E enjte, 19.05.2022, 09:54 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Përkujtimore për Prof. Zenun Gjocaj

E shtune, 22.02.2014, 05:28 PM


U MBAJT NJË AKADEMI PËRKUJTIMORE NË NJË-VJETORIN E NDARJES NGA JETA TË DOKTOR PROFESOR, ZENUN GJOCAJT

Nga Milazim Kadriu

Organizuar nga Radio-Kosova e Lirë dhe Redaksia "Dëshmorët e UÇK-së", sot  u mbajt një Akademi përkujtimore në një-vjetorin e ndarjes nga jeta të doktor profesor, Zenun Gjocajt. Në fjalën e tij për dr. Zenun Gjocajn, bashkëveprimtari dhe i burgosuri poltik Hasan Ukëhaxhaj foli për jetën dhe veprën e tij,  i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtari, sidomos me trilogjinë: Rilindjet e Orës arbërore, ku i ka hyrë punës për ta shkruar historinë tonë kombëtare në vargje, prej Gjergj Kastriotit-Skënderbeut e deri te lufta çlirimtare e Legjendarit, Adem Jashari.

Në fjalën e tij për veprën e Zenun Gjocajt, shoku i burgut dhe i punës, drejtori i Radios-Kosova e Lirë, Ahmet Qeriqi ka spikatur se djenjën e tij të sakrificës për njerëzit, ai e kishte pjesën më të fisnikëruar të qenies. Ai ishte i të gjithëve, i të afërmve dhe i atyre të tjerëve, me të cilët e lidhte puna, aktiviteti, komunikimi. Aq shumë ishte dhënë pas punës, mirëbërësish, angazhimeve krijuese, sa dukej se e kishte harruar vetveten, e kishte harruar edhe sëmundjen, që mjekët e kishin evidentuar një vit para vdekjes, por që nuk kishin treguar përgjegjësinë në nivel të betimit, përveç njërit prej tyre. Mbase donte ta përmbyllte jetën si spartan, ashtu sikur edhe kishte jetuar. Mbase e kishte kuptuar më mirë se unë dhe të gjithë ne se “Jeta është si treni i shpejtë, që nuk ndalet në asnjë stacion dhe kurrë nuk kthen prapa”.

Për disa segmente të vlerave të veprave  të dr. Zenun Gjocajt foli edhe kolegu i tij i studimeve, Sheremet Krasniqi i cili ka çmuar lartë krijimtarinë e tij letrare, por edhe gjuhësore e shkencore. Edhe krijuesi Bedri Tahiri në fjalën e tij para të pranishmëve në këtë akademi e ka çmuar lartë krijimtarinë letrare e artistike të Zenun Gjocajt, i cili ka lënë edhe dorëshkrime të shumta, të cilat duhet të dalin  në dritë.

Akademinë në nderim dhe përkujtim të Zenun Gjocit e ka përshëndetur kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi.

Të pranishmit i ka përshëndetur edhe bashkëshortja e Zenun Gjocajt, zonjaRemzie Gjocaj. Zenun Gjocaj ka qenë veprimtar i njohur i Lëvizjes Kombëtare, i burgosur politik, punëtor i zellshëm  i arsimit, shkrimtar dhe publicist. Ka vdekur më 14 shkurt 2013, në Vushtrri.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora