarit per Fadil Hoxhen në Gjakovë ka nxit njerëzit dhe secili me mendjen e vet në format dhe mënyrat që i ka e thotë mendimin. Asht ba zhurëm e madhe , po shahen e po ofendohen njerzit mes veti në FACEBOOK.COM ku dikush edhe ka postue shkrimin e Kimete Berishës.

Personalisht kam ardh në perfundim se pro lapidarit dhe meritave per Fadil Hoxhen janë kryesishtë njerëz të arsimuem, me familje të shendosha kombëtarishtë e moralisht ndërsa kundër janë disa ish të burgosun , familjaret e tyne, farefisi i tyne dhe edhe familjar të pushtetarve e simpatizant të partive të koalicionit qeveritar.

Patjetër se po detyrohem me marr shembull se si duhet me i vlersue njerzit , me ju dhanë meritat as ma shumë e as ma pak pos se aq sa e kan meritue. Shembull do marr Norvegjinë. Popullin norvegjez, shkencen dhe pushtetin e këti shteti.

Në Luftën e Dytë Botnore Fashizmi gjerman ka ba kerrdi në Norvegji dhe edhe nga ky popull ka pas jo vetem kolaboracionist e shpiun në favor të pushtuesit , por ka pas edhe tradhëtar të interesave të shtetit e kombit norvegjez. Nji nga ata që e ka mirpritë dhe i ka sherbye me zell pushtuesit ka qen edhe shkrimtari ma me za i Norvegjisë nobelisti Knut Hamsun. Dhe ja se si asht statusi i Knut Hamsunit në Norvegji. Ai ka dy biografi, ate të mëkatarit dhe njeriut që ka perkrah pushtuesin dhe per këtë askush ma nuk e flet asnji fjalë, bile ka edhe shumë pak shkrime per këtë temë, por kuptohet se ka dokumente në arkivat e luftës dhe biografija tjetër asht Knut Hamsuni shkrimtar krijues me nam dhe per nder të kësaj mbahen per çdo vit manifestime letrare e kulturore që quhen " DITËT E KNUT HAMSUNIT".

Boshnjaket e Bosnes thonë dhe mburren se e kan Nobelistin e tyne në letersi, Ivo Andriqin. E din ata fare mirë elaboratin e Andriqit bashk me Vasa Qubrilloviqin per zhdukjen e muslimanve boshnjak dhe të shqiptarve në Jugosllavi, ama ata dallojnë fashistin Ivo Andriq nga shkrimtari Nobelist Ivo Aandriq. Ata thonë, Ivo Andriq ka lind në Travnik dhe asht nobelist i Bosnes.

E neve çka bajmë?! Neve mezi presim me i dit dikujt nji të lig sado e vogël kjoftë ajo dhe aspak se vrasim mendjen se sa të mirat i ka njeriu , por per nji të lig se lam gja pa i thanë.

Nuk ka mbet rastësishtë thanje e jona: ... njiqin pite per nji laknor... Neve jemi shumë te neveritshem me gjykime e me vlersime. Gjykojmë me inate dhe urrejm me shpirt, ndersa në vend se me vlersue vlerat dhe punët që japin fryt neve vlersojmë e respektojmë fjalët e mëdha , llafet e kota , genjeshtrat dhe asesi nuk po muj dalim nga mendësia e patriotizmit folklorik. Patriotizmin neve e kemi në telin e çiftelisë.

Nga komentet që i kam lexue te shkrimi i Kimete Berishës si në REVISTADRINI.COM ashtu edhe në FACEBOOK e gjetiu pash se Fadil Hoxhen e kishin sha disa "patriot " folklorik.

Shpresojë se nuk më keqkuptojnë lexuesit, sepse unë kam respekt per të persekutuemit nëper burgjet jugosllave të dikurshme, ama unë e di se në ato burgje kan shkue njerzit edhe per vepra të liga, per vrasje të shqiptarit shkaku i megjes së ares, shkaku i vijes së ujit, shkaku i fjalosjes së femijve, shkaku i dhunimeve, shkaku i abuzimeve, i mashtrimeve e tjere e tjera vepra pise e kriminele. Gjenerata ime asht deshmitare se edhe në Protestat e Demostrata e studentve dhe popullit të Kosovës gjat okupimit jugosllav kan marr pjesë si demostrues veq patriotve të devotshem aty ka pas edhe hajna, rrugaq, shpiun të vet pushtetit, njerëz pa asnji vlerë dhe shumëhere edhe ata kan perfundue në burgjet serbe. Shumica e tyne pastaj perpunoheshin dhe baheshin shpiunet ma të zellshem të pushtetit dhe shkaku i tyne perfundonin ne burgje njerzit e mirë , të ndershem e patriot. Per qudi aq sa unë njof njerëz të involvuem në ato kohna në aktivitetet dhe perpjekjet tona per çlirim ata të perfolunit dhe të dyshimtit si bashkpuntorë të pushtetit sot kryesishtë jan të kyqun në partitë politke në të gjitha pa dallim, ndersa ata të ndershmit që kan ba burgun per ideale dhe kan qendrue të palekundun sot jan të vrafen, të perbuzun dhe të harruem nga shoqnija.

Ka shkrue Kimete Berisha per Fadil Hoxhen, e ka sha e perbaltë figuren e këti Heroi ( per bindjen time ), Fadilin e shajnë edhe lukunija e rrugaqve të FACEBOOK-ut dhe internetit, dhe ata kur e shajnë shpesh edhe lavdojnë të tjeret dhe qak edhe pushtetin e pushtetaret e sotshem. I thonë TRADHËTAR Fadil Hoxhes dhe ate e fusin në nji thesë me disa shqiptarë (vertetë ) tradhëtar e të poshter. Shumë gabim dhe shumë mekat ban Kimete Berisha e edhe ata komentues te cilet ndajnë mendjen me Kimetin e "famshme", sherbtoren e Hashim Thaçit dhe SHIK-ut të PDK-së.

Pse ka mbet Kosova e okupueme nga Jugosllavia e Titos nuk ka faj Fadil Hoxha, per ta gjet fajtorin duhet me studjue kohen dhe rrethanat që solli ramja e nazizmit gjerman dhe ndamja e botes në dy blloqe të interesit. Fadil Hoxha ka qen komunist i hershem, i shkolluem në Shqipni, por ai deri në fund të vitit 1943 dhe fillimin e 1944 nuk ka mobilizue popullin e Kosovës per luften antifashiste sepse si strateg i vertetë ka percjell se si po zhvillohen punët. Kur ka pa se po fiton komunizmi, per ta shpetue popullin e vet formon aradhat partizane dhe ashtu sado pak merr pjesë në disa lufta per ti arsytue pastaj kerkesat e veta te TITO per ta nxjerr nji status edhe per Kosovën në Fedaraten Jugosllave. Kjo që po thamë tash asht analizë e imja personale. Pra nuk e kam marr as nuk e kam lexue askund. Dhe Fadil Hoxha me ata shok që i kishte panderpre u perplas në sallat e kongreseve të Beogradit me komunisto-çetniket serb të kalibrit të Aleksander Rankoviqit, Dragosllav Markoviqit, Petar Stambolliqit, Millosh Miniqit, Millovan Gjillasit etj, etj antishqiptarë dhe nga dita në ditë ai arriti ta ngrit Kosovën deri te niveli i njisisë konstituive të Federatës Jugosllave dhe pikrisht kjo edhe ishte rrethana ma fatlume e vepres kombëtare të Fadil Hoxhes që u perdor edhe në Hagë në gjykimin kunder Millosheviqit si dhe në Gjykaten nderkombëtare ku u pat ankue Serbija per shpalljen e Kosovës Shtet i mvetësishem me 17 shkurt 2008. Ankesa e Serbisë u hodh poshtë si e pabazë falë faktit se Kosova ka qen element konstituiv i barabart deri në shkëputje sikur republikat e tjera në Jugosllavi.

Fadil Hoxha nga viti 1943 e tutje ishte ta themi njeri i parë i shqiptarve të Kosovës, ai pati postet ma të nalta në Kosovën fillim si Obllast , pastaj Krahinë, e edhe në vet Kryesinë e Jugosllavisë por ai panderpre u angazhue që të hapen shkollat sepse në vitn 1945 mbi 98% e shiqptarve të Kosovës ishin analfabet, në nderitmin e fabrikave dhe infrastrukturës sa diku në fillimin e viteve 1970-ta nuk ka pas qytetëz as qytet që mos ti ket pas nga së paku tri fabrika ku kan punue me mija qytetar dhe kan jetue jeten e tyne normale. Krahas kësaj ai atje fyt per fyt me sebet perplasje dhe kerkonte të drejtat e avansueme per popullin e vet dhe gjithmonë pa pas kulm mbi krye si pronë te veten, ai tek në vitet 1972-1973 nderton nji shtëi në lagjen Tashligje në Prishtinë dhe ajo shtëpi ishte e zakonshme sepse per rreth saj kishte dhjetra tjera ma të mëdhaja e ma luksoze e që ishin të qytetarve dhe puntorve të zakonshem.

Pra juve simpatizantet e komandantve të Bllaces dhe të pushtetarve të partive politike që po urreni Fadil Hoxhen a keni arsye ta bani këte nese se urreni kasten mafioze të liderve partiak të të gjitha partive të sotme në Kosovë si dhe edhe të pushtetarve të cilet ende pa u çlirue mirë Kosova ata vrapuen mas plaqkitjeve , uzurpimeve dhe sot kan pasuni të paskajshme që as vet sja din skajin e juve që lehni si zagar mas tyne dhe që i jepni votat edhe per 20 euro nuk e keni as buken e gojës si duhet.

Kur ishte Fadil Hoxha në pushtet shendetsia ishte pa pagesë, barnat ishin pa pagesë, siguria si qytetar ishte në nivel, ndersa sot këta idolet e juaj të pushtetit me të cilet krahasoni Fadil Hoxhen per veti shkojnë e sherohen jasht vendit , dergojnë femijët per shkollime jasht vendit ,ndersa juve vdisni per ilaqe, kerkoni ndihma nga mergimtarët per raste të smundjeve, shkoni në Universitetin e dostave që ja tash para disa ditve u ba gazi i botës. Studentet që jan shkollue në kohen e Fadil Hoxhes jan eksper të lamive të veta dhe ata jan larg shumë larg para me aftësi arsimore në krahasim me DR: e Akademiket e sotshem.

Nuk keni të drejtë me ofendue nji hero, nji njeri që tan jeten ja ka kushtue popullit të vet. Juve nuk ju duket asgja puna dhe sakrifica e Fadil Hoxhes sepse juve do deshronit të këtë ba Ai ma shumë. Dakord, ama pse po mirreni me te, tek e fundit ai ka vdek, ka ba çka ka ba , por nuk asht ma . Pse nuk po mirreni me Hashim Thaçin i cili bani kaq shumë leshime sa po frigohem se ka sjell në pytje edhe egzistencen e shtetit të Republikës së Kosovës. Jo pse e perkrah Thaçin, perkundrazi e tham haptas se e urrej, ama nuk muj e fajsojë per marrveshtjet me Serbinë sepse ai nuk mund vendos asgja, ai asht nji figurë si figurat në tabelen e shahut. Padyshim se pajtimet e dhimshme që i ka ba me Daciqin nuk do i bante kurr, ama po kupton edhe ky se bjeshka me gjoks nuk shtyhet. Dhe me krahasue Thaçin me Fadil Hoxhen del padyshim Fadili Hoxha asht Super Hero sepse ai ka qen i okupum dhe i rrezikuem per zhdukje bashk me gjithë popullin shqiptar, por  fal guximit dhe menqunisë ja ka dalë dhe ja sot Kosova asht kjo që asht.

Disa e kishin permend ate që pat thanë Fadili në vitin 1981... bira e minit 600 grosh... Ju lutem po a nuk doli ashtu?! Unë mendojë se per atë thanje të ti duhet me u marr ekspertet dhe studjuesit e ngjarjve si dhe akteret e ngjarjeve. Unë gjithmonë kam mendue se ajo ishte thanje diplomatike e Fadilit. Diçka sikur ajo barcoleta e djalit që e kishte pas rraf nusen me kapele hatri i nanës. Pra jam i sigurt se Fadili ka folë per ta "pastrue veten " te pushtetaret atje naltë në Beograd ndersa asnji të keqe ajo fjalë nuk ju ka sjell demostuesve. Ka edhe mundësi se ka atakue direkt elementet e shitun që kan qen pjesmarrës në protesta sepse ai padyshim ka pas njohuni per të tillë, dhe ka dit me emen e mbiemen per secilin. Edhe kjo teori asht afer mendje, per faktin se neve njofim njerëz që ishin të tillë.

Dhe tash pse Kimete Berisha ka hap gojen vesh e`mvesh dhe me qellimin me e sulmue Mimoza Kusarin ( me porosinë e dikujt, e din Kimeti se kujt ) ajo shan Fadil Hoxhen?!

Pse disa komentues që kur ka vdek Fadil Hoxha ata kan qen bebe me pampersa tash po dalin aq të zashem me shamje e ofendime?!

Ju tham që tash komentuesve të mundshem të këti shkrimi dhe lexuesve shqiptarë të Shqipnisë se Fadil Hoxha e Enver Hoxha nuk krahasohen as nuk kan asgja të perbashkët. Fajin ma të madh per ato lëshime që ka mund me i ba me gabim ose që nuk ka pas qare pa i ba Fadil Hoxha i ka pas Enver Hoxha. Nese njeni nga këta duhet me u akuzue per rastin e masakres se Tivarit atëhere perseri asht Enver Hoxha ai që duhet me u akuzue e jo Fadil Hoxha.

Ju tham atyne se jo të gjithë heronjet që na i ka imponue koha dhe pushteti meritojnë ate titull, jo të gjithë deshmoret meritojnë me ju thanë deshmorë.

Neve jemi dëshmitar se si në luften e fundit edhe njerzit që kan ra në mina dhe jan vra gjatë thymjeve të dyerve të banesave e shtëpive per te vjedh aty çka ka mbet me u vjedh i kemi shpall deshmorë, andaj para se me u marr me Fadil Hoxhen kishit me ba mirë me u marr me këta Heronjët e Deshmoret , me Komandantet e Gjeneralet të cilet po i ndjek drejtësia per vepra krimi, per dhunime, per korrupsione, e mos u merrni me njerëz që tashma nuk jan në mesin tonë nuk jetojnë ma.



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora