E merkure, 24.04.2024, 10:28 AM (GMT+1)

Editorial

Engjëll Koliqi: Mesditë e artë e stinës sime

E diele, 08.06.2008, 08:10 PM


Engjëll Koliqi
Mesditë e artë e stinës sime

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Një gjë, që tashmë të gjithë e dijnë, është më se e vërtetë – në këtë jetë dhe në këtë botë asgjë nuk ndodh rastësisht. Gjithçka ngjet është e programuar nga vetë Zoti, si kreator i historisë. Gjithçka vjen në këtë jetë, është element i pandashëm i historisë. Në të shumtën e rasteve, gjithçka në jetën time ka ndodhur për ta bërë një histori gjithëpërfshirëse, që le të kuptohet se gjithçka ka qenë, është dhe do të jetë – duhet konsideruar si elemente të domosdoshme të historisë. Elementet e domosdoshme, që tashmë janë vetë faktorët e historisë, po më vijnë mu në këtë mesditë të artë të stinës sime, nëse mund ta cilësopjmë dhe ta quajmë kështu.

Në mëngjes – i kapluar në mesin e shumë vështirësive e peripecive, në mungesë edhe të shumë lodrave fëmijënore e të elementeve jetësore, megjithatë isha i qetë por edhe i dukshëm, në rrafsh dhe mbi kodrina të jetës – gjithandej në vendin tim të varfër, por gjithnjë krenar – normalisht në rrethanat tona, në vorbullën e mentalitetit të atëhershëm oscilues, herë-herë edhe i përfolur dhe i konsideruar – herë shumë i huaj, herë i jashtëzakonshëm. Por, ajo që është më e rëndësishmja, në pikën kryesore dhe vendimtare, gjithëherë i njohur dhe i pranuar.

Gjithë paraditën e stinës sime, në lëvizje -  duke kaluar në çastin e fundit pengesa e barrikada, nga më të ndryshmet. Gjithnjë i përballur me shumë vështirësi, por falë fuqisë së mrekullisë, bekimit të pamungueshëm të Zotit dhe krenarisë së pashmangshme nga tradita kombëtare e familjare, gjithëherë kam dalur faqebardhë dhe fitimtar. Edhe në rastet më të vështira, edhe atëherë kur jam ndeshur drejtëpërdrejtë me të keqen, kurrë nuk e kam njohur urrejtjen as kurrë nuk i jam shmangur dashurisë. Dhe, mrekullueshëm, dashuria ka qenë çelësi i të gjitha sukseseve në paraditën e stinës sime. Dashuria e përgjithshme – universale, megjithë traditat e shenjta kombëtare, më kanë mbajtur gjithnjë të fortë në fronin e moralit dhe të sukseseve, në mbarë stinën time, kudo që jam ndodhur – në të gjitha përballjet e sidomos në çastet më serioze.

Edhe tash, në mesditën e stinës sime kam hyrë me besë dashurie. Edhe tash, kur po përballem me shumë vështirësi, pengesa e barrikada, nuk dorëzohem. Vazhdoj udhën, megjithë qëllimet e mia vullnetmira, pa njohur kurrë lodhjen, as pa rrëshqitur kurrë në grackat e urrejtjes. Pra, as mesdita e stinës sime nuk e njeh as nuk do e njohë kurrë urrejtjen. E gjithë kjo mesdita ime do përfshihet dhe do lulëzojë nga rrezet e dashurisë, të trashëguara nga traditat e shenjta kombëtare e familjare.  Dhe, duke pasur parasysh gjithçka po ngjet në hapat e mi, përgjatë kësaj mesdite të shenjtë të dashurisë, mund të konfirmoj se mesdita e stinës sime është plotësisht e artë. Një mesditë e artë që i vlen shumë historisë, një mesditë e artë që, nën rregullat e dashurisë, i jep shumë kësaj bote dhe mbarë gjithësisë, një mesditë e artë që është vetë historia ime, vetë historia jonë.

Sinqerisht dua që kjo mesditë e artë e stinës sime të jetë pikënisja e historisë së re, që ndërron botën me dashuri. Dua të jetë pikënisja e një udhe të sigurtë, që nuk njeh urrejtje, por që me rreeze dashurie depërton tej orbitës së intereseve. Dua të jetë një pikënisje e udhës së gjatë e të sigurtë – pa udhëkryqe interesesh as pa semaforë. Dua të jetë pikënisja e udhës së sigurtë për mua, për ne dhe për të gjithë. Mesdita e artë e stinës sime dua të jetë fillimi i një stine të re, që shënon edhe fillimin e epokës së dashurisë, jo vetëm në botën tonë por edhe në mbarë gjithësinë. Le të jetë pra pikënisja e lëvizjes së fortë mbarënjerëzore, e fillimit të botës së re, të historisë së re – të botës së dashurisë dhe të historisë së mirëfilltë të arsyes, me epiqendër në besë dhe në dashuri! Amen!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora