E shtune, 20.04.2024, 04:39 PM (GMT+1)

Mendime

Gjon Neçaj: Mos luani me simbolet e kombit!

E marte, 25.02.2014, 09:06 PM


MOS LUANI  ME SIMBOLET E KOMBIT !

Nga Gjon Neçaj

Vitet e fundit është folur e shkruar me mllef dhe pemn ndaj simboleve , simbolikave dhe virtyteve kombëtare nga disa shkrimazhinj të përlyer dhe frustruar nga disa mendje leshko, duke stigmatizuar ketu e 100 vjet më parë ata që u përballën me fatet e kombit tonë, po ia dualën ballazi me pushkë e me penë, për ta ribërë mëmëzonjën ashtu siç kishin parashtruar, duke skalitur në pasaportën e shekullit edhe me gjakun e tyre emrin e lartë rilindas.   Zjarri I kësaj lufte është ndezur në shtetin amë, po edhe në Kosovë e Maqdoni. E ata janë profesorë, studiues, intelektalë dhe politikanë të spektrit të ndryshëm të politikës. Jemi befasuar me komentet e njëri prej tyre,  poetit, studiuesit, publicistit dhe ish-politikanit,  Milazim Krasniqit, profesor në univeritetin e Prishtinës, e çuditërisht shef I degës së gazetarisë, mbase i mbidyzuar për të hedhur baltë mbi një nga poetët më të shquar të rilindjes sonë kombëtare, rilindasin dhe patriotin e madh. Andon Zako Çajupi,  babai I  ministrit të kulturë snë qeverinë e Kosovës, madje një familje intelektuale, prodhuar poetë, artistë dhe politikanë.   Unë befasova kur lexova biografinë e tij, se Krasniqi qënka dhe njihet  si një ndër islamistët dhe racistët më vokal të shoqërisë kosovare. Po ua kujtoj I nderuar profesor , se me Çajupin dhe vargjet e tij brezi im është rritur dhe edukuar, krahas me vargjet e poetit kombëtar Naim Frashëri, Pashko Vasa, etj.

Ai tashmë, përmes videos së shpërndarë në rrjetet sociale të interentit, pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa herë se Adton Zako Çajupi është "idiot" që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor.  Edhe ne si shumë e shumë krijues të tjerë në mbarë hapësirën shqiptare bëjmë pyetjen se  ku janë ata intelektualë që lejojnë    ta cvetënojnë epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë,  që pjesë e saj është edhe i madhoi Andon Zako Çajupi. Duhet refeketuar, se Kosova dhe kombi kanë nevojë për  mendjen e pastër dhe kontributin e familjes se Milazim Krasniqit.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora