E marte, 23.04.2024, 07:40 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Fatimja shqiptare dhe Fatimja shqipfolëse

E diele, 08.06.2008, 07:29 PM


Selim Hasanaj
FATIMJA SHQIPTARE DHE FATIMJA SHQIPFOLËSE

Nga Selim Hasanaj

Viti 1989. Muaj korrik dhe banë vapë e madhe. Strehimorja e refugjatëve në Vejbystrand afer Ängelholm -it në Suedi asht perplot me refugjat dhe azilkerkues nga të katër anet e rruzullit. Ma së shumti ka shqiptarë nga Dardania dhe Ilirida , por ka edhe nga Shqipnia. Të tjeret janë polak, hungarez, rumun, cek, sllovak etj, etj. Nga mengjesi e pothuej deri në mengjesin tjeter plazha e bukur dhe atraktive e Vejbystradn-it asht perplot me njerëz. Perqudi suedezet lahen dhe notojnë edhe naten, edhe në temperatura të ulta. Diten ata rrijnë të shtrimë në ranën e plazhes dhe rreziten. Në mbramje i ndezin skarat dhe larg , larg ndjen njeriu eren e mishit dhe peshkut të pjekun në hell. Mblidhen grupe grupe shokesh ose familja e gjanë dhe kështu kënaqen së bashku tue ngran mish të pjekun dhe tue pi venë të shijshme dhe birra.
Refugjatet dhe azilkerkuesit dallohen nga vendasit jo vetem nga pamja dhe ngjyra e lëkures. Shumë nga ta e dallojnë vetë veten me të gjitha. Me piskamat dhe zanin e naltë kur flasin, me mënyren se si laheshin dhe notojnë etj.
Por ma së shumti nga të gjithë të huejt dalloheshin Fatimja shqiptare dhe Fatimja shqipfolëse. Fatimja shqiptare, nji zonjë kjo e rreth të 30-tave. Kishte mbarue studimet në mjeksi dhe kishte punue tri vite në Shtepinë e Shendetit në nji qytezë të Dukagjini në Dardani. Aty kjo ishte njoftue me nji jurist dhe me te kishte lidh fatin e jetës. Pas nji viti qiftit të ri u lind djali Bardhi, por kënaqësit e jetes ua nderpret pushteti pushtues i serbosllavisë dhe ky qift merr boten në sy per ta shpetue jeten dhe kështu fati i kishte sjellë në Suedi, pikrisht në Vejbystrand-in e bukur dhe atraktiv.
Në strehimoren e këtij vendi kushtet janë jo fort të volitshme sikurse janë në strehimoret tjera në Suedi. Kjo ashtë nji ish kazermë ushtarake dhe beqaret ose personat e vetmuem ndajn nga dy e tre veta nji dhomë gjumi ndersa kuzhina, banjo dhe WC-ja janë të perbashkëta. Poashtu edhe familjaret jetojnë në nji dhomë gjumi me shumë shtreten , aq sa ka nevojë familja dhe të tjerat janë lokale të perbashkëta. Kushtet e tilla shkaktojnë shpesh telashe dhe ndodhë shpesh që refugjatet zihen e perlahen me njani tjetrin. Per zanka e ngatrresa të paret janë shqiptaret që ma mirë asht ti quej shqipfolësa. Mergimtari i vjeter që sipas disa shenimeve asht shqiptari i parë që ka shkel në Norvegji, nacionalisti dhe patrioti i madhë i qashtjes kombëtare zotni Hysen Qela nga malësia e Gjirokastres që tani jeton në Ängelholm, punon perkëthyes së bashku me zonjen e tij zonjen Arife si dhe vajzen zonjushen Sanije në këtë kamp refugjatesh. Nuk ka ditë të mos revoltohet baca Hysen nga sjelljet e pista të shqiptarëve këtu. Nuk due të flas vetem per hajnitë dhe veprimet tjera kriminale që pa fije turpi i bajnë shqipfolsit . Do flasë per nji gazetar të Radio Prishtinës që asht nga ana e Deqanit, dhe i cili sado që asht i martuem dhe ka gruen dhe fëmijet pranë vetes ky u akuzue per nji tentim dhunimi të nji vajze diku 15-16 vjecare. Dhe që e keqja të jetë edhe ma e madhe ashtë kjo vajza e pronarit të strehimores. Kur pau pronari se kush qenka tentim dhunuesi ai e luti vajzen e vetë ta harrojnë këtë punë dhe nuk deshten ta bajnë të madhe. Kishte burri suedez simpati per shqiptaret dhe nga inati pse kjo i ndodhi pikrisht nga nji shqiptarë, nuk donte të shkojë ma larg me rastin.Të këthehem tek rasti i Fatimeve. Fatimja shqiptare me bashkshortin krah per krah dhe Bardhin e vogel perdore vijnë cdo ditë në plazhë dhe e veshun me bikini dhe kostume lamjesh ajo shtrihet në zallin e imt të plazhes dhe rrezitet. Bardhi i vogel luen me zall dhe shpesh e thërret nanën që të kujdeset per te derisa ai lahet dhe provon notin. Fatimja shqiptare ashtë nji zonjë e vertetë dhe burrnore. Pershendetë të gjithë që i njef dhe shpesh u ndihmon grave tjera me këshilla si profesioniste por edhe me ndonji punë tjeter. Po ta takosh në kuzhinë ajo të pershendet dhe nese shef se asht ndonji burr i vjeter që don të lajë ndonji filgjan kafje Fatimja shqiptare i merr filgjanin nga dora dhe e lanë . Thotë se i vjen keq kur shef nji të vjeter që provon ti bajë punet të cilat nuk din ti baj sepse nuk i ka ba kurr ma parë. Fatimja shqiptare vjen edhe neper mbledhjet që bahen në lidhje me jeten në strehimore, por kjo vjen edhe në mbledhjet që i organizojnë shqiptaret per ta ndihmue Dardaninë. Thanë me nji fjalë asht kjo nji grue, nji bashkshorte, nji nanë dhe nji mike e mirë me sjelljet e të ciles njeriu jo vetem se ndjen mburrje por edhe mund të mësojë shumcka nga to. Ashtë pra nji zonjë e emancipueme në kuptimin e plotë të fjales. Asht krenari shqiptare.
Fatimja shqipfolse ashtë nji grue e anes së Tetovës, apo Kumanovës, por edhe nga rrethina e Shkupit dhe Gostivarit, nga Presheva dhe Bujanovci , nga anet e Gjilanit dhe fshatnat e Llapit e cila tanë diten sado që asht vapë e padurueshme , ajo rrinë e mbeshtjellun me shami,e veshun me pantollona treningu dhe mbi ta ka fustan të gjatë deri nen gjunjë, por asht edhe Fatimja me dimi e me kule nga Dukagjini dhe Drenica të cilat ashtu të veshuna shkojnë në plazhë , kalojnë pran të gjithve me kokë ulun dhe ikun skajeve per mos me takue askand. Ndodhë jo rrallë që ti kap vapa e nxehtësisë dhe kur kjo bahet e padurueshme ato ashtu të veshuna po sikur patat e trullosuna hudhen në ujë per tu freskue. Suedezet dhe turistet e tjerë të shumtë këtë verë në këtë plazhë i këthejnë fotokamerat dhe fotografojnë, i këthejnë videokamerat dhe inqizojnë. Si mos ta inqizojnë këtë cirkus banal të Fatimeve shqipfolëse?! Andaj unë kisha me i pyet burrat, vjehrrit dhe vjehrrat si dhe kunetet , vëllaznit e djemet e këtyne fatkëqijave se a mendojnë se morali i femnes ruhet në këtë mënyrë. A janë të vetdijshem se po torturojnë grat, nanat, motrat e veta. Fatimen shqiptare të veshun me kostum lamjeje askush nuk e shikjon. Ajo nuk dallon nga të tjerat gra me asgja dhe nuk bahet e dukshme. Këto Fatimet shqipfolse po dallohen dhe po bahen palaqo per fotokamerat dhe kamerat e suedezve dhe të tjerve. Fatimja shqiptare të pershendet dhe shikjon drejt në sy kur flet me ty, me këtë kjo nderon veten dhe familjen e sojin e vet , por edhe tregon njerzinë dhe kulturen e bashkshortit të saj. Fatimet shqipfolëse ikun ose këthejnë shpinen kur të shofin. Po i nxani puna dhe duhet të pershendetesh me to ato nuk ta japin doren . Jo sepse këtë po ua ndalojka " pejgameri " i tyne. Qenka e ndalueme të pershendetet femna dorë per dore me burrat tjerë pos burrit dhe vëllaut e babës. A nuk kuptohet kjo se ky farë "pejgameri " i tyne paska thanë se femnen mund ta shalojë gjithkush pos vëllau dhe baba. Andaj unë si njeri i thjesht , nga nji familje e vogël dhe me tradita mijravjeqare quditem nga sjelljet e këtyne Fatimeve shqipfolëse ose thanë ma drejtë unë turpnohem nga primitivizmi i tyne. Ama unë mburrem dhe krenohem se jamë shqiptarë me Fatimen shqiptare . Që të dyja kanë emnin FATIME.

Selim Mustafë Hasanaj
Vejbystrand - Suedi
Korrik 1989



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora