Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (18)

| E premte, 21.02.2014, 09:30 PM |


KANUNI XVIII

KODI I TE DREJTES ZAKONORE SHQIPTARE.

RITI I VAJTIMIT NE KANUNIN E LEK DUKAGJINIT - APOLOGJIA E JETES.

EKSKLUZIVE NGA PROF. LUTFI ALIA

Vajtimi (vaji, kuja, gjama, vomet, e qara me botè, kengevajtimi me ligje), eshte ritual mortor kolektiv e teper dramatik, qe shpreh dhimbjen, vuajtjen dhe pikellimin kolektiv, per vdekjen e nje pjestari te familjes, te fisit, te nje bashkefshatari, apo te nje bashkeqytetari.

Vdekja e nje personi shkakton tronditje shpirterore, psikologjike dhe emocionale te familjes, fisit, kolektivit shoqeror, qe kalojne nje situate dizekuilibri dhe reagojne duke vajtuar, per te shprehur dhimbjen dhe pikellimin per ndarjen nga jeta te nje personi.

Çdo popull ka ritet e veta mortore, me zanafille ne antikitet, te percjella brez pas brezi dhe te ruajtura deri ne ditet tona. Shume popuj me kalimin e viteve, sidomos ne kohet moderne, i kane modifikuar e thjeshtesuar keto zakone, ndersa shqiptaret i ruajne ende, madje me komponente arkaike, ashtu si kane qene praktikuar qe ne lashtesine e larget.

Ritet mortore te popullit tone, praktikohen sipas ligjeve dhe rregullave te drejtes zakonore iliro-arberoro, qe percakton kriteret dhe proçedurat e vajtimit, apo vajkëndimit kolektiv, rregullat e varreve, te riteve e proçedurave te varrimit, mbajtjen e zisë, zhvillimin e ritualit te ngushellimit etj, qe jane te njejta, per te gjitha shqiptaret, ose me ndonje ndryshim te vogel.

Vajtimi në vetvete, është ritual i lashte, i lidhur ngushtë me besimet politeiste të ilireve, si ka shkruar Herodoti “iliret benin vajtim kolektiv per te vdekurit”, pra ky ritual vjen nga kohët mitike, i ruajtur deri ne ditet tona pothuajse i pa ndryshuar.

Riti i vajtimit nder shqiptaret, shprehet me përzierje te disa elementeve si: e folura patetike, të thirrurat, qarja me kujë, gjama, qarja me botè, këngëtimi vajtimor, kengetimi ose vajtimi me ligje, te shoqeruar me veprime rituale dhe me ambjente, qe i pergjigjen atmosfere te zisë.

Vajtimi apo të qarët kolektiv (me grupe) asht ritual gjitheshqiptarë, i praktikuar nga veriu ne jug, kudo ku banojne shqiptaret. Studime te shumta etnografike kane evidencuar origjinen e lashte te vajtimit, qe ne kohet ilire, madje dhe me heretm me ngjashmeri me disa rite mortore helene.

Ne vazhdim te prezantimit te argumentave per ndikimet Homerike e te kultures helene ne popullaten tone iliro – albanezo – shqiptare dhe pranine e ketyre elementeve ne Kanunin e Maleve, po analizoj disa te dhena te marra nga Iliada dhe Odisea e sidomos nga ligjet mortore te Gortyna, ku gjejme ligjet dhe rregullat per vajtimin, per varrezat dhe proçedurat e varrimit, me ngjashmeri impresionuese me ato te Kanunit te Lek Dukagjinit.

Ne epigrafet e Gortyna perfshihen ligjet mortore me te vjetra te proçedurave funerale, te ritualeve mortore, te praktikave te varrimit dhe te varrezave. Disa nga ligjet antike te Gortyna, ngjajne me ato te Kanunit te Lek Dukagjinit, madje shume prej tyre jane aktive dhe ne ditet e sotme

Nga analiza e tre dokumentave epigrafike, qe tradicionalisht jane quajtur “leges ad funera spectantes”, u arrit te identifikohen disa ligje, qe perbejne korpusin e ritualeve funeber te Gortyna.

Ne guret me epigrafe 46B dhe 76B, sanksionohen ritet e vajtimit nga grate, qe qajne ne grup duke shkulur floket, per te shprehur hidherimin ndaj vdekjes te nje personi. Shkulja e flokeve nga grate, eshte akti kulmor i shprehjes te trishtimit dhe te dhimbjes per vdekjen e nje familjari, te nje te afermi, ose pjestari te komunitetit.

Vajtimi nga grate me shkuljen e flokeve, praktikohej dhe ne ritet mortore te Kretes, çka eshte konfirmuar ne zbulimet arkelologjike, si p.sh ne nje hydra te shekulli VII para Krishtit, e gjetur ne Skourasmenos. Kjo hydra eshte e zbukuruar me nje skene, ku prezantohen tre gra duke qarë dhe duke shkulur floket.

Skena e vajtimit eshte identifikuar dhe ne nje kapak urne helene ne Afrat (Varri B – shekulli VII para Krishtit), ku prezantohet nje grua duke qare, me duart ndermjet flokeve, pra qe shkul floket, njelloj si grate shqiptare - vajtojcat, qe qanin dhe shkulnin floket ne rastet e vdekjes te nje personi te familjes, apo te fisit.

Rituali i vajtimit me shkulje te flokeve eshte aplikuar dhe nga iliret.  Historiani bizantin Mihail Apostoli ne shekullin XV, shkruan se "iliret taulantë vajtonin njelloj si kretasit", pra kemi nje deshmi, qe keto rite mortore i praktikonin iliret dhe ne kohet e me pasme u barten e u aplikuan dhe nga arberoro-shqiptaret.

Vajtimi, krahas spontanitetit si shprehje e dhimbjes per vdekjen e nje personi, ka dhe kriteret e rregullat e veta, qe ndryshojne sipas popujve.

Ne Kanunin e Lek Dukagjinit, Libri XII, Nyja 24, ne dhjete paragrafe (§1235 – 1245), jane percaktuar rregullat per burrat gjamtare dhe per grate vajtuese (vajtojcat), ku percaktohet se grate vajtojne duke shkulur floket, ndersa burrat vendosen ne forme gjysem rrethi perballe te vdekurit dhe vajtojne tuj çjerre fytyren e gjoksin e duke rrahur ritmikisht gjoksin.

§.1235. Tu bâ gjâmë burrnimi, grrishten edhè tundin krahnorin.

§.1236. Grate vajtojn, por nuk grrishten.

§.1237. Porsa të vêjn kamben në katund të të dekunit miqt, do të vêjn në krye jakzat e gjurdijavet.

§.1238. Kanû âsht me bâ gjâmë mbë të dekunin tri herësh dhe tuj persritun fjalen "I mjeri unë!"

dhe tuj hudhë kambën kah i dekmi nandë herësh”.

§.1245. Gjâmtarët rreshtohen, tuj ba gjymës rrethit me ftyrë kah i dekuni.

Rituali i vajtimit te vdekurit, ashtu si pershkruhet ne Kanunet tona, praktikohej dhe ne lashtesine mesjetare arberore. Ne studimin me titull "Gruaja Bizantine", i botuar ne librin "Njeriu bizantin" (Roma-Bari: Laterza, 1992. - XXII, 428 f.), autorja Alice-Mary Talbot, nder te tjera na sjell fakte interesante per ritin e vajtimit nga ana e grave arberore, ku shkruan: “… roli i tyre ishte me rendesi, ne rastet kur vdiste nje pjestar i familjes. Fillimisht ata pergatisnin trupin per ritin e varrimit, e lanin, e lyenin me vajra dhe ereza dhe e vishnin. Ne fazen pasuese, para varrimit dhe pasi burrat kishin kryer gjamen, grate viheshin ne krye te vajtimit, duke e shprehur dhimbjen me shkuljen e flokeve. Ne vajtim merrnin pjese si pjestaret e familjes, ashtu dhe vajtuese me pagese, qe kendonin kenge funerale …”

Alice-Mary Talbot nuk na i tregon autoret nga e ka marre kete informacion, por sigurisht eshte bazuar ne libra dhe kronika te mesjetes bizantine. Kete ritual, Talbot e quan tipik albanez, madje thekson se nuk praktikohej nga popujt e tjere te Perandorise Bizantine.

Ne mesjeten shqiptare, ritin e vajtimit e ndeshim ne kengen e dyte te eposit te Kreshnikeve, ku Ajkuna vajton te birin Omerin e vrare. Ajkuna ishte gruaja e Mujit, e kryeprijesit te Ageve te Jutbines, qe ishte shquar ne bemat legjendare kunder sllaveve. Elegjine e Ajkunes, rapsodet tane e kendojne me lahute e na kane percjelle me shume emocione dhimbjen e nene Ajkuna:

... More Omer i nanës-o,

A thue gjokun me ta prue?

Dil nji herë për me lodrue,

Bjer ndër gurra me u freskue,

Kërko majat bashkë me zanat,

Se ty varrin ta ruen nana,

Mori i miri i nanës-o!

Ne kete elegji, nena Ajkuna vajton vdekjen e Omerit dhe njekohesisht i bene thirrje te birit te ngrihet nga varri, pra kemi mitin e ringjalljes. Ne ndryshim me mitin e ringjalljes te Kostandinit, qe ka ne themel mbajtjen e fjales se dhene, ne eposin e kreshnikeve vajtimi i Ajkunes shpreh mitin e ringjalljes si kerkese per te perballuar dhimbjen e nenes per humbjen e djalit, mallin pervelues te nenes, qe te rikthehet e ta rishohi djalin duke u argetuar si dikur nen veshtrimin e saj permallues.

Vajtimin mortor te burrave e ka pershkruar Marin Barleci ne librin “Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi” - 1508, ku tregon se pas vdekjes te Gjergj Kastriotit, princi Leka Dukagjini, shpall gjamen, qanë dhe çjerrë fytyren, duke rrahur gjoksin dhe duke thirrur tre here “vdiq Gjergji yne”. Ky ritual i pershkruar nga Barleci, eshte i njejte me gjamen ne Kanunin e Lekes, ne paragrafin 1235 ku sanksionohet: “Tu bâ gjâmë burrnimi, grrishten edhè tundin krahnorin”.

Vdekjen e kryetrimit Gjergj Kastrioti e trajton dhe Ernest Koliqi ne kengen e vdekjes te gjamtarit Lek Dukagjini, ku e pershkruan duke vajtuar me gjamë e tuj thirrur: “Skenderbeu s’asht ma”.

Ishte Lek Dukagjini

ballin e rrihte me një dorë

dhe me tjetrën shkulte flokët.

tundu shkulu Arbëri,

ejani zonja, bujarë,

ju të varfëra dhe ushtarë,

eni qani me pikëllim...

prindi, zot’i Arberisë,

qëmenatë sot na vdiq,

Skënderbu s’asht ma!

Të dhëna për ritin e vajtimit te grave me shkulje te flokeve dhe gjamen e burrave na sjellin dhe rilindasit Pjetër Budi (1612), Pjetër Bogdani (1672), Frang Bardhi (në relacionet e vitit 1641), Evlia Çelebia (1660-1664), Vinçens Dorsa (1847), Dora D’Istria, Zef Jubani, Jeronim De Rada, At Shtjefen Gjeçovi, At Nikoll Ashta, Luigj Gurakuqi, Vinçens Prenushi, si dhe shume studiues te huaj nder te cilet rendis J. Georg von Hahn (1853-1854), Maksimilian Lambertz, A. Dumont etj.

Ne vitin 1670, kronisti turk E. Çelebia, gjate vizites ne Gjirokaster ka asistuar ne ritin e qarjes te vdekurit para varrimit, duke treguar se:” … vajtonin te gjithe te afermit e te vdekurit dhe disa gra profesionista, te cilat qanin me ulerima … Ky eshte qyteti ku “qahet me ligje”.

Zakoni arberor i qarjes per te vdekurin u ruajt dhe nga arbereshet e Italise, te cilet si ne mote te shkuara, deri ne dekadat e para te shekullit XX, se bashku me gjuhen, ruajten dhe kulturen e zakonet arberore te vendeve te origjines e ndemjet tyre barten dhe ritet mortore, qe ishin krejt te ndryshme me ato te popullates italiane.

Jo vetem praktikat funerale, por dhe ritet e vajtimit ishin teresisht arberore, kesisoj vajtonin me kenge, me kengevajtim me ligje, duke evokuar vlerat individuale, familjare dhe shoqerore te idividit te vdekur, si rezulton ne nje kenge vaji arbereshe, per babane e vdekur:

Oj tat, tatza im,

ce kur m’u leve ti,

m’u leve krienxat,

bir i vetem e pjot bondat,

E moj tatza im,e moj i miri im,

E moj tatza im, e moj hajdhjari im,

e moj i miri im………etj, etj.

Studiuesi francez Albert Dumont (1842 – 1884), udhetoj neper Shqiperi dhe kershëria për të njohur popullin tone, e shtyu te ngjitej ne bjeshket e larta shqiptare, drejt së panjohurës, drejt asaj që fshihej mes maleve, brenda atyre kullave të gurta, hijerënda e të ftohta, por ku gjallonte një shpirt mikpritës, ku miku ishte i barabartë me hyjnitë, i barabarte me zotin: "Shpija e Shqyptarit âsht e Zotit dhe e mikut" (Libri VIII i Kanunit te Lek Dukagjinit).

Në çdo vend që ndalonte, Dumont shihte gjurmë të një kulture të lashtë, zbulonte gjurmë homerike, ato qe prej shekujsh ishn shuar në Greqinë helenike dhe ne Romen e lashte, ndersa nder malet  shqiptare ishin ende të gjalla dhe aktive. Ajo çka e impresionoj më shumë Dumont, ishte mënyra sesi e qanin të vdekurin malesorët e veriut, vajtimi përmes gjamës, si per ate që vritej nga gjakmarrja, atë që vritej në luftë kunder turqeve per te mbrojtur trojet dhe per ate, qe vdiste nga semundje, apo nga pleqeria.

“Kjo mënyrë vajtimi e malesoreve shqiptarë, – shkruan Dumont, – ka lidhje me antikitetin, si dëshmohet në shkrimet e Herodotit, i cili fliste për vajtimet kolektive të ilireve”.

Në Kanunin e Lekë Dukagjinit, thuhet qartë se: "Më kanù asht me britë për të dekmin tri herësh, tuj i përsëritun fjalët 'mjeri unë…' dhe nandë herësh tuj hudhë kambën kah i dekmi".

Përgjithësisht, gjama, kuja, thirrjet dhe ofshamat e burrave kombinohen çdo herë me gjeste, të cilat e rrisin me shume dramacitetin e ngjarjes nëpërmjet vetgjymtimit si: “… rrahja me grushta e gjoksit te perleshun, të zbuluem, me gervishtjen e çjerrjen e lëkurës së tamthave me 'thonj të premë … tue hjedhë gjak per nga i vdekuni dhe së fundmi me përuljen në gjunjë para të vdekurit, duke përkëdhelur tokën, që do strehojë dhe do te konsumojë kufomën e tij…"

Ne te brezit te vjeter i kemi perjetuar keto skena dramatike, ndersa gjeneracionet e reja, i kane lexuar ne vepren e Ismail Kadare “Prilli i thyer”. Ismail Kadare eshte i vetmi shkrimtar, qe perfshiu ne veprat e tij aspekte te Kanunit te Maleve, sidomos ne vepren “Prilli i thyer”, ku me mjeshteri artistike dhe me fryme shekspiriane, ka pershkruar dramen e gjakmarrjes dhe ritualin e vajtimit.

Rituali i vajtimit nga grate, kengetimi vajtimor, qarja me ngasherim dhe me ofshama, apo e qara me bote, sipas  akademikut Vasil S. Tole eshte burimi i iso-polifonisë, i kenges se mrekullueshme popullore arberoro – shqiptare.

Ne një studim shkencor me titull metaforik dhe simbolik: “Pse qajnë kuajt e Akilit”, Vasil S. Tole, hulumton etnomuzikologjinë shqiptare dhe duke analizuar me kompetenca profesionale, arrine ne perfundimin se zanafilla e iso-polifonisë eshte vajtimi – kengevajtimi – qarja me bote.

Ne vazhdim Vasil Tole citon nga “Iliada” e Homerit vargjet:

“Jashta përleshjes qanin kuajt e Akilit,

Sapo e panë që humbën qerrengasin,

Të shtrirë në pluhur nga Hektor gjaksori…

……………………………………….

Por si qëndron drejt pa lëvizuar shtylla

Në krye të varrit të një burri a gruaje,

Ashtu të shtangur rrinin duke mbajtur

Qerren e bukur; kokat poshtë të ulura

E prej qepallash lot të nxehtë u rridhnin

Rrëke përdhé, aq dhembje u ra për prijësin.

Jelet e gjata derdhur jashtë kularëve

Iu zhyen për tokë.”

(Homeri: “Iliada”, Tiranë 2006, kënga XVII, f.400. Përkthyer nga i madhi Pashko Gjeçi).

Kam kenaqesine t’i shpreh konsideratat dhe komplimentat akademikut Vasil Tole, per kete studim me nivel te larte shkencor, ku analizon aspektet muzikore dhe historike te vajtimit, apo te kengevajtimit mortor, duke na dhene konkluzione bindes, se ky ritual i lashte asht gjithe shqiptare.

Riti i vajtimit ne banoret e trojeve veriore te Shqiperise.

Banoret e trojeve veriore te Shqiperise, ritin e vajtimit dhe gjamen e kryenin sipas rregullave te percaktuara ne Kanunin e Lek Dukagjinit. Ky ritual kryhej ne grupe, i ndare ne gjamen nga burrat dhe ne vajtimin nga grate, qe quheshin dhe vajtojcat.

Vajtimi në grup nga burrat e malesive te Shqipërisë se Veriut quhet gjama dhe pjesmarresit ne kete ritual quheshin gjamëtarë.

“E folura, e thirrura, sokëllima dhe kuja me ulurimë, shkruan Vasil Tole, jane paraelemente muzikore, që provojnë hershmërinë e ritualit te vajtimit, e ruajtur si trashëgimi shpirtërore ne ecuri e saj mijëravjeçare”.

Sipas etnografit të njohur Rrok Zojzi, një të vdekuri i bëhen deri në shtatë-tetë gjama, ose së paku dy; ndërsa sipas Kanunit të Lek Dukagjinit “…kanun asht me ba gjamë mbi të dekunin tri herësh, tuj përsëritur nende here fjalët ‘i mjeri im”.

Sipas Kanunit te Lek Dukagjinit, rituali i gjames zhvillohet ne katër faza dhe bëhet nga burrat në perëndim të diellit. Ja si e përshkruan Rrok Zojzi këtë ritual mortor:

Fillimisht grupi i burrave e fillon gjamën rreth 300 - 500 metër larg të vdekurit, i cili vendoset në një vend të hapur.

- Në fazën e parë, burrat heqin zhgunat dhe veshjet e rënda, vendosin duart mbi ije, me bërrylat e hapur anash dhe rrahin tokën me këmbë, duke shpërthyer të gjithë njëherësh me britmën “ooouuu …o” dhe duke thirrur emrin e të vdekurit.

- Në fazën e dytë, të gjithë lëshohen me hap të rëndë drejt kufomës, për rreth 50-100 m dhe pastaj ndalojnë, qëndrojnë si të ngrirë dhe presin shenjën e të parit, duke lëshuar britmën “oooou”, e cila përfundon me fjalët: “I mjeri unë për ty!”, te shoqeruar me rrahjet e gjoksit me grushta, çka shpreh dhimbjen e gjamtareve, per vdekjen e personit.

- Në fazën e tretë, burrat përshkojnë përsëri 50-100 metra të tjerë, ndalojnë befas, heqin duart nga mesi dhe gërvishin me thonj fytyrën, duke i hedhur pikat e gjakut në drejtim të vdekurit.

- Ne faza e katërt, burrat qëndrojne në heshtje disa minuta e me pas lëshohen përsëri me vrap drejt të vdekurit, ulen në gjunjë, mbështesin ballin ne toke dhe me duar përkëdhelin dheun, si nje kerkese per ta pranuar ne strehen e saj, ku do te konsumohet i vdekuri. Ne kete pozicion gjamtaret qëndrojnë deri sa një nga burrat e familjes të vdekurit t’u thotë: “u a shpërblefshim në të mira!”

Riti i gjames te burrave zgjat nga 20 minuta gjer në 1 orë. Sipas Kanunit te Lek Dukagjinit, ne rradhet e para te gjamëtareve, jane burrat e fisit te gjakut të vdekurit dhe te fundit janë fisi i nënës.

Ne ritualin mortor marri pjese dhe grate, madje qarja, vajtimi i tyre tragjik, i vazhdueshem, me ngasherim e ne forme kenge vaji, eshte nje lloj elegjie teper prekese, impresionuese e rrenqethese.

Ne Kanunin e Lek Dukagjinit, Libri XII, Nyja 24, jane percaktuar rregullat per grate vajtuese (vajtojcat) (§.1236: Grate vajtojnë, por nuk grrishten). Pra grate e shtepise dhe te fisit te vdekurit, e shprehin dhimbjen ne vajtim me  ngasherim, me ofshama, me ulurima akute (oooiiii) dhe duke i shkulur floket, nje veprim ky i njejte me ate, qe kryenin grate ilire dhe grate ne antikitetin helen, si eshte verifikuar ne shume objekte arkeologjike dhe me te dhena historike te pershkruara nga autoret e antikitetit.

Vaji i grave ndryshon ne forme nga gjama e burrave, pasi grate qendrojne menjeane e ne grup, pak sa larg te vdekurit dhe vetem pasi mbaron rituali i gjames te burrave, nisin vajtimin me kengevaji. Grate vishen me te zeza dhe ne koke vejne shami te zeze Vaji nis me nje nga grate e me pas bashkohen ne kor grate e tjera, qe perserisin te njejtat vargje, duke evokuar meritat dhe cilesite tipizuese te vdekurit, pra bejne nje lloj nekrologjie ne kenge.

Vaji i grave është pjesë e vajtimit masiv, me ngasherim e me ofshama, ku çdo varg i kenges mbyllet me nje oooiiii akute e rrenqethese, pra eshte nje vajtim i errët mistik, i përmotshëm sòlo, por dhe në grup, një e qarë deklamuese dhe muzikore njëherazi, pra një kengevajtim

Një veçori muzikore e vajtimit e Shqiperise Veriore, thote studiuesi Vasil Tole, si dhe për muzikën tradicionale popullore jovajtimore, kryesisht asht ekzistenca e një sistemi muzikor të patemperuar, i kënduar një-zësh. Ne fakt dhe ne trojet veriore aplikohet qarja ne grup, sidomos ne trevat verilindore, ku pasi e nis vajin vajtojca e pare, pasohet ne kor nga grupi grave, qe ne fund te çdo vargu shtojne ofshamen akute ooiiii….

Riti i vajtimit ne banoret e trojeve jugore te Shqiperise.

Banoret e trojeve jugore te Shqiperise, ne rastet e vdekjeve praktikojne ritin “qarja me bote”, qe eshte nje forme vajtimi tragjik kolektiv i grave, ose me sakte ne grup, apo kori i vajtimit.

Akademiku Vasil Tole, me nje analize të gjerë e të hollësishme, spjegon se rituali dhe praktikat e ritit të vajtimit në banoret e Shqipërisë e Jugut, kryhen me të qarën dhe këngevajin shumëzërash, pra me iso-polifoni, e cila ekziston në dy tipologji kryesore: në Labëri, si iso-polifonia labe, dhe në Toskëri, si iso-polifonia toske.

Rregullat dhe proçedurat mortore dhe ritet e vajtimit jane te perfshira ne Kanunin e Laberise, ne Kanunin e Papa Zhulit, ne Shartin e Idriz Suli, ne Kanunin e Toskerise dhe ne Kanunin e Çamerise.

Rituali i vajtimit eshte kompleks, me shprehje shumeformeshe e në shakllëzimin e vajtimit, me “te qara me bote”, në të cilën gjenden rrënjët e prejardhjes të iso-polifonisë te mrekullueshme popullore shqiptare,  qe kendohet në te gjitha trojet e Shqipërisë e Jugut.

Ne te qaren me bote, shihet bërthama arkaike e të menduarit dhe e praktikës muzikore shumëzërash e njëkohësisht dhe lënda artistike, që krijoi ansamblin e parë artistik në botë: korin. Vajtimi me kor eshte pershkruar ne shume tragjedi te vjetra helene, çka ndikoj te njihet ne historine e letersise e te muzikologjise si kori helen, por ndersa greket e braktisen shume heret kete ritual, kjo dukuri u ruajt nga iliret dhe u transmetua ne traditen albanezo-shqiptare, me te gjithe karakterin e saj arkaik, si shkruan Faik Konica ne vitin 1887 dhe vazhdon te ruhet ne ditet tona.

Qarja me bote, eshte zanafilla e iso-polifonise popullore shqiptare, e praktikuar kudo ku banojne arberoro-shqiptaret. Kete fakt  na e verteton shkencerisht Vasil Tole ne studimin e tij, ku ka vënë në qendër të kërkimit shqyrtimin e detajuar të vajtimit “e qara me bote” dhe origjinen e saj arkaike. E qara me bote, realizohet me shumë zëra, të lidhura ngushtë dhe te plotesuara me ison ne kor, një ngashërim masiv, qe perfshine te gjithe pjesëtarët në kengevajtim. Emocioni qe sjell e qara me bote eshte aq i fortë sa në Gjirokastër thonë “kulloj oda nga lotët”.

Sipas Prof. Eqerem Çabejt, fjala bote ka kuptim shtambë - katruve, pra ena prej balte per te mbushur ujin, pra qarja me bote, ka kuptimin metaforik, derdhen lotet rreke, si uji nga shtamba.

Gjama, kengevajtimi, kuja, e qara me bote, si një vajtim tragjik njerëzor me grupe burrash dhe me grupe grashë, shprehin trishtimin, dhimbjen, vuajtjen shpirterore, por eshte dhe reagimi i jetës pas vdekjes, eshte thirrja me dhimbje e vazhdimit te jetes, eshte apologjia e jetes.

Gjate vajtimit, vajtojcat permendin kontributin dhe meritat gjate jetes te individit te vdekur e kesisoj duke nderuar vepren e tij, njekohesisht japin dhe mesazhin e forces dhe te vazhdimesise te jetes dhe njekohesisht jeta triumfon dhe artistikisht mbi vdekjen.

Keto aspekte shprehen ne vete fjalet e perdorura per ritet mortore si gjama (lajmi i fatkeqesise per vdekjen e nje njeriu), e qara me bote (duke derdhur lot per humbjen e jetes te nje individi), kengevajtimi (i kendohet jetes te individit dhe qahet ndarja nga jeta).

Rituali i vajtimit eshte dukuri komplekse dhe perfshine bilancin jetesor te individit te vdekur, kontributet dhe meritat e tij, dhimbjen per ndarjen e perhereshme me familjen, te afermit dhe me gjere me kolektivin, por shpreh edhe konceptin e “botes se pertejme”, misteret e te errtës, anen e zezë te botes, misteret e te panjohures, kesodhin – kesollin, kultin e diellit, vajtimin masiv, simboliken e ngjyrave kuq e zi te flamurit te shqiptareve. Me qarte keto elemente shprehen ne iso-polifonine, ne kete kete dukuri etnomuzikore popullore shqiptare, e cila ka nje shtrirje te gjere, nga Shqiperia e mesme, ne te gjithe Shqiperine jugore dhe ne Çameri.

Qarja kolektive ne Çameri (Thesprotia), perkon me vend-ndodhjen e Hadit, pra te mbretërisë se vdekjes, te botes se pertejeshme, ku hyhet nepermjet lumit te vdekjes – Akerontin. Tashme dihet se Hadi (Ade) dhe lumi Akaonte ndodhen në rajonin e maleve të Sulit te Çamërise se sotme, ku ndodhej dhe tempulli i famshem i Dodones. Nepermjet lumit Akaronte, Karronte lundronte ne brendesi te Hadit. Kete aspekt historiko-gjeografik, Vasil Tole e shikon si nje lidhje te vajtimit shumëzërash (kengevajtimi ne kor) me vendndodhjen e Hadit. Nga argumentat e faktet që sjell, Vasil Tole mund te thuhet se Thesprotia - Çamëria e sotme, mund të jetë djepi i lindjes të qarit me grupe, “të qarit me bote”, te kengevajtimit ne kor dhe te iso-polifonise.

“Vajtimi me bote” është pjesë e një vajtimi masiv të errët mistik, një vajtim i përmotshëm solo dhe në grup, një e qarë deklamuese dhe muzikore njëherazi, pra një kengevajtim.

“E qara me bote” e iso-polifonisë është kulturë shpirtërore kundër pikellimit dhe dhimbjes, që shkakton vdekja e njeriut të familjes ose të të njohurit. Vajtimi bëhet nga burrat dhe nga gratë, sipas zakoneve që ka vdekja në vende dhe zona të ndryshme të Shqipërisë së Jugut, kryesisht aplikohet në fshat, i cili është vendi ideal i ruajtjes i këtyre relikeve mijëravjeçare.

E përbashkëta gjatë vajtimeve është nderimi ndaj të vdekurit, i cili gjatë ritualit të vajtimit vendoset në mjedisin më të mirë të shtëpisë.  Tekstet e ligjërimeve vajtimore janë shpesh poezi të mirëfillta dhe plot figura artistike. Vargjet janë 6 ose 8 rrokëshe, numri i tyre 5-7-9 ose me 11 vargje dhe rima është e rregullt.

Në vajtimet iso-polifonike, ku dhimbja është shumë e fortë, ka raste, kur së bashku me vajtoret dhe vajtocat ftohen të vajtojnë edhe malet, kullat dhe muret, çobanët dhe kuajt, madje edhe bagëtitë, në kujtim të njeriut të vdekur, si shprehet Çajupi ne nje nga poezite elegji:

Qajnë malet për pyje,

Qajnë fushatë për lule.

Ne te gjitha kanunet e Maleve Shqiptare, perfshihet institucioni i ksodhi-kësolli, i cili përshine disa proçedura dhe veprime, që fillojnë me lajmërimin e vdekjes te personit, hapjen e vajtimit, kryerja e gjames, kengevajtimi, gjestikulacionet dhe lëvizjet gjatë vajtimit e gjer te mbyllja e vajtimit, kohezgjatja e zisë, mbyllja e zisë dhe prishja e zisë.

Kur vdekja ka ndodhur larg shtëpisë, atëherë ndodh dhënia e mandatës, e lajmit te keq, e fatkeqësisë te familjes. Per kete detyre te veshtire ngarkohen njerëz të afërm të familjes.

Kronisti turk E. Çelebia, në vitet 1660-1664, tregon: “Gjirokastritët kanë një zakon të çuditshëm… që vajtojnë njerëzit që kanë vdekur gjer 70 a 80 vjet përpara. Çdo të diel, gjithë fisi i një të vdekuri mblidhen në një shtëpi e qajnë dhe vajtojnë me zë të lartë dhe mallëngjyes duke derdhur lotët si rrëke.”

Sipas Kanunit te Lek Dukagjinit dhe ne kanunet e tjera te trevave veriore, si dhe ne Kanunet e Toskerise, te Laberise dhe te Çamerise, në rastin e vdekjes të trimave dhe heronjeve ne lufte, vajtimi, “e qara me bote” bëhej nga burrat, që zakonisht ishin ne grup, deri ne 40 e më shumë e jo rralle here dhe me kenge.

Vajtimi – gjama ne trojet veriore dhe “e qara me bote” ne banoret e trojeve jugore, ashtu si percaktohet ne Kanunin e Maleve, i ngjan një drame me një akt, që përfshinë shumë elemente dhe rituale, si dhe nje skenografi uniforme, kesisoj pjestaret e familjes dhe vajtojcat vishen me të zeza, madje dhe mjedisin e shtëpisë disa e lyenin me ngjyrë te zezë, burrat e malesise veriore lidhnin ne krah nje shirit te zi, si shenje zie, grate e jugut vinin ne koke shami te zeze, e quajtur “Jemenia”.

Emëri “Jemenì” ka nje kuptim preçiz dhe filloj te perdorej nga grate dhe nenat arberore, duke filluar nga shekulli i XVII, si shenje zie,  si shprehje e dhimbjes, e trishtimit per vdekjen e djemeve, te mobilizuar nizame (ushtare) nga Perandoria Osmane, qe i dergonte te luftonin ne Jemen. Ju rikujtoj iso-polifonine e fameshme “kenga e nizamit - mbeç more more shokë mbeçë”, nje perle e muzikes arberoro-shqiptare, per te cilen Isamil kadare shkruan: “Kjo enciklopedi e tërë dhimbjesh, kurorëzohet përzishëm me këngën e Urës së Qabesë, pa dyshim më të bukurën e këngëve të nizamëve dhe një nga margaritarët e rrallë jo vetëm të poezisë sonë, por të poezisë popullore botërore në përgjithësi. Teksti i saj i thjeshtë përbëhet nga fjalët e një ushtari që po jep shpirt diku ne Jemen, në rërat arabike, pranë Urës së Qabesë, siç e tregon shkurt fillimi i vjershës”.

Mbeçë, more shokë, mbeçë,

Përtej Urës së Qabesë.

(A nuk është përtej jetës, në zonën e vdekjes, kjo "përtej Urës së Qabesë"?)

Falëm me shëndet nënesë,

Kàun e zi le ta shesë.

Në pjesën e dytë të vjershës dhembja vërshon hapur.

Në pyestë nëna për mua,

I thoni që u martua.

Në pyestë se ç'grua mori,

Tre plumba te kraharori.

Në këtë këngë vajtimi flitet për vdekjen, por vdekja s'përmendet. Përkundërazi sundojnë fjalët martesë, grua, kalë, krushq. Dasma dhe vdekja janë të shkrira si në një plan të dyzuar. Dhe çuditërisht mbi "humorin e zi" sundon dasma makaber. Me gjenialitet poeti anonim popullor e ka ndriçuar zinë me dritë, për ta bërë jo më të lehtë, por më të përzishme. Nga drita dhe bardhësia, dhembja është shumfishuar dhe kesisoj gjithçka është bërë më e vërtetë.

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Italia, 21 Shkurt 2014-