E premte, 19.04.2024, 04:51 PM (GMT+1)

Mendime

Erida Perlala: 20- vjetori im në grevën e Urisë

E enjte, 20.02.2014, 09:03 PM


20- vjetori  im ne grevën e Urisë 91-it

Nga Erida Cela Perlala

Me  20 shkurt 91-it unë mbusha 20 vjeç.. Ditëlindje ime me gjeti ne Greve URIE.. Me kujtohet  se si brohoritnin njerëzit jashtë dhe  fjalimet qe mbanin ... Mamaja ime atë dite kishte radhe ne mëngjes herët ne qytetin studenti, bashke me shoqe te punës.. Im vëlla, qe punonte ne ushtri  ato dite,  hoqi veshjen e ushtarakut dhe shkonte civil  ne pune!

DT. 20 shkurt mëngjes .. Kishim marre vesh nga njeri tjetri si një “telefon i prish” se Sali Berisha me te tjerë kishte qene aty ne mëngjes herët dhe kish dashur te bindnin studentet qe te dilnin nga greva, por jo.. Studentet e kishin vendosur – Nuk do te dilnin deri ne goditjen përfundimtare te Imazhit te Diktatorit Komunist!

Grupin drejtues te studenteve  unë nuk e njoha, ata nuk u prezantuan dhe nuk na folën asnjëherë hapur dhe qarte.. Ketë se kam kuptuar asnjëherë, ndoshta për frike, ndoshta edhe vete nuk kishin arritur te njihnin njeri tjetrit aftësitë, meritat e pergjegjesite ( detyrat) .. Unë mendoj se do te benin mire po te dilnin para nesh dhe te na flisnin me qarte.. Kështu do te merrnim vesh qe ne fillim , kush ishin organizatoret e vërtete te grevës dhe do te kishin fituar edhe ata vete një reputacion qe  do ti mbronte me siguri ne te ardhmen.. Kështu ne lidhje me atë fare shkruan z. Shenasi Ramë unë besoj, por them se te mbajturit fshehte te emrit te shoqatës Studentore  “Fan Noli” ka qene gabim qe ne një mënyre na ka lëne edhe ne studenteve pjesëmarrës te thjeshte ne ketë greve me pikëpyetje gjithë këto vite... ose ka qene faji jone qe nuk u interesuam vete ti njihnim këta drejtues...

Mëngjes rreth orës 9.00, nxora kokën ne dritaren e korridorit te katit te dyte te  Kinoteatrit ku ishim vendosur qe nga dita e pare dhe pashe mbështetësit tanë qe na përshëndesnin .. Një vale entuziazmi përcillej nga kjo turme tek ne studentet. Grupi brenda dhe jashtë shkëmbenin kuraja me njeri –tjetrin..  Kontrolloj për njerëzit e mi midis turmës dhe ja..

Ime me  sa ma pa me uron për ditëlindjen... 20 shkurti është një dite e veçante ne jetën time... Ime me nga poshtë me uron gëzuar ditëlindjen dhe me hedh sipër një qese me karamele.. Ndjehej ne faj, se unë nuk po e festoja siç e kishte menduar ajo dhe aq me keq ne një Greve Urie.. Kisha zgjatur krahët  ne dritare.. I kapa me shume qejf qesen e karameleve, por shpejt me erdhi ne mend ku isha , kështu karamelet përfunduan ne turme! Kisha dy dite qe kisha hyre ne greve , qe me 18 shkurt mbasdite.. Me duket rreth orës 17.00 me një shoqen time ( sot është inxhiniere ne Rome).. Ne te dyja  bënim pjese ne atë pjesën e studenteve qe i  rrëmbeu entuziazmi , siç përmend z. Shenasi Ramë dhe hynë pa u regjistruar dhe pa i njohur drejtuesit, thjesht sepse ashtu e ndjemë! Ishim komplet indiferente ne te grupit tone ne lidhje me drejtuesit.. Krejt naive... Shpresonim se gjerat do te ndryshonim, do te përmbysej ajo diktature e gjate dhe do te jetonim me pas si njerëz te lire, me mendime dhe me fjale te lire..Nuk na interesonin drejtuesit dhe as te drejtonim..

Ne ishim një rini qe ju kufizuan shume gjera  deri ne ato me personalet  si veshja , edhe mënyra e mbajtjes se flokëve etj. Ne ndjeheshim si ne kurth dhe kërkonim hapësire për entuziazmin qe na ndizte.. Donim te jetonim te lire! Këto  ishin motivet , duke dashur  këto ndryshime hyra ne greve dhe nuk mendova se do te shkonte keq.. Populli ishte me ne .. Mitingjet e studenteve, kishin kohe qe diskutoheshin kudo.. Por n.q.s  deri ne 18 shkurt ,ne këto mitingje pjesëmarrja ishte  kryesisht me  studente .. gjate ditëve  te Grevës me  studentet u bashkuan  te gjitha shtresat e popullsisë , qe linin punën dhe ishin aty bashke me ne!

Ne greve kishin hyre dhe studente te tjerë te degës sime te Inxhinierisë mekanike te vitit te II-te .. Nuk dinim  dhe nuk kuptonim  nga politika  atëherë, sepse u rritem ne një kohe, qe nuk flitej për politike se dënoheshe, por ndryshimet po i kërkonim çdo dite, qe nga mënyrat e ndryshme te veshjes qe binin ndesh me veshjet " E lejuara" ne atë kohe, ne muzike , arte etj...Unë kujtoj ftohtin dhe vuajtjen qe kisha gjate natës qe me duhej te rrija ulur mbi një dere poshtë dritares me xham te thyer, afër shkalleve ne Korridor .. Mbaj mend qe ato dite sundonte nje fryme vellazerimi midis studentesh, madje  edhe shakat per te ngacmuar nuk i perdorem.. Mundoheshim te mbeshtetnim njeri-tjetrin shpirterisht dhe te ndihmonim.. Une netet i kam kaluar ulur ne derrase duke degjuar me kufje nga nje kasetofon dore , nje kasete me kenge te Stingut ...

Sot e kësaj dite mundohem te kujtoj mire ato dite dhe te kuptoj si ndodhi,shume pikëpyetje kam, por një gjë e kam te qarte .. Ne vinim nga një periudhe qe vuajtja dhe trishtimi i prindërve tanë, i njerëzve te dënuar për politike etj kishte arritur kulmin.. Mbas vdekjes se Enver Hoxhës , filloi një lloj liberalizmi ne mënyrën e paraqitjes dhe te muzikës, ndërsa ekonomikisht  kishte mangësi dhe varfëri te madhe!  Ne ishim te rinj dhe nuk mendonim friken kur hymë ne Greve.. Morëm pjese ne shume mitingje te bëra mbas  dhjetorit te  90-Es deri ne ditën e Grevës qe u be ne qytetin studenti..Mbajmë mend se fare u thoshte studenteve qe shkuan për te kërkuar pluralizëm politik Rami Alia, gjë për te cilat u fol dhe u bene publike, por sot nuk e gjejmë videon ne You Tube..

Kishte kaluar koha e " humbjes se kohës pa kuptim" .. Ne u frymëzuam për një te ardhme te re krejt te ndryshme nga ajo qe jetuan prindërit tanë, qe s'guxonin te gjonin një fjale për politiken! Ne donim ndryshim, donim pluralizëm politik, donim rrëzimin e një diktature qe na varfëroi! Nuk ishim te përgatitur për një ngjarje te tille nga ana politike, sepse na kishin edukuar qe ne kopshte deri ne shkolle te larte te përmendnim fjalën "Partia" sa me shume te ishte e mundur! Kush mbijetoi ne atë kohe pa burgje dhe internime ishin ata  qe  kishin mbyllur  gojën rrinin urte pa shprehur pakënaqësi! Te tjerët ishin vrare e dënuar! Nuk mund te them se çdo gjë për ne si te rinj ishte e zeze! Ne nuk vuajtëm, por prindërit tanë, po! Ne jetonim me entuziazmin e rinise dhe me dëshirën e një perspektive te ndryshme! Për ketë nuk kishte rendësi asnjë karriere ne Shqipëri, por vetëm dëshira për te kuptuar një bote te jashtme qe ne e kishim admiruar duke u mbajtur te "Mbyllur " Si ne kafaz!

Z. Shenasi Ramë ne shkrimin e tij për ketë ngjarje ne lidhje  me Bali Berishën shprehet “PD-ja po kërkon të përdorë një moment historik, ta përvetësojë, të lidhë shembjen e sistemit të atëhershëm me shembjen e sistemit të bijve, kjo është hilja e tyre.. Djallëzia e Berishës nuk ka fund, mirëpo edhe duhet kuptuar. Nuk ka rrugë tjetër për të ruajtur familjen dhe qentë kur grinden për kocka, fillojnë e kafshojnë njëri-tjetrin”

Po  për Ramiz Aline kam shume pikëpyetje..Kush ishte ai vërtet??? A nuk ishte ai qe zbatoi pike per pike planin Katovica, qe aq shume eshte folur??!

Për te përfunduar them se ne asnjë mënyre nuk mund te politizohet një ngjarje qe i përket një populli.. Greva e studenteve e shkurtit 1991-it  nuk ishte një greve e thjeshte studentore , por shpërthimi i një populli mbas një diktature te gjate dhe izoluese!



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora