E marte, 23.04.2024, 10:02 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Dita e Kushtetuës dhe projekti i decentralizimit me një “ditëlindje”

E diele, 08.06.2008, 07:49 PM


Skender Korça
Dita e Kushtetuës dhe projekti i decentralizimit me një “ditëlindje”

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

Procesi i decentralizimit dhe krijimi i komunave të reja në Kosovë, do të fillojë të zbatohet pas 15 qershorit, me hyrjen në fuqi të Kushtetutës, u tha në në një debat në Çagllavicë (Kosovanews)

Sherri tash më do fillojë..Është projekti për këtë punë dhe kur ju duhet serbëve ai do përcillet dhe ndiqet hap për hap, pa devijuar as një milimetër prej tij. Shumë komuna dhe shumë kryetarë në Kosovë, gati barabartë me komunat ku kryetarët e tyre janë shqiptarë. Territoret tash janë “fryer” dhe do ju takojnë edhe më shumë lokaliteteve që dikur nuk kanë qarkulluar as makinat e autobusët, tash ato do bëhen komuna ne vete.
Projekti i decentralizimit është ai që politikanët tonë për t’i u përshtatur faktorit ndërkombëtar nuk thanë kurrë –Jo, në asnjë propozim të tyre. Kështu u arritë të krijohet Pakoja e Ahtisarit e cila, mbase kishte projekte me shumë vëllim qoftë sipërfaqësor, qoftë ato edhe  (jo) kombëtarë e politik, “mezi” arriti në Kosovë.
Sa “gëzim” u bë ate ditë, politikanët tash më ishin shumë të gëzuar sepse mendonin se është pakoja e mrekullive për Kosovë. Ju dukej larg dita e fillimit të aplikmit të saj. Tash erdhi ajo ditë.....
Kumbara i decentralzimit, një “politikan me ambicie” sa me zahmet i dukej kur dikush e pyeste se çka do bëhet me këtë projekt. Sa të mjerë i u dukeshim atë botë atij, kur pyesnim për terriotoret dhe për komunat. Qytetarët që atëherë e kuptuan se po hedhet edhe një gardh i ndarjes mes lokaliteteve që disa prej atyre serbe po fitojnë terriotore si komuna edhe më shumë. Asgjë nuk është, tha kumbara i decentralizimit. Ky projekt do zbatohet pas pavarësisë së Kosovës. Ky ngushllim atë botë ishte i mirë dhe relaksues, sepse deri më 17 shkurt  2008 askush nuk e dinte se kur do vinte kjo ditë. Na mbante shpresa  se po punohet për pavarsinë por në anën tjetër luteshim që të harrohet ky projekt i kumbarës.
Shumë negociata dhe bisedime ndërkombëtare për të e definuar projektin më fatal që do aplikohet në Kosovë. Debate në Kosovë. Etiketime njerzëve që kundërshtonin projektin. Fushatë kundër tyre dhe familjeve të tyre. Protesta masive të lëvizjes Vetëvendosja. Bashkoheshin edhe politikanë dhe subjekte politike, së paku ata që kuptonin se “Ujku serb dhe kumbara janë marrë vesh”.  Harta e harta të prezentuara të cilat nuk janë asgjë më shumë se sa ato që coptojnë Kosovën edhe më dhe fuqishëm më votën e Parlamentit të Kosovës do legjitimohet humbja territoreve të Kosovës përbrenda saj. Quhet kështu humbje sepse serbët në Kosovë nuk e pranojnë kurrë Kosovën si tërsi dhe shtet të ri, por çdo herë edhe më shumë si pjesë të Serbisë, andaj kjo humbje territoresh do i takon serbëve që dihet se kah janë të orientuar.
Disa territore do janë ekstrateritore, do i takojnë kishës serbe. Do janë territore gjembash edhe më. Zona të “ Pyje amazone të  Kosovës  si të pashkelura”. Në të kundërtën do janë kopshte politike ku bien me qilima fluturues politikan nga Beogradi.
Komunat e decentralizimit janë përplotë guxim për nismat e këtij projekti. I është kthyer besimi në kosovarët sepse tash po ju falet territore kinse për decentralizimin ashtu edhe të instaluar vendosjen e pushtetit të tyre jo sipas qëndrimeve të Republikës së Kosovës por sipas zgjedhjeve të fundit të 11 majit. Nuk u bë rastësisht që të mbahen për herë të parë dy palë zgjdhje serbe në lokalitetet serbe të Kosovës, përkundër pakos së Ahatisarit, por ata bënë këto zgjdhje se ju duheshin të lëgjitimojnë votën e tyre për projektin e decentralizimit që e kishin afër. Madje ishin zgjdhje që mbasheshin pas shpalljës së pavarsisë së Kosovës, sepse kështu ishte marrëveshja, sepse pas kësaj pasonte decentralizimi.
U bë pak zhurmë për pranimin dhe “mos pranimin e tyre” zhurmë bretkocash se po reagojmë “ ga ga ga”  dhe po e mbrojmë Kosovën dhe ligjshmëritë dhe adutet e saja shtetore.  Kjo ishte pushteti i përrallës me bretkocën sy dalur përjashta.
Nëse pushteti kështu të themi edhe ta akuzojmë më shumë sikur ky edhe “qoftë më se diktatorial e centralist” nuk po ja del me kontrolluar tërsinë territoriale të saj anë e kënd Kosovës, a thua me një projekt si ky i decentralizimit do jetë në gjendje një Kosovë si kjo dhe një pushte si ky i pa vetëdijshëm, të ja del me bë më shumë për të ruajtur këtë copëz Kosove?
Si duket elementet eksperimentale dhe projektet e tilla eksperimentale tash më po i bëjnë faktike dhe reale, kanë për të detyruar edhe etnitë tjera kur psh Kllokoti bëhet komunë në vete dhe Mamusha,një ditë do kërkohet të “bëhet” edhe Plemetini komunë në vete,sepse të gjitha kanë nga një yll në flamurin e shtetit dhe sipas tyre pse mos ti kenë edhe tokat e tyre dhe qifliqet e veta në Kosovë? Kur të jep kumbara dhuratë është dhuratë e madhe kjo...duhet pranuar se emri kumbarë është emër respekti.....



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora