E premte, 19.04.2024, 11:43 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Dy vjet pa heroin Feti Vogli

E merkure, 19.02.2014, 07:16 PM



U bënë dy vjet që Feti Vogli nuk jeton më. Kapiteni i forcave speciale prej 2 vitesh i mungon familjes: Egit te vogel qe tashme eshte bere 5 vjeç, bashkeshortes Alves, nenes Qanijes, vellait, Florensit. Vetem babait, Bedriut, nuk i mungon me.

Ai s’mundi te qendronte larg te birit. 3 dite pa mbushur vitin u largua duke e bere akoma me te padurueshme tragjedine e Voglëve.

Kujtimet i kane bere te largohen dhe nga shtepia ne Baldushk ku Fetiu lindi e u rrit. E si mund te qendronin ne ate shtepi ku dhe muret per te iu flisnin?

20 Shkurti i vitit 2012 e tjetersoi perfundimisht jeten e familjes Vogli dhe jo vetem. Por, dhe te shume njerezve qe e njihnin komandantin qe iu pre jeta ne mes, dy vite me pare nga bresherite e automatikut te nje polici afgan.

Fetiu bashke me kontigjentin e Forcave speciale shqiptare “Eagle 4” po shoqeronin perfaqesues te nje misioni humanitar ne një zonë të quajtur Rabat.

Bashke me Fetiun, ne vendngjarje u plagos edhe Aleksander Peçi.  Ne momentet e para te ngjarjes, njoftimi qe trondites. Per shkak te plageve te medha pas 4 plumbave te marre, Peçi u deklarua i pajete, por per fat te mire, i riu nga Tropoja arriti te mbijetonte edhe pse ne koma.

Falë disa ndërhyrjeve kirurgjikale në dy spitale të ndryshme ushtarake në Afganistan dhe më pas një trajtimi në Gjermani, nentetar Peci mori veten shpejt dhe u kthye ne Shqipëri.

Megjithe ngjarjen e rende, ai rifilloi jeten dhe madje i dhuroi gezim familjes duke finalizuar fejesen e tij me martese.

Prej gati tre javesh, Aleksandri eshte nisur serish per ne Afganistan, pikerisht atje ku 2 vite me pare ndodhi ngjarja që la pa fryme gjithe shqiptaret.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora