E premte, 29.03.2024, 05:55 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

'Skënderbeu me bisht'

E merkure, 19.02.2014, 07:43 PM


'Skënderbeu me bisht', pronari i tokës ku u gjet statuja: E hodhën nga një kamion

TIRANË- Bëhet publike fotoja e statujës së dyshimtë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, e cila u gjet mbrëmjen e djeshme në anë të rrugës automobilistike në zonën e njohur si Qafë Kashar në Tiranë.

Fotoja e statujës 3 metroshe është postuar në rrjetet sociale nga arkitekti Artan Shkreli me diçiturën “shaka, surrealizëm apo përdhosje? Kjo pasi në foto Heroi ynë Kombëtar është me bisht. Vetë Shkreli në një prononcim për 'GSH' tha se, statuja e heroit, me shpatë e përkrenare, ishte e përçudnuar. Pjesët intime të tijat ishin të dëmtuara dhe në fundkurriz mbante një bisht.

Sipas tij,  shtatorja ishte gjysmë cjap e gjysmë njeri, madje kishte edhe bisht. Shkreli shtoi se, organet gjenitale të skulpturës ishin shumë të mëdha.

Tek këmbët e shtatores shkruhej “Scanderbeg”.

Gazetari Spartak Koka raportoi mbrëmë nga vendngjarja se statuja i përket figurës së Skënderbeut dhe mendohet të jetë shkulur nga diku e më pas është hedhur në rrugë. Por mbrëmë policia nuk ka lejuar mediat që të afrohen në vendin e ngjarjes, ndërsa e ka zhvendosur statujën nga rruga.

Pronari i tokes ku u gjet statuja: E hodhen nga një kamion, vinte nga dogana e Tiranes

Në më pak se 24 orë nga gjetja e statujës, policia ka identifikuar pronarin e tokës ku u gjet objekti. Ruhi Valisi është shtetasi në pronën e të cilit u gjet statuja e deformuar e Heroit Kombëtar, Skënderbe. Valisi aktualisht akuzohet për përdhosje të figurës së Heroit Kombëtar.

Ndërkaq hetimet e policisë janë shtrirë për gjetjen e skulptorit që ka krijuar statujën e Skënderbeut me bisht.

I pyetur nga policia, pronari i tokës Ruhi Valisi ku u gjet statuja e Skënderbeut sqaron se skulptura u hodh nga një kamion që vinte nga Dogana e Tiranës. “Sapo pashë bustin e deformuar njoftova policinë, Ndalova madje njerëzit që ta fotografonin bustin e deformuar. Policia bllokoi bustin, unë dhashë deponim”.

Valisi thekson se ka informuar në kohë policinë dhe për këtë duhet të falënderohet dhe jo të shoqërohet dhe të akuzohet.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora