Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kozeta Zylo: Për Ty Kosovë

| E premte, 21.02.2014, 05:49 PM |


Keze Kozeta Zylo

 

Për Ty Kosovë

 

Kosova jone pikë gjaku përmbi hartë,

Plisat e bardhë shenjëza qytetesh,

të lidhin Ty me trungun Amë.

Me musht Rugove,

pi verën e fitores,

dhe dehem në Pavarësinë e saj.

Ringjallem me zjarrin e shenjtë të oxhaqeve,

dhe në odat e Adem Jasharit,

Prek heroizmin tënd,

për Ty Kosovë,

shkruar nga UCK-ja,

me majë pene vetëtimë!...

 

Staten Island, New York

Janar, 2013