E shtune, 20.04.2024, 01:01 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Manipulimi i qeverisë

E shtune, 22.02.2014, 07:27 PM


Manipulimi i qeverisë me numrin e njohjeve dhe me liberalizimin e vizave !

Nga Florim Zeqa

Të gjithëve na kujtohen deklarimet e liderëve politik e në veqanti të qeveritarëve pas shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008, kur thonin se "Kosovës i duhen 100 njohje për antarësim në OKB"!

Dhe ja tani pas gjasht viteve, edhe pse arritem t'i kalojmë "100" njohjet e famshme,  prap Kosova mbetët largë antarësimit në OKB dhe organizata tjera ndërkombëtare?!

Mirëpo tani kur kemi 106 njohje askush nuk fletë më për numra, a thua pse?   Sepse për antarësimin në OKB nuk është shumë i rëndësishem numri i njohjeve sa është konsensuesi për (mos) pranim të një shteti në organizatat ndërkombëtare. Nuk është shumë e rëndësishme njohja nga dhjetë ishuj të vegjël, sa është e nevojshme përkrahja nga një shtet anëtar i KS të OKB  !

Kjo mund të ilustrohet me shembullin e fqiut tonë jug-përendimor, Malit të Zi i cili në OKB dhe organizata tjera është pranuar më një numër dukshëm më të vogël njohjesh ndërkombëtare se sa aktualisht ka Kosova sot.

Nga kjo kuptohet se është një pengesë tjetër për antarësimin e Kosovës në OKB, e ajo është Serbia (e ndihmuar nga Rusia dhe aleatët e saj), që përdorin të drejtën e vetos në rastin e Kosovës, qoftë edhe për ndonjë rezolutë të thjeshtë.

Mirëpo një gjë e tillë nuk mund të jetë përngesë e përhershme për antarësimin e Kosovës në OKB, sa mund të jenë veprimet e papërgjegjshme të qeveritarëve tanë në raport me bisedimet me Serbinë, armikun kryesor të shtetit të Kosovës!

Kushtëzimet nga ana e Qeverisë së  Kosovës në bisedime, do ta sjellnin në situatë vetë Serbinë dhe Rusinë në OKB që të lëshojnë rrugë për antarësim,...por çuditërisht lëshimi pë, po ndodhë nga ana e palës kosovare në bisedime (kryeministri Thaçi) duke i ndihmuar Serbisë antarësimin në BE,...duke e larguar kështu Kosovën jo vetëm nga antarësimi në OKB, por edhe në BE!

Këtë e vërteton vënja e fusnotave*** në vend të "Republikës" duke e larguar Kosovën nga liberalizimi i vizave, dhe mbajtjen e getoizuar e qytetatrëve të saj, të  vetmin popull në rajon pa të drejtë levizjeje të lirë drejt vendeve të BE-së.

Ashtu si me numrin e njohjeve, manipulohet edhe me kushtet e Kosovës për liberalizim të vizave.

Përkundër prezencës së madhe ndërkombëtare, Kosova vazhdon të ketë shkallën më të ulët të nivelit të sigurisë, zhvillimin ekonomik në pikën zero,...por që ka shkallën më të lartë të korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera të humta negative, si pasojë e dështimit të qeverisjes me vendin si nga pushtetarët vendor ashtu edhe nga ata ndërkombëtar!

Dualizmi i pushtetit në sistemin e drejtësisë ka bërë që të krijohet vakum i madhë në gjykata, prokurori dhe polici,...hallka këto të ndërlidhura shumë më njëra-tjetrën.

Po ashtu edhe në vendimarrjen e lartë jo gjithmonë e thonë fjalën e tyre pushtetarët vendor, ngase për vendime madhore, çdo herë vendoset në Bruksel apo përmes zyrëve diplomatike ndërkombëtare (ambasadave) në Kosovë, duke anashkaluar edhe organin më të lartë vendimarrës  në vend, siq është Kuvendi i Republikës së Kosovës, presidenca dhe kryeministria!

I vetmi parakusht që Kosova i ka përmbushur BE-së është ndërtimi i autostradave tejet të kushtueshme, të mbuluara vetëm me paratë e taksapaguesve të varfër të këtij vendi?!

Kjo është një ndihmesë e madhe për BE-në, që askush nga vendet e rajonit nuk i ka ofruar përveq ne shqiptarëve të varfër, pro-evropianëve të vjetër!

Edhe në këtë rast, prap shembull duhet ta marrim fqiun tonë, Malin e Zi, edhe pse me infrastrukturën më të dobët rrugore në rajon nuk ndërtojnë autostra damoderne! A thua pse ?

Malazezët nuk e bëjnë këtë, sepse kanë lider të përgjegjëshëm dhe serioz, që në asnjë rrëthanë nuk e rëndojnë jetën e qytetarëve të vet për projekte të tilla ndërkombëtare.

Përderisa liderët e papërgjegjshëm kosovar bënën gjithçka (të keqe në dëmë të popullit dhe vendit të vet), vetëm e vetëm që këtyre autostradave t'u thonë "arterije kombëtare",...që në fakt të gjitha autostradat janë arterije ndërkombëtare  (në të cilat qarkullojnë njerëz dhe mallëra nga e gjithë bota).

E tëra kjo bëhet edhe për dy arsye tjera të thjeshta;  kënaqjen e egos së tyre për marrjen e primatit të meritave personale dhe ajo çka është më kryesorja,...nga tenderimi i këtyre autostradave qindra milionshe e miliardëshe, pushtetarët vetën e kanë shëndrruar në supermilionera karrshi një popullate skajshmërisht të varfër!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora