E premte, 19.04.2024, 09:35 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Gjekmarkaj: Rugova i mundi të gjithë

E premte, 21.02.2014, 09:09 PM


Rugova i mundi të gjithë

Nga Agron Gjekmarkaj

Ibrahim Rugova i ka mundur gjithmonë kundërshtarët e tij. I ka mundur të gjithë pa i festuar asnjëherë fitoret. Një sy resh është edhe Rexhep Qosja, i cili para pak ditësh foli me mllef ndaj Rugovës jo si historian nga lartësia e distancës historike, por menjëherë postfaktum si një kundërshtar i mundur, i helmuar nga humbja për gjithë pjesën e jetës që i ka mbetur.

Populli i Kosovës është shprehur për të dy nëpërmjet votës dhe Rugova e ka mundur Qosen në mëny rë ekstravagante kur e ka pasur përballë politikisht, e para kësaj e ka mundur intelektualisht, vepra e të dyve është dëshmi.

Qosja përfaqëson intelektualin tipik që funksionon brenda skemës ideologjike si studiues, por edhe si titullar i strukturave kulturore jugosllave në Kosovë. Rugova është modeli i rrallë shqiptar i studiuesit të formuar në shkollën e Parisit si ndjekës i Zhanetit dhe Bartit, i kontekstualizuar me bashkëkohësinë europiane si një zë modern i saj!

Veprat e Ibrahim Rugovës sot e asaj dite mbeten pika referimi për këdo që studimet letrare e albanologjike të zhveshura propagande dhe ideologjie i ka në fokusin e tij.

Pa dy shim edhe Qosja ka ndjekës, të cilët e kanë atë pikë referimi, por ata janë mbetje të pakta komunistësh pa ndikim qoftë në Kosovë, ashtu dhe në Shqipëri.

Malësorët tanë kanë një shprehje që thotë “inati asht këshilltari ma i keq”, dhe Rugova duket e dinte këtë e nuk u përgjigjej kurrë akuzave dhe shpifjeve sepse i konsideronte kotësi në raport me projektin që po realizonte për ardhmërinë e popullit të tij. Qosja i ngeshëm ra pre e inatit pa sy.

Intervista e tij të shpie pashmangshëm drejt një analize që ka si objekt marrëdhënien e Rugovës me armiqtë dhe kundërshtarët e tij.

Me frymëzimin shpirtëror që i dha popullit të tij si askush tjetër pas Gjergj Kastriotit, me gandizmin, me eksperimentin e shtetit paralel, si me levë Arkimedi e nxori Kosovën nga kufijtë e Jugosllavisë drejt kancelarive më të fuqishme të botës, duke e shndërruar atë nga një problem i brendshëm në problem ndërkombëtar. Në pak vite realizoi metamorfozën e dëshiruar kombëtare.

Ai fitoi simpatinë e gjithë botës së qy tetëruar duke ia hequr këtë simpati Serbisë dhe Milosheviçit, të cilin së pari e mundi në imazh, njëri i krahasuar me Gandin, tjetri me një kasap brutal, e së dy ti në terren, rezistencë paqësore, por solide për t’iu shmangur masakrës që dhuna ndillte.

Herët u bë shqiptari më i mediatizuar në botë.

Këtë famë të tijën nuk e përdori vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë si “ambasador permanent” i saj kur demokracinë tonë të re Europa dhe SHBA e konsideronin si një eksperiment të ri gjy smëtotalitar.

Ani pse udhëheqësi shqiptar i asaj kohe tentoi të ndërtonte një kundërfigurë simpatike e folklorike që nuk gjeti mbështetje në Kosovë, atë të Adem Demaçit në kanale diplomatike, por edhe nëpërmjet programit satelitor të TVSH-së.

Në orën më të rëndë të historisë së popullit shqiptar të Kosovës ai e bashkoi fatin e vet me atë të popullit të tij. Prijës edhe në fatkeqësi.

Ai nuk shkoi të fshihej në hotelet e Shkupit apo te Vila 31 në Tiranë. E kritikuan se u mor forcërisht dhe u dërgua te Milosheviçi, por edhe atje ai respektoi parimet e filozofisë së tij.

Kundërshtarët politikë në Kosovë si Thaçi, Qosja etj., por edhe Presidenti i Shqipërisë dhe ministri i Jashtëm i asaj kohe që tani kërkon rehabilitimin e Enver Hoxhës, bënë garë kush ta detraktonte më shumë e më shpejt duke i përcaktuar edhe “vendin” në histori.

Ishte populli i Kosovës që foli përsëri duke e votuar në mëny rë plebishitare dhe ashtu e mori mbështetjen e tij derisa vdekja e ndaloi së konkurruari si politikan, por jo si model.

Me mungesë skrupujsh të gjithë rendën të kërkonin falje në garë vetëmohimi dhe ai të gjithë i priste dhe u dhuronte nga një gur nga mineralet e Kosovës me zemërgjerësi proverbiale.

Nuk i përgënjeshtroi asnjëherë e në heshtje këtë punë e kreu populli i tij.

Askush tjetër si Ibrahim Rugova nuk ia doli që në të njëjtën kohë të ishte mik i shtrenjtë për Papa Gjon Palin e tejet mbresëlënës për Alen Zhypenë, bashkëbisedues imponues për Toni Blerin dhe kërshëror për Bill Klintonin, pasqy rë filozofike për Masimo D’Alemën dhe mendimtar i pashoq për Klaus Kinkelin e Joshka Fisherin dhe burrë pa të cilin nuk mund të konceptohet historia e re e Kosovës për Madalenë Ollbrajtin.

Gjithë këta personalitete të botës e nderonin për së gjalli e vazhdojnë t’i referohen me nderim sa herë vizitojnë Kosovën, sepse veç të tjerash, tek ai gjetën shtizën për të varur flamurin e Kosovës së pavarur dhe europiane.

Kurrë në historinë e shtypit dhe mediave të botës vdekja e një lideri shqiptar nuk ka qenë lajm i parë si në rastin e Rugovës, baras pothuaj me Mandelën, duke ua thy er zemrën meskinëve shqiptarë, të cilët, duke hedhur baltë mbi Rugovën menduan se pastruan baltën e ty re.

Ibrahim Rugova është një model që ne patëm fatin ta kemi në aktualitet, por në fakt ai i përket së ardhmes për shqiptaret e për ballkanasit, sepse siç shprehej At Zef Pllumi, ai ishte “një ndër burrat e rrallë të Kombit Shqiptar. Ndoshta ma i rralli ndër shekujt e fundit. Sepse na cilsohemi, simbas të tjerve, popull hakmarrës i pamëshirshëm e shkatrrimtar. Ai u përpoq me spjegue shkrimtarin e madh Kosovar Pjetër Bogdanin, ndërkaq Pjetër Bogdani zotnoi shpirtin e Ibrahim Rugovës. I përpoq mendimi i tyne i përbashkët: Liria e popullit kosovar. Caktoi me ndjekë rrugën e tij si ma të drejtën për një Kosovë të lirë e të pamëvarun prej gjithkujt. Ai pati vizionin e themeluesve të Europës së bashkueme. Atje mendonte me shti edhe vendin e vet Kosovën, por pa i shkaktue vuejtje as gjak kurrkujt, prandaj edhe kje thirrë ‘Gandi Kosovar’. U sha e u luftue edhe nga serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët, u sha e u luftue edhe nga kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm Vizionin europian. Kje trim e nuk çau kry et për kurrnji kritikë e të shame sepse ai ishte ma i dijtuni, e ma i urti i të gjithve”, ndaj i mundi të gjithë.



(Vota: 17 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora